Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Koha Jonë: Prokuroria po heton ministrin e Ramës Ilir Beqja për korrupsion. Pritet arrestimi i tij.

    Prokuroria heton krahun financiar të Edi Ramës. Priten arrestimet e para

    Emri:  Ilir-Beqaj-Edi-rama-480x240.jpg

Shikime: 474

Madhësia:  24.5 KB

    306 milion euro koncensione dhe tenderime janë në ritmin e prangave të organit të akuzës.

    Kanë hyrë në një fazë të re hetimet për koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dje sekuestrimin e të gjitha dokumenteve për tenderat e zhvilluar nga ky institucion. Me anë të një shkrese zyrtare, prokurorët kanë kërkuar nga ministria e drejtuar nga Ilir Beqaj dorëzimin e të gjitha procedurave që ka kryer ky Ministria për dhënien me koncesion të të paktën tre shërbimeve. Bëhet fjalë për tre koncesione me vlerë 306 milionë euro dhe që kanë qenë në qendër të akuzave ndaj Ministrisë së Shëndetësisë.
    Koncesioni i parë është i “Check up”-it (kontrollit mjekësor) falas me vlerë 120 milionë euro. Fitues i këtij koncesioni, i cili është dhe më i shtrenjti, është një kompani që nuk ka pasur më parë eksperiencë në fushën mjekësore, por në atë të tregtimit të duhanit dhe pijeve alkoolike. Koncesioni i dytë nën hetim është ai i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë, i cili u fitua nga një grup kompanish. Fitues kryesor i këtij koncesioni, me rreth 40 për qind, është një kompani shqiptare e cila ka pasur vetëm 1 mijë euro kapital dhe vetëm një person të punësuar. Tenderi i tretë është ai për për shërbimin e hemodializës me vlerë 86 milionë dollarë. Mes fituesve të këtij tenderi rezultoi të ishte dhe një kompani e cila si adresë të aktivitetit kishte një bar-kafe në qytetin e Beratit.
    Për të treja rastet, kompanitë e tjera që ishin në garë dhe që janë skualifikuar, kanë bërë ankesë për procedurat e ndjekura gjatë tenderit. Sipas tyre, jo vetëm janë shkelur procedurat e barazisë në tender, por janë shpallur fituese kompanitë që kanë dhënë ofertë më të lartë për kryerjen e shërbimit. Pra kanë fituar atë që kanë kërkuar më shumë lekë nga buxhetit i shtetit dhe jo ata që të njëjtin shërbim mund ta kryenin me më pak kosto.Dhe aq më keq, sipas tyre, se nuk janë profesionistë por siç thamë pak më sipër me zyra bar-kafeje!
    Në dokumentet e publikuara në media, dhe nga agjencia pretigjoze BIRN, nuk kanë munguar fakte që dëshmojnë për lidhje të ministrit Beqaj me disa prej përfituesve në tendera. Këto koncesione janë denoncuar disa herë nga opozita, e cila ka drejtuar gishtin e akuzës direkt mbi ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, si i përfshirë direkt në këto afera. Por nuk mendohet se janë bërë pa lejen e kryeministrit Rama. Opozita dhe akuzuesit dyshojnë se Ilir Beqja është krahu financiar i kryeministrit dhe i PS-së, çka është një akuzë e rëndë.
    Ministri Ilir Beqaj ka mbrojtur disa herë procedurën e ndjekur dhe dhënien me koncesion të shërbimeve. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë shkelje, por janë zgjedhur kompanitë që kanë pasur ofertat më të mira. Lidhur me sulmet ai ka thënë se ato vijnë për shkak të reformave që po kryhen në Ministrinë e Shëndetësisë dhe se një pjesë e sulmeve mbështeten nga kompanitë që u janë hequr shërbimet dhe janë skuafifikuar. Ndonëse Ilir Beqja renditet si ministri më i akuzuar, përsëri kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje koncesionet e kryera nga Ministria e Shëndetësisë.
    Pas publikimeve në media për dyshimet e procedurave, nisja e hetimeve është urdhëruar nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Verifikimet për koncesionet nisën rreth një muaj më parë nga njësia “task-force” e Prokurorisë së Tiranës. Dyshimet e prokurorisë janë se është konsumuar “shkelja së barazisë në tendera” dhe “shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim. Kanë edhe ca akuza porse nga burime brenda organit të akuzës thuhet se kanë edhe “as” nën dorë të cilin do ta plasin kur të fillojnë të bëjnë arrestimet e mëdha në ministrinë e shendetsisë.
    Burime të mirëbesuara thonë se pesë emra nga kjo ministri janë bërë gati fletë arrestet e para. Më pas nuk dihet ende se deri ku shkon maja e arrestimeve.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Koha Jonë: Prokuroria po heton ministrin e Ramës Ilir Beqja për korrupsion. Pritet arrestimi i

    Prokurori Endri Bimi do të hetojë ministrin e Shendetsisë Ilir Beqja

    Emri:  ilir-beqaj.jpg

Shikime: 371

Madhësia:  35.2 KB

    Njësia e task-forcës pranë prokruorisë së Tiranës, regjistron procedimin penal për koncesionet e ministrisë së shëndetësisë, duke i caktuar dosjen hetimore prokurorit Endri Bimi.

    Me urdhër të drejtuesit të prokurorisë së kryeqytetit, mësohet se dosja i ka kaluar për vazhdim të hetimeve prokurorit Bimi. Ky i fundit, sipas burimet të akuzës, i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar dosjet e plota për 3 koncesionet e këtij dikasteri.

    Ky veprim hetimor, i prokurorisë vjen vetëm pasi kanë kaluar mbi 1 muaj që nga momenti kur zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla njoftoi për nisjen e hetimeve për këto tre koncesione.

    Burimet thonë se regjistrimi i procedimit penal është bërë për dy vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera” por pa emra personash.

    Duke shmangur kështu edhe hetimin për akuzën e “korrupsionit” të dyshuar ndaj kreut të ministrisë së Shëndetësisë Ilir Beqja, emri i të cilit është përfolur në media.

    Burimet zyrtare thonë se fillimisht hetimi ka nisur për këto dy vepra penale, por nësë provohet apo konstatohet ndonjë element i veprës penale të “korrupsionit” gjatë hetimit të çështjes, atëherë mund të ngrihet akuzë konkrete.

    Sipas prokurorisë, është kërkuar sekuestrimi i të gjitha materialeve dhe procedurave që Ministria e Drejtësisë ka ndjekur që nga moment i hapjes së tenderit, procedurat e ndjekura e deri te shpallja e fituesit tre koncesioneve miliona euro.

    Në mesin e muajt dhjetor, zyra e shteypit pranë prokurorit të ëprgjithshëm njoftoi për nisjen e hetimit me iniciative të saj për tre koncesionet, atë të kontrollit mjekësor falas siç njihet me emrin “chek-up”-i që ka një vlerë prej 120 mln eurove.

    Për tenderin dhe procedurat e shpalljes fituese të koncesionit 10 vjeçar të Hemodializës, që ka një vlerë prej 86 milion euro. Si dhe koncesioni i fundit I shpallur nga ministria e shëndetësisë, për sterlizimin e instumenteve kirurgjikale që kap shifrën e 100 milion eurove.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Koha Jonë: Prokuroria po heton ministrin e Ramës Ilir Beqja për korrupsion. Pritet arrestimi i

    Ç’po ndodh në PS? Sterkaj kap Beqajn nga kollarja në mes të Kuvendit

    Emri:  Beqaj1-1024x776.jpg

Shikime: 364

Madhësia:  29.5 KB

    Ministri më i përfolur i qeverisë Rama, Ilir Beqaj i Shëndetësisë, duket se tashmë nuk po shihet më me sy të mirë as nga kolegët e tij.

    Në fakt, deputeti Paulin Sterkaj, i shquar për episodet e demonstrimit të forcës, në një foto të LSA, duket teska e kap Beqajn nga kollarja dhe ky i fundit detyrohet të përkulet me pamje të frikësuar.

    Mos vallë po e kërcënon pasi është xheloz që kompania afarmaceutike e deputetit tjetër socialist të Shkodrës, Tom Doshit, po lulëzon gjatë epokës Beqja në Shëndetësi?

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Koha Jonë: Prokuroria po heton ministrin e Ramës Ilir Beqja për korrupsion. Pritet arrestimi i

    “Marshallah”: Beqaj vë bark pas tenderave e koncesioneve të përfolura

    Emri:  beqja-1024x739.jpg

Shikime: 357

Madhësia:  35.8 KB

    Njësia antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nisi disa ditë më parë një hetim të plotë për tri koncesione të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, disa tendera dhe autorizimet e ministrit Beqja për importin e ilaçeve. Dosja është regjistruar nga struktura që heton zyrtarët e lartë dhe ka si objekt korrupsionin në koncesionet dhe tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Koncesionet qindra milionë euro të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e Ilir Beqës janë bërë objekt i një hetimi të prokurorisë, e cila zyrtarisht thotë se ka regjistruar procedimin penal.

    Opozita e ka akuzuar Beqën se në 22 muaj, i ka dhënë plot 28 tendera të njëjtës kompani, shumë prej tyre me prokurim të drejtpërdrejtë, pa zhvilluar as një proces tenderi, pa garë, por me urdhër, me porosi për kompaninë Intech+.

    “A mundet që një kompani modeste të fitojë kaq shumë parà, nëse ish-aksioneri i saj kryesor nuk do ishte bërë ministër i Shëndetësisë? A mundet që një kompani me një numër modest punonjësish, të fitojë minimalisht për vitin 2015 dy tendera, me shuma mbi 100 mln lekë? Përkatësisht 181 mln lekë (siç është rasti i AKSHI) apo edhe 149 mln lekë (siç është rasti i OSHEE), Ministria e Financave, Insituti i Sigurimeve Shoqërore, ZRPP”, – është shprehur deputetja Jorida Tabaku.

    Ndërkohë, në daljen e tij të sotme në parlament, ministri Ilir Beqa, u shfaq me disa kile të shtuara në barkun e tij, sikurse dëshmohet nga fotoja e artikullit.

    MAPO

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Koha Jonë: Prokuroria po heton ministrin e Ramës Ilir Beqja për korrupsion. Pritet arrestimi i

    Rama merr në mbrojtje Beqajn: Koncesionet në shëndetësi për qytetarët, media papagall

    Emri:  keshilliu.jpg

Shikime: 370

Madhësia:  51.0 KB

    Këshilli Ekonomik Kombëtar ka mbajtur pasditen e sotme mbledhjen e radhës nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

    Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar si tejet të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit por edhe të ekonomisë në tërësi partneritetin privat-publik.

    Sipas Ramës, qeveria e tij ka realizuar 14 kontrata në bazë të partneritet-privat, të cilat janë të mirëstudiuar, në ndryshim nga koncesionet e trashëguara prej qeverisë së shkuar, të cilat sipas tij nuk ishin mbështetur në asnjë studim.

    Kryeministri ka marrë në mbrojtje ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn dhe koncesionet për të cilat ai akuzohet nga opozita, duke kritikuar edhe median që sipas tij po sillet si papagall në qëndrimin ndaj këtyre koncesioneve, që sipas Ramës janë tërësisht në shërbim të qytetarëve.

    “Partneriteti publik-privat është një nga instrumentet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Kemi nënshkruar 14 kontrata në bazë të këtij partneriteti, të cilët janë të mirëstudiuara. Koncesionet e mëparshme nuk ishin mbështetur në asnjë studim.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë tri kontrata me privatin për investime që shteti nuk mund t’i realizonte dhe që janë në shërbim të qytetarëve. Sot tarifa për një person të pasiguruar për check-up është 51 mijë lekë, me këtë kontratë një i pasiguruar do të paguajë 18 mijë lekë për të njëjtin shërbim. Nuk është e vërtetë që vlera e këtij koncesioni është 120 mln dollarë, është 64 mln dollarë për 10 vjet. Janë qindra vdekje që shmangen nga parandalimi përmes check-up”, tha Rama.

    Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Turizmi burim real i rritjes ekonomike

    Duke e cilësuar turizmin si burim real të rritjes ekonomike, Rama u shpreh se nën modelin e BE, qeveria e tij ka krijuar të gjitha kushtet për inkurajimin e turizmit, përmes një platforme favorizuese, çka është reflektuar me një rritje në aspektin sasior dhe cilësor të turizmit në vitin 2015.

    Sipas kryeministrit në tremujorin e dytë të këtij viti pati një rritje të të ardhurave me 65 mln euro, 2 herë më shumë se një vit më parë për shkak të fuqisë në rritje të turizmit.

    “Turizmi u rrit me 12 për qind, të ardhurat 4 për qind në krahasim me një vit më parë. Pati një zgjerim të gjeografisë të vendeve nga erdhën turistët. Konstatojmë një numër në rritje të turistëve nga Austria, Suedia, Europa Veriore në përgjithësi si edhe nga Rusia”, tha Rama…

    Shqip

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Koha Jonë: Prokuroria po heton ministrin e Ramës Ilir Beqja për korrupsion. Pritet arrestimi i

    Analiza në Korçë, Llalla: Prokuroria po heton disa zyrtarë të lartë për korrupsion



    Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar nga Korca se Prokuroria ka në hetim disa zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion.
    Llalla: Është e domosdoshme referimi i rasteve të zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm nga policia po nga të gjithë institucionet e tjera ligjzbatuese në vend. Pa diskutim që Prokuroria ka filluar hetimet e saj për disa zyrtarë të lartë që janë në proces hetimi, tashmë rastet janë bërë publike.
    Këtë deklaratë kreu i akuzës e bëri pas analizës vjetore të Prokurorive në nivel apeli në qarkun e Korçës, ku ka kërkuar nga vartësit të rrisin hetimet kryesisht për korrupsion.
    Llalla: Lufta kundër korrupsioni mbetet prioritet i punës së institucionit tonë, ashtu edhe i gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese. Ne do të vijojmë të japim kontributin tonë në këtë drejtim në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese.
    Llalla përmendi edhe njëherë problematikat me policinë shkencorë, për të cilen tha se është diskutuar me strukturat përkatëse për t’i dhënë zgjidhje.
    Ndërsa i pyetur në lidhje me reformën në drejtësi, kreu i akuzes nuk ka pranuar te jape ndonjë koment duke deklaruar se reforma në drejtësi tashmë do të diskutohet në nivele më të larta.

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •