Policia e Fierit ka goditur njė bazė tė prostitucionit ku gjatė njė operacioni ka arrestuar dhe ndaluar 13 persona, ndėrsa 11 tė tjerė ndiqen nė gjendje tė lirė.

Sipas policisė, operacioni i koduar “Ēesku” u finalizua pas njė hetimi tre mujor nga Sektori pėr Narkotikėt dhe Trafiqet nė Drejtorinė Vendore Fier, me metoda speciale tė hetimit.

Nga ky operacion u kapėn nė flagrancė dhe u arrestuan shtetasit:

Luan Zijaj, 54 vjeē, banues nė Fier, pėr veprat penale: “Shfytėzim prostitucioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve pėr prostitucion”; shtetėsja N.A, 32 vjeēe, banuese nė Fier, pėr veprėn penale “Ushtrim Prostitucioni”; Tahir Spahiu , 56 vjeē, banues nė Rroskovec, pėr veprėn penale “Ushtrim Prostitucioni”

U ndaluan pėr veprėn penale “Ushtrim prostitucioni” 6 shtetaset me inicialet S.L., V.B., A.G.,L.L.,D. F., S.Y.

Pėr tė njėjtėn vepėr penale janė ndaluar edhe shtetasit: L.P.,E. L., F.T., A.H.

Policia njofton se shtetasi Luan Zijaj, gjatė njė periudhe disa mujore ka shfrytėzuar pėr prostitucion 6 shtetaset e mėsipėrme me pagesė qė arrinte deri nė pesėdhjetė mijė lekė tė vjetra. Nė gjendje tė lirė do tė ndiqen 11 shtetas tė tjerė pėr veprėn penale “Ushtrim Prostitucioni”.

19 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)