Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Raporti i KE: Gropa në të ardhurat e Qeverisë së Rilindjes, shënjë e qartë korrupsioni

    Raporti i KE-së: Shqipëria nuk di të mbledhë të ardhurat

    Shqipëria ka probleme me mbledhjen e të ardhurave, ky është përfundimi i raportit të Komisionit Europian, sa i përket vendeve që kanë marrë statusin kandidat për t’u anëtarësuar në BE.

    Në raportin ekonomik të KE-së, shkruhet se nga janari deri në nëntor, të ardhurat buxhetore vijuan keq duke u reduktuar shumë poshtë objektivit.

    Raporti vëren se mungesa u shkaktua kryesisht nga të ardhurat më të ulëta se sa priteshin nga TVSH-ja (3.8% nën plan) dhe akcizës (10.2% më pak).

    Megjithatë, shkalla në të cilën nuk janë realizuar shpenzimet ka qenë edhe më e madhe më me 7.9%.

    “Mungesa e shpenzimeve është me bazë të gjerë, duke ndikuar shpenzimet operative, shpenzimet për sigurimet shoqërore dhe shpenzimet e qeverisë lokale, por kontributi më i madh erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve kapitale (18.2% më poshtë objektivit), duke treguar për problemet e vazhdueshme në lidhje me menaxhimin e investimeve publike”, thuhet në raport.

    Në përgjithësi, deficiti buxhetor në njëmbëdhjetë muajt e parë ishte 40% më e ulët se sa ishte planifikuar dhe arriti në 1.7% të PBB-së.

    Megjithatë, borxhi publik ka vazhduar të rritet. Pas një rritje 10.5% në terma vjetorë, borxhi publik (duke përfshirë garancitë) qëndroi në 73.6% të PBB-së në tremujorin e tretë, shkruan “Monitor”.

    Parlamenti miratoi buxhetin e 2016 në 17 dhjetor. Ai është e bazuar në supozimin se GDP nominale do të rritet me 6.2% dhe synon një deficit titull prej 2.2% të PBB-së, si dhe një suficit primar prej 0.6%, kryesisht nga kontrolli i rreptë i shpenzimeve dhe rritjen e të ardhurave nëpërmjet administrimit më të mirë. Rregullimet e taksave do të luajë vetëm një rol të vogël.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Raporti i KE: Gropa në të ardhurat e Qeverisë së Rilindjes, shënjë e qartë korrupsioni

    Qenka lehtesuar gropa financiare do thoshte ministri i financave. Mbas lehtesimit te borxhit paskemi dhe lehtesimin e gropes.


    (Cudi,se futen te gjitha plakat qe nuk kishin lek ne burg ! Dhe mir ja bon,se plaka jan nuk ke çi do . As nuk angazhohen,as pune dhe as tendera me konçesione nuk kerkojn ! ).

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •