Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Eksplozivi në xhaminë e Drenasit, imami: Policia e di që jam kërcënuar

    Pasditen e së premtes, në oborrin e xhamisë së Drenasit është gjetur një çantë, në të cilën dyshohet se kishte eksploziv.

    Menjëherë pas faljes së drekës, teksa në xhami ishin rreth 500 besimtarë, policia ka marrë një telefonatë që e informonte se në xhami kishte një çantë të dyshimtë. Pas kësaj informate është njoftuar imami Osman Musliu, i cili bashkë me policinë kanë gjetur çantën jashtë xhamisë, pranë këndit ku ai mban ligjeratën e së premtes.

    “Pas faljes së Namazit të së premtes, ku ishin rreth 500 persona, ka ardhur policia dhe më thanë se ishin lajmëruar në telefon për një çantë të dyshimtë në oborrin e xhamisë. Bashkë me policinë kemi kontrolluar menjëherë ambientin. Jashtë xhamisë, te këndi ku unë mbaj ligjërata të premteve, pamë një çantë me disa tela. Pastaj erdhi njësiti antieksploziv, ndërsa policia largoi banorët përreth. Nuk e vlerësoj si sulm ndaj meje këtë ngjarje, por ndoshta dikush ka dashur të vrasë rreth 300 qytetarë, e pastaj të më akuzojnë mua se flas kundër ekstremizmit, kundër ipeshkvisë kur bëjnë dallavere, kundër politikës. Ndoshta qëllimi është edhe të më frikësojnë. Kohëve të fundit kam qenë kundër Kishës Katolike në Llapushnik. Për shkak të qëndrimeve të mia kam kërcënime në Facebook edhe me prerje koke. Policia e di që unë jam në shënjestër të njerëzve ekstremistë”, tha Osman Musliu, imam i xhamisë së Drenasit.

    Pas ardhjes së njësiteve të antieksplozivëve, Policia e Kosovës ka larguar banorët e lagjes, të cilët janë kthyer pas më shumë se tri orësh, pasi është larguar mjeti i dyshimtë.

    Imami i xhamisë së Frenasit, Osman Musliu njihet si kritik i Bashkësinë Islame të Kosovës, ndërsa së fundmi është deklaruar edhe kundër ndërtimit të Kishës Katolike në fshatin Llapushnik të Drenasit.

    Musliu tha se, për shkak të qëndrimeve të tij ka marrë edhe kërcënime me prerje koke, duke shtuar se policia është në dijeni, që ai është shënjestër e njerëzve ekstremistë.

    Imami Osman Musliu, në vitin 2009 është sulmuar fizikisht nga 9 persona në xhaminë e Zabelit të Drenasit, e më pas kishte deklaruar se sulmuesit ishin vehabistë, që kishin synuar marrjen e BIK-ut nën konroll.

    * Ndërkaq, për ngjarjen ka reaguar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    “Rasti i raportuar sot në Drenas duhet të hetohet deri në detaje, të zbardhen motivet dhe të dënohen rëndë autorët. Është fatmirësi prej Zotit, që njerëzit kanë shpëtuar nga ky tentim për tragjedi”, ka thënë Haradinaj. “Imami Musliu, besimtarët praktikues në atë xhami dhe të gjithë njerëzit në Kosovë duhet të kenë besim dhe përkushtim, që së bashku të mos lëmë shfaqjen dhe as triumfin e së keqes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Eksplozivi në xhaminë e Drenasit, imami: Policia e di që jam kërcënuar

    filloje faza e dyte e planit arabo-serb per ti ndare shqiptaret ne baza fetare..mos bini pre e provokimeve njerez..hapni syte

  3. #3
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Eksplozivi në xhaminë e Drenasit, imami: Policia e di që jam kërcënuar

    Po cfare kuptimi ka "dyshohet per eksploziv "?!!
    O ka o s'ka, sidomos pasi e kane kontrolluar çanten .......lajm i perpunuar ne tavoline !!!
    Jarigas

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •