Ndalohet mësuesi i cili ushtroi dhunë fizike ndaj nxënësit gjatë orës së mësimit.
Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, dje, 28.01.2016, u bë ndalimi i Flamur Pajo 51 vjeç, banues në Durrës, mësues në shkollën 9- Vjeçare, Hasan Koçi Shkozet, Durrës.
Ndalimi i tij u bë pasi: “Më datë 26.01.2016, gjatë zhvillimit të orës së mësimit, në shkollën 9-Vjeçare Hasan Koçi, ka goditur me pëllëmbë dhe grushta nxënësin e klasës së 7-të, shtetasin: •A.H. 14 vjeç, banues në Durrës” informon policia e Durrësit
Bazë për fillimin e proçedimit penal shërbeu një video e shpërndarë më rrjetet sociale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kryerja e veprimeve arbitrare”parashikuar në nenin 250 të Kodit Penal.
Krijoni Kontakt