Vangjel Dule: Nuk kemi mė punė me PS-nė
Kryetari i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi nga studioja e lajmeve tė Top Channel se partia qė ai drejton de facto nuk ėshtė mė pjesė e koalicionit qeverisės.
De facto PBDNJ-ja nuk ėshtė mė pjesė e koalicionit, por de jure nevojitet edhe kongresi pėr kėtė vendimmarrje. Unė do i propozoj kongresit daljen nga ky koalicion, tha Dule.
Nė lidhje me takimin qė pati tė martėn me kreun e Partisė Demokratike, Lulzim Basha, Dule theksoi: Ėshtė normale takimi i krerėve tė dy forcave politike. Unė as nuk i afrohem as nuk i largohem koalicioneve duke u nisur se kush bėn pjesė nė koalicione. Ne jemi tė pėrqendruar te politika.
Dule shpjegoi se po i largohet koalicionit qeverisės pėr arsye se ky koalicion i ėshtė larguar frymės qė e karakterizonte.
Ne po i largohemi njė koalicioni qė i ėshtė larguar frymės me tė cilėn erdhi nė pushtet. Erdhi me dėshirė pėr reforma, por dėshtoi me taksat, dėshtoi me shėndetėsinė dhe dėshtoi nė lidhje me zgjedhjet e lira dhe tė ndershme, tha Dule.
Top Channel
Krijoni Kontakt