Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Itali: Shkatërrohet banda e drogës e prostitucionit, 17 shqiptarë në pranga

    Goditet banda e trafikut të drogës dhe prostitucionit, në pranga 17 shqiptarë

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë italiane, sllokave dhe atë belge, kanë finalizuar operacionin ndërkombëtar “TEMPESTA 2015”, si rezultat i të cilit janë arrestuar 17 shtetas shqiptarë, nga të cilët 5 janë arrestuar në vendin tonë, 11 në Itali dhe 1 tjetër në Sllovaki.

    Nga hetimet e përbashkëta të shtrira në 4 shtete, ka rezultuar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë, gjatë periudhës shtator 2014 – qershor 2015, është përfshirë në aktivitetin kriminal të shtytjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit si dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

    Autoritetet gjyqësore të Milanos, kanë lëshuar 18 masa sigurimi arrest në burg dhe një detyrim paraqitje në ngarkim të personave të dyshuar. Grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Evropa lindore në zonën e Milanos, Itali.

    Si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit në kohë reale të Drejtorisë për Narkotikët dhe Trafiqet, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, me Drejtoritë e policive vendore Fier, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ZKQ Interpol Tirana si dhe Zyrën Ndërlidhëse të Policisë Italiane në Tiranë, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi në vendin tonë i shtetasve shqiptarë:

    Edër Dorzi, 34 vjeç, arrestuar në Tiranë.
    Dorian Sinani, 28 vjeç,, arrestuar në Tiranë.
    Julian Lila, 25 vjeç, arrestuar në Fier.
    Ened Bare, 34 vjeç, arrestuar në Fier.
    Silvjo (Eduart) Ndrejaj, 29 vjeç, arrestuar në Durrës.
    Gjithashtu, pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit për identifikimin dhe përcaktimin e vendndodhjeve të personave të dyshuar si pjesëtarë të këtij grupi kriminal, është bërë i mundur arrestimi në të njëjtën kohë në Itali dhe Sllovaki i shtetasve:

    Haxhi Lamçaj 39 vjeç,
    Griseld (Emiljano) Malaj, 34 vjeç,
    Armando (Denis) Meçaj, 29 vjeç,
    Orgert Osmani, 25 vjeç,
    Izmir Rizaj, 26 vjeç,
    Artan Ndrejaj, 34 vjeç,
    Indrit Ndreraj, 28 vjeç,
    Mark Ndreraj, 33 vjeç,
    Amarildo Salihasi, 26 vjeç,
    Lorenc Salihasi, 23 vjeç.
    Elvis Ziu, 34 vjeç dhe
    Bledar Malaj, 37 vjeç.

    Policia e Shtetit falënderon partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe në veçanti Zyrën e Ndërlidhjes Interforza të policisë italiane për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve dhe mbetet e bindur se rezultatet mund të vijnë vetëm në sajë të një bashkëpunimi të tillë në luftën e përbashkët kundër të gjithë fenomeneve kriminale.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Itali: Shkatërrohet banda e drogës e prostitucionit, 17 shqiptarë në pranga

    "Tempesta 2015", Operacioni në 4 shtete, 17 shqiptarë në pranga për drogë e prostitucion



    Arrestimet në Tiranë, Durrës dhe Fier janë pjesë e një operacioni të përbashkët të koduar “Tempesta 2015” të kryer në katër shtete, Shqipëri, Sllovaki, Itali dhe Belgjikë.
    Policia deklaron se 17 shqiptarë të arrestuar janë anëtarë të një grupi kriminal që merrej me shpërndarje droge dhe shfrytëzim e prostitucioni.
    Në një deklaratë për median, mesditën e 26 janarit 2016, nëndrejtori i policisë së shtetit Ardian Çipa bëri me dije se grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion femra nga Europa Lindore dhe kryesisht nga Shqipëria në zonën e Milanos në Itali.
    “Nga hetimet e përbashkëta të shtrira në 4 shtete ka rezultuar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë gjatë periudhës shtator 2014- qershor 2015 është përfshirë në aktivitetin kriminal të shtytjes, favorizimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Itali. Autoritetet e Milanos lëshuan 18 masa sigurimi arrest burg dhe një detyrim me paraqitje në drejtim të personave të dyshuar.

    Në Shqipëri u arrestuan:

    Edër DORZI, 34 vjeç, arrestuar në Tiranë.

    Dorian SINANI, 28 vjeç,, arrestuar në Tiranë.

    Julian LILA, 25 vjeç, arrestuar në Fier.

    Ened BARE, 34 vjeç, arrestuar në Fier.

    Silvjo (Eduart) NDREJAJ, 29 vjeç, arrestuar në DurrësArrestimi në të njëjtën kohë në Itali dhe Sllovaki i shtetasveaxhi LAMÇAJ, 39 vjeç,

    Griseld (Emiljano) MALAJ, 34 vjeç,

    Armando (Denis) MEÇAJ, 29 vjeç,

    Orgert OSMANI, 25 vjeç,

    Izmir RIZAJ, 26 vjeç,

    Artan NDREJAJ, 34 vjeç,

    Indrit NREJAJ, 28 vjeç,

    Mark NDREJAJ, 33 vjeç,

    Amarildo SALIHASI, 26 vjeç,

    Lorenc SALIHASI, 23 vjeç.

    Elvis ZIU, 34 vjeç dhe

    Bledar MALAJ, 37 vjeç.

    Hetimi për këtë bandë kriminale nisi në qershor të 2014 dhe u finalizua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zyrtari i lartë i policisë tha se grupi kriminal kishte aktivitet shumë aktiv.
    Çipa e mbylli deklaratën duke falenderuar “partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe në vechanti Zyrën e Ndërlidhjes INTERFORZA të policisë italiane për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve dhe mbetet e bindur se rezultatet mund të vijnë vetëm në sajë të një bashkëpunimi të tillë në luftën e përbashkët kundër të gjithë fenomeneve kriminale”

    Emri:  NDREJAJ.jpg

Shikime: 338

Madhësia:  25.0 KB
    Ne foto: Silvjo Ndrejaj

    Emri:  SINANI1.jpg

Shikime: 320

Madhësia:  26.4 KB
    Ne foto: Dorian Sinani

    Emri:  JULIANI.jpg

Shikime: 316

Madhësia:  24.3 KB
    Ne foto: Julian Lila

    Emri:  ENED-BARE.jpg

Shikime: 315

Madhësia:  16.5 KB
    Ne foto: Ened Bare

    Emri:  Dorzi.jpg

Shikime: 315

Madhësia:  25.6 KB
    Ne foto: Edër Dorzi

    ORA NEWS

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Operacioni “Tempesta”, mediat italiane publikojnë përgjime të tutorëve shqiptarë

    Mediat italiane kanë publikuar pamjet e operacionit “Tempesta”, që u zhvillua njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri, ku u vunë në pranga të paktën 17 persona.

    Videoja e publikuar i referohet hetimeve të policisë gjatë periushës Shtator 2014 dhe Qershor 2015, lidhur me aktivitetin e grupit kriminal të shqiptarëve që kontrollonte nga terreni trafikun seksual të vajzave të reja, në disa zona të Milanos.

    Në video – përgjim dëgjohet tutori shqiptar që me një italishte të çalë bisedon dhe ushtron presion mbi vajzën që ka dalë të ushtrojë prostitucionin.

    Tutori: Çfarë po bën?

    Vajza: Urdhëro?

    Tutori: Mos më thuaj mua nuk më intereson! Ku i ke mendtë?

    Vajza: Çfarë mendje?

    Tutori: Çfarë dreqin po bën me celularin!! Ku je?

    Vajza : Këtu.

    Tutori: Unë po kaloj tani. I rashë dy herë borisë.

    Pjesëtarët e organizatës kriminale i dërgonin vajzat në Itali e më pas i detyronin të dilnin në rrugë duke i kërcënuar.

    17 ishin vajzat e shfrytëzuara, pothuajse me nga një tutor për vajzë. Në të shumtën e rasteve tutorët kishin lidhje me vajzat, çka shpjegon faktin pse në momentin e arrestimit ata gjendeshin në shtrat me vajzat e trafikuara.

    5 anëtarë të këtij rrjeti u prangosën të martën nga Policia Shqiptare në Tiranë, Durrës e Fier, në një operacion ku bashkëpunuan policitë e këtyre qyteteve, ajo e Lezhës dhe zyra e Interpolit.

    Tv Klan


    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •