Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Evropa me kufij: Suedia e Danimarka, kontroll në kufi të qytetarëve

    Suedi - Danimarkë, Kriza e emigrantëve detyron Suedinë të nisë kontrollin e kufijve

    Emri:  suedii.jpg

Shikime: 410

Madhësia:  49.6 KB

    Suedia ka nisur që të kontrollojë identitetin e udhëtarëve që vijnë nga Danimarka në përpjekje për të ulur fluksin e emigrantëve që hyjnë në vend. Të gjithë udhëtarët të cilët dëshirojën që të kalojnë urën e Oresund-it me tren, autobuz ose me mjete lundruese, nëse nuk do të kenë dokumentet e kërkuara të identitetit do t’u refuzohet hyrja.
    Në Suedi u bënë më shumë se 150 mijë aplikime për azil vetëm në vitin 2015. Ndërkohë në Danimarkë gjatë gjithë vitit vetëm 20 mijë.
    Mijëra persona përshkojnë urën e Oresundit gjatë ditës, më e gjata në Europë, që lidh qytetet suedeze të Malmos dhe Lundit me kryeqytetin danez Kopenhagen.
    Në stacionin hekurudhor afër aeroportit të Kopenhagenit është ngritur një gardh, për t’iu përshtatur rregullit të vendosur nga Suedia. Udhëtimet direkte nga stacioni hekurudhor i Kopenhagenit drejt shtetit fqinj nuk do të bëhen më.
    Edhe lëvijzet e tjera me tren janë shtyrë. Suedia ka marrë lejen nga BE që të kontrollojë kufijtë përkohësisht dhe të mos zbatojë marrëveshjen e Shengenit.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Evropa me kufij: Suedia e Danimarka, kontroll në kufi të qytetarëve

    Kriza e emigrantëve, Gjermania paralajmëron se Schengen-i është në rrezik

    Emri:  migrantet-333.jpg

Shikime: 274

Madhësia:  27.7 KB

    Gjermania ka paralajmëruar se lëvizja e lirë në zonën Schengen është në rrezik, pasi vendet nordike lajmëruan se do të kryejnë kontrolle në kufijtë e tyre për të parandaluar fluksin e emigrantëve.
    “Liria e lëvizjes është një princip i rëndësishëm, një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Europian në vitet e fundit. Schengen-i ka vlera të mëdha, por gjendet në rrezik”, deklaroi zëdhënësi i ministrit të Jashtëm gjerman Martin Schaefe, kur ai u pyet për kontrollet që Danimarka dhe Suedia kanë nisur në kufijtë e tyre.
    Sipas AFP, liderët europianë e konsiderojnë situatën mjaft shqetësuese.
    Javën e kaluar Norvegjia, e cila nuk është anëtare e BE-së por e zonës Shengen lajmëroi se do të nisë që të kthejë pas refugjatët pa viza të cilët vinin nga vendet e tjera pjesë e Schengen-it, e në veçanti nga Suedia.
    Kurse Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Mergel u shpreh se lëvizja e lirë në 28 vendet e BE-së varej nga ruajtja më e mirë e kufijve.
    “Na duhet një strategji e përbashkët. Është e nevojshme ti bëjmë ballë kësaj krize të vështirë”.
    Në vitin 2015, mbi 1 milionë emigrantë vërshuan në Europë.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Evropa me kufij: Suedia e Danimarka, kontroll në kufi të qytetarëve

    Kriza e emigrantëve, Italia gati të rivendosë kontrollet në kufi me Slloveninë

    Italia po rishikon mundësinë e pezullimit të përkohshëm të Traktatit të Shengenit me rivendosjen e kontrolleve në kufijtë e saj, duke iu bashkuar kështu listës së 6 të Bashkimit Europian si Gjermania, Suedia, Austria, Malta, Danimarka, Norvegjia, e Franca.
    Mediat italiane informojnë sot se burime konfidenciale nga qeveria Renzi pohojnë mundësinë e pezullimit të përkohshëm të Traktatit Shengen në kufirin mes Italisë e Sllovenisë.
    Ministria e Brendshme italiane ka regjistruar gjatë ditëve të fundit një shtim të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në territorin italian nga kufiri Slloven.
    Mesatarisht janë rreth 300-400 emigrantë që hyjnë çdo javë nga ky kufi, fakt që ka detyruar qeverië italiane në hartimin e një plani të posaçëm pune mbi përballimin e këtij fenomeni.
    Ky plan parashikon vendosjen e kontrollove në kufijtë tokësorë e hekurudhorë më Slloveninë, duke lënë të lirë qarkullimin në kufirin ajror.
    Kjo masë e jashtëzakonshme sigurie do të bëhet operative vëtëm nëse do të evidentohet gjatë ditëve në vazhdim një shtim i hyrjes së emigrantëve nga ky kufi e nëse do të mungojë ajo klimë bashkëpunimi europiane e premtuar qysh në muajt e mëparshëm.
    Ndërpreja e Traktatit Shengen e rivendosja e kontrolleve kufitare është ndërmarrë nga vendet europiane vetëm në rastin e eventeve të programuara si Konferenca të rëndësishme Ndërkombëare me pjesëmarrjen e liderëve botërore apo aktivitete të mëdha sportive internacionale.
    Italia deri më sot ka vendosur vetëm një herë të pezullojë Traktatin Shengen në vitin 2008 me rastin e samitit G8 të mbajtur në qytetin Aquila.
    Sipas së përditshmes italiane Corriere della Sera kjo masë e jashtëzakonshme sigurie që shumë shpejt mund të jetë operative nga qeveria Renzi, është një provë e dështimit të Traktatit Shengen.
    Përgjatë 2015 në Itali kanë mbërritur 153.842 emigrantë, 9 % më pak me vitin 2014 ku numri i tyre ishte rreth 170 mijë persona.

    ORA NEWS

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Shengeni pranë kolapsit, Tusk: 2 muaj kohë për ta shpëtuar

    Shengeni mund të dështojë pas dy muajsh... Parlajmërimi vjen nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i cili tha të martën në Parlamentin Europian se shtetet anëtare kanë në dispozicion jo më shumë se 2 muaj për të menaxhuar krizën e refugjatëve.

    Dështimi sipas tij, mund të rezultojë në kolapsin e traktatit për lëvizjen e lirë, të Shengenit.

    “Ndaj të njëjtin mendim të shprehur nga kryeministri holandez Mark Rutte se nuk kemi më shumë se 2 muaj kohë për të vënë situatën nën kontroll. Statistikat pas periudhës së Krishtlindjeve nuk janë inkurajuese me rreth 2 mijë emigrantë të ardhur në ditë në vendet e BE...Këshilli Europian i muajit mars do të jetë momenti i fundit për të parë nëse strategjia jonë do të funksionojë. Nëse jo, do të përballemi me pasoja të rënda të tilla si kolapsi i Shengenit", tha Tusk.

    Tusk tha gjithashtu se BE mund të "dështojë si projekt politik", nëse blloku me 28 anëtarë nuk do të kontrollojë si duhet kufijtë e tij të jashtëm. BE po lufton për të menaxhuar krizën e më shumë se një milion refugjatëve, shumica e të cilëve kërkuan azil në Gjermani.

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u tha gazetarëve të huaj të martën, se mbyllja e kufijve të vendit me popullatën më të madhe të BE nuk do ta zgjidhë krizën e refugjatëve. Me këtë Steinmeier reagoi ndaj një letre të disa zyrtarëve gjermanë që kërkojnë marrjen e masave të tilla.
    "Unë ju garantoj që një zgjidhje e krizës nuk do të arrihet duke mbyllur kufijtë", pohoi ai. Ministri i Jashtëm gjerman shtoi se rruga e vetme për të trajtuar valën e migrimit është zbatimi si duhet i programit të rishpërndarjes së refugjatëve, duke siguruar njëkohësisht edhe kufijtë e jashtëm.

    Politikanët gjermanë po përballen me presion më të madh për ta menaxhuar krizën pas sulmeve të Vitit të Ri në Këln, të cilat vunë në shënjestër gratë e që sipas njoftimeve u kryen nga refugjatë afrikanoveriorë.

    Sulmet e nëntorit në Paris, të cilat u morën jetën 130 vetëve kanë krijuar gjithashtu frikëra se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe brenda në Gjermani. Kjo pas vërshimit të refugjatëve nga vende ku vepron "Shteti Islamik".

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •