Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Meditim mbi Ngjizjen e Paperlyer (Nga Padre Pio i Pietrelcines)

    Ju pershendes te gjitheve!!!!

    I bekuar qofte Krishti Mbret

    Meditim mbi Ngjizjen e Paperlyer

    Nga Padre Pio i Pietrelcines



    Dashuri e Perjetshme, Shpirt i Drites dhe i se Vertetes, bej nje vend ne mendjen time te varfer dhe me le te penetroj sa me larg te jete e mundur per nje krijese te mjere sic jam une, ne ate abis hiri, pastertie dhe shenjterie, qe te mund te fitoj nje dashuri per Zotin qe vazhdimisht rinovohet, nje dashuri per Zotin i Cili, qe nga perjetesia planifikoi nje nga kryeveprat me te medha te krijuara nga duart e Tij : Virgjereshen e Paperlyer Mari.

    Nga gjithe perjetesia Zoti i Plotfuqishem u gezua ne ate cfare do te ishte vepra me perfekte e duarve te Tij, dhe e parapriu kete plan te mrekullueshem me nje shumice te Hirit te Tij.
    Njeriu, i krijuar i pafajshem, ra nga mosbindja ndaj Tij; njolla e mekatit origjinal ngeli ne ballin e tij dhe ate te pasardhesve te tij qe do t'i mbajne pasojat deri ne fund te kohes.
    Nje grua solli shkaterrim, dhe nje grua do te sillte shpetim. Njera, e tentuar nga gjarperi, e vulosi shenjen e mekatit mbi racen njerezore; tjetra do t'u ngrinte permes hirit, e paster dhe e paperlyer. Ajo do te shtypte koken e gjarperit qe ishte i pashprese para saj dhe qe perpiqej me kot nen thembren e saj; sepse ajo ishte e ngjizur pa mekat, dhe nepermjet saj i erdhi hiri njerezimit.
    E mbrojtur me Hir nga Ai i Cili do te ishte Shpetimtari i njerezimit qe kishte rene ne mekat, ajo i iku cdo hije mekati. Ajo rrodhi nga mendja e Zotit si nje rreze e paster drite, dhe do te shkelqeje si nje yll mengjesi mbi racen njerezore qe kthehet drejt asaj. Ajo do te jete udheheqesja e sigurte qe do t'i drejtoje hapat tone drejt Diellit Hyjnor qe eshte Jezu Krishti. Ai e ben ate rrezatuese me shkelqim hyjnor dhe e cakton si modeli jone i pastertise dhe shenjterise. Asnje krijese nuk e kalon ate, por gjithe krijimi kthehet drejt asaj permes Hirit te Atij i cili e beri ate te paperlyer. Ai te Cilin ajo do t'a mbante ne barkun e saj ishte Biri i Zotit qe ishte pjesemarres me Atin dhe Shpirtin e Shenjte ne lavdine e ngjizjes se saj.
    E veshur me drite nga momenti i ngjizjes, ajo u rrit ne hir dhe bukuri. Pas Zotit te Plotfuqishem, ajo eshte me perfektja e krijesave; me e paster se engjejt; Zoti eshte me te vertete shume i kenaqur me te, meqe ajo i perngjan Atij dhe eshte e vetmja mbajtese e sekreteve te Tij.
    Ne rregullin natyral ajo i parapriu Birit te saj Hyjnor, Zotit tone, por ne rregullin hyjnor Jezusi, Dielli Hyjnor, u ngrit para saj, dhe ajo mori nga Ai gjithe hirin, gjithe pastertine dhe gjithe bukurine.
    E gjitha eshte erresire krahasuar me driten e paster qe rinovon gjithe krijimin permes Atij te Cilin ajo e mbajti ne barkun e saj, si vesa ne trendafil.
    Ngjizja e Paperlyer eshte hapi i pare ne shpetimin tone. Permes kesaj dhurate te vecante dhe unike, Maria mori nje bollek Hiri Hyjnor, dhe permes kooperimit te saj ajo u be e denje per te thithur pafundesisht me shume.
    Nena ime me e paster, shpirti im kaq i varfer, i gjithi i njollosur me mjerim dhe mekat i therret zemres tende prej nene. Ne miresine tende denjo, te kerkoj, te derdhesh mbi mua te pakten pak nga hiri qe u derdh mbi ty dhe me nje bollek te pafundshem nga Zemra e Zotit. I forcuar dhe i mbeshtetur nga ky hir, paca sukses qe sa me mire t'i sherbej dhe te dua Zotin e Plotfuqishem qe e mbushi zemren tende plotesisht, dhe qe krijoi tempullin e trupit tend nga momenti i Ngjizjes tende te Paperlyer.
    Tre Personat Hyjnor e mbushen kete krijese sublime me gjithe privilegjet e saj, favoret e saj dhe hiret e saj, dhe me gjithe shenjterine e saj.
    Ati i Perjetshem e krijoi ate te paster dhe te paperlyer dhe eshte mire i kenaqur ne te sepse ajo eshte banesa e denje e Birit te Tij te vetem. Permes daljes se Birit te Tij nga gjiri i Tij nga e gjithe perjetesia, Ai parashikoi daljen e Birit te Tij si Njeri ne barkun e paster te nenes se Tij, dhe ai e veshi ate nga ngjizja e saj ne veshjen rrezatuese te hirit dhe shenjterise me perfekte; ajo merr pjese ne perfeksionin e Tij.
    Biri qe e zgjodhi ate per nenen e tij derdhi urtesine e Tij ne te qe nga fillimi, nepermjet nje diturie te futur te ajo, ajo e njohu Zotin e saj. Ajo e deshi dhe i sherbeu Atij ne menyren me perfekte qe Ai kurre deri atehere mbi toke nuk kishte qene dashur a sherbyer.
    Shpirti i Shenjte derdhi dashurine e Tij mbi te; ajo ishte e vetmja krijese e denje ose e mundur per t'a marre kete dashuri ne masen e pakufishme sepse asnje nuk kishte pasterti te mjaftueshme te vinte kaq prane Zotit; dhe duke qene kaq prane Tij ajo mund t’a donte dhe t'a njihte Ate me shume. Ajo ishte e vetmja krijese e mundur per te mbajtur rrjedhen e dashurise qe rridhte nga ajo nga lart. Ajo vetem ishte e denje t'ja kthente Atij nga i Cili vinte ajo dashuri. Kjo dashuri e pergatiti ate per ate 'Fiat' qe e shpetoi boten nga tirania e armikut te ferrit dhe e mbuloi ate, pellumbin me te paster, duke e mbarsur me Birin e Zotit.
    Oh Nena ime, sa i turperuar ndihem ne prezencen tuaj, i mbuluar sic jam me faje! Ti je me e paster dhe e paperlyer nga momenti i ngjizjes tende, me te vertete nga momenti ne perjetesi kur ti u ngjize ne mendjen e Zotit.
    Ki meshire mbi mua! Nje shikim i perzemert i yti me ringjallte mua, me pastrofte mua dhe me ngritte tek Zoti; duke me ngritur mua nga llumi i kesaj bote qe te mund te shkoj tek Ai qe me krijoi mua, qe me regjeneroi ne Baptizmin e Shenjte, duke me dhene shallin e bardhe te pafajshmerise qe mekati origjinal e kishte njollosur. Nene e dashur, me bej t'a dua Ate! Derdh ne zemren time ate dashuri qe u dogj tek e jotja per Ate. Edhe sikur te jem i veshur me mizerje, une e adhuroj misterin e Ngjizjes se Paperlyer, dhe shume deshiroj qe t'a pastroje zemren time qe te mund te dua Zotin tend dhe Zotin tim. Pastroje mendjen time qe te mund te ngrihet tek Ai dhe t'a kontemploje Ate dhe t'a adhuroje ate ne shpirt dhe ne te vertete. Pastroje trupin tim qe une te mund te jem tabernakel per Te dhe te jem me pak i padenje qe t'a kem Ate kur Ai te denjoje te vije tek une ne Komunionin e Shenjte. Amen.
    Ne gjithashtu, te fituar nga Baptizmi i Shenjte, jemi duke i korresponduar hirit te vokacionit tone kur ne imitim te Nenes tone te paperlyer e aplikojme veten tone ne njohurine e Zotit, me qellim qe te mesojme sa me mire per t'a njohur ate, t'i sherbejme Atij dhe t'a duam Ate.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Shtate psalmet penitenciale


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Meditim mbi Ngjizjen e Paperlyer (Nga Padre Pio i Pietrelcines)

    Citim Postuar mė parė nga Diella1 Lexo Postimin
    Ju pershendes te gjitheve!!!!


    Nje grua solli shkaterrim, dhe nje grua do te sillte shpetim. Njera, e tentuar nga gjarperi, e vulosi shenjen e mekatit mbi racen njerezore; tjetra do t'u ngrinte permes hirit, e paster dhe e paperlyer. AJO DO TE SHTYPTE KOKEN E GJERPRIT qe ishte i pashprese para saj dhe qe perpiqej me kot NEN THEMBREN E SAJ;
    Zanaf:3:14-15.
    Atėherė Zoti Perėndi i tha gjarprit: “Me qenė se bėre kėtė gjė, qofsh i mallkuar ndėr gjithė kafshėt dhe tėrė bishat e fushave! Ti do tė ecėsh mbi barkun tėnd dhe do tė hash pluhur gjithė ditėt e jetės sate. 15 Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; FARA E SAJ DO TE SHTYPE KOKEN TENDE."

    Ky eshte mesimi me i rrezikshem dhe me pasoja katastrofike per ata qe e thone dhe per ate qe e besojne. Gjarprit ja shtypi koken Jezusi, permes ringjalljes se Tij nga vdekja.. Askush nuk u gjend i denje qe te hapte rrullin , pervecse Jezus Krishtit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Meditim mbi Ngjizjen e Paperlyer (Nga Padre Pio i Pietrelcines)

    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi Lexo Postimin
    Zanaf:3:14-15.
    Atėherė Zoti Perėndi i tha gjarprit: “Me qenė se bėre kėtė gjė, qofsh i mallkuar ndėr gjithė kafshėt dhe tėrė bishat e fushave! Ti do tė ecėsh mbi barkun tėnd dhe do tė hash pluhur gjithė ditėt e jetės sate. 15 Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; FARA E SAJ DO TE SHTYPE KOKEN TENDE."

    Ky eshte mesimi me i rrezikshem dhe me pasoja katastrofike per ata qe e thone dhe per ate qe e besojne.
    Cfare, do te kundershtosh edhe Biblen ti tani?? Se gjithe kohen e perdor si literature per te mbrojtur idete e tua, tani po i del kundra te zezes mbi te bardhe???!!!!

    Gjarprit ja shtypi koken Jezusi, permes ringjalljes se Tij nga vdekja.. Askush nuk u gjend i denje qe te hapte rrullin , pervecse Jezus Krishtit.
    Jezusi nuk do te ishte Ai qe ishte po te mos ishte Nena e Tij, te Cilen Zoti per t'a bere te denje per detyren qe i kishte vene para vetes se saj, e lindi permes Ngjizjes se Paperlyer, per te cilin flet ky shkrim i shkurter por edhe nga me te bukurit e literatures shpirterore sot ne bote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 25-03-2015 mė 15:22 Arsyeja: Secili flet shpirtin e vet, nuk ka te drejte njeri te me korrigjoje nese nuk ka gabim teologjik ne te!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Meditim mbi Ngjizjen e Paperlyer (Nga Padre Pio i Pietrelcines)


  6. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pėr: Meditim mbi Ngjizjen e Paperlyer (Nga Padre Pio i Pietrelcines)

    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi Lexo Postimin
    Zanaf:3:14-15.
    Atėherė Zoti Perėndi i tha gjarprit: “Me qenė se bėre kėtė gjė, qofsh i mallkuar ndėr gjithė kafshėt dhe tėrė bishat e fushave! Ti do tė ecėsh mbi barkun tėnd dhe do tė hash pluhur gjithė ditėt e jetės sate. 15 Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; FARA E SAJ DO TE SHTYPE KOKEN TENDE."

    Ky eshte mesimi me i rrezikshem dhe me pasoja katastrofike per ata qe e thone dhe per ate qe e besojne. Gjarprit ja shtypi koken Jezusi, permes ringjalljes se Tij nga vdekja.. Askush nuk u gjend i denje qe te hapte rrullin , pervecse Jezus Krishtit.
    Pėr ty ėshtė e rrezikshme shenjtėria dhe shenjtėrit e Zotit, luften e ke vetem me Nėnen e Zotit tonė JEZUS dhe me tė gjithė shenjtėrit e Tij,(mos qofsha ne lėkuren tėnde - nė lufte me HIR-PLOTEN)!! Por KOT e KOT, sepse Krishti e mundi boten duke perfshi edhe ushtarėt e errėsuar nga bota, nė saje tė Krishtit edhe ne sė bashku me EVEN e Re - shė Marinė - NĖNĖ e dashur.

    Lexo nga Etėrit e Kishės - me tė cilėt ti je nė luftė - por i deshtuar dhe errėsuar.

    Natyrisht se Krishti JEZUS ėshtė SHPETIMI, Atij i pėrket LAVDI dhe FALENDERIMI nė HYJIN ATĖ, ama Krishti nuk erdhi nė botė vetėm si FRYMĖ sepse Ai nė natyren frymore-HYJNORE ishte, por Perendia Krisht erdhi nė natyrė njeriu, kėshtu qė ;

    Zoti e zgjodhi Marinė e jo njė grua tjetėr!


    Nga Libri "Pse t'i besojmė Jezusit" kapitulli 14


    “Zoti Hyj i urdhėroi njeriut dhe i tha: “Ha prej ēdo peme tė kopshtit; por prej pemės sė dijes - tė sė mirės dhe tė sė keqes, ruaj se ha. Sepse, atė ditė qė ke pėr tė ngrėnė prej saj, do tė vdesėsh” (Zan 2, 16-17).

    ”Atėherė gruaja pa se pema ishte e mirė pėr ta ngrėnė dhe e bukur pėr t’u parė dhe pemė e dėshirueshme pėr tė fituar dijen; gruaja mori prej frutit tė saj dhe hėngri. Pastaj i dha edhe burrit tė vet qė ishte me tė. Hėngri edhe ai (Zan 3, 6).

    "Atė se ēfarė Eva ka lidhur me mosbesimin e saj, Maria ka zgjidhur me besimin e saj". (Shėn Ireneu 130-200)

    Atėherė Maria tha:
    “Unė jam shėrbėtorja e Zotit: Mė ndodhtė siē the ti!” (LK 1; 38)



    Maria ėshtė Eva e dytė!

    Le te shohim tani se ēfarė nėnkupton kjo gjė: Eva pati njė pozite te patjetėrsueshme edhe thelbėsore ne Besėlidhjen e Pare.
    Fati gjinisė njerėzore, ishte ne Adamin. Pra, ishte ai i cili na pėrfaqėsoi ne. Edhe ne Adamin, ne ramė. Megjithėse Eva ra, serish, nėse Adami do tė kishte rezistuar, ne, s’ do te kishim humbur privilegjet mbinatyrore qe i ishin dhėnė atij, si ati ynė i pare. Megjithatė, edhe pse Eva, nuk ishte kreu i gjinisė njerėzore, serish, edhe ne lidhje me racėn njerėzore, ajo kishte vendin e saje, pasi Adami, te cilit iu dha t’ua vente emrin tė gjitha krijesave, e thirri Even "Nena e tė gjithė te gjallėve", njė emėr qė shpreh jo vetėm njė fakt se sa njė dinjitet, por, pėr me tepėr, pasi ajo ne kėtė mėnyrė pati relaten e vete te pėrgjithshme me racėn njerėzore, ashtu sikurse pati vendin e vete ne lidhje me provėn edhe rėnien e Adamit.

    Ajo, e dėgjoi Engjėllin e Rrene djallit, ajo i ofroi frytin tė shoqit, ndėrsa ai hėngri prej tij. Ajo ishte njė bashke-punėtore, jo si njė instrument i papėrgjegjshėm, por intimisht edhe personalisht nė mėkat, pasi ajo e shkaktoi atė.

    Sikurse historia na thotė, ajo ishte njė sine-qua-non, njė shkak pozitiv, aktiv i rėnies. Po ashtu, ajo kishte pjesėn e saje nė ndėshkimin, nė fjalėt qė iu drejtuan asaj, pasi ajo u njoh si njė agjente e vėrtetė nė tundimin edhe ēėshtjen lidhur me tė, edhe u dėnua pėr atė gjė.

    Ne atė akt te paligjshėm, pėrfshihen tre pjese, - gjarpri, gruaja edhe burri; ndėrsa ne momentin e ndėshkimit, u paracaktua njė ndodhi qė do bėnte vaki me vone, ku serish takohen emrat e te tre pjesėve, tė gjarprit, gruas edhe te burrit.

    Pra, duhej te ishte pėrsėri njė Adam i Dyte, ndėrsa Eva e Dyte te ish Nena e Adamit te Ri, "Armiqėsi do tė vė ndėrmjet teje e gruas, ndėrmjet farės sate e farės sė saj: fara e saj do tė ta ndrydhė kokėn, kurse ti do t’ia sulmosh themrėn." (Zan 3, 15).
    Fara e Gruas, ėshtė Fjala e Mishėruar, ndėrsa Gruaja, se cilės i takon Fara apo Biri i saje, ėshtė e Ėma e Tij, Maria!

    Ky interpretim, edhe paralelizėm ėshtė pėrfshirės edhe i pamohueshėm.

    Madje, kjo ka qene doktrina me e hershme e Etėrve tė Kishės. Kėta, pra etėrit e Kishės, nė mėnyrė tė drejtė e kanė interpretuar Biblėn dhe porosinė e Zotit pėr ne, pra, i kanė pėrpunuar tė vėrtetat e fesė), edhe duke ditur vendin qe pati Eva ne rėnien gjinisė njerėzore, neve mund tė dimė vendin qe ka Eva e dyte ne restaurimin e Racės se saj.

    Lė tė shqyrtojmė se ēfarė thonė Eterit e Kishės:

    1) Shėn Justin Martiri (120-165 A. D.), i cili pėrfaqėson doktrinėn qe besohej ne Palestine.
    "Ne, e dimė qė Ai, para gjithė krijesave, doli prej Atit me pushtetin edhe dėshirėn e Tij,...edhe me ane te Virgjėreshės u be njeri, ashtu qė nė atė mėnyrė qė u shkaktuar mosbindja prej gjarprit, ne po atė mėnyrė te mund te ē’ bėhej Pasi Eva, duke qene njė Virgjėr edhe e panjolle, duke e pranuar fjalėn qe i erdh prej djallit, shkaktoi mosbindje edhe vdekje, ndėrsa Virgjėra Mari, duke patur besim edhe gėzim, kur Engjėlli i shpalli Lajmin e Mire, qe Shpirti i Zotit do te zbresė nė tė edhe Fuqia e mė tė Lartit do ta mbuloje, prandaj edhe i Shenjti qe do te linde do tė ish Bir i Hyjit, u pėrgjigj, "Le te behet nė mua sipas Fjalės Tende" (Trifoni 100)

    2) Tertuliani (160-240 A.D.), doktrina e te cilit pėrfaqėson mėsimet qė besoheshin ne Afrike edhe nė Rome. "Hyji e risolli nė jetė Parafytyrimin edhe Ngjasimin e Tij, tė cilin e kish zėnė djalli, me anė tė njė ndėrhyrje rivale. Pasi Eva, ende njė Virgjėr, e kish pranuar fjalėn qe u be kornize e vdekjes, po ashtu njė Virgjėra do te t’i sillej Fjala e Hyjit, qė u bė edhe ndėrtuesja e Jetės. Kėshtu, pra, ajo qė kish shkuar drejt humbjes nėpėrmjet asaj gjinie, nėpėrmjet tė njėjtės gjini, tė mund te vinte serish Shpėtimi.

    Eva i pat besuar djallit, Maria i besoi Grabrielit. Faji qė njėra kreu me anė tė mosbesimit, tjetra me anė tė besimit e shbėri" (Mbi Mishėrimin e Krishtit, 17).


    3) Shėn Irineu i Lionit (120-200 A.D.). Mėsimi i tij pėrfaqėson doktrinėn qe besohej ne Azinė e Vogėl, edhe ne France - pėr mė tepėr qe ai pėrfaqėson Shėn Gjon Ungjilltarin , pasi ai ish mėsuar ne fe nga Shėn Polikarp Martiri, i cili kish qene njė shok i ngushte i Gjonit Ungjilltar, edhe i Apostujve te tjerė:

    "Me ane te nėnshtrimit, Maria Virgjėr u gjet e bindshme, duke thėnė: 'Ja o Zot, le te behet ne mua sipas fjalės Tende'. Por, Eva ishte e pabindėshme, pasi ajo, nuk u bind, ndėrkohė qe ish ende r virgjėr. Sepse, ajo edhe pse ishte e shoqja e Adamit, megjithėse ende virgjėr.....duke u bere e pabindėshme u be shkaku i vdekjes se vetes se vete edhe tė gjithė racės njerėzore, ashtu sikundėr Maria, duke sjelle te parathėnin, ndonėse Virgjėreshė, me ane te bindjes, u be shkak shpėtimi pėr vete edhe pėr tė gjithė gjininė njerėzore.

    ”.....Ne lidhje me kėtė Zoti tha, se i pari do te jete i fundit, ndėrsa i fundit i pari. Edhe profeti shėnon te njėjtėn gjė, duke thėnė, 'ne vend te etėrve, ju keni bije'. Sespe, ndėrsa Zoti, kur lindi, ishte i parėlinduri i te vdekurve, edhe mori ne gjirin e Tij eterit e pare, Ai i rilindi ata ne Jetėn me Zotin, duke u bere Ai Vete Fillesa e te gjallėve, pasi qe Adami u be fillesa e te vdekurve. Prandaj edhe Luka, e filloi linjėn e brezave prej Zotit tek Adami, duke nėnkuptuar se Ai i rigjeneroi eterit e moēėm, jo ata Atė, ne Jetėn e Ungjillit. Edhe kėshtu Nyja e mosdėgjesės se Eves u zgjidh me ane te dėgjesės se Maries, pasi ēfarė lidhi Eva – virgjėr ne mosbesim dhe mosdėgjesė, atė e zgjidhi Marie virgjėr me fe dhe dėgjesė" (Kundra Herezive - po te doni edhe dėshmuesve - III. 22.34)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 25-03-2015 mė 15:18
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  7. #7
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pėr: Meditim mbi Ngjizjen e Paperlyer (Nga Padre Pio i Pietrelcines)

    Citim Postuar mė parė nga Diella1 Lexo Postimin

    Jezusi nuk do te ishte Ai qe ishte po te mos ishte Nena e Tij, te Cilen Zoti per t'a bere te denje per detyren qe i kishte vene para vetes se saj, e lindi permes Ngjizjes se Paperlyer, per te cilin flet ky shkrim i shkurter por edhe nga me te bukurit e literatures shpirterore sot ne bote.
    pasi lexova nje koment te shkurt tendin, vendosa te shkruaj.

    Je shume gabim, dhe kjo qe thua nuk eshte ashtu.

    Kisha, Etėrit e Kishes, Apostuj dhe mbi te gjitha Shkrimi i Shenjt, ne shume raste e perdore fjalen "Vėrtet, s’ka gjė tė pamundshme pėr Hyjin!” (Lk 1; 37) Keshtu qe Zoti e zgjodhi Marinė, ama pėr Zotin nuk ka asgje te pa mundur. Njeriun e ka zgjedhur per bashkpuntor, por asnje merite nuk eshte e njeriut, merita eshte e Zotit - ndersa merita qe na takon neve eshte DHURATĖ, e nese na dhuron dicka Zoti - kjo nuk do te thote qe Ai dhuron pse "Jezusi nuk do te ishte Ai qe ishte" por nga qe Ai na do dhe na ka zgjedhur!

    Te fala ne Krishtin.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Meditim mbi Ngjizjen e Paperlyer (Nga Padre Pio i Pietrelcines)

    Ja, kjo i shpjegon te gjitha:



    Jezusi dhe e Ema e Tij ishin Nje, me para se Ai i shtypi koken gjarprit, ja kishte shtypur Nena e Tij, qe me shembullin e jetes se Saj, ndershmerise, pastertise, devocionit dhe Dashurise se pandashme per Zotin Ate, arriti te na sjelle ne bote per ne Ate qe breza e breza e kishin pritur dhe qe ne tani e kemi gjithkund nepermjet Kishes se Tij te Shenjte. Nga njerezit qe kane jetuar dhe qe do jetojne ne kete bote, askush nuk do te mund te matet me Marine per nga dashuria qe ajo kishte per Zotin, dhe per sakrificen e martirizimin qe Ajo si njeri shkoi deri ne fund nepermjet asaj qe me ne fund ndodhi. Qe e gjithe kjo veper madhore e Perendise te vinte ne jete, Zoti Ate beri te mundur Ngjizjen e Paperlyer - the Immaculate Conception - nje koncept qe duket si gjithe te tjeret, por qe ne fakt per nga kuptueshmeria dhe menyra se si edhe vete Kristianet e trajtojne tregon dhe ben diferencen per shume njerez ne kete bote, sepse ben te mundur ate qe per nga goja e Jezusit erdhi nepermjet fjaleve : 'Kush nuk behet i vogel si ky femije, nuk do te mund te arrije kurre te futet ne Mbreterine e Qiellit'. Nje thenie e thjeshte, me te cilen eshte luajtur e luhet shume ne kete bote, sepse shume mundohen t'a kene, por pak e marrin seriozisht. Te behesh i vogel, nuk do te thote te behesh i papergjegjshem dhe lojacak si femije, por te jesh i paster, i ndershem dhe besues si nje femije i vogel, por ne urtesi dhe kuptueshmeri te behesh i mencur si nje plak i motshem. Gati gati herezi dhe e papranueshme per kete brez 'modern' - por nje e Vertete e pandryshueshme dhe per te cilen bota do lengoje nese nuk e merr seriozisht ne fund te fundit. Kush eshte kaq 'cool' dhe 'modern' me shume se Ai qe sfidoi vdekjen vete, boten e gjithe gjerat qe jane ne te???!!! Jezu Krishti, Biri i Marise, qe e rriti mes mijera mundimesh e ne mes te varferise ne nje kohe qe mund te kishin patur gjithcka dhe te gjithe favoret e kesaj bote po t'ju ishin pergjunjur dhe perulur, gje qe pastaj kurren e kurres nuk ndodhi, dhe kjo e gjitha qe ne te kemi te gjithe Zotin qe meritojme dhe ashtu sic edhe Ai eshte ne te vertete, Zot i te gjitheve, por edhe Zot i Dashurise se Perendise ne rradhe te pare, qe eshte e paperlyer dhe nuk i perket kesaj bote. Ne bote jemi, aty jetojme, merremi me cfare te na kete hedhur jeta te bejme, cfaredo statusi te jete ai, zemra ngelet ne nje vend e fiksuar per ato qe i thone vetes te Krishtere, tek Jezusi, Zot i Gjalle, qe pret te thirret dhe te duhet sic eshte thirrur e dashur me mijera breza para nesh. Kjo eshte thjesht per sqarim per ato qe nuk e kuptojne kete gje!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Meditim mbi Ngjizjen e Paperlyer (Nga Padre Pio i Pietrelcines)

    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    pasi lexova nje koment te shkurt tendin, vendosa te shkruaj.

    Je shume gabim, dhe kjo qe thua nuk eshte ashtu.

    Kisha, Etėrit e Kishes, Apostuj dhe mbi te gjitha Shkrimi i Shenjt, ne shume raste e perdore fjalen "Vėrtet, s’ka gjė tė pamundshme pėr Hyjin!” (Lk 1; 37) Keshtu qe Zoti e zgjodhi Marinė, ama pėr Zotin nuk ka asgje te pa mundur. Njeriun e ka zgjedhur per bashkpuntor, por asnje merite nuk eshte e njeriut, merita eshte e Zotit - ndersa merita qe na takon neve eshte DHURATĖ, e nese na dhuron dicka Zoti - kjo nuk do te thote qe Ai dhuron pse "Jezusi nuk do te ishte Ai qe ishte" por nga qe Ai na do dhe na ka zgjedhur!

    Te fala ne Krishtin.

    Me vjen keq, je shume por shume i gabuar, sepse po hedh poshte kete teme te Ngjizjes se Paperlyer!!!! Ti po mer si asgje kete Veper madhore te Zotit - jane dashur breza e breza qe Maria, Nena e Jezusit te vinte ne jete, sepse qe Zoti te vinte ne veprim Vepren e Tij madhore te Shpetimit, i duhej nje ene - vessel e paster, e paperlyer - cfare po thua, cfare po te nxjerr goja keshtu???? Ngjizja e Paperlyer eshte po aq e rendesishme sa edhe Misherimi i Jezusit, sepse ne fund te fundit nuk do ndodhte njera pa ndodhur tjetra me pare, jane dy rrjedhoja logjike, kjo eshte sikur ti tani te thuash qe une nuk jam fare e rendesishme per femijen tim, qe eshte krejtesisht e papranueshme si ide per ne si njerez, lere me t'a gjykosh ne prizmin e Hyjnores, me vjen keq, nuk mund te thote njeri gjera te tilla per fakte dhe ngjarje qe Zotit i jane dashur breza e breza per t'i pergatitur. Me vjen keq, keto jane ide protestante, dhe nuk i perkasin fese se vertete. Po sigurisht per Zotin cdo gje eshte e mundur, por Zoti Vete ama, zgjodhi Marine, dhe pa Marine nuk do kishte Jezus - ne nje fare pike Jezusi u be i pafajshem, femije, foshnje e vogel, e imagjinon cfare do ndodhte sikur Maria te mos ishte Ajo qe Zoti e pergatiti ate te jete???? Dhe pse e beri te mundur Ngjizjen e Paperlyer pikerisht ne kete Grua??? Po per cfare po flet Padre Piuo ne fund te fundit??? Kujdes, eshte ajo qe eshte dhe qe ne te gjithe e dime cfare eshte, nuk ja vlen te gjykojme si te papergjegjshem per dicka qe eshte dashur mund e sakrifica e lot qe te vije ne jete.


    Diella

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Meditim mbi Ngjizjen e Paperlyer (Nga Padre Pio i Pietrelcines)

    Per Zotin asgje nuk eshte e pamundur, por ja, kjo i derdhi lotet e hidherimit, pra, pa Marine, e paster dhe te Paperlyer, nuk do kishte Jezus!!!!!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 25-03-2015 mė 16:28

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •