-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Po ashtu dhe i kryeministrit Rama...kur ai ishte ne opozite.
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Po ashtu nga kryeministri Rama...kur ai ishte ne opozite.
Shkaktar i permbytjeve ishte asokohe Ilir Meta.
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Përmbyten fabrika e vajit dhe ferma në Ndroq, humbje të mëdha në bagëti
Bota Sot | 06.01.2016 19:47
Një fermë dhe një fabrikë vaji në zonën e Ndroqit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shumta. Ekipet e emergjencave civile po punojnë për shpëtimin e bagëtive.
“Situata është mjaft kritike në një fermë private. Prurjet e shumta dhe dalja nga shtrati i lumit Erzen si pasojë e shirave përgjatë gjithë ditës kanë shkaktuar një dëm të pallogaritshëm në fermë, ku janë mbytur qindra krerë bagëti.
Një pjesë janë shpëtuar dhe transportuar në disa stalla në afërsi të zonës, por që edhe ato rrezikojnë nga i ftohti.Për fat të mirë nuk ka pasur humbje në njerëz. Uji në brendësi të fermës arrin deri në disa metra. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ato RENEA, polumbarët dhe forcat e ushtrisë janë në vendngjarje dhe po bëjnë monitorimin e situatës”informoi gazetari Klodi Karaj.
Komandanti i Forcave të Armatosura theksoi për Ora News se vit pas viti në këtë zonë ka përmbytje si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen.
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
02 Dhejtor 2010
Rama Permbytjet ne Shkoder klithin -te largohet fajtori Berisha
Tirane 2 dhjetor NOA
Nga Edi Rama
Ne kushtet e jashtezakonshme te nje drame te perseritur ne te njejten skene qe eshte gjithe zona e Shkodres dhe ne kushtet kur fajtori per kete drame te perseritur qe fatkeqesisht eshte edhe kryeministri i ketij vendi fale votave te vjedhura kembengul ne politiken e tij te mbrapshte te perbaltjes se opozites dhe njekohesisht te genjeshtres ne raport me te verteten kemi kete komunikim ku deshiroj te theksoj nje sere gjerash.
Se pari le te kthehemi pak ne kohe kur veriu i Shqiperise u permbyt si kurre me pare dhe Saliu fajesoi natyren fajesoi shirat fajesoi henen blu fajesoi ke mundi edhe Zotin vete por nuk mori mbi vete pergjegjesine qe i takonte atij dhe qeverise se tij per mijera hektare toke te permbytura per mijera shtepi te demtuara dhe per humbjen e prodhimeve bujqesore e blegtorale te mijera e mijera familjeve qe jetojne ne ate zone.
Me pas erdhen permbytje pas permbytjesh dhe doli se jo nje here ne 100 vjet po edhe pese here ne vit mund te ndodhe ajo qe ne fakt nuk ka ndodhur kurre me pare. Per te ardhur tek kjo permbytje e pesta here brenda vitit me permasa katastrofike dhe sigurisht per te njejtat
arsye dhe me te njejtin fajtor Sali Berisha.
Ishte faji Sali Berishes dhe eshte konkretisht faji i Sali Berishes dhe i qeverise se tij te votave te vjedhura dhe te kutive te mbyllura e per kete mjaft ti referohemi disa fakteve. Kur ndodhi permbytja e pare Saliu premtoi se kjo gje qe ndodh nje here ne 100 vjet do te ndodhe vetem pas 100 vjetesh te tjera sepse sic tha ai do te nderhyhet menjehere ne shtratin e lumit Buna dhe kjo nderhyrje do ta zgjidhe situaten.
Referojuni arkivit 8 janar 2010. Sepse sic tha ai do te ndertohet by passi i Shkodres me qellim rehabilitimin e zones se permbytur dhe moslejimin e ndertimeve ne zona te rrezikuara.
Referojuni arkivit 13 janar 2010. Sepse sic tha ai studimi i argjinaturave te Bunes dhe thellimi e sistemimi i lumit permes nje projekti qe eshte me i miri i implementuar ndonjehere ne Shqiperi do ta zgjidhe kete problem njehere e mire 13 janar 2010.
Keto jane premtimet dhe si njeri i premtimeve te thena te rithena te sterthena po te asnjeherembajtura Sali Berisha nuk mbajti asnje prej ketyre premtimeve dhe i la ata njerez per kater here te tjera jo ne meshiren e Zotit jo ne meshiren e lumenjve qe kryetarja e parlamentit i konsideroi te cmendur por ne meshiren e keqqeverisjes e mungeses totale jo te nje vizioni se kjo eshte gje e madhe per tia kerkuar Saliut as te nje programi se edhe kjo eshte gje e madhe per tia kerkuar Saliut por te mungeses se pergjegjshmerise minimale per nje njeri i cili merr leket e shqiptareve per te punuar per ta dhe drejton nje shtet te tere edhe pse me vota te vjedhura por ne funksion te zgjidhjes se problemeve te shqiptareve.
E pra problemi i permbytjes eshte nje problem qe eshte i qarte me shkaqe qe jane te qarta dhe qe trajtohet dhe zgjidhet permes rrugesh qe jane po aq te qarta sepse te thuash ne vitin 2010 ne mes te Europes ne nje vend qe gjithsesi nuk eshte krijuar dje ne nje vend qe gjithsesi e ka nje eksperience te gjalle nga e shkuara se sa here shiu te jete i furishem aq here do te zhyteni te tere ne uje do te thote te tallesh ne menyren me cinike me ata qe qeveris dhe kjo tallje nuk eshte asgje tjeter pervecse vetedija se votat e tyre te ketyre shqiptareve kudoqofshin i merr
edhe po sti dhane ngaqe i vjedh.
Po vodhe voten po e garantove pushtetin pavaresisht vleresimit dhe gjykimit te popullit sigurisht qe pyet gjithmone e me pak per hallet e njerezve do tja dish gjithmone e me pak per problemet qe mbarten dhe madje as nuk te kujtohen fare njerezit dhe problemet e tyre sapo kthen koken.
Ku eshte nderhyrja ne argjinaturen ne shtratin dhe ne derdhjen e lumit Bun. Ka kaluar nje vit asnje nderhyrje dhe sigurisht qe ne mungese te plote te kesaj nderhyrje te domosdoshme si shkak i gjithe degradimit skandaloz qe i eshte bere te gjithe sistemeve te rrjedhjes dhe te kullimit te ujerave ne Shqiperi permes gjithfare barbarizmash Buna patjeter do te shkaktoje demet qe shkakton sepse eshte lene teresisht e lire dhe askush nuk merret me te ashtu sikunder askush nuk merret me kete problem te madh qe e ka e gjithe Shqiperia sapo pushon shiu.
Ku eshte financimi i ketij projekti ku eshte financimi per kete studim qe sikunder tha Saliu vete na qenka me i miri i implementuar ndonjehere ne Shqiperi.
Po projekti studimi financimi per bypassin e Shkodres lere me by passi vete ku jane. Ku jane masat konkrete te marra nga qeveria jo ne leter jo me fjale jo me rrena por me fakte konkrete per ta ndalur qe per te pesten here te ndodhe ajo qe sipas Saliut ndodh nje here ne 100 vjet dhe te ndodhe brenda 1 viti.
Faktikisht koha per ti mbajtur keto premtime ka qene me se e mjaftueshme dhe faktikisht permbytja eshte akuza me kuptimplote per faktin se asnje nga keto premtime nuk eshte mbajtur dhe se kjo qe ndodh nuk ndodh per shkak te Zotit nuk ndodh per shkak te harbimit dhe cmendimit te
lumenjve sic thote Jozefina nuk ndodh per asnje shkak qe eshte jashte listes se gjate te shkaqeve qe prodhon keqqeverisja.
Shkodra permbytet e ripermbytet e sterpermbytet e do te vazhdoje te permbytet sepse Shkodra si e gjithe Shqiperia nuk qeveriset. Sepse ne kete vend nuk ka nje qeveri te shqiptareve ka vetem nje cete te kusareve te atyre qe vodhen votat per te vazhduar te vjedhin Shqiperine.
Te atyre qe rrine mbi kutite e mbyllura se i druhen si djalli temjanit te vertetes qe fshihet ne ato kuti. Te vertetes se thjeshte se ata nuk duhet te qeverisin por qe duke qendruar mbi kutine e mbyllur garantojne vazhdimin e qendrimit te tyre ne nje pushtet qe nuk u sherben qytetareve qe nuk mendon per qytetaret qe nuk punon per qytetaret.
12 muaj ne harkun e te cileve permbytja eshte kthyer ne norme. Ne harkun e te cileve te gjithe njerezit e asaj zone kane hyre e dal ne uje 5 here. Ne harkun e te cileve gjerat qe jane thene e rithene jo vetem nuk jane bere por as nuk jane vene ne rrugen e zgjidhjes. Saliu eshte
njeriu i premtimeve te thena jo i premtimeve te mbajtura.
Sa here gjendet perballe nje premtimi te pambajtur thote nje premtim te ri. Sa here thote nje premtim te ri i jep kohe vetes per te vazhduar te qendroje ne pushtetin e vjedhur mbi kutite e mbyllura e per te bere yzmetin e puneve te oborrit te tij. Jo te oborrit te familjes shqiptare te ciles paturpesisht i flet per dekorin e Tiranes duke hedhur balte mbi vete flamurin kombetare qe e pergojon si te ishte nje lecke pavlere nderkohe qe duhet te jap pergjigje per permbytjen qe e shkakton keqqeverisja e tij.
Nderkohe qe duhet te jape pergjigje per te gjitha demet e kesaj permbytje qe e shkakton keqqeverisja e tij.
Nderkohe qe duhet tjua thote jo vetem shkodraneve po te gjithe shqiptareve se pse duhet te abuzohet vijimesisht me qeverine e me parate e taksapaguesve shqiptare per te arnuar situata te cilat duhen zgjidhur me themel dhe pse nuk ka asnje zgjidhje me themel te puneve te ketij vendi.
Sepse nga njera ane ska vizion ska program ska filozofi qeverisese ne funksion te qytetareve dhe nga ana tjeter nuk ka para. Te gjitha ato perralla qe ju tregohen shqiptareve per buxhetin me te madh ne shoqeri e per vepra historike qe do te behen me kete buxhet jane nje mbulese e deshtimit.
Fol fol shpif shpif genje genje premto premto qe te krijosh nje situate ne te cilen shqiptaret te shohin permes ekraneve nje Shqiperi te ndryshe nga ajo qe kane jashte ekranit.
Se fundi deshiroj ta ritheksoj qe Saliu duhet te largohet. Qe e vetmja rruge per ti trajtuar keto probleme ashtu sic jane te renda te nderlikuara te akumuluara ne vite e vite eshte rruga qe hapet me largimin e Saliut dhe te pushtetit te tij te votave te vjedhura.
E vetmja menyre per ti sheruar keto semundje qe po rendohen perdite ne trupin e Shqiperise dhe po e rendojne perdite situaten ekonomike dhe sociale te shqiptareve eshte e verteta.
E verteta sado e hidhur qofte dhe ballafaqimi me kete te vertete permes nje qeverisjeje e cila duhet te shohe ne sy qytetarin duhet te trajtoje brenda kufirit te mundesive problemin qe qytetari ka dhe te beje ta pamunduren qe ta shtyje kete kufi sa me larg ne menyre qe sa me shume probleme te trajtohen dhe te zgjidhen.
Nuk mundet dot te zgjidhen problemet e permbytjeve nuk mundet dot te zgjidhen problemet e panumerta qe ka i gjithe territori i vendit nuk mundet dot qe te zgjidhen problemet e pamundura qe kane familjet shqiptare duke u marre dite nate me luften kunder opozites. Duke
hedhur dite nate balte mbi opoziten. Duke u thene njerezve se opozita eshte i vetmi problem i madh qe kemi dhe se eshte i vetmi armik qe i ka mbetur ketij pushteti.
Ne fakt e vertete eshte kjo qe opozita eshte kundershtar i vetem i madh dhe i pathyeshem qe ky pushtet ka por kjo nuk eshte nje arsye per ti lene te gjitha punet e per tu marre me opoziten. Sigurisht qe kjo ndodh sepse ky nuk eshte nje pushtet i popullit eshte nje pushtet i votes se vjedhur.
Ky nuk eshte nje pushtet i cili varet si cdo pushtet tjeter ne demokraci nga populli nga kushtetuta nga ligji qe misheron vullnetin e popullit. Ky varet nga kutite e mbyllura ku qendrojne votat e vjedhura.
Kush mund ta besoje me sot ne Shqiperi se keto permbytje jane fati yne dhe duhet te jetojne me kete fat sepse ja qeveria beka me te miren e mundshme por prape ndeshkimi i Zotit a i natyres qenka i destinuar te vazhdoje ta permbyse Shqiperine e ta permbyte Shkodren. Kush i ha
keto
Kush mund ti besoje keto Kush eshte ai shqiptar qe mund te mbylle syte ne darke e te shpresoje qe e nesermja sjell me pak shi e me pak dem
Apo kush eshte ai shqiptar qe mund ta besoje ate qe thote spikerja e Kuvendit se ajo zone qenka hinka ku u mblidhka gjithe uji i Ballkanit
Keto jane turpe qe i ben vetem nje qeveri qe turpin e ka ngrene bashke me voten e popullit te cilen e ka mbyllur ne kuti. Nuk ka me turp per cka ben e cka thote sepse ndjehet jashte rrezes se gjykimit te njerezve. Ndjehet jashte kufijve qe percaktojne marredheniet mes nje qeverie e popullit te vete ne demokraci.
Sali Berisha e ka permbytur Shkodren per te pesten here me paaftesine totale dhe akoma me keq me papergjegjshmerine absolute dhe eshte fajtori per kete cka u ndodh sot shkodraneve dhe shqiptareve.
Se bashku sigurisht me gjithe oborrin e ministrave sherbetoreve dhe klienteve te pushtetit te tij. Nje pushtet i dale nga votat e vjedhura qe vazhdon te qendroj mbi kutite e mbyllura per te vjedhur Shqiperine e per ta katandisur cdo dite e me keq kete vend i cili po humbet perdite teren duke u bere perdite e me shume viktime e keqqeverisjes dhe e barbarise qe prodhon nje situate kur populli nuk qeveriset.
Ne kushtet kur i eshte rene aq shume ne qafe dhe i eshte hyre aq shume ne hak natyres saqe jemi ne situaten qe degradimi i plote mjedisor degradimi i plote i argjinaturave i gjithe rrjeteve i gjithe sistemeve qe e garantojne mbrojtjen nga cdo fenomen natyror ka sjelle qe te jemi teresisht te pambrojtur edhe ndaj shiut te radhes.
Deklarata e sotme e kryetarit te PS-se ne bashkebisedimin me gazetaret
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar DYDRINAS për postimin:
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Kryeministri Rama...kur ishte ne opozite.
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Jemi edhe njeçik vend pa fat ne ! Pastaj edhe njeçik ters ja sjellim vetes,edhe njeçik e ka fajin shiu qe bie vit per vit ,pa tender.
Vret njeri dy persona e kerkojm neper malsi kur ai eshte ne Tiran,mbyllim hidroçentralin e Fierzes se nuk ka uje te nesermen kemi permbytje,shkon kryeministri me pa basketboll ne Amerik kur ketu kemi finalen e vaterpolit.
Nuk i lidh dot ngjarjet ne ate vend.
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
dhe fajin e ka perseri Saliu..vari k popull koti
-
-
Për: Përmbytet Shqipëria nga shirat. Rama me pushime në Miami, SHBA!
Fajin se ka ka asnjeri ketu. Ky eshte shiu me i madh qe ka rene ne ndonjehere ne historine tone.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt