Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Ministria e Rilindjes: "Shqipëria, një fshat i madh ku kemi fatin e keq të jetojmë"

    Mirela Kumbaro: Shqipëria, një fshat i madh ku kemi fatin e keq të jetojmë

    Emri:  mirela.jpg

Shikime: 403

Madhësia:  150.7 KB

    Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin “Shih programin” të gazetarit Enkel Demi në TVSH, e ka cilësuar Shqipërinë një “fshat të madh, ku për fat të keq jetojmë”.

    Teksa pyetet për çmimin e dhënë për librin “Vrima”, ministria shpërthen në tërësi ndaj reagimeve. Megjithëse ndërkohë u botua përmbledhja e plotë e De Radës, ajo thotë se nuk pati të njëjtën bujë.

    Ju e dhatë vetë çmimin për librin “Vrima” dhe këtu u bë nami apo jo?

    “Nuk u bë nami për botimin e plotë të veprës së De Radës që u bë për herë të parë në Shqipëri, e kuruar nga dy profesorët arbëreshë, Mandala dhe Altiomari, ndërkohë që ia vlente të bëhej nami, sepse ishte një botim me vlerë.

    Nga ana tjetër u bë ngjarje, për çmimin “Lumo Skëndo”, një çmim i cili është dhënë nga Biblioteka Kombëtare dhe është çmim bibliofilie, që do të thotë është çmim për libërlidhjen më të mirë të librin. Unë sapo kam marrë detyrën i kam dhënë fund një historie qokash, si kanë qenë çmimet vjetore të letërsisë, aq sa edhe kur ka patur libra me vlerë kritika është tretur, sepse e kanë dominuar llafet e historitë e fshatit të madh, ku për fat të keq jetojmë.

    Ndaj unë i reduktova nga dhjetë çmime në dy të tillë, me juri krejt të pavarura nga Ministria e Kulturës. Çmimin “Lumo Skendo” Ministria e Kulturës ia kaloi Bibliotekës Kombëtare, e cila ka dhe ekspertë të libërlidhjes”.

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ministria e Rilindjes: "Shqipëria, një fshat i madh ku kemi fatin e keq të jetojmë"

    Domethene, ti je ministria me minifund e kultures se atij fshatit me emrin Shqiperi?

    Po te tere si vetja i ke mbledhur keta ministrat o shoku Rama?

    Te marrin gjak ne mullaqe te marrin!

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •