Operacioni "Eskort", Arrestohen 13 persona për drogë dhe prostitucion, mes tyre 3 femra dhe 2 turq
13 persona janë arrestuar për trafik droge dhe prostitucioni, mes tyre tre femra dhe dy shtetas turk. Operacioni i koduar “Eskort” u zhvillua në Tiranë dhe në Elbasan, ku në cilësinë e provës material u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva” , 16 doza “Heroinë”, 10 telefona celulare dhe 3 automjete.
“Nga ana e Drejtorisë Vendore Policisë Tiranës, më konkretisht nga ana e Sektorit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, janë arrestuar 13 persona për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” si edhe “Shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni”. Më datë 20.01.2016, u finalizua operacioni ” ESKORT” ku u godit një grup kriminal që organizonte shërbimin eskort dhe prostitucionin në qytetet Tiranë dhe Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:
1. Silvana Nexhipi
2. Ambra Isaku
3. Xheje Dunga
4. Franko Dervishi
5. Eglantin Kapo
6. Selcuk Kayashtetas turk
7. Mehmet Ozgunoglu shtetas turk
8. E.Y
9. E.B.
Shtetasit e mësipërm u kapën pas një procedimi penal të nisur me herët nga ana e policisë së Tiranës.
Gjithashtu u arrestuan shtetasit:
1. Ervin Tanku
2. Hasan Kurmeta
3. Jonid Jace
4. Kevis Abazaj
Si dhe u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva” , 16 doza heroine 10 telefona celulare 3 automjete.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt