Nishani kthen ligjin pėr mediat: Bie ndesh me Kushtetutėn
Presidenti Bujar Nishani ka kthyer nė Kuvend ligjin pėr mediat audio-vizive. Nishani argumenton se ligji ka pasoja nė funksionimin e RTSH. Gjithashtu thekson se propozuesit e ligjit hasėn pengesa gjatė zbatimit dhe kėrkon qė tė zbatohen nė ligj rekomandimet e BE-sė.
Kreu i Shtetit jep tre arsye se pse ligji duhet tė rishqyrtohet nga deputetėt, duke nėnvizuar se ligji i mėparshėm ishte nė bazė tė standardeve evropiane dhe se ishte miratuar me ekspertizėn e ekspertėve tė Kėshillit tė Evropės.
Nė fund, Nishani iu drejtohet deputetėve tė Parlamentit se kėrkon mirėkuptimin e tyre, pasi ligji bie ndesh me Kushtetutėn e Shqipėrisė.
Argumenti i plotė i presidentit Nishani
Nė seancėn plenare tė datės 10 Mars 2016, Kuvendi i Shqipėrisė ka miratuar ligjin nr.22/2016 Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė Ligjin nr 97/2013, Pėr mediat audiovizive nė Republikėn e Shqipėrisė. Ky ligj ėshtė paraqitur pėr shpallje mė datė 16 Mars 2016.
Grupi i deputetėve propozues tė ligjit nė relacionin shoqėrues tė projekt-ligjit nė fjalė ka vlerėsuar se ligji nr. 97/2013 Pėr mediat audiovizive nė Republikėn e Shqipėrisė i miratuar tre vite mė parė merrte pėrsipėr tė rregullonte veprimtarinė e transmetimeve audiovizive nė Republikėn e SHqipėrisė, nė pėrputhje me standartet demokratike tė funksionimit tė medias. Por, pavarėsisht se ky ligj u hartua nė pėrputhje tė plotė me legjislacionin europian dhe nė bashkėpunim tė ngushtė me ekspertėt e Kėshillit tė Europės, Komisionit Europian dhe OSBE-sė, deputetet propozues tė ligjit kanė vlerėsuar se janė konstatuar pengesa gjatė zbatimit tė ligjit, tė cilat kanė sjellur pasoja tė rėnda nė drejtim tė funksionimit tė RTSH-sė, si transmetuesi i vetėm publik nė Shqipėri.
Pėrmes kėtij ligji, ėshtė pėrcaktuar rregullimi ligjor qė nėse dėshtohet nė zgjedhjen e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) nė tre raunde pėrmes njė shumice tė cilėsuar, atėherė nė raundin e katėrt dhe tė pestė tė kalohet nė shumicė tė thjeshtė. Ndėrsa, pėr lirimin e tij, sipas propozimit tė deputetėve, ėshtė mbajtur shumica e cilėsuar 2/3 e anėtarėve tė Kėshillit Drejtues tė Radio Televizionit Shqiptar (KDRTSH), si njė element qė garanton pavarėsinė nė ushtrimin e funksionit tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm. Gjithashtu, sipas ligjit ėshtė parashikuar qė kėto ndryshime ligjore tė zbatohen edhe pėr zgjedhjet qė janė duke u zhvilluar nė momentin e hyrjes nė fuqi tė ligjit, me qėllim qė tė veprohet sa mė shpejt pėr zgjidhjen e situatės.
Nė bindje tė Kushtetutės sė Shqipėrisė dhe nė ushtrim tė sė drejtės tė parashikuar nė pikėn 1 tė nenit 85 tė Kushtetutės kam vlerėsuar se ky ligj, duhet kthyer pėr rishqyrtim Kuvendit mbėshtetur nė arsyet dhe argumentet e mėposhtme:
Sė pari: Presidenti i Republikės ėshtė plotėsisht i angazhuar nė zbatimin e Kushtetutės, jurisprudencės sė saj dhe pėr mė tepėr nė plotėsimim e rekomandimeve tė dhėna nga Komisioni i Bashkimit Europian, nė drejtim edhe tė pavarėsisė sė RTSH-sė dhe lirisė sė medias.
Ligji 97/2013 Pėr mediat audiovizive nė Republikėn e Shqipėrisė ėshtė miratuar pak muaj para zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2013 dhe ishte baza e duhur pėr njė transmetues publik tė ringritur. Kuorumi nė 2/3 i anėtarėve tė KDRTSH-sė ishte kushti i vendosur nga opozita parlamentare si dhe mė pas konsensusi i arritur mes forcave politike me qėllim garantimin e menaxhimit tė pavarur profesional tė RTSH-sė.
Referuar Relacionit tė projekt-ligjit dhe raportit tė Komsionit pėr Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, rezulton se shkaku i ndryshimit ligjor ka qenė pikėrisht mosarritja e kuorumit tė kėrkuar nga ligji pėr zgjedhjen e Drejtorit tė RTSH-sė dhe qėllimi ka qenė nė drejtim tė gjetjes sė njė zgjidhje fundore.
Referuar dokumenteve parlamentarė, domosdoshmėria e njė ndryshimi tė tillė ka ardhur sa kohė qė palėt politike nuk kanė arritur njė konsensus dhe si rezultat ėshtė cėnuar mirėfunksionimi i RTSH-sė nė pėrballjen e sfidave qė ky organ ka nė procesin e digjitalizimit tė RTSH-sė, tė zbatimit tė ligjit apo edhe vetė detyrimit qė autoritetet shqiptare kanė nė drejtim tė procesit tė integrimit europian.
Referuar nenit 1 tė ligjit 22/2016, qė ndryshon nenin 102/3 tė ligjit 97/2013 parashikohen pesė raunde pėr zgjedhjen e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė RTSH-sė, ku nė tre tre raundet e para kėrkohet njė kuorum prej 3/5 e tė gjithė anėtarėve tė KDRTSH-sė dhe nė dy raundet e tjera shumicė e thjeshtė. Njė zgjidhje e tillė krijon premisat e zgjedhjes sė njė personi tė parapėlqyer nga mazhoranca nė KDRTSH, i cili gėzon votbesimin e supermazhorancės parlamentare.
Nė dokumentet parlamentare, me qėllim justifikimin e njė ndėrhyrje tė tillė ligjore ėshtė bėrė referencė nė progres raportin 2015, ku theksohet si domosdoshmėria e zgjedhjes sa mė parė tė Drejtorit tė RTSH-sė, por edhe pavarėsia e RTSH-sė. Pra, ėshtė e kuptueshme qė zgjedhja e Drejtorit tė RTSH-sė ėshtė e domosdoshme, por pa u cėnuar pavarėsia e RTSH-sė, qė mund tė ndikohet nga njė drejtor politik qė nuk ėshtė produkt i kompromisit mes anėtarėve tė KDRTSH-sė tė mbėshtetur nga forcat pėrkatėse politike. Nė rastin konkret, anėtarėt e KDRTSH-sė tė mbėshtetur nga mazhoranca kanė votuar me insistim tė preferuarin politik tė tyre dhe nuk qenė tė hapur pėr tė konsideruar kandidatė tė tjerė potencialė tė pranueshėm nga mazhoranca kuvendore, duke thyer rregullin e vendosur pėrmes ligjit 97/2013, qė orienton drejt konsensusit nė pėrzgjedhjen e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė RTSH-sė. Pėr tė realizuar qėllimin, mazhoranca politike duket se ka gjetur njė zgjidhje pėrmes ligjit tė ri, qė thyen konsensusin qė duhet tė arrihet pėr tė garantuar pavarėsinė e RTSH-sė.
Pragu i duhur i votave qė duhet tė vendoset pėr emėrimin apo lirimin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė RTSH-sė, duket se ėshtė mė tepėr njė cėshtje politike sesa njė cėshtje kushtetuese dhe ligjore. Por, referuar parimit tė ndarjes dhe kontrollit tė pushteteve dhe lirisė sė medias dhe si rrjedhojė pavarėsisė sė RTSH-sė , njė ēėshtje e tillė nuk ėshtė thjesht politike, por kthehet edhe nė kushtetuese. Pėr analogji, Komisioni i Venecias nė opinionin e dhėnė pėr reformėn nė drejtėsi nė drejtim tė zgjedhjes sė organeve/zyrtarėve qė kėrkojnė shumicė tė cilėsuar, ka konfirmuar se: shumicat e cilėsuara normalisht kėrkohen nė fusha mė tė ndjeshme sidomos nė zgjedhjen e zyrtarėve tė institucioneve shtetėrorė .
Me qėllim qė tė garantohej ndalimi i censurės paraprake tė mjeteve tė komunkimit dhe tė arrihej objektivi i lirisė sė medias dhe pavarėsisė sė RTSH-sė, gjė e kėrkuar nga Bashkimi Evropian, u dakordėsua mes forcave politike nė vitin 2013 qė zgjedhja e njė zyrtari tė tillė tė bėhej me 2/3 e votave tė KDRTSH-sė. Kjo ėshtė dakordėsuar sė fundi mes raporterit Fleckenstein dhe deputetėve tė tjerė nė Komisionin e Punėve tė Jashtme tė Parlamentit Europian, ku kėrkohet qė Drejtori i RTSH-sė tė jetė konsensual. Zgjidhja e gjetur pėrmes ligjit 22/2016, jashtė ēdo konsensusi mes forcave politike, duket se dėmton rėndė lirinė dhe pavarėsinė e medias tė garantuar me Kushtetutė dhe tė kėrkuar me forcė nga faktori ndėrkombėtar. Respektimi i konsensusit ėshtė garant i stabilitetit, ndėrsa thyerja e kėtij konsensusi nė mėnyrė tė njėanshme dhe tė papritur dėmton rėndė themelet e Shtetit dhe nxit destabilizim.
Sė dyti: Ndėrkohė, qė pėr emėrimin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė RTSH-sė ėshtė parashikuar njė shumicė 3/5 apo edhe shumicė tė thjeshtė, nė nenin e shtuar pas nenit 102/3, pėrcaktohet se lirimi i Drejtorit bėhet me 2/3 e votave tė tė gjithė anėtarėve tė KDRTSH-sė. Referuar Relacionit tė projekt-ligjit dicka e tillė ėshtė parashikuar me qėllim garantimin e pavarėsisė sė RTSH-sė dhe lirinė e medias. Pra, referuar ligjit dhe dokumentėve parlamentarė, nėse pėr emėrimin e Drejtorit tė RTSH-sė nuk ėshtė i nevojshėm asnjė konsensus mes palėve politike, nė rastin e lirimit duket se medoemos do tė duhet tė arrihet ky konsensus qė tė garantohet dhe pavarėsia e RTSH-sė. Pra ėshtė e qartė qė ndryshimi ligjor kėrkon qė tė realizimi i qėllimit tė momentit pėr pėrzgjedhjen e kandidatit qė nuk po arrin tė marrė 2/3 e votave tė anėtarėve tė KDRTSH-sė dhe mė pas tė garantojė qėndrimin e tij nė atė detyrė.
Sė treti: Kėtij ligji i ėshtė dhėnė fuqi prapavepruese, pasi rregullat e reja tė pėrcaktuara pėr zgjedhjen e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė RTSH-sė do tė fillojnė tė zbatohen edhe pėr zgjedhjet qė janė duke u zhvilluar nė momentin e hyrjes nė fuqi tė ligjit. Pra, ndėrkohė qė procesi i deritanishėm ėshtė zhvilluar sipas ligjit ekzistues, ku kandidatėt kanė dėshtuar tė marrin 2/3 e votave tė anėtarėve tė KDRTSH-sė, legjislatori i pranon tė mirėqena tre raundet nė tė cilat nuk ėshtė arritur kuorumi i kėrkuar referuar ligjit tė mėparshėm dhe kalon menjėherė nė raundin e katėrt, duke kėrkuar tė aplikohen rregullat e reja ku kėrkohet njė shumicė e thjeshtė nga anėtarėt e KDRTSH-sė dhe qartazi nxjerr tė fituar kandidatin e parapėlqyer nga supermazoranca politike, i cili vazhdon tė jetė nė garė.
Ndalimi i fuqisė prapavepruese tė ligjit ėshtė njė element pėrbėrės i parimit tė sigurisė juridike. Njė gjė e tillė diktohet para sė gjithash pėr shkak tė domosdoshmėrisė sė garantimit tė stabilitetit dhe tė sigurisė sė marrėdhėnieve juridike qė vendosen mes subjekteve tė ndryshme tė sė drejtės. Justifikimi i paraqitur nė rastin konkret ėshtė qė tė veprohet sa mė shpejt pėr zgjidhjen e situatės sė krijuar, ndėrkohė qė ky nuk duket tė jetė interesi publik pėr tė cilin ligjit mund ti jepet fuqi prapavepruese, pėr sa kohė interesi publik ėshtė pavarėsia e RTSH-sė, liria e medias dhe garantimi nga ēdo censurė e mundshme ndaj mjeteve tė komunikimit. E kjo mund tė realizohet veē pėrmes pėrcaktimit tė njė zgjidhje fundore nė ligj qė garanton edhe zgjidhjen konsensuale tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė RTSH-sė.
Tė nderuar deputetė,
Nė pėrfundim, referuar sa mė sipėr kėrkoj mirėkuptimin Tuaj nė rishqyrtimin e ligjit nr. 22/2016 pasi bie ndesh me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe parimet bazė tė funksionimit tė shtetit tė sė drejtės.
Shqip
Krijoni Kontakt