-
Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Ja qarqet problematike, Vendi në rrezik nga përmbytjet, banesa e tokë bujqësore nën ujë
Moti i keq në gjithë vendin si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut kanë vënë në alarm institucionet shqiptare të cilat janë në gjendje gatishmërie. Por orët e vështira nuk kanë kaluar ende.
Qarqet më problematike janë Tiranë, Lezhë, Durrës, Dibër, Fushë Bulqizë.
Në orën 15: 30 ministria e Brendshme informon se situata më kritike mbetet Lezha, zona e Zejmentit ku vijon evakuimi i banorëve. Në Dibër lumi Drin është tejet i fryrë dhe rrezikon daljen nga shtrati. Rrezikohet argjinatura e lumit Drin në fshatin Gjoricë e Poshtme të bashkisë Bulqizë. Në Shijak rrezikon të dalë nga shtrati lumi Erzen.
Në Tiranë, në Lundër tek Arshiva e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurimeve Shoqërore, janë dërguar 2 fadroma nga SHPFA, për të punuar për eleminimin e përmbytjeve. Problematike situata në Bregun e Lumit.
Rruga e Kombit në sensin lëvizës Kukës – Rrëshen është e bllokuar si shkak i rënies së inerteve. Lëvizja e automjeteve po kryhet me një sens.
Në Fushë Bulqizë rrezikohen disa banesa nga fryrja e një përroi, i cili është fryrë nga reshjet e shumta që kanë rënë.
Gadishmëria
Ministria e Brendshme ka paralajmëruar për një përkeqësim të situatës në orët në vijim dhe u bën apel qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme. Shtabi i Emergjencave Civile është në gatishmëri për të evakuuar familjet e prekura nga përmbytja. OSHEE ka njoftuar gjithashtu se po ndjek situatën nga afër, për të garantuar furnizimin me energji elektrike në rast të ndonjë defekti që mund të shkaktohet nga reshjet e dendura të shiut.
ORA NEWS
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Ora 16: 30 Situata problematike ne Vaun e Dejes
Raporton gazetari i Ora News, Bepin Kolvata: Rritja e intensitetit të reshjeve gjatë 24 orëve të fundit ka agravuar situatën në bashkinë Vau Dejës, duke bërë që perrenjtë të dalin nga shtrati. Në zonat më të goditura ku rrezikon edhe disa familje, por ndërhyhet nga shtabi i emergjencave civile, i ngritur për të monitoruar situatën.
Rritja e nivelit të përroit ka bërë që në lagjen “Kapedan” të rrezikohen të përmbyten 3 banesa, në lagjen Kaldrun thyerja e argjinaturës mbrojtëse rrezikon 12 familje ndërsa 3 banesa janë të kërcënuara nga vërshimi i ujit.
Sipas të dhënave të bashkisë Vau Dejës, në terren ndodhet një mjet i bordit të kullimit që po punon për devijimin e rrjedhës së përroit. Zona e “Gomsiqes” është izoluar për shkak të rritjes së nivelit të ujit dhe me shumë se 20 familje kanë mbetur të bllokuara, pasi prurjet kanë dëmtuar edhe urën lidhëse të fshatit me zonat e tjera.
Probleme janë hasur edhe në Vig Mnele, për shkak të perrejve malore, niveli i të cilëve është rritur ndjeshem per shkak te prurjeve si shkak i reshjeve te shiut dhe debores, në lartesinë mbi 800 meter.
Në Vig Mnele, ka probleme në lagjen Dushaj, ku kërkohet krijimi i një argjinature mbrotjëse për tëe mbrojtur zonën nga vërshimi i perrejve malore. Momentalisht, të izoluar ngelen vetëm banesat në Gomsiqe, ndërkohë që vëmendja është përqëndruar në lagjen Kapedan në Bashkinë Vau Dejes. Situata rrezikon të përkeqësohet në orët në vijim nëse do të ketë shtim të sasisë së reshjeve, pasi do të ndikojnë në shtimin e prurjeve.
ORA NEWS
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Ora 16:00 Në Lezhë problem mbetet lagjja “Besëlidhja”. Ndiqni raportimin e gazetarit të Ora News Elvis Hila.
ORA NEWS
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Ora 15: 41 Ministria e Brendshme tregon situatën në orën 15: 30
Qarku Tiranë: Rruga “Shaban Bardhoshi” në Kombinat ka prezencë të madhe uji në oborre dhe në banesa. Në Lundër tek Arshiva e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurimeve Shoqërore, janë dërguar 2 fadroma nga SHPFA, për të punuar për eleminimin e përmbytjeve.
Qarku Lezhë: Në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë, si pasojë e reshjeve janë evakuar 10 familje nga FNSH Shkodër dhe punonjësit e Policisë Lezhë. Janë duke u evakuuar dhe 4 familje të tjera. Rruga e Kombit në sensin lëvizës Kukës – Rrëshen është e bllokuar si shkak i rënies së inerteve. Lëvizja e automjeteve po kryhet me një sens kalimi dhe nën monitorimin e Policisë Rrugore. Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, Bashkia Laç, është normalizuar situata për shkak të pushimit të reshjeve. Aktualisht ka prezencë uji vetëm në disa sipërfaqe të tokës bujqësore.
Qarku Durres: Në Fushë Krujë dhe fshatin Derven i Poshtëm, situata është drejt normalizimit. Prezencë uji ka vetëm në sipërfaqe të tokave bujqësore. Në terren janë forcat e Policisë së Shtetit, administratori i zonës dhe punonjës të bashkisë Fushë Krujë.
Qarku Diber: Rrezikohet argjinatura e lumit Drin në fshatin Gjoricë e Poshtme të bashkisë Bulqizë. Në vendngjarje forcat e Policisë së Shtetit. Pritet mbërritja e forcave ushtarake për të bërë të mundur punimet në argjinaturë dhe evakuimin e banorëve nëse situata do të jetë kritike. Aktualisht lumi Drin është tejet i fryrë dhe rrezikon daljen nga shtrati.
Në Fushë Bulqizë rrezikohen disa banesa nga fryrja e një përroi, i cili është fryrë nga reshjet e shumta që kanë rënë. Në vendngjarje po punojnë forcat e bashkisë dhe një mjet eskavator që po bën të mundur hapjen e kanaleve. Situata po shkon drejt normalitetit.
ORA NEWS
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Moti keq, ja zonat pa energji elektrike në Tiranë dhe rrethe
Fshatra të tëra në të gjitha qarqet e vendit janë pa energji elektrike si pasojë e defekteve të shkaktuar nga moti i keq.
Operatori i Shpërndarjes ka mundur të reduktojë numrin e fiderave me defekt deri në orët e pasdites, ndërsa është rikthyer energjia në nëstacionin e Rrëshenit dhe Kaçinarit.
OSHEE thekson se të gjithë hidrovorët furnizohen me energji elektrike dhe grupet e punës janë në terren për eliminimin sa më të shpejtë të defekteve
Ja zonat pa energji elektrike si pasojë e motit të keq
Tirana
Valias, pjesërisht Ibë, Shënmëri/ Tiranë
Elbasan
Orenjë, pjesërisht Lunik, pjesërisht Polis/ Librazhd; Gjinar, pjesërisht Labinot
Fier
Divjakë/ Lushnjë
Vlorë
Smokthinë, Lepenicë
Kukës
Pjesërisht Geghysen, Mamëz, Surroi, Pac, B.Curri, Has
Shkodër
Luf, Arrës Miliskaj, pjesërisht Qelëz, pjesërisht Gjegjan, pjesërisht Hajmel, Shëngjin, Zejmen, Kaçinar
Burrel
Shtufë, Qafë Vorrës, Bukmirë, ish Komuna Orosh, zona Kalanjë, Rrushkull, kodër Rrëshen
ORA NEWS
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Probleme dhe në Selenicë, Lagjet e Vlorës nën ujë, lumi Vjosa në monitorim por rrezik potencial gjatë natës


