Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Intervista, Berisha: "Rama kërkon të fusi Metën në burg e t'i marri partinë!"

    Berisha në “Studio e Hapur”: Reforma në drejtësi, le të më prekë mua dhe fëmijët e mi, nëse na gjejnë ndonjë gjë

    Emri:  sali-berisha-studio-e-hapur.jpg

Shikime: 725

Madhësia:  35.3 KB

    *Berisha: Nuk kam ambicie për president, Nishanit mund ti përsëritet mandati



    TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”, komenton se çfarë po ndodh me reformën në drejtësi, qëndrimin e opozitës dhe konflikti brenda mazhorancës.

    Ai thotë se kryeminsitri Rama synon të fusë në burg, aleatin e tij Meta me anë të kësaj reforme. I pyetur nëse ka kërkaur garanci për veten dhe fëmijët, ish kryeministri shprehet se nuk ka frikë nga reforma, se e mbështet atë.

    Berisha komenton edhe vitin e tretë të qeverisjes së Edi Ramës dhe opozitarizmit të Bashës. A ka të drejtë opozita për koncesionet e qeverisë Rama. Sipas Berishës, Koço Kokëdhima është ai që po fiton gjithnjë e më shumë terren brenda Partisë Socialiste, e kjo siç shton ai, vjen prej faktit se Rama e ka partner në vjedhje dhe tendera.

    Dje u çel sesioni parlamentar, ju munguat, ka patur ndonjë arsye të veçantë mungesa juaj?
    Isha unë aty, problemi kryesor i PS ishte fjalimet e mija në parlament. Kur nuk kanë substancë çfarë do tu thonë shqiptarëve ata. Çelën sesionin parlamentar me mua, fjalimet e mia, tematikat që unë trajtoj.

    Ishte kritike e dyfishtë për Ilir Metën, deklarata e Ruçit?
    Problemi është se qeveria Rama-Kokëdhima, nuk ka problem tjetër. Sot Shqipëria është bërë një vend që vërtetë po e shkelin me këmbë, po derdhin një mori përçmimesh ndaj saj. Shqiptarët po largohen njëlloj si sirianët. Ruçi është zëdhënës. Kryetar grupi si gjysmë formal është. Aty pas Ramës është sivëllau i tij Koço. Mafia del mbrapa shpinës, nuk del mafia në skenë. A kishte për të bërë një kongres kjo parti, po. Duhet të ishte bërë prej 5 muajsh dhe jo se e thotë Blushi, por statuti. Dhe kur po bëhet atëherë kur e do Koçua.

    A janë probleme të brendshme të PS këto?
    Po kanë manipuluar zgjedhjet, kanë vjedhur zgjedhjet

    Sipas Ramës partia kalon në plan të dytë, nëse në plan të parë është qeverisa…
    Edhe Gramozi ka harruar që është sekretar i PS, vetëm një emër del aty, Koço Kokëdhima.

    Cili është problemi?
    Ka zgjedhur për bashkëpunëtor një njeri që e ka sivllaun siamez në të gjitha vjedhjet dhe tenderuat në bashki. Në rezidencën që po bën në Qiparo. Gjithçka e ka me këtë njeri. Ai është kocka mafioze nr. 1 pak me thënë e Shqipërisë. Ky njeri bllokon dhe dhunon kushtetutën.

    Si po e bën?
    Ka marrë qindra pagesa nga Entet shtetërore. Gjykata dha një vendim të drejtë, por ky nuk po e lejon Kushtetuesen të zbardhet vendimi.

    Nuk ju dëgjoj të thoni apo të flisni për binomin Rama-Meta por Rama-Kokëdhima, Pse?
    Asnjë sentimet për Ilir Metën, është sentimeti im për të vërtetën. Në rastin e Koços prevalon çdo mendim i Koços në raport me të tjerët. Flasim zyrtarisht për dy kryeministra atë të Jugut dhe gjithë vendit. Fuqia mafioze e Koçës është e jashtëzakonshme. Rama ka problemet e veta psikike, i është induktuar në të gjithë qënien. Kurbani, heroi i Ramës është Koço Kokëdhima.

    Po ku është problemi?
    Meta është vetëm për ti bërë fresk moj zonjë. Bën fresk me vota.

    Po e keni pasur edhe ju në koalicion?
    Shko e pyete cili ka qënë roli i tij dhe ministrave të tij. Ky e futi Metën në kafaz që në fillim. Unë ia thashë, ai u tërbua. I tha të fus brenda. Si i thua partnerit qeverisës të fus brenda.

    Ju thoni që nuk ka aleancë të vërtetë mes Ramës dhe Metës?
    Unë ju them që ka rrezik. As në ato vende ku vërtet një pjesë e popullatës janë akoma në stadin e fiseve. Po si mund të ketë aleancë. Çdo aferë që i del Metës, i del nga Edi Rama.

    Nuk e kemi të vërtetuar këtë…
    Po marr DIA-n, kush e nxori në Vjenë, opozita i kishte të dhënat e Vjenës, jo absolutisht. Ç’ka u zhvillua në studion e arbitrazhit në Vjenë i kishte avokatja e përgjithshme e shtetit. Kush i nxori në media, ata ishin të komanduar nga Edi Rama. Marrim rastin e fundit, del një regjistrim i vitit 2008. I bërë nga Ina Rama, ishte deputet ai, atë se bënte dot as ai Osmani asnjë prokuror tjetër. E regjistron Ina Rama, në thyerje absolute të ligjit. Ajo duhet të kërkonte autorizimin nga kryetarja e parlamentit. Unë e kisha deklaruar publikisht që për çdo ministër që do kërkohet regjistrimi unë do t’ia jap menjëherë. E regjistroi, kujt ja dhanë, ja dhanë Edi Ramës. Nga doli bobina. Që Edi Rama kishte njohuri kjo është 100% e sigurt. Historia e regjistrimit është se një person që sot është bërë drejtor i rëndësishëm i Saimir Tahirit ia dha Tahirit. Tahiri ja dha Ramës, Rama ja dha Tomës.

    Ju e nxini në përgjithësi punën e qeverisë. Ju përmendi binomin Rama-Kokëdhima dhe jo Rama –Meta. Duket sikur e shfajësoni Metën…
    Si mund ta bëj përgjegjës unë kur atë se pyet kush. Aty pyetet vetëm Kokëdhima. LSI në këtë koalicion ka detyrë të bëjë freskun e votave. Se pa freskun e votave nuk rri dot në qeveri ai. Gjersa rri dhe i bën fresk ka përgjegjësi. Të tjerët nuk e përmendin Koçon, kur është faktor sot. Koço Kokëdhima është shpallur edhe nga mediat edhe nga Rama kryeministër i jugut.

    A po flirtoni me Ilir Metën, sepse ka kohë që flitet për flirt mes PD dhe LSI?
    As edhe një flirt, përveç realizmit. Për koncesionet e bëj përgjegjës Metën se mban aleancën, por përgjegjësi direkte kanë Rama dhe Kokëdhima.

    Tone të ulëta të Metës për Berishën, tone të ulëta të Berishës për Metën. Për reformën në drejtësi jeni në një llogore…
    Nuk ekziston asnjë aleancë. Unë vlerësoj qëndrimin e tij, kërkesën e tij për konsensus për Kushtetutën e re që po bëhet. Po ndryshohen 70 nene të Kushtetutës. Lulzim Basha dhe PD, unë kemi kërkuar që në fillim konsensus. Nuk u angazhua PD në një draft të vetin. Kurse Edi Rama e bazoi në blerje votash, në mënyrën më të pistë që mund të ekzistojë. U kishte përsëritur eksponentëve politikë se unë 10 ....

    News 24

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: Intervista, Berisha: "Rama kërkon të fusi Metën në burg e t'i marri partinë!"

    Si shpegohet qe dy tre muaj perpara parrulla e PD ishte ;"ik Meta", ndersa tani eshte ; "aman Meta" ?

    "Ik Meta" nuk eshte se e besonte njeri por "aman Meta" eshte fare gallate.

    (Na ka humbur Pirroja qe kritikonte opoziten e dhunshme. Opoziten e forte te PD...hahaaa )

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Intervista, Berisha: "Rama kërkon të fusi Metën në burg e t'i marri partinë!"

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Si shpegohet qe dy tre muaj perpara parrulla e PD ishte ;"ik Meta", ndersa tani eshte ; "aman Meta" ?

    "Ik Meta" nuk eshte se e besonte njeri por "aman Meta" eshte fare gallate.

    (Na ka humbur Pirroja qe kritikonte opoziten e dhunshme. Opoziten e forte te PD...hahaaa )
    Quhet pragmatizem politik!

    Pirron me kot e kerkon, ketu jane te perfshire Meta me Berishen. Pirroja ka dhemshuri vetem per Ramen : )))
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: Intervista, Berisha: "Rama kërkon të fusi Metën në burg e t'i marri partinë!"

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Quhet pragmatizem politik!

    Pirron me kot e kerkon, ketu jane te perfshire Meta me Berishen. Pirroja ka dhemshuri vetem per Ramen : )))
    E vertet,vetem pragmatizmin politik nuk mund ti mohoet Pd. Si koherenc jane minus zeros.
    Vetem Meta na mbeti pa pragmatizem; Kur i thoshin "ik Meta" i pergjigjej qe "un Doktorin e kam xhan".
    E trajton te shkretin shokun Sali si kalama te vogel.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Intervista, Berisha: "Rama kërkon të fusi Metën në burg e t'i marri partinë!"

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E vertet,vetem pragmatizmin politik nuk mund ti mohoet Pd. Si koherenc jane minus zeros.
    Vetem Meta na mbeti pa pragmatizem; Kur i thoshin "ik Meta" i pergjigjej qe "un Doktorin e kam xhan".
    E trajton te shkretin shokun Sali si kalama te vogel.
    Meta ne nje fare menyre, sigurisht edhe per interesat e partise se tij, eshte i detyruar ta kete "xhan" doktorin.
    Fundja fundit ajo video e Metes me bllok ne dore, e çonte Meten mbrapa hekurave po te donte Saliu...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: Intervista, Berisha: "Rama kërkon të fusi Metën në burg e t'i marri partinë!"

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Meta ne nje fare menyre, sigurisht edhe per interesat e partise se tij, eshte i detyruar ta kete "xhan" doktorin.
    Fundja fundit ajo video e Metes me bllok ne dore, e çonte Meten mbrapa hekurave po te donte Saliu...
    Nuk e çoi mbas hekurave Meten se ishte pragmatizmi politik. Eshte ai pragmatizmi politik;bllokmenet,bllokmenet po dosjen nuk do ti hapim.

    Kur do fillojne prap me "Meta ik" ? Si e kan kesaj radhe abonimin e pragmatizmit,javor,mujor apo temujor

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Intervista, Berisha: "Rama kërkon të fusi Metën në burg e t'i marri partinë!"

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk e çoi mbas hekurave Meten se ishte pragmatizmi politik. Eshte ai pragmatizmi politik;bllokmenet,bllokmenet po dosjen nuk do ti hapim.

    Kur do fillojne prap me "Meta ik" ? Si e kan kesaj radhe abonimin e pragmatizmit,javor,mujor apo temujor
    Si te jete vafti... Varet edhe nga Rama, qe shpesh me dosjet korruptive te Metes, i hy punes si turku s*umes...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: Intervista, Berisha: "Rama kërkon të fusi Metën në burg e t'i marri partinë!"

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Si te jete vafti... Varet edhe nga Rama, qe shpesh me dosjet korruptive te Metes, i hy punes si turku s*umes...

    Nuk ka faj dhe Rama . Nje deputetin e PD -Legjendar,ne mos eshte vet Legjenda, kur e pyeten per hapjen e dosjeve u pergjigj;"ne fillim te hapim dosjet e korrupsionit"
    Rama siç duket kerkon ta vej ne zbatim amanetin.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Rama: Berisha po bën avokatin pa pagesë të LSI-së

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në foltoren e parlamentit direkt pas Sali Berishës tha se “jam i impresionuar nga mbrojtja që i bëre ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Tani dil e bëj avokatin e LSI kundër Rilindjes Demokratike. Jam vertet me mbresa nga kjo mbrojtje pa pagesë që po i bën Lëvizjes Socialiste për Integrim”, iu drejtua Rama-Berishës
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Prova që Rama donte të burgoste Metën

    Publikimi i letrës së studios avokatore Clifford Chance, që mbrojti qeverinë shqiptare në raport me DIA-n e Kastriot Ismailajt, më tepër sesa një pastrim i figurës së Metës, është një dëshmi më shumë se kush e prodhoi dhe se kush po përpiqet ta shfryjë skandalin e të ashtuquajturës afera DIA- CEZ.

    Le të jemi të qartë që në fillim: pas saj qëndron Edi Rama.

    Po të bëjmë një kronologji të shpejtë dhe t’i vëmë faktet në sfondin e tyre kohor, gjithçka bëhet më e kthjellët.

    Afera e shumëpërfolur plasi kur Ilir Meta ishte në syrin e ciklonit. Nga zyra e propagandës së kryeministrit përhapeshin përditë gojëdhëna se parterët ndërkombëtarë i kishin kërkuar Ramës të shkëputej nga partneri i tij i pavirtytshëm. Thuhej se ndihmës sekretarja amerikane e shtetit ia kish thënë Ramës në zyrën e tij këto shqetësime, se izolimi ndërkombëtar për Metën po bëhej edhe më i madh (nuk e takoi as Merkel në Tiranë), se ambasadorët kryesorë qenë tejet të shqetësuar për atë që LSI kërkoi të bënte në zgjedhjet lokale në Vorë.

    Po të shkojmë edhe më tej, absurdi arriti deri aty sa Ilir Meta fajësohej nga partneri i tij edhe për krimet e deputetëve të PS-së. Kështu kur gjykata e lartë shpalli të pafajshëm dy deputetët që rrahën para kamerave të parlamentit Strazimirin, Rama u tha ambasadorëve se për këtë vendim kishte ndikuar Ilir Meta. Sipas propaganduesve të kryeministrit, ai e kish bërë këtë pasi njërin prej deputetëve, Arben Ndokën, donte ta përdorte për zgjedhjet lokale në Lezhë. E njëjta fabul u përdor edhe pas skandalit me armë të deputetit tjetër Prenga për Lagunën e Patokut. Edhe këtu e gjithë propoganda pro kryeministrit u vu në punë për të theksuar se ajo i qe bërë atij peshqesh nga ministria e Bujqësisë që komandohet nga LSI-a.

    Pra klima që donte të krijonte Rama qe e qartë: ai po qeveriste si rilindas, por imazhin po ia nxinte LSI dhe Ilir Meta. Kryeministri donte t’i tregonte publikut vendas dhe ndërkombëtarëve se ai qe i miri, që po e pengonte hajduti i keq.

    Pikërisht në këtë kontekst shpërtheu edhe afera DIA- CEZ.

    Ajo kërkonte t’i shërbente të njëjtit qëllim: njollosjes (jo gjithmonë pa faj) të Ilir Metës. Madje edhe me një lloj mbështetjeje ndërkombëtare shpresohej të shkohej edhe më tej, në heqjen qafe politikisht përmes drejtësisë.

    Kjo qe dhe pika më e ulët në marrëdhënien Rama- Meta.

    Menjëherë pas saj kreu i LSI u fut në punë. Ai filloi shantazhet për korrupsion me ministrat e Ramës. Ai nxiti destabilizimin e qeverisë. Ai kërkoi ndryshimet e ministrave dhe nuk ngurroi të flirtonte me Berishën.

    Frika e njeriut të kapur që nuk bën dot drejtësi, ankthi se mos i prishej qeveria, makthi se mos Meta kapërcente sërish ylberin në drejtim të PD-së e bënë Ramën të zbythet.

    Ai, pasi kishte heshtur për një kohë të gjatë, për të lënë idenë se qe i papërlyer, doli në parlament dhe ia hodhi fajin për aferën DIA- CEZ qeverisë Berisha. Nxorri të bëjë të njëjtën gjë edhe ministrin Gjiknuri, i cili qe më i shantazhuari prej Metës dhe i cili dyshohej se kish shpërndarë dokumentat e Clifford Chance.

    E kështu u vazhdua deri tek mbrojtja e fundit e studios avokatore, e cila dje i shkruante Gjiknurit se nuk ka asnjë provë kundër Metës.

    Po mirë a i mbani mend akuzat e para të socialistëve?… /Lapsi.al
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •