Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Itali: Kokainë në stomak për t’i shpëtuar policisë, goditen trafikantët shqiptarë

    Policia italiane, ka goditur dje një bandë të trafikut të drogës me shqiptarë e marokenë. Kokaina dhe heroina mësohet se vinte nga Shqipëria dhe Maroku.

    Emri:  kokaina-shqiperi.jpg

Shikime: 177

Madhësia:  37.7 KB

    Në pranga kanë rënë disa persona pas kontrolleve në Verona, Bolonjë dhe Rovigo, por nuk është bërë publik identiteti i tyre.

    Hetimet kishin nisur në fund të vitit 2013, teksa sipas mediave italiane, mbërritja e drogës në Itali bëhej përmes të ashtuquajturve “gëlltitësit”.

    Këta të fundit për të mos u kapur gjatë kontrolleve të policisë, i kapërdinin pilulat me drogë në stomak.

    Një mënyrë efikase për të shpëtuar nga prangat, por një metodë mjaft e rrezikshme për jetën pasi ata rrezikonin jetën në rast të shëprbërjes së pilulave.

    Disa prej trafikantëve u bllokuan sapo zbritën në Itali.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Kokainë në stomak për t’i shpëtuar policisë, goditen trafikantët shqiptarë

    Operacioni “Malok”, shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Verona

    Policia e Veronës ka shpartalluar një bandë trafikantësh droge që përbëhej nga italianë, shqiptarë dhe nigerianë.

    Sipas mediave vendase, ata trafikonin heroinë dhe kokainë në zonën e Veronës. Bëhej fjalë për një grup shumë të strukturuar, të cilët kishin formuar një “kartelë” dhe i jepnin një dorë të fortë njëri-tjetrit, kur njëri nuk kishte drogë për të shitur, i vinte në ndihmë një nga pjesëtarët e bandës që e furnizonte.

    Emri:  shqiptaretttt.jpg

Shikime: 42

Madhësia:  20.5 KB

    Hetimet kanë nisur që në muajt e parë të vitit 2013, të koduara me emrin “Malok”, pasi hetuesit kishin vënë re se në zonën e Cereas, kishte mbërritur një shqiptar mjaft aktiv në tregun e pasur të zonës.

    Që nga ky moment, kishte nisur edhe ndjekja e hetimi i personave të njohur poër shqiptarin dhe me të cilët ai shoqërohej. Hetuesit kishin parë se nuk kishin të bënin me shpërndarës të vegjël droge, por me “grosistë”, interesi i vetëm i të cilëve ishte të fitonin sa më shumë që të jetë e mundur në “territorin e tyre”.

    Pas disa arrestimeve në vitin 2013, tani gjyqtari në së Verona, ka lëshuar urdhër arreste për 6 persona, konsideruar si udhëheqësit e “Cartelës së Veronës”.

    Në burgun e Montorio tani janë dërguar shqiptari me inicialet M.B, 29 vjeçar srezidentë në Ceredigion; një 42-vjeçar nigerian, i specializuar në trafikimin e heroinës dhe një italian.
    Dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

    Burimi i medias italiane: http://www.veronasera.it/cronaca/tra...naio-2016.html

    Panorama

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •