Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    21 Janari zgjidhet pas Reformës në Drejtësi

    Viktimat e rëna nga plumbat e gardistëve me 21 Janar 2011, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nikaj dhe Faik Myrtah kërkojnë drejtësi.
    Kjo frazë e thënë gjati gjithë këtyre 5 viteve nuk e kanë vënë në vënd Drejtësia shqiptare, ashtu si nuk ka vënë në vënd 26 viktimat e Gërdecit.
    Këto ngjarje të dhimbëshme të cilat përkujtohen nga populli shqiptar, në fakt përbëjnë anën e errët të luftës politike të shpërthyer pas viteve `90 kur sistemi komunist more Ramiz Alinë për të shpëtuar cfarë mund të shpëtohej nga ai system i dështuar ekonomik dhe politik, përzgjodhi një rrugë jo natyrale për të kaluar gradualisht në sistemin capitalist dhe për të dalë nga izolacioni 50 vjeçar. Kjo rrugë jo natyrale për të bërë një kalim nga një system në tjetrin me idenë por edhe pretekstin që… për të shmangur luftën civile, u detyruam të bëjmë disa gjëra që nuk duhej të bëheshin. Cfarë gjërash u bënë që nuk duhej të bëheshin?
    Një nga gjërat më të gabuara ishte mënyra e përzgjedhjes së individëve drejtues npërmjet të cilëve do të bëhej kalimi politik nga sistemi diktatorial komunist në atë kapitalist. Gjëja tjetër ishte artificialiteti i kalimit drejt një sistemi tjetër të panjohur shumë partiak duke lënë në duart e askushit drejtimin e vëndit nëpërmjet rotacioneve të pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare dhe vendore.
    Që këtu nisi problematika të cilën e njohim fare mirë dhe nuk do të zgjatem në të, sidoqoftë përzgjedhja me ngut e individëve të pa njohur në drejtimin e vëndit dhe i paniku i vazhdueshëm i drejtuesve të atëhershëm komunistë ndaj raprezaljeve të papritura të ngjashme me atë që i ndodhi Çausheskut, shkaktoi konkluzione dhe zgjedhje të gabuara, të cilat shkaktuan një tranzicion të gjatë e të dhimbshëm, emigrim masiv e të vazhdueshëm, papunësi të rritur dhe një drejtësi të korruptuar e të drejtuar nga pesë mujorshat e PD që shkaktoi me rradhë e një korrupsion, galopant në vite dhe një muungesë të zbatimit të ligjeve të hartuara dhe së fundi të pandëshkueshmërisë së përgjegjësve të kësaj katrahure 25 vjeçare.
    Rezultati është ky që shohim sot në momentin kur njëra nga partitë në drejtim, nëpërmjet një maxhorance, përpiqet të bëjë reformat ë miratuara dhe të kërkuara nga BE dhe SHBA, dhe nga ana tjetër një grup i madh drejtuesish partiakë, ministra, ish-ministra, drejtues partish, drejtes institucionesh dhe ish drejtues institucionesh së bashku me drejtues dhe ish drejtues lokalë përgjegjës për këtë katrahurë, paligjëshmërie, papunësi, emigracioni, korrupsioni, e vrasjesh të pazbardhura, ndoshta më i madh se maxhoranca parlamentare, -heshturazi përpiqet të ndalojë reformën apo ta vonojë atë me pretekstin e `reformimit` të reformës, bërjes së `opinioneve` për reformën apo `projekt drafte` mbi draftin e Partisë më të madhe e cila e kishte në program këtë reform (si dhe disa reformat ë tjera bazë), diku dhe me anë të kërcënimeve apo sharjeve, diku tjetër duke hedhur britma për `mosbindje civile`.
    Përpjekja më e fundit, por mesa duket e pasuksesëshme ishte djaboliku i dërgimit të shkrimeve të botuara në mënyrë të kamufluar në gazetat europiane perëndimore `Daily telegraf` dhe `La Stampa` , për të krijuar një imazh të shëmtuar për Shqipërinë, imazh i cili në fakt është imazhi i këtij grupi politikanësh të cilët nuke duan vendin e tyre dhe mund të bëjnë çdo gjë për të mos u ndëshkuar.
    Pandëshkueshmëria është një makth tërësisht shqiptar dhe ky fenomen 25 vjeçar mund të ndodhë në pak vënde në zhvillim, madje pikërisht tek ato vënde të cilat janë sot në luftë civile apo janë vënde me diktatura e diktatorë malinjë.
    E ky fenomen ndodh në Shqipërinë tonë.
    Më e keqja është së të pandëshkuarit janë në Parlament dhe thërrasin e bërtasin për të njëjtat gjëra të cilat Partia dhe maxhoranca në pushtet kishte fituar votat.
    Është jë strategji diabolike dhe e shëmtuar që vetëm injoranca dhe intelektualët fshatarë nuk e kuptojnë.
    Kjo strategji nuk mund të ketë sukses kur këta të pandëshkueshëm do të dhe duhet të ballafaqohen me faktet dhe përgjegjësitë që kanë.
    Këto fakte dhe përgjegjësi janë të pandëshkueshme në këtë system drejtësie, prandaj të Pandëshkueshmit janë akoma krenarë, arrogant, shpifës, dis-informues, tallës, dhe …vrasës.
    Kush i ka bërë kaq arrogantë këta servilë të ish PPSH? Mendoj se i ka bërë po ato elementë që i bëjnë arrogant dhe fodullë ata që pasurohen shpejt e shpejt e me mjete të paligjeshme: pushteti dhe paraja. Kurse.. femrat janë pjesë e shpërblimit.
    Kjo ka ndodhur edhe me 21 Janarin e vitit 2011, 5 vite përpara kur u vranë nga garda katër njerëz të thjeshtë dhe për keqardhjen dhe zhgënjimin më të madh shikojmë se ish drejtuesi që duhet të mbajë të paktën përgjegjësinë morale, ashtu si përherë del në parlament kokëlart për turp të tij, nxjerr vrer nga goja, dis informon, dhe shpif së bashku me disa të tjerë `` të pandëshkueshëm, në mënyrë të tillë që çdo i huaj do të habitej ashtu si u habit ndërmjetësi Austriak Vrqnickij, i cili tha një frazë që mbahet mënd edhe sot në vitin 1997 në kohën e fimrave piramidale dhe të shpërbërjes së shtetit: ..
    Këtu nuk dihet kush është Ëngjëll dhe kush është Djall`.
    Po, për fat të keq djajtë kanë veshur lëkurën e ëngjëllit dhe e luajnë aq mirë rolin së nuk kuptohen. Por dihet se një Prostitutë mund të luajë rolin e virgjëreshës por virgjëresha nuk mund të luajë dot rolin e prostitutës. Zgjdhja mbetet që Drejtësia duhet të vihet pas Reformës në Drejtësi, pas verdiktit që dueht të japin ndërkombëtarët.
    Vetë ata e dallojnë se kush është është dhe kush djall –këtu në Shqipëri. Populli i dallon se populli është `virgjëresha`, por drejtësia tek ne akoma mungon duke shkaktuar që djajtë të drejtojnë vëndin për këto vite.
    Nuk më mbetet të them se: `I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre`, i përjetshëm qoftë kujtimi i katër dëshmorëve të thjeshtë që duan ti njollosin të pandëshkueshmit.
    Nuk duhet hakmarrje por drejtësi, nuk duhet zbrazur mllefi por duhet tolerancë dhe paqe; sidoqoftë, të pandëshkueshmit duhet të largohen nga postet dhe të mbajnë përgjegjësistë e tyre duke u përballur me Drejtësinë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: 21 Janari zgjidhet pas Reformës në Drejtësi

    Natyrisht qe 21 janari do zgjidhet mbas reformes ne drejtesi. Jane te lidhura me njera -tjetren; o do zgjidhet reforma o do lidhet 21 janari !
    Ne fakt protesta e 21 janarit pati si qellim moral dhe final kthimin e LSI ne qeveri me socialistet. Po ashtu edhe reforma ne drejtesi kete qellim duhet te kete;per njeren pale kthimin per tjetren moslargimin e LSI.Njesoj si 21 janari.
    Megjithate, heronjte e vertete ne ate histori ishin ata qe fshin serverin. Ata kan bere vertet nje akt heroik,te paimagjinushem.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 Janari zgjidhet pas Reformës në Drejtësi

    Pandëshkueshmëria është një makth tërësisht shqiptar dhe ky fenomen 25 vjeçar mund të ndodhë në pak vënde në zhvillim, madje pikërisht tek ato vënde të cilat janë sot në luftë civile apo janë vënde me diktatura e diktatorë malinjë.
    E ky fenomen ndodh në Shqipërinë tonë.
    Problemi me shqiptaret si puna juaj, nuk eshte pandeshkueshmeria e drejtesise, apo mungesa e drejtesise, por eshte vete keqkuptimi qe ju keni ne mendjet tuaja per drejtesine ligjore. Ajo qe ndodhi ne 21 janar nuk ishte thjeshte "u vrane 4 njerez nga Garda e Republikes", por ishte dhunimi i rendit kushtetues demokratik, nga njerez qe ushtruan dhune nga policeve, dhune ndaj institucioneve demokratike qe mbrohen me ligj, dhe perpjekja per te rrezuar rendin kushtetues demokratik te dale me voten e lire te shqiptareve, me dhunen e rrugaceve ne rruget e Shqiperise.

    Dhe maskarada e drejtesise ligjore me ate qe ndodhi e ben te qarte qe Shqiperia eshte nje Republike Bananesh. Ne gjykate dhe ne burg perfunduan gardistet, njerezit qe ligji u jep pergjegjesine ligjore qe te mbrojne me cdo kusht institucionet demokratike te atij vendi, dhe jo rrugacet e rruges qe dhunuan keta gardiste e keto institucione. Rrugacet e njerezit e krimit qe Rama e kompani sollen nga cdo cep i Shqiperise e nga Greqia, qe udhtruan dhunen, sot nderohen si "deshmore" e "heronj".

    Nese drejtesia ligjore e vertete do te vihej ne vend, ne burg do te perfundonin te gjithe ata qe dhunuan policet dhe institucionet ate dite duke shqyer dyert e Kryeministrise, dhe cdo gardist qe nuk beri detyren dhe nuk zbatoi rregullat e urdherat e Gardes se Republikes. Dhe mbi te gjitha, para drejtesise duhet te dilnin kreret e opozites se atehershme, qe sot jane ne pushtet, si organizues se atij puci per pushtet.

    Dhe hajde bej reforme ne drejtesi po deshe me nje popull, qe 2 vjet me vone i dhane me vote pushtetin njeriut qe organizoi pucin ndaj rendit kushtetues te vendit ne 21 janar 2011. Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte qe aleanca e Rilindjes Socialiste, u ngrit mes Engjellit (Rama) dhe Djallit (Meta) ne ate 21 janar.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-01-2016 më 15:17

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: 21 Janari zgjidhet pas Reformës në Drejtësi

    kur te qethen vicat do behet drejtesi ne vendin tone te rrjepur...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •