Duhet tė themi tė drejtėn, epoka e naftės ka marrė fund dhe Rusia ka humbur sfidėn me konkurrentėt.
Fjalėt e German Gref nė njė komunikim me mediat duken tė rėnda. Por 50-vjeēari me origjinė gjermane, lindur nė Kazakistan nga njė familje e dėbuar, nuk ėshtė njė njeri dosido, apo njė ekspert i zakonshėm qė nuk ka asnjė pėrgjegjėsi mbi shpatulla.
Ėshtė administratori i deleguar i Sberbank, banka e parė shtetėrore ruse dhe ish-ministėr i Zhvillimit Ekonomik pėr 7 vjet. Bashkė me Alexei Kudrin ai konsiderohet si arkitekti i transformimit ekonomik tė Rusisė nė epokėn Putin. Me pak fjalė, ėshtė njė anėtar i sistemit, njė sistemi qė kur nisi pikiata e ēmimit tė naftės ėshtė mė i rrezikuar se kurrė.
Sipas Gref, nė aspektin pasuror, diferenca mes atyre qė do tė arrijnė tė fitojnė sfidėn e ekonomisė sė dijeve dhe atyre qė do tė mbeten nė njė zhvillim tė kategorisė B do tė jetė shumė mė e madhe nga ajo e regjistruar gjatė revolucionit industrial. Dhe sipas njeriut kyē tė ekonomisė ruse, nė kėtė drejtim Rusia e ka humbur sfidėn.
Viti i ri 2016 e gjen Rusinė me pozita tė frikshme edhe nė opinionin e ekspertėve tė tjerė. Bilanci publik, ashtu siē ėshtė konceptuar, ėshtė i qėndrueshėm vetėm nėse ēmimi i naftės ėshtė 82 dollarė pėr fuēi, ka sqaruar ministri i Financave, Anton Sliuanov.
Pėr vitin qė sapo ka nisur ėshtė programuar njė buxhet emergjence duke u bazuar nė njė ēmim mesatar prej 50 dollarėsh. Por ari i zi qarkullon tashmė nėn 30 dollarė. Nėse situata vazhdon kėshtu, nė syrin e ekspertėve, emergjencat do tė vijnė njėra pas tjetrės.
Kremlini ka urdhėruar mbajtjen e testeve tė stresit duke marrė nė konsideratė 3 skenarė: ferri, ku ēmimi do tė arrijė nė 25 dollarė pėr fuēi; purgatori, me ēmimin 35 dollarė; dhe parajsa, me ēmimin 45 dollarė.
Shifra kėto qė do tė mundėsonin mbajtjen nė kėmbė tė planit aktual tė qeverisė ruse. Por rubla ėshtė nė rėnie tė lirė dhe ka shėnuar minimumin historik si kundrejt euros ashtu edhe ndaj dollarit. Inflacioni fluturon nė nivelin 12.5 pėr qind, rrogat vazhdojnė tė ulen dhe cilėsia e jetesės tė pėrkeqėsohet.
Fondet rezervė kanė filluar tė preken dhe nėse gjėrat nuk ndryshojnė, ato mund tė shkojnė nė zero nė xhiron e dy vjetėve. Kjo ka bėrė qė Banka Qendrore tė rekomandojė shtyrjen e defiēitit deri nė kufirin maksimal tė borxhit publik prej 25 deri nė 30 pėr qind, me qėllim ruajtjen e fondeve. Por me ēfarė ēmimi?
Sido qė tė shkojnė gjėrat, nė tė ardhmen e Rusisė parashikohet njė zgjidhje e vetme: shkurtimet, tė cilat do tė jenė tė rėnda. Dhe rreziku nuk konsiston vetėm nė reduktimin e shpenzimeve tė rrjedhshme, qė do tė gėrryenin thesarin e popullaritetit tė carit Vladimir Putin. Jo. Nė rrezik ėshtė mbi tė gjitha plani i zhvillimit qė presidenti ka nė plan pėr tė ardhmen: tė hedhė sytė nga Lindja.
Cari mbase ka njė plan rezervė, por ndoshta ėshtė shumė vonė qė ai tė funksionojė.
/ Top Channel
Krijoni Kontakt