Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Korrupsioni zgjedhor, SHBA: "Kush blen votat e shqiptarëve, nuk e ka të gjatë në politikë"

    Korrupsioni Zgjedhor, ambasadori amerikan Lu: Blerja e votës, tradhëti ndaj shqiptarëve

    Emri:  12615304_957206407661927_8877735265608380594_o.jpg

Shikime: 318

Madhësia:  42.3 KB

    Fjalimi i Ambasadorit Donald Lu në Konferencën “Korrupsioni Zgjedhor: Nevoja për një Reformë Elektorale të Thelluar dhe Gjithëpërfshirëse” (26 janar 2016)

    (Fjalimi i përgatitur)

    Kryetar i Kuvendit Meta, Kryeministër Rama, Kryetari Basha, Ambasadorë, Zonja dhe Zotërinj,

    Ime më është shenjtore. Pas rritjes së tre fëmijëve dhe punës me kohë të plotë, ende gjente kohë për të dalë vullnetare si kryetare e një zone zgjedhore në Kaliforni. Ne kalifornianët ankohemi shumë. Asaj i duhej të merrej me persona të zemëruar që kishin harruar dokumentet identifikuese ose që nuk gjenin emrin në listën e votuesve. Ne në Kaliforni jemi kaq të çmendur saqë, nëse kërkon të votosh nga makina jote, në fakt të sjellim tek makina një makinë elektronike që të votosh aty.

    Ajo doli vullnetare jo për ato pak para që merrte, por sepse besonte në rëndësinë e zgjedhjeve të ndershme dhe në detyrimin që kanë qytetarët për të qenë pjesë e ndërtimit të një demokracie të fortë.

    Kur vizitova qendrat e votimit në Shqipëri gjatë zgjedhjeve vendore të verës së shkuar, pashë më së shumti të njëjtën gjë -- persona që punonin shumë, sikurse nëna ime, të përkushtuar që ta bënin punën sa më mirë të mundnin. Punonjësit shqiptarë të qendrave të votimit me të cilat jam takuar ishin njerëz të zakonshëm -- mësues, punonjës fabrike dhe fermerë.

    Ndaj u inatosa kur pashë militantët e partive që kërkonin të minonin punën e këtyre vullnetarëve të ndershëm në qendrat e votimit. Disa Ambasadorë të BE-së dhe unë pamë grupe të mëdhenj gangsterësh të rinj në moshë, jashtë qendrave të votimit që dukshëm donin të frikësonin votuesit. Shumë njerëz na dhanë gjithashtu prova të blerjes së votës dhe të votimit në grup. Dhe, sikurse e dimë, disa prej kandidatëve kishin të shkuar të turpshme kriminale. Abuzimet zgjedhore janë një tradhëti ndaj demokracisë shqiptare.

    Këto çështje zgjedhore u vërejtën gjithashtu në vlerësimin e zgjedhjeve të ODIHR-it [odirit]. ODIHR-i lavdëroi gjithashtu punën e mijëra punonjësve në qendrat e votimit që punuan me nder ditën e votimit. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht reformat e mbështetura në rekomandimet e ODIHR-it dhe i bëjnë thirrje Kuvendit që t’i zbatojë ato këtë vit.

    Por, për të arritur reformë të vërtetë duhet të bëhet edhe më shumë.

    Partitë politike kanë nevojë ta marrin seriozisht detyrimin për të siguruar financa transparente partiake. Kemi parë një parti që ka bërë të ditur planin për transparencë të financave të saj. Nxisim të gjitha partitë politike që të prezantojnë auditim ndërkombëtar të financave të partive dhe të fushatave të tyre dhe që t’i bëjnë publike deklaratat e pasurive të të gjithë kandidatëve.

    Udhëheqësit e partive duhet të bëjnë gjithashtu më shumë për të larguar politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale nga radhët e tyre dhe të mos i vendosin fare emrat e tyre në fletën e votimit. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit ishte një hap i parë i rëndësishëm, por tani është po kaq i rëndësishëm zbatimi i plotë i tij.

    Së fundi, votuesit shqiptarë kanë nevojë që po ashtu të marrin përgjegjësi -- përgjegjësinë për të mos pranuar pará për votën e tyre dhe për të mos votuar kriminelë. Shqiptarëve dhe amerikanëve u pëlqen të ankohen për politikanët e tyre. Ne mund të ankohemi sa të duam, por në një demokraci ne jemi përfundimisht përgjegjës për politikanët që zgjedhim.



    Ambasada amerikane, Tirane

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Korrupsioni zgjedhor, SHBA: "Kush blen votat e shqiptarëve, nuk e ka të gjatë në politikë"

    Reforma zgjedhore, rregulla të qarta dhe të barabarta

    Emri:  edi-rama-zgjedhjet1-Copy.jpg

Shikime: 219

Madhësia:  18.9 KB

    Fjala e Kryeministrit Edi Rama në konferencën "Korrupsioni zgjedhor, nevoja për një reformë elektorale të thellë dhe gjithëpërfshirëse", e iniciuar Koalicioni Vendor i Vëzhguesve:

    Faleminderit për falenderimet! Në fakt besoj që në radhë të parë dhe jo për formalizëm, por për hir të së vërtetës i takon një meritë të posaçme Kryetarit të Kuvendit, i cili që përpara mbylljes së sesionit të vitit të kaluar publikoi shqetësimin dhe njëkohësisht angazhimin për të çelur si asnjëherë më parë, në një kohë shumë të arsyeshme, procesin e diskutimeve dhe për t’i hapur rrugë komisionit të posaçëm për reformën e mëtejshme të zgjedhjeve.

    Sigurisht që kjo është edhe një shprehje e vullnetit të shumicës qeverisëse, që ka një histori të vetën lidhur me çlirimin e zgjedhjeve në Shqipëri nga kthetrat e të shkuarës. Nuk duhet ndonjë mund i madh për t’u kthyer në historinë e afërt të vendit dhe për të kujtuar 2009-n apo 2011-n në Tiranë, ashtu sikundër nuk duhet asnjë mundim i veçantë për të thënë se bazuar në këto dy zgjedhje që përmenda, Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet një forcë e madhe, e vendosur dhe shtytëse për të modernizuar procesin zgjedhor në Shqipëri.

    Sigurisht që jemi të bindur po ashtu, jo thjesht për faktin se rruga drejt përsosjes është e pambarimtë, por për realitetin e zgjedhjeve në Shqipëri, ka ende shumë vend për përmirësime, ka ende shumë vend për korrigjime, ka ende shumë vend për të modernizuar procesin, duke synuar minimizimin e shfaqjeve negative në këtë proces, që për hir të së vërtetës kanë ardhur duke u tkurrur, por vazhdojnë të jenë të pranishme në çdo zgjedhje në Shqipëri.

    Besoj, po ashtu, që falë betejave të mëdha pas zgjedhjeve të vitit 2009 dhe pas zgjedhjeve të vitit 2011 në Tiranë, janë siguruar disa arritje me rëndësi të madhe, që ishin jo vetëm të pamendueshme, por edhe u penguan në mënyrë shumë brutale në të shkuarën. Mjafton fakti që sot është një normë e gjithëpranuar e drejta për të kërkuar transparencën e çdo pjese të procesit zgjedhor, duke siguruar me ligj, garancinë e çdo aktori në proces për të parë dhe dritën e procedurës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore, për të pasur një ide të qartë se çfarë progresi është bërë në këtë drejtim.

    Po ashtu jam i bindur se ka ende dallime të natyrshme në optikën e të vështruarit të zgjedhjeve në Shqipëri, për këdo që i vështron ato si për herë të parë.

