Edi Rama i zhgënjyer me politikanët shqiptarë në Maqedoni, refuzon që t’i takojë
Kryeministri shqiptar Edi Rama është i zhgënjyer dhe nuk do të takojë liderët e partive shqiptare në Maqedoni, për shkak të përçarjeve të tyre të thella dhe pas refuzimit të propozimit të tij për unifikim për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Kështu shkruan sot agjencia maqedonase e lajmeve INA, e cila ka kontaktuar një zyrtar të lartë të Qeverisë shqiptare. Burimet për agjencinë INA thonë se Rama ka kërkuar harmonizim të qëndrimeve dhe një unifikim ndërpartiak, sidomos mes partive opozitare, por mesazhi i tij është anashkaluar dhe nuk ka pasur asnjë gatishmëri edhe në takimin e Pogradecit.
“Çfarë ti takojë kur ata nuk kanë as edhe një pikë të përbashkët të ndërveprimit politik për interesa të shqiptarëve atje. Ata kanë interesa të mëdha partiake dhe pazare politike, duke rrënuar interesin e qytetarit shqiptar në Maqedoni. Por nga ana tjetër, nuk ka as edhe një gatishmëri minimale për të arritur harmonizim të qëndrimeve midis tyre, për çështje me interes të veçantë sidomos për avancimin e pozitës së shqiptarëve, parandalimin e mekanizmave diskriminuese dhe shpërfillëse ndaj shqiptarëve dhe probleme të tjera. E gjithë kjo në frymën e një demokracie”, theksoi për INA, zyrtari i Qeverisë shqiptare.
Një zhgënjim të madh Rama kishte hasur në takimin e verës së kaluar në Pogradec, ku ai kishte takuar të gjithë krerët e partive shqiptare në Maqedoni, por ku edhe ka hasur përçarjet e thella dhe mosgatishmërinë për të bashkëvepruar për çështje me interes vital për shqiptarët në Maqedoni.
Syri
Krijoni Kontakt