Policia arreston tre vrasës me pagesë, anëtar të bandës së Ilir Xhakjes. Ja emrat
(Në foto, Ilir Xhakja)
Policia e Durrësit ka arrestuar tre vrasës me pagesë lidhur me parandalimin e atentatit në Manëz. Fillimisht u raportua për një vrasës me pagesë të arrestuar, i cili u kap në flagrancë nga policia duke ndjekur nga pas shenjëstrën e tij. Tani mësohet se janë 3 persona në total që janë arrestuar, që të tre vrasës me pagesë dhe nga Durrësi. Dy prej tyre janë nga zona e Sukthit. Të arrestuarit janë Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehu.
Njëri prej vrasësve me pagesë është anëtar i bandës së Ilir Xhakjas, i cili vrau në 2013 shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahirin. Policia është shumë e rezervuar në dhënien e detajeve, pasi ngjarja është ende në zhvillim. Sipas informacioneve paraprake, të arrestuarit kishin planifikuar vrasjen e një personi(identiteti i të cilit nuk dihet), pas një konflikti prej disa kohësh mes dy fiseve, shkaku i të cilit nuk dihet.
Syri
Krijoni Kontakt