    Nëse zgjedhjet e 2015-s do të vështroheshin si për herë të parë, sigurisht që optika është e ndryshme nga optika e vështrimit të tyre si pjesë e një procesi dhe mbi bazë krahasimore me atë çka ndodhur në zgjedhjet e 2009-n apo 2011-n. E njëjta gjë vlen edhe për 2013-n. Të mos harrojmë që pavarësisht kontestimeve tradicionale të humbësve, qoftë zgjedhjet 2013, qoftë zgjedhjet 2015 janë procese të gjithëpranuara, në radhë të parë nga vetë zgjedhësit dhe legjitimiteti i fituesve, që është një legjitimitet i bazuar tek ky gjithëpranim popullor, ka bërë të mundur edhe çeljen e një rruge pa kthim, reformash që i kanë munguar vendit për 20 e kusur vite.

    Nga ana tjetër, ne jemi shumë të angazhuar dhe këtu mund ta shpreh me plot gojën, angazhimin e koalicionit tonë dhe të aleancës mes PS dhe LSI për të adresuar të gjitha rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR.

    E për këtë arsye, disa kohë më parë sesa Kryetari i Kuvendit të kërkonte nga të gjitha palët angazhimin e menjëhershëm në këtë proces, ne kemi ngritur grupin tonë të përbashkët të punës, për të bërë një analizë të hollësishme, të përgjegjshme, profesionale të raportit dhe për të dhëne kontributin tonë personal në adresimin e rekomandimeve të raportit, përmes tryezës së përbashkët të komisionit të reformës zgjedhore.

    Pa dashur të zgjatem në detaje, pasi jam i bindur që të tjerët do të flasin me detaje, dua të theksoj dy elementë. Elementi i parë është nevoja për të kapërcyer traditën dhe për të depolitizuar komisionet zgjedhore. Besoj se sot jemi në kohë për ta bërë këtë hap. Është një hap që për hir të së vërtetës është kërkuar tradicionalisht dhe para çdo reforme zgjedhore nga partnerët ndërkombëtarë dhe në mënyrë të posaçme nga ekspertwt e ODIHR, por është një hap që të gjithë kemi nguruar ta hedhim për një sërë arsyesh që dihen.

    Këtu do të ishte dhe ndryshimi më i madh që mund të sillte reforma e re zgjedhore, në rast se sigurisht do të kishim dakordësi për këtë, pasi ndryshe nga reformat e tjera, kjo është një reformë për rregullat e lojës. Ne jemi shumë të vetëdijshëm dhe e ruajmë shumë të freskët në çdo aspekt të punës dhe të vendimmarrjes sonë, edhe gjendjen e brendshme kur ishim në opozitë, për faktin se reforma zgjedhore duhet të garantojë të gjitha palët.

    Në rast se për reformat e tjera, konsensusi është i dëshirueshëm, por nuk është absolutisht i domosdoshëm, për këtë reformë besoj se konsensusi është jo vetëm i dëshirueshëm, por edhe i domosdoshëm, pasi nuk mund t'i privohet asnjë pale mundësia për të hyrë në fushën e betejës zgjedhore me rregulla të qarta dhe të barabarta për të gjithë, duke përdorur vullnetin e shumicës.

    Së dyti, mendoj se kërkon një diskutim çështja e reklamave elektorale. Është pjesa më e shtrenjtë e fushatës zgjedhore dhe është pjesa më errët nw shumë aspekte. Besoj duke u bazuar më shumë tek analiza jonë e përbashkët sesa tek shembujt, pasi shembujt janë nga më të ndryshmit, - ka vende shumë demokratike që kanë të njëjtin sistem, pra, që i lejojnë reklamat pozitive apo negative pa limit, ka vende që i lejojnë në mënyrë të limituar në kohë, ka vende që i ndalojnë. Shembujt janë nga më të ndryshmit.

    Unë besoj se për ne është e nevojshme të bëjmë një diskutim, pasi nuk do të ishte në këndvështrim tim, e paudhë ta shkurtonim këtë zë në shpenzimet e fushatës dhe të lehtësonim barrën e madhe financiare që ky zë ka për partitë që janë seriozisht në garë. Sigurisht që mund të ketë zgjidhje edhe të ndërmjetme. Ne si PS nuk kemi ndonjë formulë të përcaktuar. Në këtë reformë jemi shumë të interesuar që të trajtojmë sëbashku me palët e tjera, problematikën në tërësi, pa imponuar asgjë, por, megjithatë, diskutimi në këtë pikë do t’ia vlente.

    Duke e mbyllur do të doja të nënvizoja edhe domosdoshmërinë për të adresuar në mënyrë më të qartë dhe mundësisht më efikase, edhe çështjen e korrupsionit zgjedhor, i cili krahasuar me të shkuarën është tkurrur në mënyrë të ndjeshme, por mbetet një shqetësim, sidomos në zonat më të varfra dhe sidomos në rastet kur prevalon një mendësi tradicionale e fisit apo e klanit.

    Jam i bindur që reforma territoriale-administrative na ka dhënë një bazë të re, shumë solide, edhe për të pasur një proces zgjedhor më të mirë. Jam i bindur se transformimi strukturor i organizimit të shtetit në nivelin e dytë ka shënuar një hap kolosal në luftën kundër korrupsionit dhe ka sjellë një ulje drastike të këtij fenomeni, që në nivelin e dytë të qeverisjes ka qenë shumë i përhapur. Mjafton t’i hedhim një sy historisë së pronës dhe maleve me letra false të pronave të grabitura, padrejtësisht. Apo edhe historisë së investimeve publike në shumë zona të Shqipërisë, ku çka shkruajnë bilancet e komunave nuk reflektohet në gjendjen fizike të infrastrukturës ku pretendohet se është investuar dhe për të mos u zgjatur në gjithë zinxhirin e këtij korrupsioni shumë të përhapur, që padyshim e ka ndikuar jashtëzakonisht shumë edhe cilësinë çdo procesi zgjedhor në Shqipëri, qoftë për zgjedhjet vendore, qoftë ato politike.

    Në kushte e reja është pak por e sigurt se kemi një bazë shumë më të shëndetshme dhe shumë më të favorshme për të zhvilluar zgjedhje me një cilësi më të lartë. Jam i bindur që do t’ia dalim dhe jam i bindur që do të çojmë më tutje, me një përpjekje të përbashkët dhe falë edhe udhërrëfyesit, që na është vënë në dispozicion nga OSBE/ODIHR nëpërmjet raportit, do të mund të bëjmë më të mirën, sigurisht duke mos e fshehur pikëpamjen time të gjithhershme, që kur ka konsensus jo domosdoshmërisht bëhet më e mira.

    Shumë faleminderit!

    Kryeministria

    https://vid.me/pE2h

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Korrupsioni zgjedhor, SHBA: "Kush blen votat e shqiptarëve, nuk e ka të gjatë në politikë"

    Meta thumbon Ramën e Bashën: Sa herë që humbni zgjedhjet ankoheni se u ble vota /VIDEO

    Emri:  ilir-meta-fjale.jpg

Shikime: 232

Madhësia:  29.0 KB

    Kreu i Kuvendit dhe i LSI-së ishte i pranishëm ditën e sotme në tryezën për reformën zgjedhore të organizuar gjatë paradites. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryeministrit Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

    Gjatë fjalës së tij, Meta ka thumbuar krerët e dy partive kryesore.

    “Për vetë natyrën ballkanase, shqiptarët kontestojnë zgjedhjet sa herë humbin”, tha Meta. Më tej, ai foli tha edhe për përfshirjen e biznesmenëve nëpër fushata, duke kërkuar të merren masa. Sakaq ai kërkoi falje edhe për zgjedhjet e 2001 kur ishte Kryeministër. Meta nuk e shmangu takimin me Bashën.

    https://vid.me/zSOT

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-01-2016 më 13:59

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Korrupsioni zgjedhor, SHBA: "Kush blen votat e shqiptarëve, nuk e ka të gjatë në politikë"

    Qeveri teknike për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme

    Emri:  lulzim-basha-sot.jpg

Shikime: 228

Madhësia:  37.7 KB

    Nga Lulzim Basha*

    Prania ime në Konferencën Kombëtare “Korrupsioni zgjedhor; Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse” ishte një shenjë vullneti që edhe në këtë situatë të rëndë, të paprecedentë në këto 25 vite për të tu ulur pa paragjykim për të nesërmen, por ama duke mos shmangur asnjë përgjegjësi dhe duke mos i ikur asnjë sfide që shtron për zgjidhje rekordi i tmerrshëm i prishjes dhe kapjes së zgjedhjeve, i korrupsionit zgjedhor, i blerjes së votave dhe i manipulimit të vullnetit të popullit në këto dy vitet e fundit.

    Qytetarët shqiptarë të kenë më në fund një proces transparent dhe që t’u përgjigjet atyre. Sepse sovrani janë ata, paratë janë të tyre, pushteti është i tyre. Çdokush që është në pozitat e uzurpimit duhet të marrë faturën.

    Sot një votë ka çmim, një mandat ka çmim, një zonë shumë emërore ka çmim, një Parlament ka çmim në euro, sigurisht mund të përkthehet edhe në dollarë, apo lekë. Ky është fundi i demokracisë para se të fillojë ashtu siç duhet.

    Pushteti me çdo kusht prodhon korrupsionin politik, ky pjell korrupsionin zgjedhor që blen pushtetin. Pushteti i korruptuar prodhon mega korrupsionin e tenderave, të ankandeve, të koncensioneve. Ky korrupsion blen mediat, lidh policinë, prokurorinë, gjykatat dhe këtu fillon e gëlon edhe krimi i organizuar nën tutelën e qeveritarit të korruptuar. Ky është modeli i shtetit mafioz-oligarkik ku nuk ka më demokraci por ka një merkato. Në vlerësimin tim dhe të opozitës këtë e kemi sot këmbëkryq në Tiranë dhe në Shqipëri.

    Hapat që duhet të hedhim janë vendimtarë në qoftë se konfirmohet vullneti politik për të shkuar përtej germës së ligjit, tek shpirti i ligjit. Për të pastruar listat e ardhshme zgjedhore, jo thjesht nga personat me rekorde kriminale sepse këtë tashmë e dikton ligji, por nga çdo influencë kriminale. Për ti dhënë shqiptarëve atë që meritojnë, më të mirën mes demokratëve, socialistëve, lësëistëve dhe çdo partie tjetër. Për të mos i dhënë mundësi zgjedhjeje mes një ish të dënuari për prostitucion dhe një ish të dënuari për trafik droge, por mes një profesori, një profesionisti, një militanti që i bashkohet partisë politike për idealet dhe vlerat që ajo mbart jo për peshën e kuletës apo numrin e “Range Rover”-va, apo numrin e djemve të armatosur që do të mobilizojë ditën e votave.

    Nuk ka asnjë tërheqje të opozitës sa i përket faktit se establishmenti aktual, përgjegjës për gjendjen ekonomike dhe të korrupsionit në vend të cilin e kemi denoncuar me shifra, me fakte dhe vazhdojmë të denoncojmë ditë për ditë, nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj një parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një qeveri teknike.

    *Fjala e mbajtur në konferencën “Korrupsioni zgjedhor”

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-01-2016 më 14:00

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Korrupsioni zgjedhor, SHBA: "Kush blen votat e shqiptarëve, nuk e ka të gjatë në politikë"

    Fotot: “Aleanca” e papritur Meta-Basha bën me dhimbje koke Ramën

    Kryeministri Edi Rama nuk ka rreshtur së vëni duart në kokë gjatë mbledhjes së sotme të Koalicionit të Vëzhuesve Vendorë, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

    Gjatë këtij takimi u vu theksi te korrupsioni zgjedhor dhe blerja e votës në Shqipëri.

    Ilir Meta dhe Lulzim Basha i lanë duart nga kjo përgjegjësi dhe ia lanë atë në dorë Ramës.

    Në fakt, duke folur për financimet partiake, Ilir Meta dhe se tashmë LSI-ja ka një platformë transparence online, që është një risi për partitë politike shqiptare.

    Lulzim Basha përmendi çështjen e pretenduar të blerjes së votave nga ana e Partisë Socialiste me rastin e zgjedhjeve të fundit lokale në Korçë dhe tha se Partia Demokratike ka kontribuar në luftimin e këtij fenomeni duke larguar kandidatë të dyshuar si të ikriminuar nga gara elektorale.

    Barra e fajit ngeli mbi Ramën, i cili u mjaftua me deklarata të përgjithshme se duhet luftuar korrupsioni zgjedhor dhe dueht të ketë transparencë për reklamat partiake për mediat.

    Kjo “aleancë” e papritur Meta-Basha, e la Ramën të befasuar dhe në mënyrë të pandërgjejgshme ai e shfaqi gjatë gjithë kohës këtë nervozizëm, aq sa duket sikur po vinte kujën, duke i mbajtur vazhdimisht duart në kokë.

    Emri:  Basha3-1024x863.jpg

Shikime: 233

Madhësia:  31.7 KB

    Emri:  Basha1-1024x547.jpg

Shikime: 218

Madhësia:  37.4 KB

    Emri:  Rama-Meta-1024x598.jpg

Shikime: 233

Madhësia:  38.8 KB

    Emri:  Rama-1-1024x791.jpg

Shikime: 210

Madhësia:  33.8 KB

    MAPO

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Korrupsioni zgjedhor, SHBA: "Kush blen votat e shqiptarëve, nuk e ka të gjatë në politikë"

    OSBE: Reforma zgjedhore, urgjente. Demokracia juaj, ose shërohet, ose vdes

    Emri:  Robert-Wilton-640x480.jpg

Shikime: 216

Madhësia:  36.1 KB

    Zv.kryetari i OSBE-së, Robert Wilton, në Konferencën Kombëtare “Korrupsioni Zgjedhor”, tha se Shqipëria ka nevojë për një reformë zgjedhore tërësore dhe të shpejtë. Sipas tij, nëse në Shqipëri do të zbatoheshin të gjitha ligjet, ajo do të ishte një lloj parajse. Ligji pa zbatim është mashtrim.

    Ligji pa zbatim është i kotë”, ishin këto disa nga kritikat e bëra nga Wilton. “Përgjatë viteve, raportet e OSBE/ODIHR-it kanë theksuar se vijon të ketë pretendime për blerjen e votës; se kuadri ligjor nuk ofron transparencë të mjaftueshme rreth fondeve të fushatës; se ndaj punonjësve të sektorit publik ushtrohet presion për të marrë pjesë në fushata, apo për të votuar në një mënyrë të caktuar; se ka nevojë të rritet paanshmëria e komisioneve zgjedhore; se ndikimi politik pengon pavarësinë redaksionale të mediave dhe se për gratë kandidate ka shumë pak mbulim mediatik.

    Ka ardhur koha për të trajtuar këto shqetësime përmes procesit të reformës zgjedhore. Nëse në Shqipëri do të zbatoheshin të gjitha ligjet, Shqipëria do të ishte një lloj parajse. Ligji pa zbatim është mashtrim. Ligji pa zbatim është i kotë. Autoritetet shtetërore dhe partitë politike kanë rol kyç në luftën kundër korrupsionit zgjedhor. Nevoja për një reformë tërësore, gjithëpërfshirëse dhe të shpejtë është e padiskutueshme. Demokracia juaj ose shërohet ose vdes këtu”, tha zv.kryetari i OSBE-së

    Shqip

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Rama, Meta e Basha ulen bashkë për Reformën Zgjedhore

    Kur parlamenti pritet të miratojë përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ia ka dale të ulë në të njëjtën tryezë dialogu, krerët e 3 partive më të mëdha në vend.

    Shtrëgimi i duarve mungoi mes Kryeministrit Rama dhe Kryeopozitarit Basha, ndërsa Meta nuk e shmangu takimin me kundërshtarin politik.

    Në fjalët e tyre nuk munguan akuzat e ndërsjellta, por dhe propozime konkrete për Reformën Zgjedhore.

    Kryeministri u kujdes që të nënvizojë meritën e veçantë që ka aleati i tij Meta, për nisjen e debatit për këtë reformë, ndërsa tha se dy zgjedhjet e fundit kanë treguar përmirësime në drejtim të standarteve të arritura.

    Rama shikon si të domosdoshme të ketë dakordësi për këtë reformë, edhe pse në fund shton se konsensusi nuk është parakusht për një reformë të mirë.

    Për transparencën e financimit të fushatës elektorale, Kryeministri Rama pati edhe mbështetjen e kryetarit të opozitës. Por Basha tha se opozita nuk heq dorë nga qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme.

    Për kreun e LSI, korrupsioni zgjedhor nuk është në përmasat që flitet publikisht dhe më së shumti këto janë alibi për humbësit e zgjedhjeve. Ai bëri edhe një propozim konkret për mënyrën sesi duhet të ndryshojë ligji elektoral.

    Ambasadori amerikan, i pranishëm në këtë aktivitet, duartrokiti 3 aktorët politikë për vullnetin për të dialoguar ndërsa solli shembuj konkretë nga zgjedhjet e fundit, që dëshmonin presionin mbi votuesit.

    Në fund, Ambasadori iu drejtua votuesve, duke iu kujtuar se nuk duhet të ankohen për të zgjedhurit e tyre, pasi e kanë vetë në dorë fatin e njerëzve që marrin vendime për ta.

    Tv Klan
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama, Meta e Basha ulen bashkë për Reformën Zgjedhore

    Ambasadori Lu: Drejtësia parësore



    INTERVISTA/ Ambasadori amerikan flet pas një viti qëndrimi në Shqipëri. “Në pranverë 2016, vendi do të ketë një reformë të thellë të gjyqësorit”. Zoti Lu shprehet për lidhjet e politikës me krimin, procesin e dekriminalizimit, fenomenin e korrupsionit dhe ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit

    Armand Mero
    27.01.2016

    Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, thotë se realizimi i Reformës në Drejtësi është interesi parësor i Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë eskluzive për Zërin e Amerikës, ambasadori Lu shprehet se ka besim se në pranverë parlamenti do ta miratojë atë. Një vit pas ka nisur detyrën e tij në Tiranë, ambasadori flet për lidhjet e politikës me krimin, procesin e dekriminalizimit, fenomenin e korrupsionit, ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit si dhe përparësitë e politikës amerikane në Shqipëri.

    Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, faleminderit shumë që jeni sot me Zërin e Amerikës. U bë një vit që kur ju erdhët në Shqipëri. A mund të ndani me ne përvojën tuaj gjatë kësaj kohe?

    Ambasador Donald Lu: Faleminderit shumë për ftesën për të qenë me ju te Zëri i Amerikës. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje vitin e kaluar, ishin imazhet që kam parë në Shqipëri. Dhe disa imazhe ishin të bukura, si ngjitja deri te një ujvarë në Valbonë, apo një takim me të rinj të shkëlqyer në një darkë iftari në Ndroq. Ndërsa disa imazhe të tjera më vunë në mendime, si për shembull vizita në Spac, apo bisedat me njerëz në Bregun e Lumit në Tiranë, të cilët përballen me vështirësi shumë të mëdha. Por kam besim se 2016-a do të sjellë më shumë ndryshime pozitive që do të prekin të gjitha jetët tona.

    Zëri i Amerikës: Ju jeni angazhuar fuqimisht për të punuar nga afër me politikanët shqiptarë për gjetjen e zgjidhjeve të shumë çështjeve të rëndësishme dhe të komplikuara. Si kanë qenë këto marrëdhënie, të lehta, tw vështira, apo frustruese?

    Ambasador Donald Lu: Shumë pyetje interesante. Këtë pyetje ma bëjnë vazhdimisht dhe në mënyra të ndryshme. Si diplomat amerikan, për mua është shumë e pazakontë që punoj në një vend ku amerikanët janë kaq të mirëpritur; të mirëpritur nga populli i Shqipërisë, por edhe nga udhëheqësit e saj. Ne kemi marrëdhënie mjaft të mira me çdo parti politike, por edhe me çdo pjesë të qeverisjes. Përvoja ime është e jashtëzakonshme, sepse kam marrëdhënie pune mjaft të ngushta për një gamë shumë të gjerë çështjesh.

    Zëri i Amerikës: Dekriminalizimi ishte një ndër ligjet më të vështira që u miratua nga parlamenti. Kemi parë disa hapa të vegjël deri tani, disa politikanët që janë tërhequr, apo të tjerë që ndoshta pritet ta lënë parlamentin. Megjithatë, a mendoni se ky ligj është i mjaftueshëm për të këputur lidhjet mes politikës dhe botës së krimit?

    Ambasador Donald Lu: Mendoj se çështja e krimit dhe e politikës është shumë e rëndësishme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mjaft vende të tjera. Mendoj se shqiptarët duhet të jenë shumë krenarë për përparimin që kanë parë gjatë një viti të shkuar. Në zgjedhjet e kaluara vendore, ne pamë udhëheqës partish politike nga e djathta dhe nga e majta, që hoqën nga lista kandidatë me të kaluar kriminale. Kemi parë gjithashtu që Kuvendi u pezulloi imunitetin një numri deputetësh, që përballeshin me akuza penale. Siç e dini, zoti Ndoka dhe zoti Frroku dhanë dorëheqjen nga vendet e tyre në parlament. Zoti Doshi dhe zoti Prenga përballen aktualisht me akuza penale. Gjithashtu shpresojmë shumë që, si rrjedhojë e ligjit për dekriminalizimin, disa anëtarë të klasës politike do të largohen nga politika. Ka një pjesë në këtë ligj që më pëlqen mjaft. Është pjesa ku thuhet se ligji kërkon që çdo person në një post të zgjedhur zyrtar duhet të plotësojë me shkrim një deklaratë, ku thuhet: jam dënuar në Shqipëri në këtë apo atë kohë, për këtë ose atë krim, apo në çdo vend tjetër të planetit. Pra, duhet të deklarosh se kur e ke kryer krimin dhe nëse je dënuar. Në qoftë se nuk e bën dhe gënjen në deklaratë, kjo në vetvete është një krim për të cilin ndiqesh penalisht. Ky është ligji më i fortë në Evropë për dekriminalizimin dhe një mjet tepër i fuqishëm për të ndarë botën e krimit dhe të politikës.

    Zëri i Amerikës: Sa të thella janë lidhjet mes politikës dhe krimit në Shqipëri?

    Ambasador Donald Lu: Të them të drejtën, nuk jam polic, as nuk jam ekspert për botën e krimit. Si njeri që ka jetuar këtu një vit, do të thosha se ekzistojnë disa lidhje serioze midis këtyre dy botëve dhe ka shumë rëndësi për të gjithë shqiptarët, që të mbështesin procesin e ndarjes së këtyre dy botëve. Kam punuar në vende të tjera ku, kriminelët përpiqen të shërbejnë në parlament, ose në politikë për hir të imunitetit që përfitojnë nga kjo. Por në një vend normal, në një demokraci normale, asnjë kriminel nuk dëshiron të jetë në politikë. Kjo është diçka e keqe për biznesin, tërheq vemendje te aktivitetet kriminale. Këtë duam ne që të ndodhë në Shqipëri, pra që kriminelët të thonë: do t’i bëja dëm punëve të mia, po të futesha në politikë.

    Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, ju jeni investuar në reformën në Drejtësi. Pak kohë më parë thatë se “ndiheni të inkurajuar që udhëheqësit shqiptarë kanë rënë dakort të mbështesin opinionin e Komisionit të Venecias”. Por diskutimet mbi rekomandimet e këtij komisioni duket sikur i kanë thelluar mosmarrëveshjet. A jeni të shqetësuar nga zhvillimet e fundit?

    Ambasador Donald Lu: Armand, kam shumë besim se në vitin 2016, në pranverë 2016, Shqipëria do të ketë një reformë të thellë të gjyqësorit. Përse kam kaq shumë besim? Së pari, është mjaft e qartë se populli shqiptar e kërkon këtë reformë. Së dyti, Komisioni i Venecias ka folur qartë dhe me zë të lartë. Ata kanë thënë se kjo reformë është thelbësore për Shqipërinë dhe është e ngutshme. Bashkimi Evropian ka thënë se kjo reformë do t’i hapë dyert, dëshirës së Shqipërisë për bisedimet e anëtarësimit. Së fundi, kjo reformë ka mbështetjen e plotë dhe entuziaste të partnerit strategjik të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është shumë e vërtetë se 10 ditë më parë, komisioni parlamentar ad hoc, për reformën në drejtësi, i dërgoi Komisionit të Venecias projektligjin bashkë me komentet dhe opinionet e partive politike. Me këtë vendim të rëndësishëm, përfundoi puna e ekspertëve dhe ekspertët kanë bërë një punë fantastike - ekspertët e nivelit të lartë, ekspertët e opozitës dhe ata të ministrisë së Drejtësisë. Por tani është çasti që politikanët të bëjnë punën e tyre. Është e nevojshme që udhëheqësit e partive politike të punojnë së bashku për gjetjen e një formule, e cila të mund të mbështetet si nga opozita ashtu edhe nga qeveria.

    Zëri i Amerikës: A mendoni se politikanët shqiptarë kanë axhenda të fshehta pas qëndrimeve publike që ata kanë patur për cështjen e reformës?

    Ambasador Donald Lu: Shumë gazetarë ma kanë bërë këtë pyetje, - në se politikanët shqiptarë kanë kurajon e duhur ta miratojnë reformën. Unë do ta përmbysja argumentin dhe do të shtroja pyetjen: si munden të mos e miratojnë? Populli shqiptar është në favor të reformës, Të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë kanë thënë se e mbështesin reformën. Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar ta mbështesë reformën dhe t’i mbajë udhëheqësit e tij përgjegjës për të. Në të njejtën kohë, populli shqiptar do të gëzojë mbështetjen tonë, të komunitetit ndërkombëtar, të Uashingtonit, të Brukselit, por edhe të cdo kryeqyteti të Bashkimit Evropian, për të qënë aktivisht i përfshirë në miratimin e reformës. Ne mendojmë se kjo reformë do të jetë hapi më i rëndësishëm përpara i demokracisë shqiptare në këto 25 vite.

    Zëri i Amerikës: Ju dhe kolegia juaj, ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, jeni kritikuar se jeni përfshirë më shumë se ç’duhet në politikën shqiptare, se keni shkuar përtej mandatit tuaj si ambasador, apo se keni qenë i njëanshëm. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?

    Ambasador Donald Lu: Unë do të pyesja, cili është roli i një ambasadori të huaj? Në mëndjen time, detyra kryesore për një ambasador të huaj është të punojë për zbatimin e interesave kombëtare të vendit të tij. Në rastin tim, të interesave të Shteteve të Bashkuara. Dhe unë kam udhëzime shumë të qarta nga shefat e mi më të lartë në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë, që përparësia kryesore e qeverisë amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat, në mënyrë që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Dhe cila është reforma kryesore e nevojshme për këtë proces? Qartazi është reforma në drejtësi. Shqiptarët mund të presin që unë si ambasador, ne si ambasadë, do të vazhdojmë të flasim pa frikë për këtë çështje dhe ne ftojmë gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e një dialogu kombëtar për këtë çështje të rëndësishme.

    Zëri i Amerikës: Korrupsioni mbetet thembra e Akilit në jetën politike shqiptare. Deri tani nuk kemi parë përpjekje serioze dhe një luftë serioze kundër këtij fenomeni, i cili nuk ka shkuar përtej niveleve të ulta. Ju keni përmendur ministra të korruptuar. Ku mbështeten akuzat apo deklarimet tuaja?

    Ambasador Donald Lu: Korrupsioni ekziston në të gjitha vendet, ekziston edhe në Shtetet e Bashkuara. Ka anëtarë kongresi, ka gjykatës në vendin tim, që janë në burg për korrupsion. Lufta ndaj tij nuk është fituar, lufta ndaj tij duhet të zhvillohet çdo ditë. Dhe në fund të fundit, ka të bëjë me vullnetin e një vendi, që ose ta pranojë korrupsionin dhe të paguajë rryshfetet, ose të ngrihet me kurajo dhe ta luftojë korrupsionin. Kur punoja në Azinë Qendrore, në Kirgistan, para 13 vjetësh, në universitete filloi një lëvizje e vogël, e qetë. Studentët u ngritën duke thënë “nuk e durojmë dot më tej korrupsionin, nuk do t’u paguajmë më rryshfete profesorëve, nuk do të paguajmë më për notat tona”. Ata nënshkruan një angazhim “nuk do të paguajmë më rryshfete”. Lëvizja e tyre u përhap me shpejtësi në Kirgistan nëpër universitete, më pas edhe në sektorë të tjerë të shoqërisë dhe u përhap edhe në vende të tjera të Azisë Qendrore. Është e fuqishme kur studentët ngrihen kundër korrupsionit. Ajo që shohim sot në Shqipëri, edhe në Universitetin e Tiranës, po shohim një dëshirë, një përpjekje, për t’u ngritur kundër korrupsionit. Kjo do të sjellë ndryshimin e mentalitetit të korrupsionit, Kjo do të sjellë fundit e korrupsionit.

    Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, si do t’i përshkruanit marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Cilat janë përparësit kyçe të Shteteve të Bashkuara?

    Ambasador Donald Lu: Unë kam punuar në shërbimin diplomatik për gati 25 vjet. Kurrë nuk kam punuar në një vend që ka marrëdhënie kaq të ngushta me Shtetet e Bashkuara. Marrëdhëniet po forcohen dita-ditës. Ne punojmë së bashku në shumë fusha. Ne kemi tre përparësi kryesore si amerikanë, në Shqipëri. Së pari, e kam thënë edhe më parë, është të mbështesim reformat, që të ndihmojmë Shqipërinë të anëtarësohet në BE. Së dyti, ne jemi të angazhuar të ndihmojmë Shqipërinë të bëhet një aleat më i fortë në NATO. Së treti ne duam të mbështesim popullin shqiptar që të zhvillojë institucionet demokratike. Veç reformës në drejtësi, këtë vit kemi në plan edhe tri përparësi të tjera: të vazhdojmë të punojmë drejt realizimit të nismës për krijimin dhe trajnimin e një Byroje Kombëtare Hetimi, bazuar në FBI-në amerikane, përmes së cilës shqiptarët do të hetojnë rastet e korrupsionit. Së dyti, ne po bashkëpunojmë shumë afër me Ministrinë e Mbrojtjes dhe vendet e tjera të NATO-s, për të modernizuar format e armatosura të Shqipërisë, kryesisht disa njësi të rëndësishme të ushtrisë, që të shërbejnë krahas forcave të NATO-s kudo në botë. Dhe së fundmi ne jemi shumë të angazhuar për zhvillimin e sektorit të organizatave jo-qeveritare në Shqipëri dhe të shtypit të pavarur, që të shërbejnë si vëzhguese të abuzimeve nga qeveria ose opozita.

    Zëri i Amerikës: Ju keni zgjedhur të flisni shqip në shumë raste. Së pari urime për mënyrën se si ju e flisni, pasi është një gjuhë e vështirë. Nëse mundem, pse keni zgjedhur të flisni kaq shpesh në shqip, madje dhe për cështje të rëndësishme? A mos druheni se mesazhet tuaja mund të keqinterpretohen?

    Ambasador Donald Lu: Faleminderit për pyetjen. Përpiqem të përdor cdo ditë gjuhën shqipe, sepse ambasadori Rayerson më ka thënë dicka. Ambasadori Rayerson ishte ambasadori i parë amerikan pas komunizmit dhe ai flet një shqipe të jashtëzakonshme. Ai më ka thënë se e vetmja mënyrë për të mësuar një gjuhë është të kesh kurajon, kurajon për ta përdorur atë. Dhe ai më tha gjithashtu se kjo është e vetmja rrugë që të nisesh të kuptosh shqiptarët e zakonshëm dhe jo vetëm elitat politike. Gjatë jetës sime kam mësuar 8 gjuhë dhe padyshim gjuha shqipe është më e vështira, por dhe më e bukura.

    Zeri i Amerikes

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Korrupsioni zgjedhor, SHBA: "Kush blen votat e shqiptarëve, nuk e ka të gjatë në politikë"

    Populli te votoj me lista të hapura kandidatët

    Emri:  rd.jpg

Shikime: 208

Madhësia:  39.4 KB

    Nga Ilir Meta*

    Nuk kam bërë aspak zhurmë për këtë çështje, por thjesht kam bërë detyrën time si Kryetar i Kuvendit që të fillojmë sa më shpejt në frymën e rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e vitit 2013 dhe për zgjedhjet lokale të vitit 2015 punën për të ngritur komisionin, i cili këtë të enjte do të marrë përfundimisht edhe formën përfundimtare me miratimin e emrave përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës.

    Ajo që mendoj se është pak më e veçantë se në të kaluarën, është se do të kemi kohë dhe shpresoj që edhe me vullnetin politik që u tregua këtu edhe nga Kryeministri z. Rama edhe nga kryetari i opozitës z. Basha, të gjithë bashkë të përfundojmë këtë reformë shumë përpara zgjedhjeve të vitit 2017. Pra, të mos jetë një reformë siç ka qenë e minutës së fundit me nxitim, pa transparencën e duhur dhe pa adresuar shqetësimet në mënyrë racionale dhe pa ndihmuar as KQZ-në për të marrë masat e duhura për implementimin e reformës dhe as për t’iu dhënë kohën e duhur qytetarëve, për të patur kohën e duhur edhe ata për t’ju përshtatur ndryshimeve.

    Kështu që mendoj se ky është një lajm shumë i mirë.

    E dyta, që është lajm shumë i mirë, që kjo reformë po zhvillohet në një kohë kur ne besojmë se me përpjekje të përbashkëta do të finalizojmë edhe reformën në drejtësi, sepse mendojmë që janë dy çështje të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

    Dëgjuam për zgjedhjet e vitit 2013, dëgjuam shqetësimet për zgjedhjet e vitit 2015 dhe pikërisht se janë këto shqetësime, dhe këto shqetësime janë serioze, ne jemi mbledhur këtu si rrallëherë. Jemi mbledhur për t’iu dhënë një përgjigje të qartë përmes kësaj reforme dhe në bashkëpunim të ngushtë me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, që i falënderoj shumë për punën e tyre, me shoqërinë civile dhe me partnerët tanë më të rëndësishëm BE, SHBA,OSBE, pasi ata gjithmonë na kanë ndihmuar dhe na kanë asistuar në këtë rrugë të konsolidimit të demokracisë.

    Por ne e dimë shumë mirë që Shqipëria nuk ka patur zgjedhje në vitin 2013 apo 2015, por zgjedhjet kanë filluar që në mars të vitit 1991 dhe ka patur vazhdimisht. Nuk besoj se kemi harruar zgjedhjet që u zhvilluan në Libofshë dhe standardet e Libofshës nuk besoj se do t’i harrojë ndonjë shqiptar zgjedhjet e 1996-s.

    Natyrisht, unë që po flas këtu nuk jam shumë krenar për zgjedhjet e 2001-shit kur kam qenë Kryeministër. Kemi patur edhe zgjedhje të tjera. Ajo që besoj dhe të gjithë biem dakord është, që ka patur një progres të rëndësishëm në shumë drejtime. Nuk ka patur përfshirje brutale të shtetit, të policisë, të shërbimit informativ, të strukturave të tjera si në të kaluarën.

    Ajo që biem të gjithë dakord është që, padyshim problemi i korrupsioni zgjedhor, i përpjekjes për të blerë votat, për të manipuluar kartat, për të ndikuar në forma nga më të ndryshmet, për të tjetërsuar vullnetin e votuesve, vazhdon si një shqetësim serioz.

    Por nuk mund të pranoj kurrsesi çdo lloj ekspozimi sikur qytetarët shqiptarë mezi po presin muajin e zgjedhjeve që të dalin në treg dhe të shkojnë tek partitë për të marrë “tollonin” në mënyrë që të japin votat. Dhe ata që votojnë për mazhorancën, s’ka rëndësi se kush është mazhoranca, ata janë të gjithë të blerë dhe ata që votojnë për opozitën, ata kurrë nuk shiten dhe janë njerëz me karakter.

    Kjo gjë nuk mendoj se funksion në këtë mënyrë dhe në qoftë se do ta shikonim në këtë mënyrë, mendoj se nuk do t’i shërbenim asaj që duam të arrijmë. Në këtë drejtim unë besoj se ne kemi disa probleme mjaft serioze, që duhet t’i adresojmë përmes kësaj reforme.

    Kemi hedhur një hap të jashtëzakonshëm me të ashtuquajturën dekriminalizim, edhe pse nuk më pëlqen fare ky term, por çfarë t’i bësh, politika e krijoi. Kështu që derisa njerëzit na durojnë ne, dhe ne do ta durojmë, por për fat të mirë besoj se e mbyllëm këtë kapitull. Dhe për këtë dua të falënderoj dhe z. Rama dhe z. Basha për konsensusin që arritëm dhe Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara për këmbënguljen e tij, por edhe eurodeputetët Kukan me Fleckenstein dhe grupeve më të mëdha për mbështetjen e jashtëzakonshme. Dhe besoj se hedhim një hap të rëndësishëm në këtë mënyrë edhe për të luftuar korrupsionin zgjedhor dhe praninë e të fortëve, të dhunshme në jetën politike të vendit.

    Sepse ne vazhdojmë të jetojmë në Ballkan dhe, jo thjesht në kuptimin gjeografik, nuk duhet të harrojmë që ne i përjetojmë ende këto sfidat elektorale dhe pak si ballkanas.

    Pra, që nuk mund të pranojmë humbjen, sepse humbja është një turp, ndërkohë që në demokraci humbja është një mundësi për të mësuar në mënyrë që të fitosh në të ardhmen.

    Dhe për këtë arsye edhe ne na përshijnë ndonjëherë emocionet, por edhe njerëzit poshtë në terren, kandidatët mund të dalin edhe nga kontrolli. Në këtë mënyrë është shumë e rëndësishme të krijojmë një sistem sa më transparent që funksionon sa më shpejt. Shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri për shkak të transparencës, pavarësisht se zhurma mund të bëhet më e madhe.

    A e dini pse bëhet zhurma më e madhe? Ka aq shumë media sa nuk ka në asnjë vend të botës për banorë. Kjo është një gjë e mirë, sepse garanton transparencë. Pra, në qoftë se ndodh diçka në terren, dikur mbaj mend që rriheshin deputetë të opozitës dhe mbas dy ditësh merrej vesh që ishin rrahur, por tani gjëja më e vogël menjëherë del në të gjitha ekranet dhe mediat janë kudo.

    Por njëkohësisht edhe një problem shumë i madh që ne kemi në këtë drejtim është që, ne duke mos e pranuar dot humbjen, patjetër që do të përgatisim justifikim e saj. Edhe kur e ndjejmë që nuk do të fitojmë, fillojmë e themi: “terror, diktaturë, blerje, hata”. Dhe ata që të dëgjojnë thonë, që jemi në një vend të botës së katërt.

    Dhe problemi mendoj unë është që ne ende nuk kemi kuptuar në tërësi që për qytetarin i rëndësishëm është mesazhi pozitiv për qytetarin. Nuk është i rëndësishëm mesazhi negativ për kundërshtarin, sepse njerëzit janë lodhur nga ky lloj mesazhi dhe e fshijnë. Ai mesazh nuk ndikon tek ata. Prandaj cilido që do të fitojë më shumë vota në të ardhmen mendoj që të përqendrohet tek mesazhi pozitiv për qytetarin kudo ku ai është.

    Që të jem pak më konkret, në zgjedhjet e fundit vendore, Lëvizjes Socialiste për Integrim është kritikuar jo pak nga opozita për tentativa për të blerë vota, etj. Por unë mendoj që kjo ka ndodhur për disa arsye, sepse LSI-ja kryesisht kandidonte në disa zona ku Partia Demokratike është më e fortë tradicionalisht dhe nuk e pranonin dot dhe ata që të mundeshin nga kandidatë të LSI-së, të mbështetur nga PS. Dhe kjo është një e drejtë e tyre dhe ne e respektojmë, sidomos zonën e veriut, që unë e kam aq për zemër, sepse jam edhe dhëndër andej përveç raporteve të tjera që ju i dini.

    Këtu, që të flasim konkretisht tani, këtu është një gazetë shumë e nderuar që ka themeluar shtypin e lirë bashkë me kohën tonë, “Rilindja Demokratike”. Në datë 23 maj kjo gazetë thotë që “Qelbësirat, paratë e pista të korrupsionit, të krimit për blerjen e votave”, dhe jep një person këtu që gjoja është tek zyra e LSI-së me shkrime brenda etj, etj. Dëgjon në Parlament, flet njëri LSI kështu, LSI ashtu, flet tjetri. Çfarë t’i bëj, në Parlament nuk kam çfarë t’i bëj. Kam thënë me qetësi dhe me dashuri dhe kështu do ta vazhdoj këtë derisa sa të jem. Por ne kemi një kulturë tjetër mendoj unë, që duhet ta ngulisim edhe këtu atë shteti ligjor.

    Kjo gazetë është e 23 majit. Më 25 maj, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së z. Luan Rama i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës të Parë të gjykojë këtë çështje si çështje penale në mënyrë që të zbardhet vërtetësia e personit, e faktit, e veprës penale që ai mund të ketë kryer. Se si mund të gënjejë gazeta zyrtare e opozitës zyrtare dhe në këtë mënyrë ne të japim shembullin, që një njeri që tenton të blejë votën të dënohet maksimalisht që të bëhet shembull për të gjithë të tjerët.

    Mirë po gazeta “RD” ka disa seanca që nuk dërgon përfaqësuesit e vet në gjykatë. Unë i ftoj që t’i dërgojë, t’i japë të gjithë të dhënat e personit, në rast se ky është i LSI-së, unë të jap fjalën, do të nxjerr të gjithë njerëzit e LSI-së të shkojmë te gjykata ta dënojmë maksimalisht. Por në rast se ne do të vazhdojmë që vetëm flasim, vetëm akuzojmë, vetëm hedhim baltë, që nesër në qoftë se rezultati nuk na del siç e duam të themi kjo u ble, kjo u bë, atëherë ne dëmtojmë institucionet, dëmtojmë raportin e qytetarëve me këto institucione, por nuk është se fitojmë ndonjë gjë të madhe për vete në kuptimin politik. Për qytetarët ka rëndësi mesazhi për ata, nuk ka rëndësi mesazhi që ne japim për kundërshtarin.

    Tani meqenëse përmendëm këtë rast, mund t’ju them edhe rastin tjetër që LSI-ja ishte e vetmja forcë politike këto zgjedhje që pati vetëm dy spote. Një spot, një mesazh konkret dhe një mesazh duke ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast tentativash për blerjes së votës, etj. Megjithatë këto gjëra nuk është se mjaftojnë. Dhe unë jam i bindur se do të vazhdojnë akuzat ndaj LSI-së për një gjë shumë të thjeshtë: se unë, edhe pse mund të përpiqem ta frenoj rritjen e LSI-së, nuk e ndaloj dot. Këtë nuk e kam në dorë. Por ne kemi në dorë diçka tjetër, që të zhvillojmë transparencë maksimale, këtë e kemi në dorë dhe këtë do ta bëjmë.

    Ne do ta bëjmë edhe në mënyrë të njëanshme, shpresoj ta bëjmë edhe përmes zbatimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, t’i thellojmë ato akoma më tej. Për këtë arsye kam kënaqësinë që t’ju njoftoj edhe juve, meqenëse një pjesë mund të jenë njohur edhe nga media, që LSI-ja ka shpallur një platformë për transparencën e funksionimit të partisë, të financave të partisë, dhe në tërësi të gjithë kësaj force politike, sepse kjo është e domosdoshme të themi të drejtën, pasi ka raste ku fushata në zona të caktuara del jashtë kontrollit.

    Del jashtë kontrollit në kuptimin që ka një datë të caktuar, bëhen improvizime e kështu me radhë dhe me thënë të drejtën kemi ngatërruar pak politikën me biznesin më shumë se ç’duhet. Shpeshherë ata dhe me shpenzimet e tyre prodhojnë flamuj, shumë prej tyre kanë fabrika fasonësh dhe këtë punë bëjnë. Mirë po kjo krijon përshtypjen sikur çfarë po bëhet, po bëhet ndonjë hata e madhe dhe në fund të fundit nuk është një gjë pozitive. Prandaj ne kemi vendosur dhe kemi marrë disa masa.

    E para, buxheti i partisë, ai që merret nga shteti dhe që krijohet nga të ardhurat e anëtarëve, të bëhet transparent dhe të publikohet dhe kjo gjë ka filluar që me buxhetin e këtij viti, që ne kemi hyrë dhe çdo ndryshim i zërave të tij do të bëhet transparent dhe do të jetë i hapur dhe i investigueshëm për mediat dhe për përfaqësues të shoqërisë civile dhe do t’ju lutesha të gjithëve të na ndihmojnë me idetë e tyre.

    Së dyti, për çdo aktivitet publik që dëgjojmë që u bë një aktivitet këtu, kushtoi kaq, kushtoi aq, edhe këto mund të jenë shqetësime të drejta dhe janë të drejta. Por për t’i dhënë fund spekulimeve ne kemi vendosur, dhe kjo tashmë ka filluar dhe po zbatohet, çdo aktivitet ku shkon kryetari i LSI-së që më përpara do të bëhen publike shpenzimet. Në faqen e LSI-së do të dalin, përndryshe kryetari nuk shkon, nuk merr pjesë në këtë aktivitet. Në çdo aktivitet që bën Lëvizja Socialiste për Integrim, që bën Lëvizja Rinore për Integrim, Lëvizja e Gruas për Integrim, pra që ka lidhje me LSI-në, brenda 48 orëve do të publikohen, do të bëhen transparente të gjitha shpenzimet, burimet e këtyre shpenzimeve, faturat, për cilindo që është i interesuar e kështu me radhë.

    Natyrisht, që këto nuk janë të mjaftueshme. Ne po përpiqemi që të disiplinojmë edhe problemet që kanë të bëjnë edhe me financimin e fushatës, sepse këto janë për në vazhdimësi dhe është shumë e rëndësishme të disiplinojmë, jo vetëm shpenzimet e partisë, por edhe të kandidatëve. Sepse shpeshherë kandidatët bëjnë shpenzimet e tyre, mobilizojnë fonde e kështu me radhë.

    Një problem tjetër serioz që ne kemi, që ka të bëjë me cilësinë e Parlamentit dhe që ka të bëj edhe me problemin e transparencës, të korrupsionit zgjedhor, është problemi që ne kemi shumë biznesmenë të përfshirë në politikë. Biznesi është motori i ekonomisë edhe luan rol të jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit, por patjetër që duhet të ketë zërin e vet edhe në Parlament, por duhet të jetë një zë cilësor, një zë që sjell ide sjell mendime dhe nuk duhet të jetë një prezencë, që thjesht mbron apo zhvillon interesa personale apo vetjake. Sepse kjo është në dëm të cilësisë së Parlamentit dhe thellon konfliktin e interesave.

    Për këtë qëllim ne si forcë politike kemi vendosur që të realizojmë kufizimin ose më saktë përcaktimin e kritereve të qarta, kur njerëz të botës së biznesit janë kandidatë për deputetë, për zgjedhjet vendore apo për çdo institucion tjetër. Në mënyrë që të jetë e qartë që këta njerëz kandidohen për shkak të vlerave që ata kanë në komunitet dhe jo për shkak të parave që mund t’i japin partisë apo për shkak të mundësisë që kanë për të bërë allishverishe apo për të blerë vota në komunitetet e tyre. Dhe unë mendoj që kjo është shumë e rëndësishme pas realizimit të dekriminalizimit, mendoj që kjo për ne si LSI është tepër e rëndësishme në mënyrë që ne të heqim një herë e mirë atë konceptin që ka deputetët që i trajtojnë zonat e tyre si ndërmarrje private. Ato kanë të drejtën e tyre të zgjidhen, por duhet të zgjidhen për shkak të vlerave që kanë, jo për shkak të parave që kanë apo që mund të grumbullojnë gjatë fushatës.

    Ne besojmë gjithashtu që është shumë e rëndësishme për të forcuar parlamentarizmin duke ruajtur pak a shumë sistemin aktual. Ne si LSI jemi të hapur për çdo zgjedhje transparente, të shohim mundësinë e listave të hapura të partive. Pra, partitë kanë të drejtë të bëjnë një renditje paraprake, por të shohim mundësinë që edhe qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin brenda një force politike. Këtë e kemi ngritur me kohë, që kur ky sistemi është vendosur, për arsye sepse do të forconim më shumë parlamentarizimin dhe do të forconim atë ndikimin e partitizmit në Parlament, por ajo që është më e rëndësishmja do të forconim lidhjen me qytetarët. Pa dyshim një deputet duhet të luajal ndaj forcës politike, sepse përndryshe do të gjejë mënyrën të dalë i pavarur, por edhe qytetarët duhet të kenë mundësi në një rajon të shprehin preferencën e tyre brenda një force politike. Kjo do t’i detyrojë deputetët që të jenë më të lidhur me qytetarët edhe t’i shërbejnë më me përkushtim ndaj tyre. Ne për këtë reformë që kemi nisur, dhe që do ta zhvillojmë patjetër, dhe besoj që LSI-ja do të bëhet një forcë model për transparencën, kemi kërkuar edhe bashkëpunimin e Institutit Demokratik Amerikan, me të cilin kemi një bashkëpunim shumë të mirë me programet e rinisë edhe për fuqizimin e gruas. Do të kërkojmë edhe bashkëpunimin e Fondacioneve Friedrich Ebert, Konrad Adenaur, etj., dhe të institucioneve të tjera me këto çështje, sepse besojmë që ne e kemi të vështirë të shkëputemi në një kohë të shkurtër nga psikologjia e paragjykimit të zgjedhjeve, e paragjykimit të rezultatit e kështu me radhë.

    Ne do të vazhdojmë për fat të keq edhe të akuzojmë, për fat të keq edhe të shpifim, vazhdimisht edhe për këtë çështje. Sepse mospranimi i rezultatit, mospranimi i përgjegjësisë, është çështje kulture dhe nuk ndryshon për 6 muaj. Por ajo që ne mund të ndryshojmë për tre muaj apo për gjashtë muaj, është marrja e masave të menjëhershme, transparente në mënyrë që qytetarët që mediat, që të gjithë të kenë mundësinë të verifikojnë çdo pretendim që ngrihet, të ndëshkojnë atë që bën një fenomen të shëmtuar, korruptiv, jo transparent ose të ndëshkojnë atë që shpif që denigron dhe që paragjykon një proces. Dhe kur flasim për një proces zgjedhor, ky është një proces që u takon të gjithë qytetarëve shqiptarë. Sepse në rast se zgjedhjet njollosen, kjo është një njollë për Shqipërinë, nuk është një njollë dhe një problem vetëm për politikën dhe për politikanët, dhe qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë gjë. Kështu që unë besoj që ne i kemi të gjitha mundësitë që të hedhim hapa të fuqishëm përpara.

    Ne hodhëm një hap të jashtëzakonshëm me reformën administrative-territoriale dhe me zgjedhjet vendore, ku garantuam barazi të plotë gjinore 50% me 50%. Ky është një hap shumë i mirë, shumë pozitiv, modernizues, përfshirës për shoqërinë tonë, ne shpresojmë që këtë gjë ta realizojmë edhe te ligji i zgjedhjeve, me ndryshimet që do të bëhen në rast se do të ketë konsensus. Në rast se s’do të ketë konsensus LSI-ja në mënyrë të njëanshme do ta zbatojë si forcë politike në mënyrë që përfaqësuesit e saj në Parlamentin e ardhshëm të jenë pikërisht, pra në respekt të plotë të kësaj barazie gjinore.

    Pse e themi këtë? Sepse e dimë që gratë, që vajzat janë patjetër shumë të përgjegjshme, por edhe kanë avantazhin e madh që nuk mund të ulen me cilindo, siç na ndodh ndonjëherë ne politikanëve. Dhe absolutisht që kanë treguar përgjegjshmëri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm dhe e meritojnë të jenë plotësisht të barabarta edhe në Parlament, edhe në qeveri, edhe në pushtet lokal, siç janë sot dhe pas këtyre zgjedhjeve që ndodhën pozita e tyre është shumë e fortë, sepse është një mesazh transparence, është një mesazh europianizues i shoqërisë sonë dhe kemi shumë nevojë për mesazhe të tilla.

    E theksoj, që kjo reformë është shumë e rëndësishme të mbështetet fuqimisht edhe nga reforma në drejtësi, sepse problemi këtu është që ngrihet një pretendim dhe ky pretendim nuk verifikohet menjëherë, nuk hetohet menjëherë. Dhe personi që bën këtë korrupsion, që bën këtë manipulim të dënohet, të bëhet një shembull, në mënyrë që të tjerët të mos guxojnë të përsërisin këtë problem. Dhe unë besoj që këto të dyja do të ndihmojnë shumë për forcimin e institucioneve në vendin tonë, besimit te këto institucione dhe besimit të drejtësia dhe të gjitha këto bashkë të na ndihmojnë për një ekonomi më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.

    * Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta në konferencë me temë “Korrupsioni zgjedhor; Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse” të organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë

    Koha Jone

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •