Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    ISIS mban peng fëmijët jetimë të shqiptarëve të vrarë në Siri

    Shumë shqiptarë që kanë shkuar për xhihad në Siri kanë marrë me vete dhe familjen. Sipas dokumenteve që posedon BIRN, zbulohet se 13 gra dhe 31 fëmijë (mes tyre 23 minorenë) kanë shkuar në Siri. Disa prej tyre kanë mbetur jetimë apo në rastin e femrave të veja.

    Emri:  child-soldiers-isis.jpg

Shikime: 501

Madhësia:  45.8 KB

    Dokumentet e Prokurorisë së Krimeve të Renda tregojnë se këta familje janë larguar nga Shqipëria mes viteve 2012-2014. Aty thuhet se bashkëshortet e xhihadistëve dhe fëmijët jetojnë në kampe, ndërsa meshkujt luftojnë në vijën e parë të betejës.

    Por, gratë dhe fëmijët që kanë humbur të parin e shtëpisë në luftë nuk lejohen që të rikthehen në atdhe.

    Që prej vitit 2012 përllogaritet që 10 shqiptarë të jenë vrarë. Sipas hetuesve të prokurorisë pesë prej tyre kanë lënë në Siri gra dhe fëmijë.

    Një prej tyre është Shkëlzen Dumani, i cili mori me vete dhe dy fëmijët pa lejen e bashkëshortes, Eva dhe Endri Dumani.

    Hamit Myslija ka lënë katër fëmijët, Bledar Hamza ka lënë një vajzë dy vjeçe, Diamant Rasha lënë gruan dhe dy fëmijët, ndërsa Hasan Korvafaj dhe Sherif Taushani kanë lënë pas tre fëmijë.

    Gratë dhe fëmijët e xhihadistëve të rënë në luftë jetojnë në kampet e ISIS-it.

    Floresha, bashkëshortja e Diamant Rashës është e bllokuar pasi nuk lejohet që të kthehet në Shqipëri nga militantët e ISIS. Diamant, i cili së fundmi njihej me emrin Ebu Amar punonte si shpërndarës picash para se të shkonte në Siri. Ai u vra me snajper në janar 2014.

    Gruaja e tij ka kërkuar të kthehet në Shqipëri, por militantët e ISIS i kanë thënë se nuk mund të kthehet pa kaluar 4 muaj e 10 ditë nga vdekja e burrit.

    Nga përgjimi i telefonit, rezulton se imam radikal Bujar Hysa i ka ushtruar presion asaj që të mos kthehet duke i thënë se në Shqipëri e pret burgu.

    Por, tani që kanë kaluar dy vite pas vdekjes së bashkëshortit, Floresha u ka dërguar një letër të afërmve të burrit duke u kërkuar që t’i japin leje për t’u rimartuar në Siri.

    Mide Dumani shpreson që një ditë do t’i përqafojë sërish fëmijët e saj. “Tani fëmijët e mi zgjohen dhe flenë në një vend ku vdekja është më afër njerëzve seç është Zoti”, shprehet ajo.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: ISIS mban peng fëmijët jetimë të shqiptarëve të vrarë në Siri

    ... s'pari,titulli i kesaj teme nuk eshte i drejt!!!.Duhej te ishte:isis mban peng femijet e muslimaneve te vrare ne siri.Pra mbeturinat turke nga perandorija osmane,treguan veten e vet dhe shkuan per xhihad ne tokat arabe,me nje fjale i terheqe gjaku i vet arab,gje qe tregon qartazi se nuk jane Shqiptar,andaj nuk u pajtova me vet titullin e temes...Dihet mirefilli,se nuk kan ikur shume vjet,dhe kishim luften qlirimtare neper tokat e Dardanise,dhe pyetja eshte ku ishin keta krimba atehere???!!!Prandaj,ua teheq verejtjen atyre qe duan te marrin pjese ne vazhdimin e kesaj teme,qe mos te njolloset emri Shqiptar me keta krimba...

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dielli1 për postimin:

    bojana (06-01-2016)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •