Nagib Mahfuz
(tregim)
-Babė.
-Po.
-Unė dhe shoqja ime Nadia rrimė gjithnjė bashkė.
-Dihet, dashuri, sepse ėshtė shoqja jote.
-Nė klasė, gjatė pushimit, kur hamė diēka
-Shumė mirė, je fėmijė i mirė dhe e menēur.
-Por nė leksionet pėr fenė unė jam nė njė klasė ajo nė njė tjetėr.
Pa tė amėn, vuri re qė po qeshte ndėrsa qėndiste njė shall e tha, duke qeshur edhe ai:
-Po. Por vetėm nė klasat pėr fenė
-Babė, po pse?
-Sepse ti je myslimane e ajo kristiane.
-E pse babė?
-Je ende shumė e vogėl, mė vonė do e kuptosh
-Jo, jam e madhe.
-Jo, shpirt, je e vogėl.
-E pse jam myslimane?
Duhej tė ishte i kuptueshėm dhe i butė: nuk duhet tė ndjekėsh kėshillat e pedagogjisė moderne nė vėshtirėsinė e parė.
Iu pėrgjigj:
-Sepse baba ėshtė mysliman, nana ėshtė myslimane
-Po Nadia?
-Baba i saj ėshtė kristian dhe po ashtu dhe nana e saj.
-Po pse baba i saj mban temjanin?
-Jo temjani ska tė bėjė. Sepse edhe gjyshi i saj ishte kristian.
Vazhdoi me zinxhirin e pasardhėsve deri nė mėrzitje.
U pėrpoq tė ndryshonte argument por vajza e pyeti:
-E cila ėshtė mė e mirė?
Pėrpara se tė pėrgjigjej mbeti njė moment.
-Qė tė dy.
-Po unė dua tė di se cila ėshtė mė e mirė.
-Po pra qė tė dyja janė tė mira.
-Po pse nuk bėhem kristiane pėr tė ndjenjur gjithmonė me Nadian?
-Jo, shpirt, mė mirė jo. Ti duhesh tė jesh si baba e si nana.
-Po pse?
Sinqerisht qė pedagogjia moderne ėshtė tiranike.
-Pse nuk pret pėr tė qenė pak mė e madhe?
-Jo, tani.
-Mirė, themi se ėshtė njė problem shijesh. Asaj i pėlqen mė shumė njėra ndėrsa ti preferon tjetrėn. Ti je myslimane dhe ajo ka shije tė ndryshme. Pėr kėtė duhet tė vazhdosh tė jesh myslimane.
-Po Nadia ska shije tė mira?
Duke u kacavjerrur mbi pasqyra pa mėshirė u hodh nė grykėn e njė shisheje.
-Pėr shijet ska gjė tė shkruar. E vetmja gjė e rėndėsishme ėshtė tė vazhdosh tė jesh si baba e si nana.
Ai bėri njė hap prapa.
-Qė tė dyja fetė janė tė mira: Islamizmi dhe kristianizmi adhurojnė prapėseprapė Zotin.
-E pse duhet qė unė ta adhuroj nė njė shtėpi e ajo nė njė tjetėr?
-Sepse ajo e adhuron nė njė mėnyrė e ti nė njė mėnyrė tjetėr.
-E ku ėshtė ndryshimi, babė?
-Do ta studiosh vitin tjetėr tė shkollės edhe nė njė tjetėr. Pėr momentin mjaftohu me kaq qė kristianizmi dhe islamizmi adhurojnė Zotin.
-E kush ėshtė Zoti babė?
U ndal, reflektoi njė moment dhe e pyeti me kujdesin mė tė madh:
-Ēfarė tė ka thėnė gjyshja?
-Ajo na tremb e na thotė tė lutemi, por nuk di ta bėj.
Ai mendoi dhe njė buzėqeshje e pasigurtė iu pa. Tha:
-Ėshtė krijuesi i botės.
-I sė gjithės?
-I sė gjithės.
-Ēfarė do tė thotė Krijues babė?
-Do tė thotė qė ka bėrė gjithēka.
-Si, babė?
-Me fuqinė mė tė madhe.
-E ku jeton?
-Nė tė gjithė botėn.
-E pėrpara botės?
-Atje lart.
-Nė qiell?
-Po.
-Dua ta shoh.
-Nuk mundesh.
-As nė televizor?
-Jo.
-E askush nuk e ka parė?
-Askush.
-E ku e di ti se ai ėshtė atje?
-Sepse ėshtė.
-Po kush e gjeti qė ėshtė atje lart?
-Profetėt.
-Po, si zoti ynė Muhameti.
-Po si, babė?
-Nga njė dhunti e veēantė.
-I kishte sytė tepėr tė mėdhenj?
-Po.
-E pse, babė?
-Sepse Zoti ashtu e krijoi.
-E pse babė?
U pėrgjigj duke u pėrpjekur qė tė mos e humbiste durimin:
-Sepse mund tė bėjė atė ēka do.
-E si mė ke thėnė se ėshtė?
-Shumė i madh, shumė i fortė dhe mundet pėr gjithēka.
-Si ti, babė?
U pėrgjigj duke fshehur buzėqeshjen.
-Nuk ka krahasim.
-E pse jeton atje lart?
-Sepse nuk e nxė dot toka, sepse atje sheh gjithēka.
U shpėrnqendrua njė moment por me pas gjeti vėmendjen:
-Po Nadia mė ka thėnė se ai ka jetuar nė tokė.
-Nuk ėshtė ashtu, ai sheh gjithēka si tė jetonte nė tė gjitha vendet nė tė njėjtėn kohė.
-E mė ka thėnė se njerėzit e kanė vrarė.
-Mirė, shpirt, e besuan se e vranė, por ai ishte gjallė.
-Edhe gjyshi i tij ėshtė gjallė.
-Jo, gjyshi i ka vdekur.
-E vranė edhe atė?
-Jo, vdiq.
-Si?
-U sėmur e mė pas vdiq.
-Atėherė edhe motra ime do tė vdesė?
Rudhi ballin e u pėrgjigj duke ēmuar hallin e sė shoqes.
-Nė asnjė mėnyrė. Ajo do tė shėrohet, nėse do zoti.
-Po pse, atėherė, vdiq gjyshi i tij.
-Sepse kur u sėmur ishte i rritur.
-Po ti je sėmurur e nuk ke vdekur.
E ama e pa me sy tė shqyer e mėnjėherė e kthente shikimin e frikėsuar sa tek njėri tek tjetri.
Ai tha:
-Vdesim kur Zoti vendos.
-Pse Zoti vendos se kur duhet tė vdesim?
-Se ėshtė i lirė tė bėjė ētė dojė.
-Ėshtė e bukur rė vdesėsh?
-Po ēthua, shpirt!
-Pse Zoti do njė gjė kur nuk ėshtė e bukur?
-Gjithēka ēfarė do Zoti pėr ne ėshtė e mirė.
-Po tani sapo the se nuk ishte.
-U gabova, shpirt.
-Po pse nana u mėrzit kur tė pyeta pse ti nuk kishe vdekur?
-Se nuk ėshtė dėshira e Zotit qė unė tė vdes.
-Pse, babė?
-Se ai na vendosi kėtu e po ai do na marrė.
-E pse, babė?
-Se bėjmė gjėra tė mira kėtu pėrpara se tė ikim.
-Pse nuk rrimė pėrgjithmonė?
-Se po tė rrinim nuk do tė kishte vend pėr tė gjithė nė tokė.
-E lėmė gjėrat e mira.
-Po, por pėr gjėra mė tė mira.
-Ku janė?
-Atje?
-Me Zotin?
-Po.
-E i shohim?
-Po.
-E kjo ėshtė e bukur?
-Sigurisht!
-Atėherė shkojmė!
-Por ende nuk kemi bėrė gjėrat e mira.
-Gjyshi i ka bėrė?
-Po.
-Ēfarė gjėrash?
-Ka ndėrtuar njė shtėpi, kultivuar koshptin
-Po ēfarė ka bėrė kushėriri Toto?
Pėr njė moment u zymtua.
I hodhi njė shikim vjedhurazi e tė hutuar sė amės e iu pėrgjigj:
-Edhe ai kishte ndėrtuar shtėpi, edhe pse tė vogėl, para se tė ikte.
-Por Lulu, komshia, mė bezdis, e kur nuk bėn gjėra tė mira.
-Sepse ai nuk ka lindur normal.
-Kur do tė vdesė?
-Kur tė dojė Zoti.
-Edhe pse nuk ka bėrė gjėra tė mira?
-Tė gjithė duhet tė vdesim ata qė kanė bėrė gjėra tė mira shkojnė me Zotin ata qė kanė bėrė gjėra tė kėqija shkojnė nė ferr.
Psherėtiu dhe heshti. I ati u ndje tepėr i lehtėsuar. Nuk dinte nėse kishte bėrė mira apo se kishte gabuar.
Ai lum pyetjesh kishte rinxjerrė pyetje qė ishin thellė brenda tij, por krijesa e palodhshme filloi:
-Dua tė qėndroj gjithmonė me Nadian.
I ati e pa nė mėnyrė pyetėse e ajo shtoi:
-Edhe nė leksionet e fesė!
Qeshi, edhe e ama, e mė pas tha duke hapur gojėn:
-Kurrė nuk kam menduar qė do ishte e mundur tė diskutojė nė njė nivel tė tillė kėto proleme.
Tha e shoqja:
-Do tė vijė ditė kur vajza do rritet e ti mund tia shpjegosh logjikisht tė vėrtetėn.
Ai u kthye pėr tė parė nėse ato fjalė ishin tė sinqerta apo ironike dhe e pa tė pėrqendruar tek e qėndisura.
Pėrktheu: Gilmana Bushati
Krijoni Kontakt