Gjashte persona me origjine shqiptare te cilet percaktohen pikerisht si shtetas te ish-Jugosllavise por me origjine shqiptare (sipas agjencive ANSA dhe Associated Press) nga jane arrestuar ne Shtetet e Bashkuara ne Amerikes, gjate nates se kaluar, nen akuzen se ishin duke pergatitur nje sulm te armatosur kunder bazes ushtarake te Fort Dix, ne Nju Xhersi ku eshte sterviten ushtaret qe nisen per ne Irak. Lajmin e bejne te ditur televizionet amerikane te bazuara ne burimet e FBI-se. Pesë nga kosovaret e arrestuar jetojnë në Cherry Hill dhe sipas FBI operacioni kishte qëllim vrasjen e sa më shumë ushtarëve amerikane. Një zyrtar i policisë që ka folur në kushte anonimati për shkak se dokumentet e cështjes janë të mbyllura, tha se sulmi u ndalua në fazat e para. Autoritetet besojnë se kosovaret ishin trajnuar në Pokonos te Amerikes për sulmin dhe kanë kryer gjithashtu vëzhgime në institucione të tjera ushtarake.
Të gjashtë kosovarët hetoheshin prej një viti nga autoritetet amerikane ndërkohë që ata u arrestuan teksa përpiqeshin të blinin armë automatike. Sipas informacioneve te para mesohet se tashme ekzistojne edhe dokumenta dhe video ku vertetohet dhe shihet stervitja e shqiptareve me arme gjysmeautomatike ne pyjet midis Nju Xhersit dhe Pensilvanise. Sipas zëdhënësit të zyrës së prokurorit të përgjithshëm të SHBA, Greg Reinert, te arrestuarit dyshohen per lidhje me organizata islamike. Dix, ku qendrojne 7 mije e 500 persona ushtarake dhe civile, eshte baza kryesore ku sterviten ushtaret amerikane qe nisen me mision ne Irak, Afganistan dhe zona te tjera me konflikte ne bote. Se shpejti pritet qe FBI te dale ne menyre zyrtare ne nje konference per shtyp per sqarime te metejshme.
Pritet qe 6 kosovaret ata shpejt të dalin para Gjykatës amerikane të disktriktit Kadmen në Nju XHersi për t'u përballur me akuzën e komplotit për të vrarë ushtarë amerikanë. Në bazën e Fort Dix, sterviteshin ushtare qe me pas shkonin ne irak. Në vitin 1999 kjo bazë ka strehuar më shumë se 4000 refugjatë kosovare gjatë sulmeve të NATO-s kundër Jugosllavisë.
I.K.
ANSA/Associated Press/balkanweb
Krijoni Kontakt