Plagosja me thikë, gjyqtarit Artan Gjermeni i gjenden 20 mijë Euro në makinë. Lidhja me atentatin te “Farmaria nr. 10”
Publikuar në 14:04, 18 Janar, 2016 nga syri.net
Gjyqtarit Artan Gjermeni, i cili u paraqit dje në spital i plagosur me thikë, iu gjetën 20 mijë Euro në makinën e tij tip Smart. Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës deklaroi dje se ishte vetëplagosur me llamarinë në garazh, kurse plagët që kishte në trup ishin plagë thike.
Policia kontrolloi në garazhin ku tha se ishte prerë vet nga pakujdesia dhe nuk gjeti asnjë njollë gjaku. Gjaku u gjet në makinën e tij, kurse burime të Syri.net thonë se uniformat blu konstatuan në automjet edhe një shumë parash prej 20 mijë Euro.
Hetimet e policisë për këtë çështje vazhdojnë në dy pista, atë të plagosjes për shkak të detyrës dhe të ndonjë konflikti personal. Ka dyshime se gjyqtari Gjermeni mund të ketë qenë i përfshirë në konfliktin që ndodhi dje pasdite në rrugën Bardhyl në kryeqytet.
Syri
Krijoni Kontakt