Shirat e rrëmbyer që kanë pushtuar vendin kanë nisur të përmbytin edhe disa zona në qytetin e Vlorës .
Deri më tani nën ujë gjenden rrugët lidhëse me bulevardin Vlorë-Skelë, ajo e lagjes “Pavarësia” , “28 e 29 Nëntori” , një pjese e lagjes 1 dhe 24 Maji etj .
Autoritetet pranojnë se orët në vijim do të jenë kritike. Aktualisht hidrovori i Vlorës dhe Akernisë janë në kondicione të plota pune.
Furnizimi me energji elektrike ka munguar vetëm në zonën e Rradhimës dhe Orikumit, nuk prezantohen probleme në Vlorë.
Prurjet e Vjosës janë në monitorim, ndërsa ekziston mundësia për agravim të situatës gjatë orëve të natës .
Ndërkohë në Bashkine e Selenicës kanë nisur të shfaqen problemet e para, kryesisht në toka bujqësore.
Dhjetra hektarë gjenden nën ujë për shkak të vërshimit të përrenjve. Agjinatura e Vjosës ka pësuar disa dëmtime në afersi të fshatit Armen.
ORA NEWS
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Reagim i ministrit Beqa...kur ai ishte ne opozite.
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Shqipëria në ujë: Rama në Majemi, Veliaj në Sri Lanka dhe një “puç”

Mjaft zona të vendit janë përmbytur në përmasa të rënda gjatë ditës së sotme.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ndohet me pushime në Majemi të SHBA-ve.
Edhe kryetari i bashkisë më të madhe në vend, Tiranës m 1 milionë banorë, Erion Veliaj është nisur për Në Sri Lanka, ku është ftuar që të japë leksione mbi zhvillimin social
Ndërkohë, në kampin demokrat ka nga ata që brenda kësaj situate shohin një atmosferë “puçesh” politike në gjirin e socialistëve.
Për shembull, ish-kolegu i Ramës dhe Velisë, demokrati Kastriot Islami shkruan në Facebook: “Lali ne Sri Lanka, me ftese te Xhorxh Sorosit… Lali po punon per rrezimin e Rames para 2017 dhe kapjen e menjehershme te vendit te pasuesit ne krye te PS… Endrra e tij per kryeminister ne 2021 eshte shprehur mes ‘miqve’ te tij te afert…”.
Kurse gazetari Bledin Koka, një simpatizant i demokratëve, e ka dalluar “puçin” pak përpara nisjes së Velisë, midis këtij të fundit dhe ministri të brendshëm Saimir Tahiri.
Shkruan Koka në Fb: “A sa bukur aaa!… U permbyt Tirane e perçau Tahirin me Veliajn!… Njeri ne Babrru e tjetri ne Sauk!… Njeri ne pune e tjetri ne shoë, njeri me xhirime me celular e tjetri me kamera HD, njeri ne buze te lumit e tjetri ne maje te avionit!… p.s… Vetem se Tahiri i kishte xhirimet te sotmet kurse Veliaj te djeshmet se tani Lali ndodhet Sri Laislaminka per te folur per suksesin e qeverisjes se Tiranes”.


MAPO
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt