Policia italiane, ka goditur dje një bandë të trafikut të drogës me shqiptarë e marokenë. Kokaina dhe heroina mësohet se vinte nga Shqipëria dhe Maroku.
Në pranga kanë rënë disa persona pas kontrolleve në Verona, Bolonjë dhe Rovigo, por nuk është bërë publik identiteti i tyre.
Hetimet kishin nisur në fund të vitit 2013, teksa sipas mediave italiane, mbërritja e drogës në Itali bëhej përmes të ashtuquajturve “gëlltitësit”.
Këta të fundit për të mos u kapur gjatë kontrolleve të policisë, i kapërdinin pilulat me drogë në stomak.
Një mënyrë efikase për të shpëtuar nga prangat, por një metodë mjaft e rrezikshme për jetën pasi ata rrezikonin jetën në rast të shëprbërjes së pilulave.
Disa prej trafikantëve u bllokuan sapo zbritën në Itali.
Panorama
Krijoni Kontakt