Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Përplasjet në PS, të majtët drejt një Kongresi me debate

    Sulmi i fundit i Ben Blushit ndaj kryetarit të PS-së, pas një sërë kritikash - gati akuzash,- që ai bën ndaj Ramës prej vitesh, duket se po e kthen Partinë Socialiste në një klimë të ngjashme me kongreset e viteve 1999 dhe 2003.


    Koha e intrigave dhe përplasjeve politike brenda së majtës, që sapo kishte ardhur në pushtet, nisën të kulmojnë vetëm një vit pas zgjedhjeve problematike të 1997-s. I dorëhequr në shtator të 1998-s nga posti i kryeministrit, Fatos Nano u sfidua në kongresin e radhës në Partinë Socialiste nga Pandeli Majko, pasuesi i tij në qeveri.

    Dyshja Majko-Meta, që drejtonin qeverinë pas grushtit të shtetit më 14 shtator, krijoi një aleancë, që në përfundim synonte zgjedhjen e Majkos kryetar të partisë në pushtet. Por, në një takim pak përpara Kongresit me kryetarin Nano, Meta, i cili mbante edhe postin e kryetarit të FRESSH-it, drejtoi votat e të rinjve drejt tij, duke i shkaktuar humbjen Majkos.

    Me humbjen në zgjedhjet për kryetar të partisë, Majko la edhe postin e kryeministrit. Në këtë mënyrë ishte Meta, ai që zuri vendin e ish-aleatit të tij në drejtimin e qeverisë, duke u zgjedhur me votim nga forumet, mbase kjo ishte marrëveshja.

    Koha e paqes brenda socialistëve u shoqërua me kandidimin e ish-ministrit të Kulturës, Edi Rama, në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës me mbështetjen e fortë të të gjithëve, veçanërisht të Metës, që në këtë mënyrë largoi nga qeveria njeriun që i zinte hapësirën politike dhe mediatike të qeverisë.

    Pas humbjes më 20 gusht të 2001-shit të kandidatit të mbështetur nga Nano për kryeministër, Arben Malaj humbi në votimin e KPD-së përballë Ilir Metës, që u rikonfirmua kryeministër, kryetari i PS-së nisi lëvizjen për “katarsis”, lëvizje që pozicionoi aktorët aktualë të politikës në anë të ndryshme dhe çeli një spirale, e cila duket se nuk ka përfunduar ende.

    Viti 2003 solli edhe përplasjen finale në muajin dhjetor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, pas rikonfirmimit në këtë post në vitin 2003, shpalli kandidimin e tij për postin e kryetarit të Partisë Socialiste, duke marrë edhe mbështetjen e Ben Blushit në atë kohë.

    Në përfundim, Nano rizgjidhet kryetar me mbi 260 vota, Mejdani me 61 dhe Edi Rama me 41. Ky i fundit deklaronte se, kandidonte që të shpëtonte Partinë Socialiste nga humbja e sigurtë në vitin 2005. Këtë theksoi edhe para delegatëve të Partisë Socialiste në Kongres, fjalim që u zbeh nga entuziazmi i rizgjedhjes së Fatos Nanos.

    Përplasja e dy të mëdhenjve vazhdonte, deri sa në dhjetor të vitit 2003, pas një mbledhjeje Kryesie 8 orë të gjatë, paqja nuk u arrit dhe Meta la çdo post që mbante në qeverinë e PS-së, duke ikur për të krijuar LSI-në.

    E vetmja tezë fituese e Edi Ramës ishte miratimi i platformës për fraksionet. Paradoksalisht, më shumë se një dekadë më pas, Edi Rama dhe Ben Blushi duken në kahet ekstreme edhe në këtë pikë, që dikur i bashkoi në garën për rinovimin e lidershipit të selisë rozë.

    / Top Channel


    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Përplasjet në PS, të majtët drejt një Kongresi me debate

    Kot zihen dhe keta,jo ta bejm sot e jo ta bejm neser.

    Jepeni a derzinj me konçesion. Jepjani Beqes,qe t'ja japi prap vetes,edhe te nesermen kemi dhe kryetarin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Për: Përplasjet në PS, të majtët drejt një Kongresi me debate

    Serafim Mos ky beqaj
    nji beqaj i ri do ta mare

    they are intiligent and famous
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Përplasjet në PS, të majtët drejt një Kongresi me debate

    E vertet. Kushdo Beqe qe do vi nga mbrapa si dhe ai qe ka qene perpara Beqes njesoj jane.

    Marin Beqen si shembull kot.Se edhe tematika eshte e tille

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Përplasjet në PS, të majtët drejt një Kongresi me debate

    Asgje nuk ndodh jo. sa here ka ndonje problem keta komuniste te lindur sajojne gjoja sherre te brendshme si diversion per te fituar kohe. me kete popull arnaut qe jemi ne klika kleptokrate neo komuniste ka dite te bukura perpara.. jepjani voten prape ketyre se ndoshta ju vjen rradha per ndonje vend pune.. popull qe pret e duron pafundesisht edhe pse e shkelin dhe e poshterojne cdo dite

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •