Ismail Kadare është vlerësuar me dekoratën më të lartë në Francë “Komandant i Legjionit të Nderit”.
Lajmin për marrjen e çmimit nga ana e shkrimtarit të njohur shqiptar e ka dhënë në rrjetet sociale Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Kryediplomati shqiptar e ka cilësuar këtë si nja lajm fantastik në këtë fillim vit.
“2016 nis me një lajm fantastik. Kadare u nderua “Komandaant i Legjionit të Nderit” më e lartë e Francës. Nderim i madh për Kadarenë dhe Shqipërinë”, – shkruan Bushati.
Urdhri është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe njihet si nderimi më i lartë kombëtar në Francë, duke numëruar 93 mijë anëtarë.
Shqip
Krijoni Kontakt