Tiranë, romët në Shkozë përleshen me policinë, pasi iu dogjën barakat/ VIDEO

Emri:  Screenshot_3-30.jpg

Shikime: 265

Madhësia:  28.5 KB

Pas djegies së barakave në zonën e Shkozës në Tiranë, disa banorë romë janë përplasur me policinë. Situata u tensionua, pasi disa banorë të komunitetit rom tentuan të hyjnë me forcë në godinën e banesave sociale që ndodhen fare pranë barakave të tyre.

Në këtë moment, ka ndërhyrë edhe policia, e cila pengoi banorët romë të hynin në banesat sociale duke u përplasur me ta. Gjatë acarimit të situatës, banorët qëlluan me gurë dhe sende të tjera xhamat e katit të parë të godinës së banesave sociale, duke thyer dritaret e duke shkaktuar dëme të tjera. Fatmirësisht, nuk ka mbetur i plagosur asnjë efektiv nga gurët që u lëshuan nga banorët romë.

Pak orë më parë, barakat e romëve në Shkozë u përfshinë nga flakët, duke djegur 7-8 baraka. Banorët kërkojnë një vend që të strehohen, tani që mbetën në qiell të hapur.

Syri