Ditmir Bushati pranon dijeninë. Biznesmeni i huaj iku sepse u kërcënua me jetë
Gjatë diskutimeve në Kuvend, është bërë publike dhe vërtetuar një fakt i rëndësishëm në lidhje me kërcënimin e një biznesmeni të huaj në Shqipëri, nga Besnik Sulaj, ose siç njihet me emrin Beso i Tajvanit.
Gjatë diskutimit të Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se “një biznesmen i huaj ishte kërcënuar në Tiranë nga Besnik Sulaj”, duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Ministri i është përgjigjur Berishës nga vendi i tij duke thënë se “nuk ishte puna ime, unë nuk jam Adriatik Llalla”. Mësohet se pas kërcënimit për jetë, biznesmeni i huaj që do të investonte në vendin tonë, është larguar nga Shqipëria.
Syri
Krijoni Kontakt