Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    syri.net

    Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi se raporti antikorrupsion i Transparency International është i manipuluar dhe pas kësaj qëndron miliarderi George Soros.

    Berisha tha se në krye të ‘Transparency International’ me seli në Gjermani, është mik i Soros dhe Kryeministrit Rama. Berisha lexoi në Kuvend një SMS nga ish-drejtuesi i skuadrës që duhej të merrej me mbledhjen e të dhënave për antikorrupsionin në Shqipëri.

    Më poshtë SMS që lexoi ish-Kryeministri Berisha:

    “Unë quhem ….. Unë jam emëruar në shtator nga Transparency International si team lider për të hartuar raportin e antikorrupsionit. Grupi i drejtuar nga unë u ngrit dhe filloi të bënte testime. Pas dërgimit të 4 kapitujve, në Transparency International në Berlin, qendra Berlin u shqetësua shumë. Kërkojnë përsëritje të testimeve në mënyrë të paargumentuar.

    Në dhjetor të 2014 dhe krejt papritur kërkojnë shkarkimin papritur. Edhe sot e kësaj dite nuk e di kush ka vijuar punën. Ata komunikonin me një person të tyre në Shqipëri që ju thoshte se ata nuk janë dashamirës ndaj qeverisë dhe disa prej tyre kanë lidhje me parti të djathta. Në vizitën në Berlin në gusht të 2014, Rama zhvilloi takim kokë më kokë me këtë person dhe sic duket la porosi mos dëmtojë statistikat”.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  2. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Dakort, George Soros mund ta kete manipuluar kete raport sadopak! Por me poshte sesa ne vendin e fundit ne rajon nuk shkojme dot! Qameti paska ndryshuar pak koefiçientin...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Gjatë diskutimeve në Kuvend, është bërë publike dhe vërtetuar një fakt i rëndësishëm në lidhje me kërcënimin e një biznesmeni të huaj në Shqipëri, nga Besnik Sulaj, ose siç njihet me emrin Beso i Tajvanit.

    Gjatë diskutimit të Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se “një biznesmen i huaj ishte kërcënuar në Tiranë nga Besnik Sulaj”, duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

    Ministri i është përgjigjur Berishës nga vendi i tij duke thënë se “nuk ishte puna ime, unë nuk jam Adriatik Llalla”. Mësohet se pas kërcënimit për jetë, biznesmeni i huaj që do të investonte në vendin tonë, është larguar nga Shqipëria.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ok, Afrika eshte me mire sesa ne. O burra te gjithe ne Zimbabve!

    Shiko,se eshte e veshtire te gjesh edhe ne Afrike (flasim per shtetet qe jane ne lufte) nje ish kryeminister qe flet ne parlament per Besot e Tajvaneve dhe Shullazet e hajvaneve.

    Nuk hyn tek perceptimi i korrupsjonit,si indeks,vetem per faktin se Parlamenti dihet qe eshte bordello.


    Me ate te Sorosit e ka "qar" kesaj radhe,e ka nderkomtarizuar dhe qytetarin dixhital.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akuza e njeriut të "TIA": Raporti i korrupsionit për Shqipërinë i manipuluar nga Rama e Soros

    Raporti i “TIA” për korrupsionin në Shqipëri u manipulua. Ja “SMS-ja” e provës

    Emri:  TI_CPI_2006-1.jpg

Shikime: 139

Madhësia:  40.8 KB

    Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi se raporti antikorrupsion i Transparency International është i manipuluar dhe pas kësaj qëndron miliarderi George Soros.

    Berisha tha se në krye të ‘Transparency International’ me seli në Gjermani, është mik i Soros dhe Kryeministrit Rama. Berisha lexoi në Kuvend një SMS nga ish-drejtuesi i skuadrës që duhej të merrej me mbledhjen e të dhënave për antikorrupsionin në Shqipëri.

    Më poshtë SMS që lexoi ish-Kryeministri Berisha:

    “Unë quhem ….. Unë jam emëruar në shtator nga Transparency International si team lider për të hartuar raportin e antikorrupsionit. Grupi i drejtuar nga unë u ngrit dhe filloi të bënte testime. Pas dërgimit të 4 kapitujve, në Transparency International në Berlin, qendra Berlin u shqetësua shumë. Kërkojnë përsëritje të testimeve në mënyrë të paargumentuar.

    Në dhjetor të 2014 dhe krejt papritur kërkojnë shkarkimin papritur. Edhe sot e kësaj dite nuk e di kush ka vijuar punën. Ata komunikonin me një person të tyre në Shqipëri që ju thoshte se ata nuk janë dashamirës ndaj qeverisë dhe disa prej tyre kanë lidhje me parti të djathta. Në vizitën në Berlin në gusht të 2014, Rama zhvilloi takim kokë më kokë me këtë person dhe sic duket la porosi mos dëmtojë statistikat”.

    Syri

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Akuza e njeriut të "TIA": Raporti i korrupsionit për Shqipërinë i manipuluar nga Rama e Soros

    Kinezët konfirmojnë: Ortaku i Olsi Ramës, partneri ynë për koncesionin e Tatimeve


    Olsi Rama, gjate ceremonise se promovimi te librit me titull “Shqiperia e Re”, e autorit Fred Abrahams, ne hotel Rogner./r/n/r/nOlsi Rama, during the promotion ceremony of the book entitled "New Albania", of the author Fred Abrahams.
    Olsi Rama

    Agjencia BIRN, ka marrë konfirmimin e kompanisë kineze me bazë në “Hong Kong” se partneri i kësaj kompanie në Tiranë është firma MCN, në pronësi të Endri Meksit, i cili është bashkëortak me vëllanë e kryeministrit Olsi Ramën, në kompaninë “Pegassus Communications”.

    Informacioni mbi protagonizmin e kompanisë shqiptare të lidhur me Olsi Ramën është publikuar prej disa ditësh por ky është konfirmimi i parë që vjen nga njëra prej palëve në proces. Autoritetet shtetërore e kanë fshehur këtë fakt.

    Endri Meksi, pronar dhe administrator i MCN Services, nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN mbi koncesionin.


    Pergjigja me e-mail nga perfaqesuesi i kompanise kineze “M.POS” per gazetarin e BIRN, Besar Likmeta

    Ndryshe nga Meksi, kreu M.POS Holding Limited, Allen Cheng, i tha BIRN nëpërmjet postës elektronike, se partneri i tij në Tiranë ishte pikërisht kompania MCN, dhe është kjo kompani që i ka drejtuar negociatat me qeverinë shqiptare.

    “Skuadra jonë nga Hong Kong bëri qasjen e parë dhe prezantoi zgjidhjen, që më duhet të nënvizoj është testuar në vende të tjera me sukses,” Cheng i tha BIRN.
    “Diskutimet më pas u ndoqën nga partneri ynë lokal MCN,”- shtoi ai.

    Sipas Cheng, gjatë këtyre “diskutimeve” projekti është zgjeruar në mënyrë që të adoptohet sa më mirë me situatën në Shqipëri, sepse çdo vend ka veçantitë e veta.

    I kontaktuar nga BIRN, zyra e kryeministrit tha se gara për koncesionin nuk është hapur dhe si rrjedhim nuk kemi të bëjmë me konflikt interesi, diçka që kryeministri Edi Rama nuk do lejonte kurrë.

    “Në momentin që flasim nuk ka asnjë garë apo tender të çelur për partneritetin publik privat në fjalë. Nëse Ministria e Financave do të vendosë ta hapë një garë të tillë, aty do të mund të konkurrojnë të gjitha kompanitë e interesuara,” – tha zyra e kryeministrit.

    “Nga ana tjetër siç lehtësisht mund të konstatohet, Kryeministri Rama nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë në asnjë rast e për asnjë arsye marrjen e ndonjë vendimi nga qeveria shqiptare që përbën konflikt interesi. Çdo insinuat e paraqitur si fakt është thejsht një spekulim,”- përfundon reagimi. hashtag.al
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Akuza e njeriut të "TIA": Raporti i korrupsionit për Shqipërinë i manipuluar nga Rama e Soros

    Duke te gjithe ja arrijme qellimit....

    Ndonje kunadhe do e emertonte ndodhine......

    Ecuador in den frühen sechziger Jahren, ein Militärputsch: Trotz Ausgangssperre ist ein Taxi auf dem Weg zum Hafen von Guayaquil. Der Chauffeur lässt sich zwar von einer Straßensperre nicht aufhalten, wird aber wenig später von einem Militärjeep gestoppt. Sein Fahrgast ist ein junger deutscher Tourist , der das Land verlassen will. Weil er das Schiff erreichen muss, auf dem er anheuern will, hat er eine Zehn-Dollar-Note in den Pass gelegt, den er den Soldaten zur Kontrolle reicht. Das Schmiergeld hilft, das Taxi darf weiterfahren.

    bolshevismusAl.

    LG.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  8. #18
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    te fundit per drejtesi,zhvillim,qyteterim dhe te paret per vrasje,kurveri dhe spiunlleqe..

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    martini1984 (05-02-2016)

  10. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Akuza e njeriut të "TIA": Raporti i korrupsionit për Shqipërinë i manipuluar nga Rama e Soros

    Soros eshte i detyruar te ndihmoje shqiptaret, keta nomade simpatike!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •