Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 148
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden

    AUSTRALIA

    Po po, Australia merr pjesė nė Eurovizion, pas debutimit vitin e kaluar, por kėsaj here si konkurrent (vitin e kaluar ata u lejuan menjėherė nė finale. Duhet thėnė se ėshtė njė vendim i ēuditshėm nga enti organizator i Eurovizionit, sepse ata patėn thėnė se pjesmarrja e vitit tė kaluar ishte "one off" (vetėm pėr njė herė). Gjithashtu ky vendim duket ende mė i ēuditshėm, kur Radio Televizioni Publik i Kosovės RTK ka shprehur dėshirė tė zjarrtė pėr tė marrė pjesė por nuk i ėshtė mundėsuar pjesmarrja, ndėrsa Australisė po. Edhe kėtė herė, Radio Televizioni Publik Australian SBS, ka zgjedhur mėnyrėn e brendshme pėr tė pėrzgjedhur kėngėn dhe pjesmarrėsin e tyre. Kėtė herė ata kanė zgjedhur kėngėtaren Dami Im e cila ėshtė 27 vjeē dhe ka lindur nė Korenė e Jugut por ajo dhe familja e saj, emigroi nė Australi kur ishte 9 vjeē. Dami Im fitoi edicionin e pestė tė talent show-it "X-Factor Australia" nė vitin 2013 dhe ka patur njė sukses tė madh nė kontinentin Australian, duke hedhur nė treg 3 albume, njė prej tė tyre fitoi edhe ēmimin "ARIA No. 1 Chart Awards" (ēmimet e muzikės nė Australi) si albumi mė i mirė i vitit. Dami Im do tė pėrfaqėsojė Australinė me kėngėn "Sound of silence" (Zė i heshtjes)


    http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110


  2. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden

    SLLOVENIA

    Sllovenia ka marrė pjesė nė Eurovizion 4 herė me artistė sllovenė, por si pėrfaqėsues tė Jugosllavisė. Sllovenia mori pjesė pėr herė tė parė si shtet i pavarur nė 1993. Sllovenia ishte gjithashtu vendi i parė qė u shkėput nga federata jugosllave, nė vitin 1991. Rezultatet mė tė mira kanė qenė dy herė vend i shtatė, nė vitin 1995 dhe sė fundmi nė vitin 2001 me kėngėn "Energy" (Energji) Kėnduar nga Nuša Derenda. Nė kėto 12 vite qė Eurovizioni ka patur edhe natė gjysėmfinale, Sllovenia ka arritur tė shkojė nė finale vetėm 4 herė. Edhe kėtė vit here Radio Televizioni Publik Slloven RTV SLO, zgjodhi qė pėrfaqėsimin e tyre ta gjejė mes pjesmarrėsve tė festivalit "Evrovizijska Melodija" (EMA 2016) festival nė tė cilin morėn pjesė 10 artistė. Vota publike sllovene, vendosi qė biletėn pėr nė Stokholm t'ja japi kėngėtares 31 vjeēare Manuela Brečko, e cila njihet me emrin e artit ManuElla. Kėnga "Blue and red" (Blu dhe e kuqe) do tė interpretohet nė anglisht. Kjo ėshtė pjesmarrja e 13-tė e Sllovenisė.

    http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110


  3. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden

    BULLGARIA

    Bullgaria rikthehet nė Eurovizion pas njė shkėputje qė prej vitit 2013. Bullgaria ka marrė pjesė 9 herė, qė nga debutimi i tyre nė vitin 2005, Bullgaria ka arritur qė tė shkojė nė finale vetėm njė herė me kėngėn "Voda" (Ujė) kėnduar nga Elitsa & Stoyan, e cila u rendit nė vendin e pestė nė Eurovizionin e viti 2007. Kėsaj here Radio Televizioni Publik Bullgar BNT, vendosi nė mėnyrė tė brendshme qė biletėn pėr Stokholm t'ja japi kėngėtares Poli Genova me kėngėn "If Love Was a Crime" kėngė e cila ėshtė njė kompozim dhe bashkpunim bullgaro/suedez. Kėngėtarja 29 vjeēare Poli Genova, ka pėrfaqėsuar Bullgarinė edhe mė parė nė Eurovizion nė vitin 2011 me kėngėn "Na inat" (Pėr inat) Ndonėse Poli Genova po studion pėr regjisore filmi, ajo vazhdon karrierėn e saj nė muzikė me shumė projekte tė ndryshme. Kėnga pėrfaqėsuese e Bullgarisė pati premierė nė datėn 21 Mars, duke kompletuar listėn e 43 kėngėve pjesmarrėse nė edicionin e 61. tė Eurovizionit.

    http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110


  4. #134
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden

    DANIMARKA

    Danimarka vjen nė Stokholm pas njė disfate qė pėsoi me mosarritjen nė finale tė vitit tė kaluar me kėngėn "The way you are" (Ashtu si je ti) e cila u kėndua nga grupi Anti Social Media, megjithatė kėto vitet e fundit, Danimarka ka arritur rezultate tė kėnaqshme nė Eurovizion, sidomos duke e fituar jo mė larg se nė vitin 2013 me kėngėtaren Emmelie De Forest nė Eurovizionin e zhvilluar nė Suedi. Danimarka ka fituar gjithashtu nė vitin 1963 dhe nė vitin 2000. Nė festivalin pėrzgjedhėz danez "Dansk Melodi Grand Prix " (Ēmimi i madh i melodisė daneze) kėtė herė u pėrcollėn 10 kėngė nga prej tė cilave votimi publik shaplli si fitues grupin Lighthouse me kėngėn "Soldiers of love" (Ushtarė dashurie" Kėta tre djema tė cilėt quhen, Sųren Bregendal, Johannes Nymark dhe Martin Skriver, kanė marrė pėrsipėr tė luftojnė pėr njė vend nė finalen e Eurovizionit dhe ndoshta edhe njė fitore tė katėrt pėr vendin e tyre.


  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden

    UKRAINA

    Ukraina i rikthehet Eurovizionit pas shkėputjes qė ata bėnė vitin e kaluar, pėr arsyetė problemeve qė u shaktuan gjatė krizės me Rusinė gjatė aneksimit qė Rusia i bėri krahinės autonome tė Krimesė. Ukraina ka marrė pjesė nė Eurovizion 12 herė, duke filluar prej vitit 2003. Ukraina ka arritur gjithmonė tė shkojė nė finale, pėrveē mungesės qė ata bėnė vitin e kaluar. Nė vitin 2004, i cili ishte edhe viti nė tė cilin Shqipėria debutoi nė Eurovizion, Ukraina arriti fitoren e tyre tė parė dhe tė vetme me kėngėtaren Ruslana dhe kėngėn "Wild dances" (Valle tė egra) Kėtė vit, Radio Televizioni Publik Ukrainas NTU organizoi njė festival pėrzgjedhės pėr tė gjetur pėrfaqėsimin e tyre pėr nė Stokholm. Nė natėn finale, votat e jurisė dhe tė televotimit shpallėn fituese kėngėtaren 32 vjeēare Susana Jamaladynova, e cila njihet mė mirė me emrin Jamala. Kėnga e cila do tė pėrfaqėsojė Ukrainėn quhet "1944" dhe flet pėr deportimin e e popullit Tartar tė Krimeas nė vitet 40, nė duart e Stalinit. Pėr shkrimin e kėsaj kėnge, Jamala u frymėzua nga historia e stėrgjyshes sė saj e cila nė moshėn 25 vjeēare e shpėrngulėn nė stepat e Azisė qėndrore sėbashku me katėr fėmijėt e saj dhe kur gjatė rrugės, njė nga fėmijėt i vdiq. Kėnga do tė kėndohet nė njė pėrzierje tė gjuhėve anglisht dhe tartarisht tė Krimesė.

    http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110


  6. #136
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden

    NORVEGJIA

    Norvegjia hyri nė Eurovizion vetėm pak vjet pas fillimit tė tij, nė vitin 1960 me kėngėtaren Nora Brockstedt e cila kėndoi nė norvegjisht kėngėn me titull "Voi Voi" e cila ėshtė njė mėnyrė pėrshėndetje e kulturės Same. Iu deshėn 25 vjet qė ta arrinin fitoren e tyre tė parė me kėngėn "La det svinge" (Le tė tundet) kėnduar nga Bobbysocks!, e cila ėshtė njė duo-pop pėrbėrė nga Elisabeth Andreassen dhe Hanne Krogh. Mė pas kohėpritja per fitore u shkurtua, sepse nė vitin 1995 pra vetėm 10 vjet mė pas ishte grupi Secret Garden me kėngėn "Nocturne" i cili arriti tė korrė fitoren e dytė tė Norvegjisė. Fitorja e tretė dhe e fundit pėr ta ishte njė rekord. Alexander Rybak me kėngėn e tij "Fairytale" (Pėrrallė) arriti tė fitojė ēmimin e parė nė Eurovizionin e vitit 2009 me 387 pikė. Por krahas fitoreve rekord, Norvegjia rreshton edhe 11 renditje si tė fundit, ku katėr herė pa marrė dhe asnjė pikė. Nė festivalin pėrzgjedhės "Melodi Grand Prix 2016" morėn pjesė 10 kėngė, ku prej tyre publiku shpalli fitues kėngėtaren 21 vjeēare Agnete Johnsen me kėngėn "Icebreaker" (Akullthyes). Kjo kėngė, ėshtė edhe e vetmja kėngė qė vjen nė zhanrin electropop nė Eurovizion. Ky zhanėr muzikor, ėshtė pėrdorur shumė nga artistė si Lady Gaga, Kesha, Demi Lovato etj.


  7. #137
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden

    GJEORGJIA

    Gjeorgjia mori pjesė pėr herė tė parė nė Eurovizion nė vitin 2007 dhe ndonėse e ka arritur finalen 6 herė nga 8 pjesmarrje, nuk ka ndonjė renditje shumė tė mirė nė Eurovizion, duke patur dy vende tė 9. atė tė vitit 2010 dhe 2011. Nė vitin 2014 ata patėn rezultatin mė tė keq nė historinė e tyre nė Eurovizion, duke u renditur tė fundit nė gjysėmfinalen e tyre. Gjeorgjia pati njė festival pėrzgjedhės me vetėm 5 kėngė, nga prej tė cilave juria profesionale dhe tolevotimi ia dhanė ēmimin e parė grupit Nika Kocharov & Young Georgian Lolitaz me kėngėn "Midnight Gold" (Mesnatė flori). Kjo ėshtė hera e parė qė Gjeorgjia vjen me njė grup tė pėrbėrė vetėm nga artistė tė gjinisė mashkullore, ata janė Nika Kocharov, Gia Iashvili, Nick Davitashvili dhe Dima Oganesian. Kjo ėshtė pjesmarrja e 9-tė pėr Gjeorgjinė.Gjeorgjia mori pjesė pėr herė tė parė nė Eurovizion nė vitin 2007 dhe ndonėse e ka arritur finalen 6 herė nga 8 pjesmarrje, nuk ka ndonjė renditje shumė tė mirė nė Eurovizion, duke patur dy vende tė 9. atė tė vitit 2010 dhe 2011. Nė vitin 2014 ata patėn rezultatin mė tė keq nė historinė e tyre nė Eurovizion, duke u renditur tė fundit nė gjysėmfinalen e tyre. Gjeorgjia pati njė festival pėrzgjedhės me vetėm 5 kėngė, nga prej tė cilave juria profesionale dhe tolevotimi ia dhanė ēmimin e parė grupit Nika Kocharov & Young Georgian Lolitaz me kėngėn "Midnight Gold" (Mesnatė flori). Kjo ėshtė hera e parė qė Gjeorgjia vjen me njė grup tė pėrbėrė vetėm nga artistė tė gjinisė mashkullore, ata janė Nika Kocharov, Gia Iashvili, Nick Davitashvili dhe Dima Oganesian. Kjo ėshtė pjesmarrja e 9-tė pėr Gjeorgjinė.



  8. #138
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden

    SHQIPERIA


    Shqipėria ka pėrdorur Festivalin e Kėngės nė RTSH, i cili kėtė vit do tė mbushė 55 vjeē dhe tashmė ėshtė njė pjesė e traditės muzikore Shqiptare. Shqipėria filloi tė marrė pjesė nė Eurovizion nė vitin 2004 duke patur njė sukses tė menjėhershėm. Ishte Anjeza Shahini e cila i dha Shqipėrisė vendin e shtatė nė finale me kėngėn "The image of you" (Imazhi yt). Shqipėria ka marrė pjesė 12 herė gjithsej dhe rezultatin mė tė mirė e ka patur me pėrfaqėsimin e Rona Nishliut nė Baku tė Azerbajxhanit ku ajo doli nė vend tė 5-tė. Pėrfaqėsimet e Shqipėrisė nė Eurovizion kanė qenė nė pėrgjithshesi shumė dinjitoze ndonėse rezultatet e arritura nuk kanė qenė dhe aq tė mira. Vitin e kaluar Shqipėria arriti tė futej nė finale, por megjithėse pritshmėritė ishin shumė tė larta, Elhaida Dani dhe kėnga e saj "I'm alive" (Jam e gjallė) arriti tė renditej e 17-ta nė finale.Kėsaj here juria e festivalit tė kėngės nė Radiotelevizionin Publik Shqiptar, zgjodhi kėngėtaren 34 vjeēare Eneda Tarifa me kėngėn "Pėrrallė" e cila ėshtė shkruar dhe kompozuar nga Olsa Toqi. Thuajse menjėherė pas fitores, u vendos qė kėnga tė shkurtohej pak (pėr tė respektuar rregullat e Eurovizionit) dhe gjithashtu teksti tė adaptohej nė anglisht. Nė datėn 13 Mars, versioni anglisht pati premierė nė edicionin kryesor tė lajmeve nė RTVSH dhe menjėherė edhe nė YouTube dhe ka shaktuar shumė reagime pozitive dhe negative nė rrjetet sociale. Autorja e kėngės Olsa Toqi, reagoi nė njė debat shumė konstruktiv nėpėrmjet faqes tonė nė facebook dhe la hapur idenė e kėndimit tė njė versioni dygjuhėsor tė kėngės. Ky ėshtė pėrfaqėsimi ynė nė Eurovizionin e kėtij viti.

    Shumė fat dhe sukses kėngėtares Eneda Tarifa !

    http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110


  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden

    BELGJIKA

    Belgjika merr pjesė pėr tė 58. herė, dhe ėshtė njė nga vendet me pjesmarrje mė tė shumta nė Eurovizion, tejkalohet nė vetėm nga Gjermania, Franca dhe Anglia. Megjithėse Belgjika ka qenė e pranishme nė kėtė event pėr shumė vite me rradhė, ata kanė arritur ta fitojnė Eurovizionin vetėm njėherė nė vitin 1986 me kėngėtaren Sandra Kim dhe kėngėn "J'ame la vie" (Unė e dua jetėn). Belgjika u prezantua vjet me kėngėtarin 18 vjeēar Loļc Nottet i cili kėndoi kėngėn "Rhythm Inside" (Ritmi i brendshėm) duke arritur njė rezultat shumė tė kėnaqshėm pėr Belgjikėn, vendin e katėrt nė finale.Nė festivalin pėrzgjedhės "Eurosong 2016" i cili u zhvillua nga Radio Televizioni Publik Belg VRT, ishin 5 kandidatė pėr njė biletė nė Stokholm dhe kėtė herė biletėn pėr nė Eurovizion e fitoi kėngėtarja 19 vjeēare Laura Tesoro, e cila vjen me kėngėn "What's the presure" (Cili ėshtė presioni)

    http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110


  10. #140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,127

    Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden

    Diskualifikimi i Rumanisė - garuese ne Gjysem Finalen e Dyte :

    Radio Televizioni Publik Rumun TVRO, kishte njė borxh tė papaguar, qė prej vitit 2007, e pėr kėtė arsye, enti organizator kishte vendosur qė tė diskualifikonte pjesmarrjen e tyre nė Eurovizionin e kėtij viti.



    Kjo ishte kenga e Rumanise :


Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •