Harasani kritik me Ramën: Për vitin e ri, më pak reforma, më shumë bukë
Ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani, teksa ka shpërndarë një mesazh urimi për vitin e ri, shfaqet kritik me kryeministrin Rama.
Harasani “lë porosi” për një vit me më pak reforma, por me më shumë bukë në tavolinat e atyre që s’kanë.
Më poshtë mesazhi i plotë i ish-deputetit që dikur bashkë me Blushin ishin pjesë e LMN-së në PS.
“Ne rradhe te pare qofte viti kur do fillojme te shohim punen dhe jo gunen! Rezultatet dhe jo jelekun e kostumit.
Nje vit me me pak lodhje per tu duk sikur behet pune, dhe me me shume pune.
Nje vit me me pak reforma qe behen per gjeneratat, dhe me shume buke ne cdo tavoline sot.
Nje vit me me pak Blete te arta e me me shume mjalte.
Nje vit me me pak sharje per te kaluaren dhe me me shume matje me premtimet.
Nje vit me te kuqe, blu, te bardhe e te zeze po pa mavira, vjollca ne te kuqe e portokalli ne te blu.
Nje vit ku Burri eshte Burre dhe Gruaja eshte Grua!”, shkruan Harasani.
Lapsi
Krijoni Kontakt