Analiza/ Pse pronarja e Topit e mori vetė komandėn

Emri:  vjollca3_0_1.jpg

Shikime: 308

Madhėsia:  79.1 KB

Pas lajmit se edhe zyrtarisht Vjollca Hoxha e veja e ish pronarit tė Top Channel mori komandėn nė kėtė television, pikpyetjet janė disa.

Pse zonja Hoxha duhet tė merrte ne dorė frenat e punės sė pėrditshme?

Pse duhet tė angazhohej ajo nė njė preofesion qė nuk ėshtė i saji dhe qė nuk e njeh mirė?

Ē’rol kanė kėtu vajzat e saj tashmė tė rritura?

Sa kanė ndikuar thashethemet se miqtė e dikurshėm tė bashkėshortit nuk duan ti’a japin asaj komandėn?

Tė gjitha kėto pyetje filluan tė gėlojnė nė fillimin e kėtij sezoni nė fund tė verės qė shkoi.

Nė fillim tė korrikut Lapsi.al njoftoi se njė nga shtyllat e prodhimit tė kėtij ekrani dhe krahu i djathtė i ish-drejtorit tė kėtij televizioni Enkel Joti ka lėnė detyrėn. Skerdi Drenovėn, i cili prej gati njė dekade kishte udhėhequr produksione si: Tjetri, Master Chef, Big Brother, E diell, Pasdite nė Top Channel, 100 Milionė, The Voice of Albania etj, e detyruan tė japė dorėheqjen, pasi nė tė vėrtetė, bėhej fjalė pėr njė shkarkim nga detyra.

Po ashtu burime brenda kėtij televizioni i folėn Lapsi-t pėr njė margjinalizim tė motrave Marina dhe Luana Vjollca pėr shkak tė grindjeve me vajzėn e madhe tė Dritan Hoxhės, Lorin. U tha gjithashtu se familja nuk ka me sy tė mirė as moderatoren e njohur, njė nga ikonat e Top-it, Arbana Osmanin. Asaj kėtė sezon i kanė dhėnė njė program qė nuk ėshtė kurrė nė nivelin e Big Brother apo tė emisionit tė sė dielės pasdite.

Pikėrisht nė kėtė kohė u fol edhe pėr njė rritje tė ndjeshme tė pushtetit tė moderatorit Ledion Liēo, i cili ėshtė i dashuri i Sara Hoxhės. Kėtė tendencė e shfaqi aso kohe edhe faqja online “Anabel” qė njihet pėr afėrsinė e saj me motrat Hoxha dhe pėr pasqyrimin e gjithė itinerareve tė tyre nėpėr botė. Anabel theksonte se problemi i Top-it nuk ėshtė Ledioni, por shikueshmėria nė rėnie. Dhe konkludonte se nuk ka asgjė tė keqe qė ai tė ndikojė tek familja aksionere pėr njė “rilulėzim” tė ri tė Topit. Nga shkrimi qė mbante haptas anėn e familjes binte nė sy fjala aspak e pafajshme “rilulėzim”. Pra qė TV mė i madh nė vend ka nevojė pėr njė erė tė re.

Dhe kjo ėshtė nė fakt pika ku palėt filluan tė ndeshen nė Top Channel:

“Fillimi i njė ere tė re”.

Kėtė po e kėrkonte pėrditė e mė shumė aksionerja mė e madhe Vjollca Hoxha, e cila pat krijuar idenė se “po i merrnin pronėn”. Ajo nuk besonte se interesat e saj jashtėtelevizive po mbroheshin sa duhej nga televizioni. Ajo besonte gjithashtu se vajzat e saj tė rritura tashmė duhe tė kėrkojnė hapėsirat e tyre nė pronėn qė u ka lėnė trashėgim i ati.

Pėrballė kėsaj ambicjeje qėndronte “grupi rival” i pėrbėra nga tė gjithė drejtuesit e televizionit qė qėndronin nė ato poste qė prej kohės qė i kishte emėruar aty i ndjeri Dritan Hoxha. Deri tani argumenti i tyre ka qenė se ata qenė profesionistėt qė duhet tė bėnin punėn, qė ishin vendosur aty nga Tani dhe qė siguronin mbarėvajtjen e televizionit.

Por me vite gjėrat ndryshuan. Pakėnaqėsitė ishin dy llojshe. E para ishte politike. Vjollca Hoxha ndihej e mėnjanuar sepse nuk po pėrdorte dot influencėn e televizionit pėr bizneset e saj. Menjėherė pas ndryshimit tė pushtetit, dhe meritės qė pati Top Channel pėr kėtė, nė njė darkė me aksionerėt, ata i paraqitėn njė listė me kėrkesa Edi Ramės, tashmė kryeministėr. Sipas pretendimeve tė krahut tė familjes, asnjėra prej tyre nuk u realizua. Mė i spikaturi ishte pazari pėr tė marrė parkingjet e Tiranės, pėr tė cilin Vjollca Hoxha kishte arritur konsensus edhe me ish kryebashkiakun Lulzim Basha. Por edhe pėr tė, Rama nuk i dha votat. i bėri Top-it ndonjė favor anėsor, si vendosja e njeriut tė tij nė krye tė AMA-s, e favorizoi nė ndarjen e licencave tė dixhitalit tokėsor, por nuk i dha atė qė pritej, ashtu sikurse kishte vepruar Berisha me klientėt e tij mediatikė.

Pikėrisht kėtu e ka zanafillėn edhe frustrimi i familjes aksionere. Shprehja qė dėgjohej rėndom ishte: “Ne e sollėm nė pushtet ai nuk po na e di”. Por ky frustrim bėhej edhe mė i madh, kur televizioni vazhdonte tė ndiqte politika pro Ramės. Lajmet e humbėn sensin kritik qė e pat shoqėruar Top-in gjatė gjithė kohės dhe fjala u pėrhap se Rama kishte brenda televizionit njerėzit e tij me tė cilėt zgjidhte punė nė mėnyrė vertikale dhe pa kaluar nga pronarėt. Kjo e shtoi amullinė.

Por goditjen pėrfundimtare i’a dha familjes aksionere afrimi i Ramės me TV Klan. Kur kryeministri filloi tė shpėrndajė favore pėr armiqtė e dikurshėm mediatikė mu nėn hundėn e Top Channel-it, qė as nuk i pėlqente dhe as nuk guxonte tė fliste pėer kėto pazare, situate kaloi ēdo limit.

Furia e Vjollca Hoxhės me administratėn qė kish lėnė nė drejtim, e cila edhe kur duhej tė zgjidhte ndonjė interes duhej tė kalonte pėrmes Klanit, arriti kulmin. Dhe si pretekst pėr tė nisur betejėn u gjet njė argument: diku i vėrtetė dhe diku i shpikur: rėnia e audiencės.

Dhe faqja Anabel qė foli fillimisht pėr betejėn e saponisur (me siguri ėshtė konsultuar me burime tė familjes), nuk i kushtonte kot rėndėsi argumentit tė rėnies sė audiencės. Ky ėshtė njė nga argumentat qė ėshtė pėrdorur nga njerėzit e Vjollca Hoxhės pėr tė kėrkuar kokat e drejtuesve aktualė. “Ne jemi kthyer nė njė TV pro qeveritar dhe kjo na ėshtė pasqyruar nė shikueshmėri”. Kjo ka qenė edhe arsyeja e disa tronditjeve qė sollėn si efekte kolaterale mbylljen e beftė tė disa emisioneve nė shtator.

Por argumenti politik dhe ndikimi mė i madh qė kėrkonte tė kishte zonja Hoxha mbi pronėn qė ka trashėguar nga bashkėshorti i saj, mbetet motivi kryesor.

Dhe ajo e arriti kėtė nė mes tė dhjetorit qė shkoi duke shmangur edhe barrierėn e fundit qė i kish mbetur, ish bashkėpuntorin e tė shoqit, Enkel Jotin. Ajo ka marrė tashmė frenat e Top Medias dhe po pėrgatitet tė vėrė nė postet kyēe njerzit e saj.

Jo vetėm pėr tė kthyer pronėn tek familja.

Por edhe mė ėndrrėn nė djep se pas kėsaj qeveria do e pėrfillė mė shumė duke e pėrdorur po njėsoj.

Lapsi