Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Manjani: Ndryshimet kushtetuese janė tė rėndėsishme, jo luks


    Ministri i Drejtėsisė Ylli Manjani ėshtė takuar me studentė tė Fakultetit Ekonomik tė Elbasanit. Lidhur me ndryshimet e fundit kushtetuese, referuar dhe reformės nė drejtėsi, ministri Manjani tha se ato janė tė rėndėsishme dhe jo luks.

    “Hera e pestė qė ndryshohet Kushtetuta qė nga 1998, problem ka qenė gjithnjė konsensusi. Reformat e suksesshme kėrkojnė energji dhe pasion. Duhet ta reformojmė sistemin e drejtėsisė. Sistemi ka defekte qė duhen ndrequr nė mėnyrė qė drejtėsia t’i shėrbejė njerėzve. Shteti i sotėm dhe gjykatat kanė defekte pasi askush nuk beson mė tek ky sistem”, ka thėnė ministri para studentėve.

    Minsitri i Drejtėsisė tha se qėllimi i shtetit nuk ėshtė tė mbushė burgjet, por tė rrisė mirėqenien.

    “Nuk ėshtė qėllimi i njė shteti tė mbushė burgjet, por tė rrisė mirėqenien. Nėse nuk analizojmė shkaqet e vjedhjeve, nuk e zgjidhim problemin. Tė parandalojmė vjedhjet, burgu nuk ėshtė zgjidhje”, tha Manjani.
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Gazetari i “Corriere...”: Shqipėria, rreziku terrorist pėr Italinė


    Shqipėria po bėhet dhe ėshtė bėrė zyra lokale e xhihadistėve tė ISIS, shkruan nė njė kronikė tė tijėn gazetari i “Corriere della Serra”, Antonio Ferrari.

    Pėr rreth 6 minuta ai shpjegon arsyen se pėrse tashmė Shqipėria pėrbėn njė rrezik pėr Italinė, dhe ēfarė ka vėnė nė alarm NATO-n, SHBA-nė, Rusinė, dhe nė veēanti Italinė? Ai thotė se janė gati njė mijė persona qė kanė pranuar t’i bashkohen trupave terroriste.

    “Siē bėjnė tė ditur shėrbimet tona sekrete, rekrutuesit po kėrkojnė tė rinj vullnetarė duke ofruar 2 mijė euro nė muaj pėr kontrata me kohė tė pacaktuar. Klauzolat janė dy, guximidhe njohja e gjuhės italiane”, thotė Ferrari.

    Italia ka frikėn se Shqipėria mund tė bėhėt njė rrugė kalimi pėr Shtetin Islamik nė Europė, njėsoj thotė gazetari, si Belgjika pėr Francėn nė sulmet e 13 nėntorit. “Rreziku ėshtė mė serioz sa na thuhet. Nė disa zona tė Shqipėrisė tregu klandestin i armėe qė i ofrohet kujtdo qė paguan, si ISIS si formacioenve tė xhihadistėve, duke shitur armė pėr 600 euro”, thotė Antonio Ferrari.


    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    “Shqipėria tjetėr”, grekėt kėrkojnė Vorio Epir nė Lunxhėri

    Pėrballė Gjirokastrės, krahina e Lunxhėrisė qėndron e derdhur nė fshatrat e saj. Shpėrndarė malit tė Lunxhit, ato vėshtirė se tė japin pėrshtypjen e njė zone qė po kalon jo pak vėshtirėsi.

    “Lunxhėria ėshtė njė nga ato zona, qė ka pasuri tė pafundme jo thjesht natyrore, por edhe kulturore e historike. Njė ndėrthyrje, qė do tė duhej ta kthente nė njė destinacion tė rėndėsishėm turistik, e qė nė fakt sot e gjen nė njė pikė ku jetojnė vetėm tė moshuarit, e ku tė rinjtė duan thjesht tė largohen”.

    Kryeqendra e Lunxhėrisė, Dhoksati ėshtė vetėm 14 kilometra nga qyteti i gurtė, e megjithatė, ajo qė tė bėn pėrshtypje sapo mbėrrin ėshtė heshtja e qetėsia jo normale, pėr njė fshat qė ngrihet imponueshėm, me shtėpitė qė duken si kala tė vogla.

    “Kjo gjendje na godet, ndoshta na plak para kohe, sepse njeriun e mban tė ri edhe gjallėria, edhe fshati, e mban edhe marrėdhėnia njerėzore”, thotė Koēo Vasili.

    Rrugicat janė tė vetmuara, pragjet pa njerėz, dyert mė sė shumti tė fshehura pas drynėve e shtėpi tė tjera, qė janė gjunjėzuar nga braktisja. Kalldrėmet janė shqyer dukshėm nga mosmirėmbajtja, ndėrsa hapat tona nuk kanė bashkėshoqėrues.

    Deri nė vitin 1990, Dhokasati ka pasur rreth 615 banorė. Sot ka rreth 130. Shumė janė larguar e vazhdojnė tė largohen, duke i dhėnė fshatit njė pamje tė shkretė…

    “Fushat janė kthyer nė moēale me pyje. Duhet tė fillosh nga e para qė tė zbukurosh fushėn. Pastaj edhe vlera e mjeteve tė punės dhe e naftės ėshtė rritur shumė. Nė kėtė mėnyrė kostoja e prodhimit rritet shumė, kėshtu qė njerėzit mė mirė emigrojnė sesa tė fitojnė shumė mė pak”, thotė Koēo Naci.

    Shkolla 9-vjeēare, qė dikur mbante mbi 150 nxėnės, sot s’ka mė asnjė zėth fėmije. Kėtu, ata dikur hynin e dilnin, ndėrsa sot rrėnojat s’mundet tė flasin.

    “Sot kėtu ėshtė shkretė. Kam tėrė ditėn qė pres kėtu, sepse mora vesh qė do tė vijė Marini. Pres kėtu, por s’ka shkuar asnjėri nga kjo rrugė. S’ka njerėz, kush do tė kalojė?”, thotė Foto Prifti.

    Shtėpitė janė nė masė monumente kulture tė kategorisė sė parė. Ēdonjėra prej tyre ka historinė e saj. Fillimet i kanė qė nė vitet 1801, e shumė tė tjera edhe nė 1850 e mė pas. E megjithatė, askush nuk ka ardhur t’i restaurojė, apo tė ndihmojė qoftė edhe me diēka tė vogėl, familjet qė ende jetojnė nė kėto shtėpi, siē ėshtė rasti i Ēuēajve qė thonė se u dergjėn nė premtime boshe pafund.

    “Mė ra tavani, kėshtu qė vajta mora borxh te shokėt e te miqtė qė kisha pėr tė hapur shtėpinė. Mė shumė mė ndihmoi vėllai im, qė ishte doktor e qė tani nuk rron mė. Ai mė ndihmoi, mė dha gjysmat e lekėve, gjysmat e tjera i mora nėpėr shok e nėpėr miq, duke shtuar edhe ato pak qė kisha vet, dhe e rregullova”, thotė Vasil Ēuēi.

    Kėllėzi, fshat tjetėr i Lunxhėrisė, ėshtė vetėm pak mė tej, por gjendja edhe kėtu nuk ndryshon. Ėshtė e ēuditshme sesi janė lėnė nė braktisje tė plotė fshatra kaq tė mbarė, me njerėz punėtorė e tė njohur nė histori pėr patriotizmin e tyre.

    “Po Kėllėzi, si tė gjithė fshatrat e tjerė. Nė emigracion kanė ikur njerėzit. Ka rreth 100 frymė, rreth 25-30 shtėpi. Pak moshė tė re”, thotė Vasil Puleri.

    Jo larg nga Kėllėzi janė marrė edhe gurėt e zinj, me tė cilėt janė ndėrtuar shtėpitė e mėdha tė zonės. Dikur, sepse sot kohėt kanė ndryshuar. Tė rinjtė ikin, duke lėnė pas veē kujtime, asgjė tjetėr.

    “Mė theu njė lopė kėmbėn atje nė pyll, me kė ta merrja e ta sillja? Mbeti lopa nė pyll ndonjė javė. Mė nė fund e morėn disa djem e disa pleq, me tė mbledhur nga fshatrat e tjerė nga njė e nga dy, sepse kėtu s’kishte njeri”, thotė Thoma Kushta.

    Lunxhėria dikur kishte njė bujqėsi tė zhvilluar, duke arritur edhe tė eksportonte prodhimet e saj jashtė vendit, ashtu si vreshtarinė e blegtorinė, qė sot shumė tė reduktuara pėrbėjnė tė vetmet mundėsi qė kanė banorėt e mbetur.

    Stacioni i fundit do tė jetė i famshmi, fshati Qestorat. Vendi ku u lind njė patriot i madh si Koto Hoxhi, mėsues e prijės i shumė prej figurave qendrore patriotike shqiptare, por nga ku vjen edhe Jorgo Zografi, renegati qė organizoi autonominė e tė ashtuquajturit nga grekėt Vorio Epir nė 1914.

    Busti i Koto Hoxhit ėshtė aty. I thyer disa herė nga njerėz tė paidentifikuar, pėr rregullimin e tij kanė menduar vet ata, disa banorė tė fshatit, askush tjetėr. Pas, shkolla e dikurshme greke e hapur nga Zografėt. Sipas disa banorėve, pėr tė kanė ardhur e janė interesuar vitet e fundit jo pak zyrtarė grekė.

    “Ka ardhje tė shpeshta tė titullarėve tė institucioneve tė akredituara nė Shqipėri. Vijnė e bėjnė vizitė kėtu nė shesh, ku ndodhet busti. Qėllimi i tyre pėr atė punė ėshtė...”, thotė Aleksandėr Basho.

    “Mė shumė janė interesuar grekėt, tė them tė drejtėn, pėr Kristaq efendinė edhe pėr shkollėn. Ata thoshin se kėtu ėshtė Vorio Epir, politikė hesapi, kurse pėr Koto Hoxhin, jo mor jo, nuk interesohet njeri”, thotė Nesto Papa.

    Shumė tė tjerė nuk duan tė flasin, por pranojnė nėn zė se ėshtė pėrhapur njė fjalė, qė mesa duket kėrkon fillimisht tė testojė reagimin e banorėve mbi vėnien e bustit tė Zografėve nė Qestorat. Nė fakt, edhe gjatė procesit tė debatit pėr ndarjen e re territoriale, me mbėshtetjen edhe tė pushtetit lokal tė para pak kohėsh, zyrtarėt grekė kėrkuan shpalljen edhe tė Lunxhėrisė si zonė minoritare, ēfarė u kundėrshtua fort, nė radhė tė parė nga banorėt,siē ata na thonė.

    E megjithatė, mjafton tė ecėsh pak mė tej, pėr tė kuptuar sa dhimbshėm ėshtė katandisur sot shtėpia e dikurshme e Koto Hoxhit. E tillė ėshtė mėnyra sesi respektohen figura tė tilla…

    Sot kjo zonė, qė pėrfshin edhe shumė fshatra tė tjerė, ka humbur gjallėrinė e saj, edhe pse mundėsitė i ka tė jashtėzakonshme. E nė kėto kushte, askush nuk duhet tė habitet, qė zyrtarė grekė zbresin edhe kėtej e hedhin farėn e pėrēarjes. Tentojnė tė rikthejnė Zografon, sa kohė shteti shqiptar nuk arrin tė ruajė e respektojė siē duhet, Koto Hoxhin e tė gjithė figurat e tjera tė Lunxhėrisė: Pandeli Sotiri nė Selckė, Petro Poga nė Erind e Urani Rumbo nė Stegopul. Katėr figura, qė sot janė lėnė krejtėsisht nė harresė, ashtu si Lunxhėria, qė kėrkon e meriton shumė mė shumė.


    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Dt 19.1.016

    Tahiri letėr CdS dhe Daily Mirror: Shkrimi, njė tullė nė murin e mosbesimit

    Pas publikimit tė shkrimeve pėr Shqipėrinė, tek Corriere TV nė Itali dhe Daily Mirror nė Britani, ministri i Brendshėm Saimir Tahiri u ka dėrguar letėr redaksive tė lajmeve tė tė dy mediave.

    “Jam i bindur qė nuk jam i vetmi shqiptar qė ndihet keq nga tė pavėrtetat qė u pasqyruan, siē besoj se ēdo italian apo qytetar i ēdo vendi tė botės qė ka pasur mundėsinė tė njohė sadopak Shqipėrinė, ėshtė ndier keq nga pasqyrimi thelbėsisht i shtrembėruar i realitetit shqiptar nė reportazhin tuaj”, shkruan ministri.

    Ministri Tahiri i quan shpikje shkollat pėr militantėt e ISIS apo mbi 1 mijė rekrutė tė paguar e tė gatshėm pėr luftė, duke i quajtur njė tullė nė murin e mosbesimit.

    “Nė kėtė rast, tė pavėrtetat e raportuara prej jush pėr Shqipėrinė, duke shpikur shkolla pėr militantėt e ISIS apo mbi 1000 rekrutė tė paguar e tė gatshėm pėr luftė, janė njė tullė mė shumė nė murin e mosbesimit qė na bėn gjithmonė e mė tė paaftė pėr tė fituar kohėn qė kemi humbur duke parė si kėrcėnim njėri-tjetrin, e kėsisoj, tė paaftė pėr tė fituar kundėr kėrcėnimit terrorist”, nėnvizon ministri i Tahiri.

    Ai shton se Shqipėria ka njė popullsi me shumicė muslimane, por ėshtė verbėri tė mjaftohesh me kaq pėr tė imagjinuar rrezik terrorizmi nė vendin tonė.

    “Ndaj, i nderuar, mė lejoni t’ju siguroj se shqiptarėt krenohen me vlerat e ēmuara tė tolerancės dhe bashkėjetesės fetare, njė shembull unik qė veē krenarisė, ka rrėnjosur tek ēdo qytetar shqiptar vullnetin pėr tė mos pranuar frikėn dhe kėrcėnimin e terrorit, por kurajon e forcėn pėr tė ndėrtuar bashkėpunimin me ēdo shoqėri tė lirė qė luftėn kundėr terrorizmit e fiton mė sė pari me vlera e besim, pastaj me armė”, shkruan Tahiri.
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Buxheti, Komisioni i Ekonomisė miraton dy aktet normative


    Komisioni Parlamentar i Ekonomisė miratoi dy aktet normative pėrmes tė cilave qeveria ndryshoi buxhetin dy herė gjatė muajit dhjetor.

    Akti i parė ishte ai qė rialokoi njė pjesė tė fondeve pėr investime nga projektet me ecuri tė ngadaltė tek ato me realizim mė tė mirė, duke krijuar edhe njė fond tė posaēėm shpronėsimesh prej 5 miliardė lekėsh.

    Ndėrsa pėrmes aktit tė dytė, qeveria e ndryshoi buxhetin mė datė 28 dhjetor pėr tė paguar 1.53 miliardė lekė si shpėrblime pėr festat e fundvitit dhe 1 miliard lekė tė tjera si mbėshtetje pėr KESH.

    Ministri i Financave, Shkėlqim Cani tha se ndryshimi i buxhetit ndihmoi ekonominė, por opozita akuzoi pėr abuzim dhe keqmenaxhim tė financave publike.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Shqipėri-Itali-Serbi, takimi i radhės mė 20 janar nė Tiranė

    Mė 20 janar nė Tiranė do tė zhvillohet takimi i dytė trepalėsh Shqipėri-Itali-Serbi, me tre vendet qė do tė pėrfaqėsohen nga ministrat e Jashtėm pėrkatės, Ditmir Bushati, Paolo Gentiloni dhe Ivica Daēiē.

    Lajmi bėhet i ditur nga Ministria e Jashtme shqiptare, pėrmes njė njoftimi pėr shtyp ku thuhet se, ky takim synon shkėmbimin e pikėpamjeve dhe diskutimin e njė sėrė ēėshtjesh tė rėndėsishme si pėr tė tre vendet, pėr rajonin dhe me gjerė.

    “Ecuria e procesit tė integrimit evropian dhe intensifikimi i bashkėpunimit rajonal nė frymėn e procesit tė Berlinit, duke pasur parasysh edhe Konferencat e Ballkanit Perėndimor nė Paris 2016 dhe Romė 2017, do tė jenė nė fokus tė kėtij takimi tė rėndėsishėm, objektiv parėsor i tė cilit do tė jetė pėrforcimi i urave tė komunikimit konstruktiv mbi baza mirėkuptimi”, thuhet nė njoftimin zyrtar.

    Gjatė takimit, ministrat e Jashtėm tė Shqipėrisė, Italisė dhe Serbisė do tė diskutojnė edhe pėr projekte tė pėrbashkėta konkrete nė fushat e ekonomisė, infrastrukturės, energjisė, turizmit, arsimit, kulturės, bashkėpunimit rinor, etj.

    Takimi tripalėsh do tė paraprihet nga takime tė veēanta tė ministrit Bushati me homologėt Gentiloni dhe Daēiē, vijon mė tej njoftimi.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Totozani nė Elbasan: Urat i shembi korrupsioni

    Avokati i Popullit kėrkoi hetim pėr tė gjitha urat e reja tė cilat janė shembur gjatė reshjeve tė javėve tė kaluara. Sipas tij shembja ka ndodhur pėr shkak tė korrupsionit dhe jo kushteve tė motit.

    Kėtė deklaratė Avokati e bėri ndėrsa ka parė nga afer urėn e Broshkės, Bashkia Peqin, e cila u shemb njė javė mė parė nga vėrshimi i Shkumbinit duke lėnė tė izoluar mė shumė se 5 mijė banorė.

    “Sa herė qė prishen ura apo rrugė mban era korrupsion. Kjo situatė ngėrēi ligjor duhet tė marrė fund menjeherė. Janė banorėt e zonave, ata qė vuajnė pasojat e kėtij izolimi absurd”, tha Igli Totozani, Avokat i Popullit.

    Avokati i Popullit e cilėsoi justifikim mungesėn e fondeve pėr riparimin e dėmeve. Ai tha se se po shkelen tė drejtat e njeriut ku mijėra banorė e kanė tė pamundur komunikimin me pjesėn tjetėr tė vendit ndėrkohė qė fėmijėve u ėshtė ndėrprerė arsimimi.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Durrės, pranga tė dyshuarit si vrasės me pagesė

    Jozyrtarisht mėsohet se nga ana e forcave tė Policisė sė Durrėsit, ėshtė prangosur njė shtetas, i dyshuar si vrasės me pagesė.

    Arrestimi i kėtij shtetasi, identiteti i tė cilit nuk bėhet ende publik, ka ndodhur kėtė tė martė nė qytetin bregdetar.

    Burime nga Policia e Durrėsit bėjnė me dije se rreth kėtij personi po hetohet nėse ka lidhje apo pėrfshirje nė disa prej vrasjeve tė fundit tė ndodhura nė qytetin bregdetar.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Mos sill lajmet ne te njejten teme. Ne forumin e shtypit te dites nuk postojme cdo lajm qe lexojme ne gazeta, vetem lajmet me kryesore. Dhe cdo lajm shkon ne nje teme te vecante. Mund te hapesh nje teme te re per lajm, nese nje teme ekzistuese nuk ekziston per ate ceshtje, lajme. Ne kete menyre anetaret ndjekin rrjedhen e ngjarjeve e zhvillimeve mbi ate lajm me kohen.

    Tema u mbyll.
    Albo

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •