Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Vendimi sekret i Bashkisë: 11 parqe në Tiranë do të bëhen parkingje

    TIRANE –Veç Parkut “Rinia” 9 lulishte në kryeqytet do të funskionojnë si parkingje nëntokësore. Bëhet fjalë për zona si lulishtja pas Pallatit të Kulturës, që aktualisht shërben si vend pushim e kënd lojërash për fëmijë.

    Pak më tutje është parashikuar një tjetër parking te sheshi “Avni Rustemi”, i cili po i nënshtrohet një ndryshimi tërësor, i cili, me sa duket, prek dhe nëntokën. Sipas gazetës “Panorama”Në planet e Bashkisë për të ndërtuar sa më shumë parkingje ka rënë dhe një copë toke mes Bankës dhe Muzeut Kombëtar, madje dhe lulishtja pas Kryeministrisë.

    Edhe lulishtja tek Kullat ose ndryshe tek tre “Vëllezërit Frashëri” do të kthehet në parking nëntokësor.

    Lulishtja te monumenti i diktaturës ku ndodhet busti i “Ismail Qemalit”, zonë në të cilën u investua pak kohë më parë, do të prishet për të ndërtuar nën të një tjetër parkim nëntokësor.

    Tabloja me 11 parkingje të tilla plotësohet me dy zona të tjera, sheshi “Italia” dhe stadiumi “Qemal Stafa”. Aktualisht, ato janë parkingje mbitokësore nga të cilat Bashkia ka deklaruar se nxjerr fitime të mëdha.


    Opinion.al
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vendimi sekret i Bashkisë: 11 parqe në Tiranë do të bëhen parkingje

    Bravo Veliu i Tiranes!

    Po ecen hap pas hapi me shokun Rama! Ai e betoi Tiranen mbi toke. Ti po e betonon nentoken.

    Biznes i madh ka qene ky betoni!

    A mund te na ngrini edhe parqe ku pemet e bari eshte prej betoni?

    Une si votues i Rilindjes Socialiste u gezova jashte mase nga ky lajm!

    Albo

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Vinjol (28-01-2016)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Vendimi sekret i Bashkisë: 11 parqe në Tiranë do të bëhen parkingje

    Pemet dhe barin prej betoni do ta mendojme.Deri tani po bejme kodrat o kupolat prej betoni,natyrisht ne formen e bunkerit,se kemi dhe budallenj qe i quajn vepra arti.
    Natyrisht, nuk i bejme me leket e shtetit. Shteti vetem paguan privatet.


    11 parqe ne Tirane nuk kane qene as ne kohen e Enverit,para masakres saliste-ramiste. Tani ka mbetur vetem nje park dhe disa "sheshe" pa shkurre e pem...

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Për: Vendimi sekret i Bashkisë: 11 parqe në Tiranë do të bëhen parkingje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Bravo Veliu i Tiranes!

    Po ecen hap pas hapi me shokun Rama! Ai e betoi Tiranen mbi toke. Ti po e betonon nentoken.

    Biznes i madh ka qene ky betoni!

    A mund te na ngrini edhe parqe ku pemet e bari eshte prej betoni?

    Une si votues i Rilindjes Socialiste u gezova jashte mase nga ky lajm!

    Albo

    ca ka Albo ???
    Do na ktheje kjo qeveri ne kohen e gurit apo jo !!!!
    DO te behemi si Flinstons
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •