Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Ministri Manjani: Juda i Drejtësisë në kampin e Mazhorancës

    Mesa duket një nga ministrat e maxhorancës nuk po punon në linjën e qeverisjes së vëndit pavarësisht se është betuar si Ministër i kësaj qeverisjeje.
    Sigurisht mos pjesmarrja e ekspertëve të drejtësisë të kësaj ministrie në draftin që socialistët përgatitën ishte një turp për atë ministri dhe mendoj se nuk duhet kaluar pa u mbajtur përgjegjësitë përkatëse.
    Del pyetja: përse z. Manjani dhe dikasteri i tij, refuzoi draftin e përgatitur nga Socialistët me të cilët partia e tij ka bërë një koalicion të gjërë?
    Pyetja tjetër : a është dëshirë personale e z.Manjani, apo është një strategji dinake e partisë së tij për të sabotuar dhe për ti`u kundërvënë draftit të socialistëve?
    Pyetja tjetër: a egziston mundësia e një pakti anti-reformë në drejtësi midis drejtuesve të partisë së Manjanit dhe PD, me qëllim që të mos realizohet reforma në drejtësi ?
    Dihet që idea e reformimit të Drejtësisë ka qënë një nga projektet e Maxhorancës aktuale pas asaj të reformës administrative të qeverisjes lokale,dhe realizimi i njërës por pengesa ndaj reformës së dytë asaj të drejtësisë nga një ministër i një partie aleate, mendoj se vë gjithçka në dyshim ndaj kësaj partie, ministrat e së cilës gjatë gjithë kësaj kohe kanë punuar mirë.
    Dyshimet për minimin e reformës në drejtësi nga partia aleate u vunë re në katër momente:
    - në momentin e zëvendësimit të ministrit Naço me Manjanin,
    - me debatet e gjata deri në tre orë të Kryetarit të kuvendit dhe kryetarit të partisë aleate me ambasadorin Lu ditët e fundit,
    - në kontradiktat për problemin e DIAS dhe të ÇEZ-it
    - në takimin jo-normal midis partisë së Manjanit dhe PDIU
    Shumëkush mund të thotë që do të ketë debate dhe diskutime midis partive aleate dhe pastaj pas një konsensusi paraprak bien dakort për të realizuar një reformë.
    Problemi i reformës në drejtësi është një aspekt i marëveshjes ndërpartiake dhe është rënë dakort që në kohën kur u bënë zgjedhjet.
    Të duket e çuditshme madje edhe sfiduese kur diskoradnca në realizimin e e reformës në drejtësi dhe praktikisht në realizimin e një drati të përbashkët të maxhorancës ndodh pikërisht tani para se drafti të shkojë në Komisionin e Venecias.
    Këtu duhet të ndalemi pak për të analizuar Përsenë e madhe të mosmarëveshjes dhe ndarjen anormale madje me shkelje të rregullave të qeverisjes qëndrore midis aleatëve, midis PS dhe partisë së Manjanit pra, ku një ministër i partisë aleate kundërshton dhe mobilizon dikasterin e tij i cili është pikërisht dikasteri që duhej të mbante peshën e problematikave, dhe bën një draft të veçantë me mjetet dhe burimet njerëzore të qeverisjes të cilat i ka në dorë aleati kryesor – PS.
    Përse –ja e madhe mund të ketë disa përgjigje dhe ndoshta pak nga të gjitha këto përgjigje hipotetike mund të përmbajnë të vërteta të pjesëshme që spjegojnë kundërshtimin.
    Në radhë të parë, problemet brënda qeverisjes nuk janë argument kryesor i mosmarëveshjeve. Kjo u vu re në idetë e Kryetarit te partisë aleate per zëvëndësimin ministrave të shprehura nga ana e tij npërmjet frazës për ` impulse të reia`. Këtu kush e dëgjoi dhe e pa me vëmëndje vuri re ministrin aktual Manjani më të preokupuar. Por `impulse e reja` nuk mund të ndryshojnë strategjitë e paracaktuara sepse edhe ministrant aktualë të partisë aktuale ishin dhe janë duke dhënë maksimumin për të realizuar objektivat e caktuara, e për këtë argument Kryeministri nuk ishte dakort ëpër zëvëndësime emrash dhe kishte të drejtë për momentin.
    Në rradhë të dytë, eulogjizmat `Impulse të reja` në fakt përbën një plan të mirëmenduar për të realizuar një `krahmarrje` apo `shpinëmarrje` reformës së ardhshme në drejtësi, sepse mesa duket ish ministri Naço e kishte të pamundur të pengonte realizimin e kësaj reforme dhe nërastin më të mirë e kishte të pamundur që të `reformonte` reformën e paracaktuar nga Maxhoranca qeverisëse dhe të konfirmuar katërcipërisht nga ndërkombëtarët të cilët ishin dhe mbeten të shqetësuar nga vonesat pa shkak sipas tyre në realizimin e reformës në drejtësi e cila do të shkaktontë një `tërmet` në sistemin e korruptuar të drejtësisë dhe të prokurorisë.
    Për pasojë e gjithë fraza eufemike për të mos tronditur koalicionin `impulse të reja`, pati realizimin e vet me dorëheqjen me sa duket të detyruar të ministrit luftarak Naço dhe të ardhjes në vënd të tij të `të preokupuarit` për sistemin e korruptuar të drejtësisë, z. Manjani.
    Goglat e tij frazeologjike për reformën në drejtësi dhe hakërimet me pushime nga puna dhe masa të ashpra ndaj ndonjë individi në administratën e burgjeve nuk mallëngjyen njeri sepse, pak ditë më parë një nga gjyqtaret e rrethit të Durrësit e cila doli tek emisioni investigative të Klan `Stop`, nuk e çau kokën fare për denoncimin publik që ju bë; sidoqoftë është për tu habitur se si Ministri Manjani as që e dërgoi këtë rast në KLSH, apo ta kontrollojë të paktën.
    Kjo indirekt tregon se ky ministër nuk kishte ardhur për ti dhënë `impulse të reja` reformës në drejtësi. impulset e tij siç po shihet kanë një efekt krejt të kundërt dhe sinkron me opozitën dështake e cila gjithashtu ka bërë një draft sugjerimesh të tjera.
    Po të shihej drafti i tyre, ndryshimi qëndronte pikërisht tek vota parlamentare 2/3 apo 3/5; pra në se 3/5 ( 84 vota për miratimin e ligjeve speciale) e cila është e miratuar në Kushtetutë, është e papranueshme për Opozitën e sotme, dhe 2/3 e saj janë një propozim i cili është i pa negociueshëm!?
    Siç shihet qartë ky është një pretekst për të vonuar reformën, dhe nëse ajo miratohet ashtu si e thotë opozita, ligjet speciale nuk do të mund të miratohen dot sepse do të kërkonin kërkojnë një shumicë absolute të pa realizueshme.
    Në radhë të tretë, bërja e drafteve të veçanta do të krijonte në përfundim vonimin dhe në rastin më të keq për vëndin (por më të mirë për individë të caktuar të PD, dhe të partisë së Manjanit). Kjo vërtetohet edhe nga takimet të cilat ka bërë ky ministër me prokurorët dhe në një rast ka thënë frazën që `nuk jemi dakort me reformën sepse nuk është marrë mendimi i prokurorëve apo dhe i gjyqtarëve`.
    Kjo ka ngritur për mendimin tim dyshime të bazuara për seriozitetin e këtij ministri në realizimin e reformës në drejtësi sepse taktikat e tij të punës në qeverisjen e vëndit nuk përkojnë në përgjithësi me tendencën gjithëpërfshirëse të realizimit sa më parë të kësaj reforme e cila do ta bënte pa dyshim Sistemin e Drejtësisë një sistem të pavarur dhe po aq të barabartë sa dhe Egzekutivi apo Legjislativi.
    Në radhë të katërt del problemi se përse disa individë të partisë së z. Manjani (pra sigurisht dhe të vetë zotit Manjani) e kërkojnë vonësën e dërgimit në kohë të të sugjerimeve npërmërmjet këtij drafti nëpërmjet dy taktikave kryesore të kundërshtimit:
    - bërjen e disa drafteve me kërkesën se janë të panegociueshme nëse nuk pranohen
    - ose me bërjen e një drafti paralel brënda maxhorancës të paraqitur ditën e fundit duke mos lajmëruar se..kemi kundërshtime për draftin e përbashkët?
    Në radhë të pestë debatet të përkrahura nga opozita dhe nga individë të partisë së z.Manjani se draftet nuk duhet ti bëjnë ekspertët e pavarur por- duhet thirrur tryeza politike për të bërë një draft me consensus, ngre një pengesë të madhe e cila vonon përfundimisht realizimin e një drafti real për reformën në drejtësi.
    Problemet janë të shumta,dhe pengesa kryesore ne realizimin e një drafti të përbashkët nuk është tejkaluar për shkak të refuzimit jo normal të opozitës, por mendoj se problem më i madhqë po del në pah, e për fat të keq problem është brënda maxhorancës, dhe është lëvizja e papritur dhe aspak konstruktive e ministrit të drejtësisë z. Manjani për të vonuar reformën.
    Është problem i madh se ky veprim ka përçarë realisht maxhorancën pavarësisht fjalëve se kjo maxhorancë është e fortë, dhe këtë dëm dukshëm po i vjen nga një ministër që për mendimin tim bart një hipokrizi e vërtetë dhe një komedi me ato show-t e tij në media nëpërmjet pseudo-preukupacionittë tij për sistemin e kalbur të drejtësisë. Sigurisht dëmi do të jetë i madh nëse nuk mban përgjegjësi vetë ministry sepse kabineti i tij ministeror e ka të detyrueshëm si dhe gjithë ministrat e tjerë të zbatojnë vendimet e Këshillit të Ministrave dhe jo të kalërojnë si të duan.
    Një përpjekje e suksesëshme është vendimi për të mbaruar dhe për të dërguar draftin e Maxhorancës menjëherë ne destinacion pavarësisht pseudo-drafteve të tjera , dërgimi i të cilave nuk ka për qëllim shëndoshjen dhe reformën në drejtësi por shpëtimin e asaj që mund të shpëtohet pavarëisht përpjekjeve të BE nëprmjet Vllahutin dhe SHBA nëpërmjet ambasadorit LU.

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ministri Manjani – Juda i Drejtësisë në kampin e Maxhorancës

    Nese neser Manjani do te pranoj reformen e hartuar nga Sorosi qe e beri Ramen kryeminister, ky militanti me siper do sulmoj opoziten!
    Nese reformen e drejtesise do ta bente e vetme PD-ja njesoj si Rama sot, po prape ky militanti me siper do shkruante disa faqe me idene se reforma ka nevoje per konsesus...

    Shoku Pirro çoji selam atyre tipave te selise roze apo mavi!!! Dhe thuaji se ketu te forumi te ka dal boja se kujt i sherbejne shkrimet e tua...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ministri Manjani – Juda i Drejtësisë në kampin e Maxhorancës

    Si mund te presesh drejtesi nga Rama kur ka futur horra e kriminel ne parlament, qe kontrollon çdo arterie te medias sot ne Shqiperi, qe ka bere super skandale me tendera e aferra korruptive me ministrat e tij?!

    Hajde debatojme njehere per keto shoku Pirro, pastaj vazhdo me ato te tuat ti!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ministri Manjani – Juda i Drejtësisë në kampin e Maxhorancës

    Ne kemi kryeminister qe tregon barsaleta e ben gallate..Nuk fut dot hajduti hajdutin ne burg joo..lojra te vjetra keto.Po nuk doli nje dore e forte idealistesht e ti nxjerri trute ketyre halerave keshtu do te vazhdoje edhe 50 vjet te tjera..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Ministri Manjani – Juda i Drejtësisë në kampin e Maxhorancës

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Mesa duket një nga ministrat e maxhorancës nuk po punon në linjën e qeverisjes së vëndit pavarësisht se është betuar si Ministër i kësaj qeverisjeje.
    Sigurisht mos pjesmarrja e ekspertëve të drejtësisë të kësaj ministrie në draftin që socialistët përgatitën ishte një turp për atë ministri dhe mendoj se nuk duhet kaluar pa u mbajtur përgjegjësitë përkatëse.
    Del pyetja: përse z. Manjani dhe dikasteri i tij, refuzoi draftin e përgatitur nga Socialistët me të cilët partia e tij ka bërë një koalicion të gjërë?
    Pyetja tjetër : a është dëshirë personale e z.Manjani, apo është një strategji dinake e partisë së tij për të sabotuar dhe për ti`u kundërvënë draftit të socialistëve?
    Pyetja tjetër: a egziston mundësia e një pakti anti-reformë në drejtësi midis drejtuesve të partisë së Manjanit dhe PD, me qëllim që të mos realizohet reforma në drejtësi ?
    Dihet që idea e reformimit të Drejtësisë ka qënë një nga projektet e Maxhorancës aktuale pas asaj të reformës administrative të qeverisjes lokale,dhe realizimi i njërës por pengesa ndaj reformës së dytë asaj të drejtësisë nga një ministër i një partie aleate, mendoj se vë gjithçka në dyshim ndaj kësaj partie, ministrat e së cilës gjatë gjithë kësaj kohe kanë punuar mirë.
    Dyshimet për minimin e reformës në drejtësi nga partia aleate u vunë re në katër momente:
    - në momentin e zëvendësimit të ministrit Naço me Manjanin,
    - me debatet e gjata deri në tre orë të Kryetarit të kuvendit dhe kryetarit të partisë aleate me ambasadorin Lu ditët e fundit,
    - në kontradiktat për problemin e DIAS dhe të ÇEZ-it
    - në takimin jo-normal midis partisë së Manjanit dhe PDIU
    Shumëkush mund të thotë që do të ketë debate dhe diskutime midis partive aleate dhe pastaj pas një konsensusi paraprak bien dakort për të realizuar një reformë.
    Problemi i reformës në drejtësi është një aspekt i marëveshjes ndërpartiake dhe është rënë dakort që në kohën kur u bënë zgjedhjet.
    Të duket e çuditshme madje edhe sfiduese kur diskoradnca në realizimin e e reformës në drejtësi dhe praktikisht në realizimin e një drati të përbashkët të maxhorancës ndodh pikërisht tani para se drafti të shkojë në Komisionin e Venecias.
    Këtu duhet të ndalemi pak për të analizuar Përsenë e madhe të mosmarëveshjes dhe ndarjen anormale madje me shkelje të rregullave të qeverisjes qëndrore midis aleatëve, midis PS dhe partisë së Manjanit pra, ku një ministër i partisë aleate kundërshton dhe mobilizon dikasterin e tij i cili është pikërisht dikasteri që duhej të mbante peshën e problematikave, dhe bën një draft të veçantë me mjetet dhe burimet njerëzore të qeverisjes të cilat i ka në dorë aleati kryesor – PS.
    Përse –ja e madhe mund të ketë disa përgjigje dhe ndoshta pak nga të gjitha këto përgjigje hipotetike mund të përmbajnë të vërteta të pjesëshme që spjegojnë kundërshtimin.
    Në radhë të parë, problemet brënda qeverisjes nuk janë argument kryesor i mosmarëveshjeve. Kjo u vu re në idetë e Kryetarit te partisë aleate per zëvëndësimin ministrave të shprehura nga ana e tij npërmjet frazës për ` impulse të reia`. Këtu kush e dëgjoi dhe e pa me vëmëndje vuri re ministrin aktual Manjani më të preokupuar. Por `impulse e reja` nuk mund të ndryshojnë strategjitë e paracaktuara sepse edhe ministrant aktualë të partisë aktuale ishin dhe janë duke dhënë maksimumin për të realizuar objektivat e caktuara, e për këtë argument Kryeministri nuk ishte dakort ëpër zëvëndësime emrash dhe kishte të drejtë për momentin.
    Në rradhë të dytë, eulogjizmat `Impulse të reja` në fakt përbën një plan të mirëmenduar për të realizuar një `krahmarrje` apo `shpinëmarrje` reformës së ardhshme në drejtësi, sepse mesa duket ish ministri Naço e kishte të pamundur të pengonte realizimin e kësaj reforme dhe nërastin më të mirë e kishte të pamundur që të `reformonte` reformën e paracaktuar nga Maxhoranca qeverisëse dhe të konfirmuar katërcipërisht nga ndërkombëtarët të cilët ishin dhe mbeten të shqetësuar nga vonesat pa shkak sipas tyre në realizimin e reformës në drejtësi e cila do të shkaktontë një `tërmet` në sistemin e korruptuar të drejtësisë dhe të prokurorisë.
    Për pasojë e gjithë fraza eufemike për të mos tronditur koalicionin `impulse të reja`, pati realizimin e vet me dorëheqjen me sa duket të detyruar të ministrit luftarak Naço dhe të ardhjes në vënd të tij të `të preokupuarit` për sistemin e korruptuar të drejtësisë, z. Manjani.
    Goglat e tij frazeologjike për reformën në drejtësi dhe hakërimet me pushime nga puna dhe masa të ashpra ndaj ndonjë individi në administratën e burgjeve nuk mallëngjyen njeri sepse, pak ditë më parë një nga gjyqtaret e rrethit të Durrësit e cila doli tek emisioni investigative të Klan `Stop`, nuk e çau kokën fare për denoncimin publik që ju bë; sidoqoftë është për tu habitur se si Ministri Manjani as që e dërgoi këtë rast në KLSH, apo ta kontrollojë të paktën.
    Kjo indirekt tregon se ky ministër nuk kishte ardhur për ti dhënë `impulse të reja` reformës në drejtësi. impulset e tij siç po shihet kanë një efekt krejt të kundërt dhe sinkron me opozitën dështake e cila gjithashtu ka bërë një draft sugjerimesh të tjera.
    Po të shihej drafti i tyre, ndryshimi qëndronte pikërisht tek vota parlamentare 2/3 apo 3/5; pra në se 3/5 ( 84 vota për miratimin e ligjeve speciale) e cila është e miratuar në Kushtetutë, është e papranueshme për Opozitën e sotme, dhe 2/3 e saj janë një propozim i cili është i pa negociueshëm!?
    Siç shihet qartë ky është një pretekst për të vonuar reformën, dhe nëse ajo miratohet ashtu si e thotë opozita, ligjet speciale nuk do të mund të miratohen dot sepse do të kërkonin kërkojnë një shumicë absolute të pa realizueshme.
    Në radhë të tretë, bërja e drafteve të veçanta do të krijonte në përfundim vonimin dhe në rastin më të keq për vëndin (por më të mirë për individë të caktuar të PD, dhe të partisë së Manjanit). Kjo vërtetohet edhe nga takimet të cilat ka bërë ky ministër me prokurorët dhe në një rast ka thënë frazën që `nuk jemi dakort me reformën sepse nuk është marrë mendimi i prokurorëve apo dhe i gjyqtarëve`.
    Kjo ka ngritur për mendimin tim dyshime të bazuara për seriozitetin e këtij ministri në realizimin e reformës në drejtësi sepse taktikat e tij të punës në qeverisjen e vëndit nuk përkojnë në përgjithësi me tendencën gjithëpërfshirëse të realizimit sa më parë të kësaj reforme e cila do ta bënte pa dyshim Sistemin e Drejtësisë një sistem të pavarur dhe po aq të barabartë sa dhe Egzekutivi apo Legjislativi.
    Në radhë të katërt del problemi se përse disa individë të partisë së z. Manjani (pra sigurisht dhe të vetë zotit Manjani) e kërkojnë vonësën e dërgimit në kohë të të sugjerimeve npërmërmjet këtij drafti nëpërmjet dy taktikave kryesore të kundërshtimit:
    - bërjen e disa drafteve me kërkesën se janë të panegociueshme nëse nuk pranohen
    - ose me bërjen e një drafti paralel brënda maxhorancës të paraqitur ditën e fundit duke mos lajmëruar se..kemi kundërshtime për draftin e përbashkët?
    Në radhë të pestë debatet të përkrahura nga opozita dhe nga individë të partisë së z.Manjani se draftet nuk duhet ti bëjnë ekspertët e pavarur por- duhet thirrur tryeza politike për të bërë një draft me consensus, ngre një pengesë të madhe e cila vonon përfundimisht realizimin e një drafti real për reformën në drejtësi.
    Problemet janë të shumta,dhe pengesa kryesore ne realizimin e një drafti të përbashkët nuk është tejkaluar për shkak të refuzimit jo normal të opozitës, por mendoj se problem më i madhqë po del në pah, e për fat të keq problem është brënda maxhorancës, dhe është lëvizja e papritur dhe aspak konstruktive e ministrit të drejtësisë z. Manjani për të vonuar reformën.
    Është problem i madh se ky veprim ka përçarë realisht maxhorancën pavarësisht fjalëve se kjo maxhorancë është e fortë, dhe këtë dëm dukshëm po i vjen nga një ministër që për mendimin tim bart një hipokrizi e vërtetë dhe një komedi me ato show-t e tij në media nëpërmjet pseudo-preukupacionittë tij për sistemin e kalbur të drejtësisë. Sigurisht dëmi do të jetë i madh nëse nuk mban përgjegjësi vetë ministry sepse kabineti i tij ministeror e ka të detyrueshëm si dhe gjithë ministrat e tjerë të zbatojnë vendimet e Këshillit të Ministrave dhe jo të kalërojnë si të duan.
    Një përpjekje e suksesëshme është vendimi për të mbaruar dhe për të dërguar draftin e Maxhorancës menjëherë ne destinacion pavarësisht pseudo-drafteve të tjera , dërgimi i të cilave nuk ka për qëllim shëndoshjen dhe reformën në drejtësi por shpëtimin e asaj që mund të shpëtohet pavarëisht përpjekjeve të BE nëprmjet Vllahutin dhe SHBA nëpërmjet ambasadorit LU.
    Po si ore njeri nuk e permende nje here te vetme logon LSI ?
    Kaq frike ke ta zesh me goje?
    Po ta merr mendja ty artikullshkrues se shqiptaret jane budallenj?
    Nese ty te kane bere lavazh truri dhe je ok me keto qe ke shkruar ky eshte problemi yt, Ne te tjeret kemi trurin tone dhe keto jane te gjitha brockulla
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •