Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,142
    Faleminderit
    434
    518 falenderime nė 436 postime

    Shqiperia e "viteve" 1916.

    Vallona e il suo mare. (Vlora dhe deti i saje).

    Vlora eshte pika me e njohur e Shqiperise por jo me piktoresk. Nuk ka fizonomine e nje empori oriental qe ka Shkodra,dhe as gjallerine e kodrave qe rrethojne Durresin.
    Eshte nje qytet i vogel,i paperfillshem qytet turk,me rruge te keqija ku per te ecur eshte nje tmerr i vertete,nga shtepite e vogla musulmane te mbrojtura me mure te larte sikur te ishin fortifikime te vogla,midis te cilave ngrihet ndonje dege peme e "semure"; shtepi te heshtura e te mistershme,nga te cilat del ndonje grua e mbuluar o ndonje qarje femije.

    Te bukur,te forte,te gjalle,mund te thuhet qe nuk ka gje veēse ullirin. Perreth qytetit ku fillon o nderpritet nga pellgjet ne terren,ulliri triumfon,ne pyje me trungje ciklopik,te veshur nga lekura ngjyre gri qe ngjajne si ipopotam qindravjeēar dhe qe mbajne antike e te reja shenja sopate,prerje thikash,vrima plumbash...

    Nga deti,Vlora nuk duket. Per te aritur duhet nje gjysem ore me kale,o dyzet minuta me nje nga ato te shkaterruarat "veturat" shqiptare,qe jane nje torture e vertete per udhetuesin. Rruga,qe nga zbritja nga deti qe te ēon ne qytet,kalon midis ullinjve dhe anash pellget; mbi koder ndonje fshat me pak shtepi qe i jep ngjyre shpatit. Duhet te arrish pikerisht midis shtepive te para per te pare qytetin o me mire e vetmja rruge e praktikuar ku ndodhen dyqanet dhe banesat e perendimoreve.
    Duhet te dalesh nga qyteti,ti afrohesh fushes ne qofte se do te kesh sensacionin e pejsazhit me kararkteristik shqiptar. Terren i gurte ku alternohet me pjese lagunore ku lulezon bari dhe vegjetacioni i bimeve lagunore. Zonat e ullirit nderpriten nga pjese me fusha pjellore ku kultivohet gruri- sikur te behet ne shkalle me te gjere e me mjete me moderne-mundet te japi nje prodhim qe nuk duhet nenvlersuar ; "hinterland" i Vlores te ofron vertet spektakelin e Shqiperise qe mban ngjarjet e tokes se plagosur e te gervishjeve te vjetersise;por qe ka,nen lekure,nje shpirt pulsimi rinor.

    Asgje nuk eshte me kurioze se shtepite shqiptare te "bejlerve" dhe "pashallarve",ku e vetmja mobilje eshte e perbere nga divani qe rrethon faqet e dhomes,e ku varen nga muri-si ne varim veprat artistike- pushke Martini,model 91,Mauser,gjerdan e fisheke ; shtepi te ngushta ku kundermon ne ajer tonaliteti qe dominon ne shkallen e aromes dhjami i dashit qe eshte elementi i pandare i guzhines shqiptare. Ne Vlore ēdo shtepi ka,mundet te thuhet,nje pamje te ndryshme sepse-ndryshe nga Tirana qe eshte akoma nje qytet musulman i bukur dhe antik-Vlora bashkon nje rremuje te ēuditshme racash dhe besimesh (religioni).

    Me siper Geget; me poshte Tosket ;siper malsori (montanari) i ashper,i forte,i mbyllur,violent ;poshte bariu i shkathet,me inteligjent,me i gjalle,me i greqizuar ;poshte Vlores eshte Toskeria qe ka prodhuar shkathtesine dhe inteligjencen,gjallesine e Ismail Kemal bey ; siper Gegeria,qe ka dhene forcen,krenarine burrerore luftarake te Essad Pascia (Esat Pasha).

    Rendesia e Vlores qendron ne gjiun e saj ne te cilin,pa pranuar egzagjerimin e disave qe edhe sot e quajne,me formulen e vjeter,ēelesi i Adriatikut,ka gjithmone rendesine strategjike te larte karshi dominimit te detit tone.
    Pothuajse ne mesin preēiz ne fillin e harkut,midis kepit te Gjuhesez (Linguetta) dhe kepit Treporteve (Treporti),ishulli i Sazanit,i vetmuar,gri,i trishtem,qendron si roje i gjiut. Dhe pothuajse i pamundur per tu shkelur ;faqet shkembore zbresin thike mbi blune e erret te Adriatikut. Thellesia nuk eshte e njejte ;ankorimi eshte i mire drejt Pascia Limani (Pashalimanit). Por Vlora nuk eshte vetem nje stacion detar i rendesishem. Zhvillimin qe ne te ardhmen do kete Shqiperia-shkruan Italo Sullioti- do te beje Vloren daljen natyrale ne nje krahine (regione) qe eshte nga me te shfrytezuarat dhe nga me te pasurat e Shqiperise.

    Sot, te flasesh ne Shqiperi per lidhje dhe trafik eshte e paperfillshme ;deri sa nje rrjet rrugesh nuk do te komunikoje me Adriatikun me pjeset malore dhe me pjeset fushore shqipetare,trafiku nuk eshte i mundur. Por diten kur lekuret e Mati (Matit),dhe rrushi i Musakia (Myzeqeja),prodhimi i pasur i fushes te Ohrit dhe te Janines mundet te sillen afer bregdetit,Vlora do te behet ndalesa natyrale ne Adriatikun e Jugut. Ne te njejten menyre dhe Shkodra me vijen e saj te Bunes do te jete,siē eshte tani, empori i madh natyral i Shqiperise se Veriut,dhe Durresi do te jete,per Krujen,per Tiranen,per Elbasanin,per prodhimet e Shqiperise se Mesme. Ne Vlore mundet te arrine te pakten nje pjese e pasurise te Korēes dhe Gjirokastres. Kush pushton Vloren,nuk mundet te mos i heqi Shqiperise nje nga daljet e saje.

    Bollettino della reale Societą Geografica. 1 gennaio 1916.
    Nr 1.F 45-46-47.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 24-01-2016 mė 09:32

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •