Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Rritet çmimi i biletës së urbanit në 40 lekë

    Veliaj nuk pranon biletën 70 lekë, Shoqata: Nga 1 Janari s’ka urbanë

    Emri:  urbanet.jpg

Shikime: 440

Madhësia:  29.1 KB

    Ka dështuar takimi i sotëm i përfaqësuesve të Shoqatës së Transportit publik dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ata kanë kërkuar që çmimi i biletës të rritet dhe të bëhet 70 lekë teksa Bashkia nuk e pranon kurrsesi këtë kërkese.

    Pas takimit, duke folur për mediat, përfaqësuesit e Shoqatës kanë theksuar se ata në takim me Veliajn nuk janë marrë vesh për punën e çmimit. Teksa një tjeter tha se në takim nuk u fol fare për të diskutuar për këtë kërkesë por ju është thënë nga Bashkia që të rregullojnë një herë parametrat e tjerë e pastaj të kërkojnë rritje çmimi.

    “Që nga dhjetori i vitit 2014 s’kemi çmim bilete nga këshilli bashkiak, punojmë një vit pa cmim bilete”,- tha njëri prej tyre.

    “Nuk po ju japim paga shoferëve , për të mos folur për fatorinot. Kem rreth 150 punëtorë. Kemi marrë kredi dhe nuk kemi arritur t’i shlyejmë. Përmes bankës kemi bërë ristrukturim kredie. Nuk u diskutua për cmimin, ky është problemi ynë”,- tha një tjetër.

    Emri:  shoqata-e-transportit.jpg

Shikime: 394

Madhësia:  31.8 KB
    Perfaqesues te Shoqates se Transportit

    Por Arbër Mazniku, nënkryetar i Bashkisë tha për mediat pas takimit me përfaqësues të Shoqatës së Transportit se rritja e çmimit të biletës nuk është fare një diskutim, por do gjenden zgjidhje alternative që të rregullohet gjendja financiare ku ndodhen këto kompani.

    “…parashtruan situatën e tyre, kryetari i Bashkisë u informua me shqetësimet e tyre. Kemi marrë kontakte me disa nga bankat dhe kompanitë e naftës për të kuptuar thellësinë e këtij problemi, situata është e rëndë…Kryetari i Bashkisë jua bëri të qartë se bileta 70 lekë nuk është në diskutim, s’është një çështje që mund të diskutohet, do shohim zgjidhje alternative për kompanitë dhe që shërbimi të vijojë…S’kemi të bëjmë me kërcënim se sa me një situatë të vështirë financiare, por nga ana tjetër duhet të shohim për mënyra se si të gjejmë zgjidhje që shërbimi të funksionojë por rritja e cmimit të biletës nuk është diskutim”.

    Kërcënimin se në 1 Janar, do të ndërpritet shërbimi i transportit me urban, Mazniku tha se do t’i gjendet zgjidhje. “Do vazhdojmë negociatat se si ky shërbim të vijojë dhe jemi besimplotë se do gjejmë zgjidhje të mos na çojë drejt asaj pike”,- tha ai.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Albo,keto jane "tituj" o titull kot,jane tituj alla-shqiptarçe. Kete dhurate mund ta kishe dhe nga Basha. Ne kohen e Bashes kerkonin 50 lek,tani me Veliajn kerkojne 70 lek dhe mbas Veliajt do kerkojne 100 lek,dhe keshtu me radhe.

    Titulli "i vertete" duhet te ishte;Cfare trasporti publik duam,ate privat apo ate shteteror ? Po qe sherbim privat ne pergjithesi nuk ka ndryshim as Basha e as Veliaj i radhes.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Ah te lutem shume mos ma krahaso shokun Veliaj me ate Bashen e rrenuar!

    Shoku Veliaj as nuk e diskuton fare kete ceshtjen e shoqates se urbaneve, nuk eshte si puna e atij Bashes qe i priste e i percillte duke u thene: "na i ka bllokuar fondet Edi Rama ne Qeveri". Shoku Veliaj doli e tha sa te jem une kryetar bashkie, nuk ka 700 leke te vjetra bilete urbani ne Tirane! Pike! Presje! Pikecuditese!

    Dhe ne qytetaret e Tiranes e degjuam dhe na u be qejfi shume. Ky po qe eshte kryetar bashkie, ua mblodhi ketyre shofereve e fatorinove qe kane muaj qe nuk marrin rrogat per punen qe bejne. Si t'i leme ne keta fatorinot dhe keta shoferet te na xhvatin ne kete menyre?! E lame Ilir Meten te na vjedhi milionat e CEZ, nuk kemi para te leme edhe fatorinat te na vjedhi 100 leke te vjetra per bilete!

    Dhe kur te mos kemi me urbane ne 1 janar, kur te mos kemi me as furgona se Qeveria e Rilindjes na i hoqi edhe furgonat, une them qe ta marrim rrugen per ne pune me kembe.

    Sa me fat jane ata qe kane ndonje kale, mushke apo gomar kur te mos kete me urbane qe levizin ne Tirane!

    Kjo po eshte zgjidhje: i heqim fare urbanet nga Tirana, i heqim edhe furgonat e taksite, ua rrisim edhe gjobat e taksat shofereve private, dhe i detyrojme te gjithe shqiptaret qe ti kthehen epokes se ecjes ne kembe apo me mushke apo me gomar.

    Ne nuk duam as transport publik as privat: ne duam te ecim me kembe dite e nate, si ne kohen e xhaxhit Enver! Populli ne kembe, Partia ne vetura!

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Gabimi qendron pikerisht tek krahasimi. Te krahasosh Bashen me Veliajn nuk vlen as si titull,sepse jane persona qe mendojne te vjedhin njesoj dhe veprojne po ne vjedhje njesoj.

    I vetmi krahasim qe mund te behet eshte fizik. Veliaj si fytyre eshte tépkè si Ramizi i ri ndersa kryetari yne eshte toidhjo xhaxhi Enver. Te nxjerr mallin e shokut Taras.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Gabimi qendron pikerisht tek krahasimi. Te krahasosh Bashen me Veliajn nuk vlen as si titull,sepse jane persona qe mendojne te vjedhin njesoj dhe veprojne po ne vjedhje njesoj.

    I vetmi krahasim qe mund te behet eshte fizik. Veliaj si fytyre eshte tépkè si Ramizi i ri ndersa kryetari yne eshte toidhjo xhaxhi Enver. Te nxjerr mallin e shokut Taras.
    Gabimi qendron qe ti akoma nuk kupton thelbin e problemit:

    - Me se do te veje ne pune apo ne shkolle ai banori i Tiranes duke filluar nga 1 janari kur shoferet e urbaneve te fillojne protesten?

    Te tjerat jane fjale te kota.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Gabimi qendron qe ti akoma nuk kupton thelbin e problemit:

    - Me se do te veje ne pune apo ne shkolle ai banori i Tiranes duke filluar nga 1 janari kur shoferet e urbaneve te fillojne protesten?

    Te tjerat jane fjale te kota.

    Albo
    Problemi nuk eshte Veliaj o Albo,problemi eshte sistemi i sherbimit urban qe i jepet qytetarit. Qe eshte nje sherbim qe si çmim do vi gjithmone duke u rritur,qofte nga ngritja o ulja e karburantit,qofte nga ulia o ngritja e numurit te pasagjerit dhe qofte nga Veliaj e Basha i rradhes.

    Ne qofte se te intereson vetem mosnderprerja e ketij sherbimi per qytetaret ka vetem nje menyre zgjidhje,dhe nuk eshte sistem shteteror o sistem privat. ...

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    jarigas (28-12-2015)

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Problemi nuk eshte Veliaj o Albo,problemi eshte sistemi i sherbimit urban qe i jepet qytetarit. Qe eshte nje sherbim qe si çmim do vi gjithmone duke u rritur,qofte nga ngritja o ulja e karburantit,qofte nga ulia o ngritja e numurit te pasagjerit dhe qofte nga Veliaj e Basha i rradhes.

    Ne qofte se te intereson vetem mosnderprerja e ketij sherbimi per qytetaret ka vetem nje menyre zgjidhje,dhe nuk eshte sistem shteteror o sistem privat. ...
    1. Kryetaret e bashkive dhe kryeministrat prandaj i zgjedhim me vote, qe te na ofrojne zgjidhje per problemet e jetes, e jo per demagogjira.

    2. Kur thua se "problemi eshte i sistemit" eshte njesoj si te thuash qe problemi eshte i pazgjidhshem dhe pergjegjesia per ta zgjidhur eshte jetime.

    3. Une si qytetar i Tiranes qe nuk kam makine private dhe marr urbanin per te shkuar ne pune apo ne shkolle, nese nuk kam nje mjet transporti si urbani publik, ngelem pa pune, pa shkolle per dite e jave te tera. Kjo e prish komplet jeten time, pasi pa pune une nuk fitoj dot leke, po bera mungesa ne shkolle, e humb edhe shkollen. Dhe levizja me taksi eshte shume e shtrenjte dhe e paperballueshme per mua.

    4. Kryetari i Bashkise dhe Keshilli i Bashkise duhet te ofrojne zgjidhje te problemit. Eshte detyra e tyre si te zgjedhur, dhe e ka emrin lidership. Lideri nuk qurravitet duke bere me faj "sistemin" si nje menyre per te maskuar inkompetencen e vete. Lideri takohet me shoqaten e autobuzave, studion problemin ne vite, dhe ofron zgjidhje afat-shkurtra dhe afat-gjata. Zgjidhje afatshkurter mund te jete rritja e cmimit te biletes, dhe zgjidhja afatgjate mund te jete privatizimi i sistemit te urbaneve. Nese Bashkia nuk ofron dot nje sherbim te tille publik, le te hapi krahun biznesit privat qe i ofron atij qytetari te gjitha sherbimet e tjera.

    5. Te gjithe ata qytetare qe varen nga sherbimi urban ne Tirane per te levizur ne qytet, nese shoqata e sherbimit te urbaneve fillon greven ne 1 janar, duhet te mblidhen para Bashkise se Tiranes dhe ti bejne nje pyetje te thjeshte kryetarit te bashkise: Me se do te vete une ne pune apo ne shkolle tani qe urbanet jane ne greve?!

    Albo

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    1. Kryetaret e bashkive dhe kryeministrat prandaj i zgjedhim me vote, qe te na ofrojne zgjidhje per problemet e jetes, e jo per demagogjira.

    2. Kur thua se "problemi eshte i sistemit" eshte njesoj si te thuash qe problemi eshte i pazgjidhshem dhe pergjegjesia per ta zgjidhur eshte jetime.

    3. Une si qytetar i Tiranes qe nuk kam makine private dhe marr urbanin per te shkuar ne pune apo ne shkolle, nese nuk kam nje mjet transporti si urbani publik, ngelem pa pune, pa shkolle per dite e jave te tera. Kjo e prish komplet jeten time, pasi pa pune une nuk fitoj dot leke, po bera mungesa ne shkolle, e humb edhe shkollen. Dhe levizja me taksi eshte shume e shtrenjte dhe e paperballueshme per mua.

    4. Kryetari i Bashkise dhe Keshilli i Bashkise duhet te ofrojne zgjidhje te problemit. Eshte detyra e tyre si te zgjedhur, dhe e ka emrin lidership. Lideri nuk qurravitet duke bere me faj "sistemin" si nje menyre per te maskuar inkompetencen e vete. Lideri takohet me shoqaten e autobuzave, studion problemin ne vite, dhe ofron zgjidhje afat-shkurtra dhe afat-gjata. Zgjidhje afatshkurter mund te jete rritja e cmimit te biletes, dhe zgjidhja afatgjate mund te jete privatizimi i sistemit te urbaneve. Nese Bashkia nuk ofron dot nje sherbim te tille publik, le te hapi krahun biznesit privat qe i ofron atij qytetari te gjitha sherbimet e tjera.

    5. Te gjithe ata qytetare qe varen nga sherbimi urban ne Tirane per te levizur ne qytet, nese shoqata e sherbimit te urbaneve fillon greven ne 1 janar, duhet te mblidhen para Bashkise se Tiranes dhe ti bejne nje pyetje te thjeshte kryetarit te bashkise: Me se do te vete une ne pune apo ne shkolle tani qe urbanet jane ne greve?!

    Albo
    E vertet,zgjidhen me vote. Por qe te jemi preçiz,qe te mos kalojme neper demagogjira,zgjidhen me vote simbas deshires te PD o PS,pra dhe votimi i lire ka kete limit partiak,te pakten deri me sot.

    Problemi i sistemit eshte i zgjithshem,por varet nga rendesia qe shoqeria i jep trasportit publik. Qe do te thote,"ti" e quan kete sherbim "normal" apo "strategjik-primar". Ne rastin e pare do te thote qe greva o nderprerja e ketij sherbimi eshte i pranueshem,ne rastin e dyte do te thote qe nderprerja e ketij sherbimi eshte i papranueshem (eshte si korendi o uji)
    Sherbimin urban te autobuzave sado qe ta privatizosh mbetet gjithmone nje sherbim publik,qe do te thote edhe nje liberalizim dhe privatizim 100 % i linjave te autobuzave prap Kryebashkiaku ka pergjegjsine e tije politike dhe administrative....(Se per kete "mbase" edhe quhet sherbim publik).

    Pa liberalizimin e linjave,privatizimi o dhenia me konçesion sjell gjithmone (mbase dhe sherbim me te mire), por kosto me te larte per qytetarin sesa kushton vet sherbimi.(per faktin qe privati duhet te fitoje).
    Sherbimi shteteror o bashkiak (mbase sherbim me i keq se ai privat) sjell ne pergjithesi nje kosto me te ulet sesa kushton ky sherbim per qytetarin.

    Pra,pertej demagogjise ne fillim zgjidhet sistemi o rendesia e tije,pastaj zgjidhet Bashkiaku dhe kritikat o vleresimet kundrejt tije.

    Ne qofte se vertet te intereson mos-nderprerja e ketij sherbimi ne menyre apsolute duhet ta ndalosh me ligj,ose ti japesh prioritet shteteror,qe do te thote qe mbas nderprerjes (nderprerje per shkaqe normale-jo natyrale) te ketij sherbimi "dikush" duhet te pergjigjet perpara ligjit.

    Nejse,keto jane diskutime kot,sepse nuk jane per popull qe zgjedhin Bashen a Veliajn.Qe natyrisht jane zgjedhur o nga Xeni i Gerdecit o nga Rama i lejeve te ndertimit.

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    Mbyllet pa marrëveshje takimi i Veliajt me Shoqatën e Transportit: “S’u fol për rritje çmimi, mos e politizoni çështjen”

    TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lënë mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të zhvilluar një takim me Shoqatën e Transporteve lidhur me çmimin e biletave të urbaneve.

    Fill pas takimit të mbajtur në ambientet e Bashkisë, përfaqësues të Shoqatës së transporteve pohuan se nuk u arrit asnjë marrëveshjes mes dy palëve. Në një deklaratë para mediave përfaqësuesit e Shoqatës deklaruan se nuk u fol për rritje të çmimit, por për indeksim të tij për vitet e kaluara. Ndër të tjera ata theksuan se bashkia ka plane të mira afatgjate për transportin urban, gjë që sipas tyre kërkon kohë.

    “Aktualisht asnjë rezultat përfundimtar. Gjithçka pjesë e politikës që vazhdon. Na është përcaktuar një indeksim çmimi dhe jo rritje çmimi. Do japim nesër vendimin. Nuk jemi ftuar për të marrë pjesë në Këshillin Bashkia. Ata kanë plane shumë të bukura, si për bileta elektronike, zgjerim linjash, por janë plane për tu zgjidhur dhe kërkojnë kohë,. Ne na u dha se do bëhet indeksim për shpenzimet e kaluara. nëse nuk do jemi të kënaqur nga ato që do na propozojnë, ne s’do pranojmë. Ne po mbahemi me pretime, flasin e flasin.”, tha një prej përfaqësuesve të Shoqatës së Transporteve.

    Ndërkohë, përfaqësuesit e Shoqatës ftuan kryebashkiakun Veliaj që të shoh sesa është çmimi i biletës së urbanit në Kosovë. “Jo më lart se dje Veliaj takoi homologun e tij në Prishtinë. I bëj thirrje kryetarit që të shoh se sa është çmimi i biletës në Kosovë, është gjysmë euro. Ne nuk kemi asnjë mundësi të paguajmë rrogat e këtij stafi të madh, Janë mbi 2 mijë familje. Mos ta politizojnë dhe të marrin masa për këto familje që presin të festojnë dhe ato festat e fundvitit.”, theksoi përfaqësuesi i shoqatës.

    Sipas tyre ky është një problem që jetik për qytetarët e Tiranës, ndërsa ftuan që kjo çështje mos të politizohet. “Ju lutemi që mos ta politizojmë. Ku nuk është problem politik por jetik për qytetarët e Tiranës. Ne do presim dhe nesër do shohim vendimet tona. Do bëjmë një deklaratë për shtyp nesër.”, përfunduan deklarartën përfaqësues të Shoqatës së Transporteve.

    Më herët, gjatë fjalës së tij, Veliaj pohoi nga foltorja e tij se do të vijonte negociatat me shoqatën, për të mos rrezikuar kështu transportin urban.

    “Nuk jam idiot që të lë Tiranën pa transport, ndaj dua të negocioj për një marrëveshje.”, deklaroi kryebashkiaku Velaij. Pak ditë më parë Shoqata e Transporteve deklaroi se bileta e urbaneve do të bëhet 700 lekë, pasi sipas saj me çmimin aktual nuk mbulohen shpenzimet e shoqërisë. Pas kësaj deklarate, Veliaj hodhi poshtë të gjitha mundësitë, duke bërë të qartë se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave, në një kohë që sipas tij transporti publik nuk ofron shërbim sipas standardeve.

    (ed.me/BalkanWeb)

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dhurata e Veliaj për Vitin e Ri: Tirana pa urbanë duke filluar nga 1 janari

    “Nuk jam idiot që të lë Tiranën pa transport, ndaj dua të negocioj për një marrëveshje.”, deklaroi kryebashkiaku Velaij.
    Serafimo,

    E hoqa merakun une tani. Veliu na tha qe nuk eshte Edi Rama qe e la gjithe Shqiperine pa furgone.

    Ceshtja u zgjidh!

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •