Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 67
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: "Ndërtimi tek parku, Erion Veliaj pjesë e mafias së betonit!

    Duk, edhe betonin e pellgut artificial kisha mangut per te lexuar.
    Ik se na merzite!

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    FOTO/ Malltezi-Veliajt: Babëzia po të ndot fjalorin

    Emri:  pemet-te-liqeni3.jpg

Shikime: 327

Madhësia:  83.3 KB

    Emri:  pemet-te-liqeni2.jpg

Shikime: 304

Madhësia:  85.9 KB

    Jamambër Malltezi, shefi i Departamentit të Mjedisit në PD-së iështë kundërpërgjigjur deklaratave të bëra nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë ditës së sotme.

    Ja çfarë shkruan Malltezi në Facebook:

    Falënderim për qindra qytetarë të Tiranës që dolën për të mbrojtur Parkun e Liqenit nga tendencat korruptive. Mushkëritë e Tiranës do mbrohen! Referendum vendor për çështjen e Parkingut tek Parku Rinia dhe për Ndërtimet në dy anët e Korpusit të Universitetit. Kjo është pika e parë në programin e mjedisit të PD. Kjo është çështje për të cilën ia vlen çdo gjë.

    Keqardhje për nervozizmin e sotëm të Erion Veliaj që mesa duket babëzia po i ngushton arsyen dhe po i ndot fjalorin. Se bashku me dhjetëra ambjentaliste në kemi protestuar dhe do protestojmë për të mbrojtur parkun dhe mushkëritë tona ndonëse nuk bëhemi palaço si disa që protestonin kundër zgjerimit të rrugës së Elbasanit dhe tani nuk ndihen kur parku po kafshohet nga barbaret dhe zuzarët pasi mesa duket po ngrohin xhepin.

    Se bashku me një ministër aktual socialist kemi protestuar pavarësisht bindjeve politike ne 1993 dhe 1994 për mbrojtjen e Kopshtit Botanik dhe kundra ndërtimit të Sheratonit brenda Parkut. Mbrojtëm Kopshtin, humbëm betejën për ndërtimin e Sheratonit, po humbim betejat me ndërtimet e paligjshme të z. Nela -bashkëndërtuesit të sarajeve me themele 58 metroshe të Surrelit që po paguhet me mushkëritë e Tiranës për dhuratën e tij ndaj surrelistit, por si qytetarë duhet t’i themi NDAL!

    Asnjë metër më shumë! Të mbrojmë mushkëritë tona dhe të fëmijëve tanë. Turp që sot ai ministër ish-protestues (për disa miliona më shumë) nuk ndihet ndaj kësaj baterdie që rrezikon ato pak zona te gjelbra të Tiranes. Të gjithe ia kemi detyrim fëmijëve tanë. U bënë pallate dhjetëra lulishte, përfshi ato anash dhe përballe ish-ndërteses se PD, përballë Sheratonit, pranë ish-Ekspozitës, etj.

    Do protestojmë për mbrojtjen e mushkërive tona pa dallim partiak. Do mbledhim firmat për Referendum vendor kundër babëzive tek parku Rinia dhe në dy anët e Korpusit të Universitetit. Asnjë metër më shumë!

    Syri

  3. #23
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Parodia e Agron Llakajt: "O Erion djalë përsëmbari, na dole dhe ti rrotë k..."

    Një mënyrë krejt origjinale gjeti drejtuesi i show-t "Alpazar", Agron Llakaj, pë t'iu kundërvënë ndërtimit të parkut të lojrave tek Liqeni. Mbrëmjen e së shtunës, aktori i humorit së bashku me një korr, i kënduan kryebashkiakut në 'labçe'. Shikoni interpretimin e parodisë nga Agron Llakaj, ku ndër iso, dëgjohen vargje eksplicite të tipit: "pemët na i preve e na i dh*eve", "rilindja b*thëpërpjetë" apo kur i drejtohet kreut të Bashkisë, "O Erion djalë përsëmbari, na dole dhe ti rrotë k..."

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2016 më 23:02
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #24
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Parodia e Agron Llakajt: "O Erion djalë përsëmbari, na dole dhe ti rrotë k..."

    I doli boja Krye-Carit te bashkise...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Parodia e Agron Llakajt: "O Erion djalë përsëmbari, na dole dhe ti rrotë k..."

    Publiku duartrokiti vec 3 here, vec pas fjaleve :
    dhjeve, byth, ***.
    Shume humor i holle .

  6. #26
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Parodia e Agron Llakajt: "O Erion djalë përsëmbari, na dole dhe ti rrotë k..."

    Çuditerisht 3 fjalet qe i shkojne per shtat lavires me emrin Veliaj!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Parodia e Agron Llakajt: "O Erion djalë përsëmbari, na dole dhe ti rrotë k..."

    Edhe pse Agron LLakaj mund te quhet Koco Devole i humorit shqiptar, perseri nuk shpreh karakter te tij origjinal ne role dhe duket sikur imiton ende!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Liqeni i qelbur apo liqeni i gjelber?

    Nisma Bashkiake per ti dhene fund ish parkut te Liqenit, tashme germadhe e ndyre, eshte per tu perkrahur ndonese mendjet primitive qe donin te ndalonin progresin qene shume dhe te dhunshme.
    Mentaliteti Shqiptar tregoi edhe njehere veteite e tij parazitare dhe rrenjesisht lindore, si adoronjes te se shkuares se erret dhe te pamundur per te kuptuar dhimbjet dhe mundet qe kerkon progresi edhe pse ai, progresi, eshte i pashmangshem.
    Cakenjte e medhenj, bizneset qe duan te futen ne menyre jo te ligjshme, te amullt, ne ndryshimet edhe te liqenit te Tiranes po hasin po ato pakenaqesi dhe po ato protestues gjaknxehte, por progresi eshte i pashmangshem.
    Pirro Rovina.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ciarli : 23-02-2016 më 03:26

  9. #29
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Analiza/ Pse po vihet në shënjestër Erion Veliaj?

    Sot përpara Bashkisë së Tiranës protestuan biznesmenët e vegjël kundër rritjes së taksave që ata e quajtën arbitrare. Dje aty ishte opozita. Pardje, shoqëria civile u rrah nga policia në parkun e liqenit, ku po protestonte kundër një projekti klandestin, pa leje, pa projekt dhe në kundërshtim me ligjin.

    Po pyetja që shtrohet është pse kaq zemërim ndaj kryetarit të Bashkisë i cili u zgjodh me një diferencë të madhe votash vetëm gjysëm viti më parë?

    Arsyet janë disa.

    Ato kanë të bëjnë sa me identifikimin e Erion Velisë me pushtetin kleptokratik të Edi Ramës, po aq edhe me profilin personal të vetë Velisë, i cili është afishuar si dikush që gënjen sa për të kaluar radhën dhe më pas mban kostot e mashtrimeve të tij.

    A nuk premtoi ai se sa të qe kryetar Bashkie bileta e urbanit nuk do të rritej? Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u bë 400 lekë.

    A nuk premtoi ai se në Tiranë gjatë mandatit të tij do të kishte zero ndërtime? Tashmë ka filluar dhënia e kullave për klientët e Edi Ramës dhe pronarët e mediave.

    A nuk premtoi ai një Tiranë pa makina? Tania po projekton t'i sjellë në zemër të kryeqytetit përmes parkimesh gjigandë.

    A nuk premtoi ai transparencë ndaj qytetarëve? Tani u pa se si e filloi ndërtimin brenda parkut të liqenit.

    Në thelb me kryeqytetin Erion Veliaj po sillet si me dasmën e tij. Të nesërmen e saj ai prodhoi atë videon e xhiruar disa ditë më parë sikur kishte dalë në punë, në vend që të niste muajin e mjaltit.

    Dhe kur këtë mashtrim e ideoi në ditën më solemne të jetës së vet, nuk ka si mos e përsërisë edhe me qytetin që drejton.

    Ai po e qeveris Tiranën duke bllofuar dhe prandaj po mbledh rreth vetes një zemërim dhe revoltë të papritur vetëm 7 muaj pas zgjedhjes së tij.

    Po t'i shtosh kësaj edhe përuljen servile ndaj Edi Ramës, që e bën të lëpijë edhe mbi premtimet elektorale që ka pështyrë gjatë fushatës, kuptohet se përse ai sot është shndërruar në target.

    Dhe më kot ai përpiqet ta shesë sikur kjo është një betejë e opozitës kundër tij. Zemërimi me të i kalon caqet e PD-së. /Lapsi.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Tiranë, Protestë kundër parkut tek Liqeni, rrëzojnë rrethimin, vezë kundër bashkisë



    Qytetarë të Tiranës, përfaqësues të biznesit të vogël i janë përgjigjur thirrjeve të demokratëve duke marrë pjesë në një protestë kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial si dhe për të kundërshtuar paketën fiskale dhe projekte të tjera strategjike të bashkisë së Tiranës, paraditen e 22 Shkurtit 2016. Në protestën para bashkisë ata goditën me vezë e portokalle godinën.
    Më pas deputetë demokratë bënë thirrje për ta zhvendosur protestën në kodrat e Liqenit, dhe marshuan drejt tij.

    Emri:  proteste-te-bashkia.jpg

Shikime: 279

Madhësia:  124.4 KB
    Ne foto: Vezet, domatet dhe portokallet te hedhura ne drejtim te godines se Bashkise

    Emri:  proteste-3.jpg

Shikime: 291

Madhësia:  165.1 KB
    Ne foto: Protestuesit duke bere pis muret e Bashkise se Tiranes

    ORA NEWS

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •