Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Lajmet e dites.........

    Tiranė, plagoset me thikė gjyqtari Artan Gjermeni

    Gjyqtari Artan Gjermeni ėshtė plagosur me 4 goditje thike nė rrethana ende tė pasqaruara plotėsisht. Ndėrkohė qė ai ka pohuar njė version pak tė besueshėm pėr ngjarjen.

    Gjermeni, i shoqėruar nga njė tjetėr person, ka shkuar pėr ndihmėn e parė mjekėsore nė QSUT. Pas njoftimit, policia dhe njė prokuror i gatshėm janė paraqitur nė spital, por janė hasur nė variantin krejt tė ēuditshėm tė gjyqtarit Gjermeni.

    Ai ka thėnė se ėshtė prerė me njė mjet llamarine nė ambientet e shtėpisė sė tij, version qė edhe pėr policinė nuk ka qenė aspak bindės.

    Nė fakt, ngjarja e mistershme pritet tė zbardhet pas hetimeve qė do tė kryhen nga policia lidhur me plagosjen e gjyqtarit.

    Artan Gjermeni prej 10 vjetėsh ėshtė gjyqtar nė Gjykatėn e Tiranės. Ai ka mbajtur pozicionin e anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe ėshtė njė prej gjyqtarėve qė vazhdimisht ka prodhuar lajm. Madje nė CV-nė e tij profesionale ėshtė edhe dhėnia e pafajėsisė ndaj ish-guvernatorit Fullani. Vendim qė mbeti i pandryshuar mė pas edhe nga Gjykata e Apelit.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Artikulli nė “The Economist”, qeveria: U pagua pėr tė tėrhequr investime tė huaja

    Pas akuzave tė opozitės, se qeveria reklamon me paratė e shqiptarėve arritje tė pavėrtetuara vetėm e vetėm sa pėr tė lavdėruar vetveten, ka ardhur edhe reagimi i qeverisė sė Shqipėrisė, qė nuk e ka mohuar pagesėn pėr kėtė publicitet nė “The Economist”, por ndryshe nga opozita, e quan atė si promovim tė vendit pėr tė nxitur nė kėtė mėnyrė investimet e huaja.

    Pėrmes deklaratės sė shpėrndarė pėr mediat, qeveria e ka vlerėsuar mundėsinė e shpėrndarjes sė numrit special tė revistės prestigjioze “The Economist” nė Samitin e Davosit, si njė oportunitet tė paēmuar pėr tė pasur aty njė reportazh pėr tė promovuar vendin pėrpara investitorėve dhe vendimmarrėsve tė rėndėsishėm, nė mėnyrė qė tė tėrhiqen investime tė huaja, qė do tė sjellin si pasojė edhe krijimin e mė shumė vendeve tė reja tė punės, nxitjen e turizmit dhe tė prodhimit vendas.

    Pėr kėtė arsye, qeveria nuk e mohon tė ketė paguar pėr atė reportazh tė shfaqur nė revistėn britanike, por thotė se pėr atė - ashtu siē kanė vepruar edhe qeveritė e vendeve tė tjera tė rajonit, si Maqedonia, Kroacia, Turqia apo Serbia, - ka nėnshkruar njė kontratė prej 36 milionė lekėsh pėr publikimin e atij reportazhi tė zgjeruar mbi Shqipėrinė.

    Sa i pėrket faktit tė supozuar se, revista nuk mban pėrgjegjėsi pėr atė mbi tė cilėn bėhet publicitet nė kėmbim tė pagesės, qeveria thotė se “The Economist”, si njė prej revistave mė prestigjioze dhe me lexueshmėri tė lartė nė shkallė botėrore, nuk mund tė publikojė asnjė informacion qė nuk ėshtė i vėrtetė, i paverifikuar, apo qė nuk ėshtė shkruar nga gazetarė tė certifikuar tė saj.

    Nė vazhdėn e reagimit qeveritar ėshtė edhe akuza drejtuar opozitės sė sotme pėr kohėn kur ishte nė qeveri, nė lidhje me shpenzimet e miliona dollarėve nga paratė publike pėr tė transmetuar reklama qeveritare apo pėr tė lobuar, qė nė thelb tė tyre kishin pėrhapjen nė mbarė botėn tė baltės dhe shpifjeve tė ish-kryeministrit Berisha ndaj ish-opozitės socialiste tė vendit. Sipas qeverisė, ka ardhur koha qė Partia Demokratike tė zhvishet nga lėkura e qeverisė sė vjetėr dhe tė bėhet opozita e re, qė i ka munguar Shqipėrisė prej dy vitesh e gjysmė.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Programi i PD: Nė qendėr ekonomia, punėsimi, rend e luftė ndaj korrupsionit



    Me anė tė njė deklarate pėr shtyp Partia Demokratike ka bėrė tė ditur se ka pėrfunduar fazėn e parė tė hartimit tė programit, sipas tė cilės ėshtė njė ofertė pėr shqiptarėt qė parashikon zhvillim ekonomik, lehtėsi fiskale, punėsim, stimuj ekonomik, zhvillim tė bujqėsisė, infrastrukturės, arsimit dhe shėndetėsisė.

    “Taksat e ulėta, zbritje e TVSH nė nivelin 15 pėrqind, futja e taksės sė sheshtė mė tė ulėn nė Ballkan nė nivelin 9 pėrqind, janė disa nga pikat e platformės, qė do ta bėjnė Shqipėrinė vendin mė atraktiv tė rajonit pėr investime. Prioritet do tė jetė po ashtu zbatimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit”, shkruan PD.

    Partia Demokratike thotė se deri nė fund tė muajit janar, do tė bėhet edhe konsultimi final me specialistė tė fushės, pėr t’i pasuruar mė tej kėto dokumente me ekspertizėn dhe idetė mė tė mira.
    Nė muajin shkurt, programi i secilit prej 22 departamenteve do t’i nėnshtrohet diskutimit tė hapur me grupet e interesit, nė funksion tė pėrmirėsimit dhe pėrfshirjes sė ēdo opinioni tė vlefshėm. Pas kėsaj, nė muajin mars, programet e departamenteve sipas fushave qė mbulojnė, qė janė dhe alternativa e Partisė Demokratike pėr zgjedhjet e ardhshme, do tė bėhen publike.

    “Puna e hartimit tė programeve pėr secilin departament, ka nisur prej 4 muajsh. Ekspertėt mė tė mirė tė fushės, bashkė me drejtuesit politikė tė departamenteve kanė dhėnė kontributin e tyre pėr tė hartuar alternativėn qė ofron zgjidhjet mė tė mira pėr secilin sektor tė jetės”.

    Mė tej nė deklaratėn e lėshuar nga Partia Demokratike thuhet se kėto platforma janė njė projekt i detajuar dhe i plotė nė ekonomi, rend, siguri, shteti i sė drejtės, bujqėsi, turizėm, infrastrukturė, e shumė fusha tė tjera, janė zgjidhje pėr daljen nga kriza.

    “Projektet e detajuara, qė sjellin punėsim e zhvillim, do tė prezantohen si nė rastin e prezantimit tė platformės sė taksave tė Partisė Demokratike, njė muaj mė parė”, mbyllet deklarata e PD.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Olli: Reshjet shkaktojnė dėme, pushtetarėt me pushime

    Kryetari i kėshilltarėve demokratė nė Bashkinė e Tiranės, Leonard Olli ka akuzuar institucionet e shtetit dhe drejtuesit e tyre se, “si gjithmonė shkojnė me pushime, duke i braktisur qytetarėt”.

    “Nė njėsinė numėr 6, nė Kombinat, njė pemė ka rėnė prej disa orėsh, duke zėnė nėn tė njė makinė, por strukturat e Bashkisė sė Tiranės dhe kryetari Veliaj shijojnė fundjavėn, pas pushimeve tė gjata tė fillmvitit nė Sri Lanka”, thotė Olli nė njė reagim tė tijin.

    Sipas tij, njė tjetėr pemė, nė afėrsi tė njė qendre tregtare ka bllokuar aksin nacional Tiranė-Elbasan, por sėrish askush nga institucionet pėrgjegjėse nuk ka shkuar nė vendngjarje.

    “Gjithēka nė kolaps, me qindra automjete tė bllokuara. Edhe pse reshjet janė nė parametra normale, shteti ėshtė dorėzuar dhe qytetarėt janė lėnė nė dorė tė motit dhe mėshirės sė fatit”, ka thėnė Olli.

    Ai vlerėson se, kur kjo paaftėsi dhe neglizhencė vrastare shfaqet kaq arrogante dhe cinike nė kryeqytet, ēdokush kupton lehtėsisht se ēfarė ndodh nė pjesėn tjetėr teėterritorit tė vendit.

    “Qytetarėt vijojnė tė mbeten me sytė nga qielli dhe t’i luten zotit t’i ndihmojė, pasi ata qė u besuan me votė pėr tė drejtuar qeverinė dhe bashkinė janė tė fokusuar vetėm te mirėqėnia personale”, ka thėnė mė tej Olli.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Vėshtirėsitė nga bora, disa akse tė kalueshme vetėm me zinxhirė


    I gjithė vendi ėshtė i mbėrthyer nga i ftohti, reshjet e dėborės dhe temperaturat e ulėta. Problemet kanė qenė gjatė natės nė pjesėn mė tė madhe tė vendit.

    Reshjet e dendura tė dėborės kanė mbuluar gjithė Veriun, Verilindjen, Juglindjen e vendit, por edhe shumė zona tė tjera nė tė gjithė Shqipėrinė.

    Raportohet se nė disa zona tė thella, trashėsia e borės arrin deri nė 1 metėr. Si pasoje, ka pasur probleme te shumta ne disa akse kryesore rrugore, ku ėshtė dashur ndėrhyrja e mjeteve borėpastruese, pėr tė normalizuar qarkullimin e automjeteve, tė cilat janė tė detyruara tė udhėtojnė me zinxhirė, pėr shkak tė pranisė sė akullit nė rrugė.

    Nė kėto momente raportohet se nė pjesėn mė tė madhe tė territorit, reshjet e borės kanė pushuar ose janė nė nivele shumė tė ulėta, por pritet qė nė orėt nė vijim temperaturat tė ulen akoma mė shumė, ēka mund tė sjellė prani mė tė madhe tė ngricave nė tė gjithė territorin e vendit.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar, nė njoftimin e orės 19:00 thotė se tė gjitha akset janė tė kalueshme, pavarėsisht se nė disa zona ka prani akulli dhe rėnie masivesh guri.

    Ndėrkaq, bėhet e ditur se probleme ka pasur dhe me furnizimin me energji elektrike. Sipas OSHEE, nė buletinin e fundit tė shpėrndarė pėr mediat, raportohet se aktualisht janė vetėm 5 fidra pa energji, ndėrsa nė terren janė 1867 punonjės. Zonat pa energji elektrike, sipas OSHEE janė disa fshatra dhe komuna nė Burrel, nė Kukės, Shkodėr, Korēė, Elbasan, Berat, Vlorė e Tiranė.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Serbia nė zgjedhje tė parakohshme

    Serbia do tė shkojė nė zgjedhje tė parakohshme vetėm njė vit pas zgjedhjeve tė fundit.

    Kryeministri serb, Aleksandar Vuēiē, nė njė mbledhje partiake ka thėnė se ka marrė vendim pėr zgjedhje, pasi duhet konfirmuar politika e shtetit. Pas presionit nga Shtetet Perėndimore, pėr njohjen e Kosovės, por edhe zgjidhjes mes Rusisė dhe Bashkimit Europian, Vuēiē kėrkon njė mandate pėr tė kryer reformat e nisura.

    “Serbisė i duhet njė mandate katėr vjeēar nė mėnyrė qė proceset integruese e demokratike tė mos kenė mė kthim, pasi pas kėtyre katėr viteve nuk do tė ketė kthim nė tė kaluarėn. Serbisė i duhet njė mandat i plotė para vendimeve tė vėshtira dhe t’i bashkohet Bashkimit Europian si njė partner i fuqishėm”, tha Vuēiē.

    Serbia ėshtė pėrballur edhe me kėrkesa pėr ndryshime kushtetuese kur mund tė pasoj heqja e Kosovės nga preambula kushtetuese, por edhe njė orientim mė i qartė drejt Bashkimit Europian.

    Vuēiē vendos pėr zgjedhje nė momentet kur opozita serbe mezi vėrehet, por edhe nė njė kohė kur po pėrballet me kritika pėr kontroll tė fortė ndaj mediave.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Tiranė, pėrplasje mė armė zjarri nė rrugėn “Bardhyl”

    Persona ende tė paidentifikuar kanė qėlluar me armė zjarri gjatė orėve tė pasdites sė kėsaj tė diele nė rrugėn “Bardhyl” nė kryeqytet .

    Nga tė dhėnat e para dyshohet se ka pasur shkėmbim zjarri pas njė konflikti mes disa tė rinjsh pranė njė pike karburanti, ndėrsa nuk ka pasur persona tė lėnduar.

    Forca tė shumta policore kanė mbėrritur menjėherė nė vendin e ngjarjes, ndėrsa po punohet pėr identifikimin e personave tė pėrfshirė nė kėtė ngjarja. Policia ka ngritur pika tė shumta kontrolli pėr kapjen e autorėve.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Lajmet m e dAte 18.1.016


    Peqin, shpėrthen bombula e gazit, 3 tė plagosur

    Njė bombul gazi ka shpėrthyer paraditen e kėsaj tė hėne nė njė banesė nė Peqin, duke lėnė tė plagosur 3 anėtarė tė njė familjeje.

    Lajmin e bėjnė tė ditur autoritetet lokale, sipas tė cilave 3 tė plagosurit janė dėrguar pėr mjekim nė spitalin e Elbasanit.

    Nga tė dhėnat e fundit mėsohet se personat nė fjalė nuk ndodhen nė rrezik pėr jetėn.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    PD: Beqaj, rimbursime fiktive miqve tė tij

    Partia Demokratike ka hedhur kėtė tė hėnė pėrsėri akuza pėr korrupsion ndaj ministrit tė Shėndetėsisė, Ilir Beqaj.

    Nė njė deklaratė pėr mediat, deputetja Albana Vokshi ka akuzuar ministrin se qindra milionė lekė pėr tė varfėrit dhe tė pastrehėt i kanė ēuar nė xhepat e miqve tė tij.

    “Beqaj u ka bėrė rimbursime fiktive miqve tė tij. 10 farmaci tė kėtyre miqve, me vlera mė tė mėdha janė pėrjashtuar qėllimshėm nga kontrollet. Kėto farmaci u kanė vjedhur miliarda lekė shqiptarėve”, ka deklaruar Vokshi duke treguar edhe disa dokumente.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Pėr: Lajmet e dites.........

    Komisioni i reformės zgjedhore, gati depozitimi i emrave tė anėtarėve

    Komisioni pėr reformėn zgjedhore tashmė ka mbetur tek emrat, tha kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ku bėri publik edhe emrat e opozitės pėr kėtė komision.

    “Emrat kanė mbetur pėr t’u paraqitur, nė komision bashkėkryetar do tė jetė Oerd Bylykbashi, anėtar Arben Ristani, Gent Strazimiri, Eduard Halimi dhe njė anėtar i takon republikanėve”, tha Paloka.

    Z. Paloka bėri tė ditur pas mbledhjes se opozita do tė ndjekė rrugėn e duhur, duke depozituar rezolutėn pėr medaljet nė administratėn e Kuvendit, ku dhe do tė presė votimin.

    Lidhur me reformėn nė drejtėsi, kreu i grupit parlamentar demokrat tha se nuk pati diskutime nė konferencėn e kryetarėve pasi tashmė ėshtė nė dorė tė maxhorancės, qė sipas tij duhet tė zbatojė rekomandimet e Venecias.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •