Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Arritja e 2015: Shqipëria dhe Kosova, të parat në listat e azilkërkimit në Gjermani

    Emri:  largea_azili-gjermani.jpg

Shikime: 295

Madhësia:  63.7 KB

    Shqipëria dhe Kosova ishin mes tre vendeve kryesore, shtetasit e të cilëve bënë shumicën e kërkesave për azil në Gjermani për vitin 2015, tregojnë të dhënat e reja.

    Shqiptarët ishin shtetasit më të shumtë që kërkuan azil në Gjermani pas sirianëve vitin e shkuar, sipas një raporti të ministrisë gjermane.

    Rreth 54,726 njerëz nga Shqipëria kërkuan azil në Gjermani në vitin 2015. Kosovarët ishin grupi i dytë më i madh me 37,095 kërkesa. Shtetasit e Afganistanit dhe Irakut vinin në vendin e katërt dhe të pestë.

    Serbia vinte në vendin e gjashtë, përgjegjëse për rreth 26,945 kërkesa e pasuar nga Maqedonia me 14,131 kërkesa.

    Vendet e Ballkanit gjithashtu ishin në krye të listës së azilkërkuesve në vitin 2014, pas së cilës Gjermania vendosi t’i deklarojë këto vende të sigurta origjine, duke i bërë shtetasit e tyre thuajse të papërshtatshëm për azil.

    Gjermania po përpiqet të përballet me një fluks prej qindra mijëra refugjatë, kryesisht nga Siria, që është edhe arsyeja përse ka prezantuar politika të ashpra për refugjatët dhe migrantët nga Ballkani.

    “Ne duhet të dallojmë imigrantët që kanë nevojë reale për mbrojtje dhe imigrantët që nuk kanë perspektivë rezidence,” tha kryetari i Bavarisë, Horst Seehofer vitin e shkuar ndërsa shpjegonte arsyet e ndryshimit.

    Ndryshe nga Sirianët, migrantët nga Ballkani klasifikohen si migrantë ekonomikë, një term i përdorur jo vetëm për të kategorizuar arsyen e largimit të njerëzve nga shtëpitë por edhe për të përcaktuar se kush ka të drejtën të qëndrojë.

    Pa të drejtë azili, autoritetet gjermane po i vendosin migrantët e Ballkanit në kampe në të cilat deportimi në shtëpi është rezultati më i mundshëm.

    Disa mijëra aplikantë nga Shqipëria janë kthyer tashmë në Tiranë, ndërsa shumë të tjerë janë ende në kampe në Gjermani, kryesisht në Bavari.

    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arritja e 2015: Shqipëria dhe Kosova, të parat në listat e azilkërkimit në Gjerm

    Urime qeverive ne Tirane e Prishtine!

    Ia dolet me sukses qe te vrisni shpresen e qytetareve tuaj, duke ua bere jeten te pamundur ne Shqiperi e Kosove, e duke i detyruar qe te bejne ate te fundit: te largohen njehere e mire nga ai vend.

    Vazhdoni ti qeverisni shqiptaret sic bete ne 2015 dhe mbase ne 2016 ia arrijme qe ta zbrasim komplet edhe Kosoven edhe Shqiperine nga qytetaret e saj.

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •