-
"Konsorciumi i Jugut" nje marredhenie ekonomike e paligjshme publik-privat.
Ēfarė di Mero Baze pėr njė biznes tė ri tė Koēo Kokėdhimės dhe bashkiakėve tė jugut?
Koēo Kokėdhima po tenton tė krijojė njė konsorcium pėr tė kapur shtetin. Denoncimi vjen nga botuesi i gazetės Tema, Mero Baze, i cili shkruan se disponon edhe dokumentet qė dėshmojnė tentativėn pėr krijimin e njė unioni tė tillė, ende i pangjizur nga ana ligjore. Dokumente qė nuk i ka bėrė publike.
Konsorciumi do tė pėrfshijė 8 kompani private dhe 11 bashki tė majta.
Por Baze thotė vetėm kaq. Por njė konsorcium i tillė nuk bėhet me qoftexhinj. Kush janė kėta biznesmenė dhe ēfarė interesash pėrfaqėsojnė?
Statuti dhe objektivat e kėtij konsorciumi parashikojnė qė bizneset dhe bashkitė do tė pėrfshihen nė njė rreth tė mbyllur ofertash, tė formuar nga ky konsorcium, dhe qė do tė shmangin ligjet kryesore mbi tė cilat operon partneriteti publik privat nė Shqipėri, qė ėshtė ligji i prokurimit publik, dhe ai i ankandeve.
mero baze
Botuesi i gazetės Tema, Mero Baze
Idenė e Koēo Kokėdhimės, Mero Baze e krahason me skemat qė sipas tij pėrdoreshin nga pushteti i kaluar i Berishės. Konsorciumi i kėtij tipi nuk ėshtė ndonjė ide e re. Ėshtė as mė shumė as mė pak, studioja ligjore e Argitės apo ēanta e zezė e Shkėlzenit, qė detyronin ēdo biznes apo ofiqar tė shtetit, tė operonte pėrmes tyre, duke i kėrkuar dikujt 3 pėrqind pėr suksesin e projektit, dikujt 200 euro pėr orė, dhe tė tjerėve dhe miliona. Pėr tė mos e kopjuar direkt Familjen Berisha, ideatori Kokėdhima ka shpikur terma mė kapitalistė, siē ėshtė konsorciumi, por qė nė thelb ėshtė njė hallkė sekserėsh, mes 11 bashkive dhe 8 kompanive private, tė cilėt do bėjnė sikur do bashkojnė fondet pėr tė ndihmuar njėri- tjetrin, por nė finale do tė jenė objekt hetimi dhe pėrbaltje politike, nė atė formė qė nuk ja vlen tė shkosh si qeni nė vresht me mend e Kokėdhimės.
-
-
Pėr: "Konsorciumi i Jugut" nje marredhenie ekonomike e paligjshme publik-privat.
Sinqerisht qe ende nuk e kuptoj se si mund te kete nje partneritet publik-privat per lobim ne Bruksel, per te ashtuquajturin "Konsorcium i Jugut".
Sa per dijeni une jam nje person qe punoj ne nje kompani qe ushtron aktivitet edhe ne partneritetin publik-privat dhe mund ti jap leksione Kokedhimes, por ende sot e kesaj dite nuk kam hasur nje konsorcium te tille ne fazen e lobimit, kerkimit te fondeve etj.
Ndoshta ne shtete si Kina ekziston nje lloj i tij partneriteti.
Askush nuk e ndalon ambasaden shqiptare ne Bruksel apo ne cdo vend tjeter te botes qe te merret edhe me diplomaci ekonomike. Askush nuk e ndalon Tiranen apo bashkime pushtetesh lokale qe te hapin zyra te tilla lobuese anekend botes.
Fondet publikje mund te perdoren per lobime, per kerkim fondesh, per hartim projektesh etj etj, por asnjehere nuk duhet qe te perzihen keto fonde me fondet e disa shoqerive private te paracaktuara per kete qellim, sepse ato jane thjeshte abuzuese dhe frenuese te tregut te lire.
Mero Baze me te drejte i paralajmeroi kryebashkiaket e konsorciumit per rrjedhojat e pakendshme te nje veprimi te tille antiligjor.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt