Kundër, Ndërtuesit: Taksa e infrastrukturës, rrit deri 250 euro/m2 çmimin e banesave në Tiranë
Rritja e taksës në infrastrukturë për ndërtuesit do të rrisë çmimet e shitjes së banesave me 150 deri në 250 euro për metër katëror.
Ky është shqetësimi që vjen nga Shoqata e Ndërtuesve, të cilët e cilësojnë këtë taksë një gjobvënie ndaj sektorit të ndërtimit i cili po kalon një krizë të thellë që prej vitit 2008.
Rajmonda Lajthia: Me këtë mënyrë takse, ndikimi në infrastrukture 8 fishohet dhe çmimet e banesave në Tirane do të rriten nga 150 në 250 euro për metër katëror. Si rrjedhim duke pasur parasysh edhe tendencat e viteve të fundit, më të penalizuarit do të jenë çiftet e reja që janë të interesuar për tu pajisur me një shtëpi banimi nëpërmjet kredive bankare.
Shoqata e ndërtuesve paralajmëron se do të ndjekë çdo rrugë ligjore për ta kundërshtuar këtë taksë.
Rajmonda Lajthia: Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë beson se ka të gjitha mundësitë dhe do të ndjekë rrugën ligjore për ta kundërshtuar këtë lloj takes, e cila në mungesë të argumentit, mund të konsiderohet vetëm si një gjobëvënie për firmat e ndërtimit.
Taksa e infrastrukturës rritet nga 2% deri në 4% e shumës së investimit, në 4-8 % të çmimit të shitjes për metër katror.
Në bazë të ndryshimeve ligjore, ndërtuesit duhet ta paguajnë këtë taksë brenda 5 ditëve nga marrja e lejes së ndërtimit.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt