Qeveria dhe maxhoranca nuk kanė ndėrmend tė tėrhiqen nga rruga e reformave, pavarėsisht akuzave tė opozitės dhe kostos elektorale qė mund tė kenė kėto reforma.

Ky ishte qėndrimi i ritheksuar nga kryeministri Edi Rama nė takim me tė rinjtė vlonjatė kėtė tė premte.

“Tė tjerėt e kanė mė tė lehtė tė kritikojnė dhe e kanė mė tė lehtė sepse nuk kanė asgjė nė dorė. Nuk kanė fatin e vendit nė dorė. Ne nuk e kemi aspak tė lehtė sepse nė kemi fatin e vendit, por jemi tė vendosur qė tė mos tėrhiqemi asnjė milimetėr nga kjo rrugė reformash, qė po tė ishin bėrė nė kėto 20 vjet, sot do tė ishim nė tė tjera kushte. Ne nuk mund tė tėrhiqemi nga reformat nė emėr tė frikės sė po humbasim ndonjė votė apo se po prishemi me njėri-tjetrin. Boll ka humbur kohė Shqipėria! Nuk mund tė humbasim edhe 20 vite tė tjera”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama konsideroi programin e maxhorancės si mė ambiciozin e ndėrmarrė ndonjėherė nė 20 vitet e fundit dhe radhiti para tė rinjve vlonjatė arsyet se pėrse, sipas tij, ata duhet tė zgjedhin Partinė Socialiste pėr t’u anėtarėsuar.

Partia Socialiste, tha ai, qė po reformon vendin, nuk ka sesi tė mos reformojė veten.

“Reforma e thellė e vetvetes nė PS ka njė bazė se duke qeverisur vendin PS ka mundėsi t’u thotė tė gjithėve se pėrse ėshtė partia ku duhet tė pėrfshihen dhe duhet tė gjejnė bashkė me tė tjerėt fuqinė pėr tė ēuar Shqipėrinė pėrpara”, u shpreh Rama.

/ Top Channel