Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi një rezolutë mbi ‘Situatën në Kosovë dhe roli i Këshillit të Europës’ i përgatitur nga Raporteri Agustin Conde.
Raporti i miratuar sot, ishte pranuar në mënyrë unanime nga Komiteti për Çështjet Politike dhe Demokracinë më datë 7 dhjetor 2015. Gjatë mbledhjes së Komitetit, delegacioni serb paraqiti një sërë amandamentesh nga drafti i hartuar nga Raporteri, amandamente që konsistonin ne: rritja e rolit të UNMIK në raport me Europol dhe Interpol, referim i vendimit të refuzimit nga ana e UNESCO-s, si dhe vënia në pah e nevojës për zbatimin e marrëveshjes per asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
Ajo që bie në sy, është mungesa e deputetes shqiptare Valentina Leskaj në mbledhjen e Komitetit Politik, ku serbët shfrytëzuan rastin për të futur amendamentet e tyre. Po ashtu, në mungesë të oponencës nga pala shqiptare, anëtarët e komitetit i kaluan amendamentet me konsensus, te cilat i kaluan Asamblesë Parlamentare për miratim, në mbledhjen e datës 28.01.2016. Oerd Bylykbashi, deputet i PD me ndihmën e peërfaqësuesve suedezë të cilët morën përsipër disa propozime që zbusnin suksesin serb, dështoi për një votë.
Rasti i kryetares së delegacionit shqiptar Leskaj me mungesën e saj, më së paku është papërgjegjshmëri. Për teë mos dyshuar për më tepër. Syri.net disponon te gjitha SMS-të dhe komunikimin e deputetit Bylykbashi me Tiranën dhe delegacionin kosovar për të kërkuar ndihmë dhe për teë shpetuar atë çfarë mund të shpëtohej nga triumfi serb në mungesë të kryetares së delegacionit Leskaj, por pa sukses. Megjithë ndihmën suedeze, propozimet e Bylykbashit u hodhën poshtë për një votë.
Krijoni Kontakt