-
“Interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës”
“Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve”. Janë fjalët e Umberto Eco që sulmon në këtë mënyrë internetin në ceremoninë e dhënies së diplomës së tij honoris causa në Universitetin e Torinos për merita në çështje të komunikimit, kulturës dhe medias.
“Më përpara ata flisnin vetëm në bare pas një gote me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim nga budallenjtë”.
Për Eco, interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon “budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës”. Struktura e internetit sipas Eco favorizon përhapjen e atyre që propagandojnë budallallëqe. Në këtë pikë sipas tij, roli i gazetave është shumë i rëndësishëm sepse “duhet të filtrojë me ekipe specialistësh informacionet që vijnë nga interneti sepse askush nga ne nuk është i aftë të kuptojë sot nëse një informacion është i besueshëm apo jo”. Për të bërë këtë sipas tij “gazetat duhet tu dedikojnë të paktën 2 faqe analizave dhe kritikave mbi faqet online, njëlloj si mësuesve u duhet tu mësojnë nxënesve si të përdorin të dhënat për të ndërtuar një çështje”.
Para studentëve ai tha se ishte hera e dytë që vinte në këtë universitet, pasi në vitin 1954 ishte laureuar në filozofi. “Do të doja të isha laureuar në fizikën bërthamore ose në matematikë”, tha me shaka Umberto Eco
-
-
Për: “Interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon budallain e fshatit si mbajtës të së vërtet
Lazo,ky eshte mesazh mesianik ku natyrisht asnje nuk ve ne diskutim edhe mundesin e ringjalljes te Umbertos.
Shakan me studentet mos e ka bere Umberto Bossi se momentalisht Eco ka pune te tjera.
Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 05-01-2017 më 08:12
-
-
Për: “Interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon budallain e fshatit si mbajtës të së vërtet
Eshte nje e vertet e madhe. Rrjetet sociale u kane dhene vertet goje, injoranteve qe ne jeten e perditshme nuk do guxonin te nxirrnin asnje fjale nga goja.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt