-
i/e regjistruar
Dallimi midis Ligjëvënjes dhe ligjeve administrative”
Dallimi midis Ligjëvënjes dhe ligjeve administrative”
Teshri’u (Ligjëvënja) është një nga cilësit absolute dhe të veçanta të Allahut.1-
Teshri’u lidhet me të gjitha aspektet së jetës tek njeriu dhe çdo gjë për të cilën ai ka nevojë, si në aspektin e jetës së dunjas, ashtu edhe në çështjet e fesë.
Nuk i takon njeriut të bëjë ixhtihad apo të devijojë ose të ndryshojë diçka prej ligjëvënjes së Allahut.
Teshri’u ligjëvënja e Allaut nuk ndryshon në asnjë kohë dhe vendë, dhe nuk hiqet duke u zëvendësuar me ligjet e krijesave (vendore).
Çdo teshri që bie ndeshë me ligjin e Allahut është kufër i madhë direktë, dhe del njeriu nga feja pa marrë parasyshë çështjen e zemrës, dhe nuk ka shpjegim në të fare, e kundërta është në mos gjykimin me ligje të Allahut, pasi ka sqarim apostafatë në të.
pasi ka sqarime rreth mos gjykimit me ligje të Allahut, se kur është kufër i madhë dhe kur është kufër i vogël, dhe kjo kthehet në dallimin midis hukmit dhe teshrisë, të cilën e kemi sqaruar në mësime tjera.
Ndërsa ligjet administrative, lidhen me ato çështje apo mesele rreth të cilave nuk gjindet gjykim apostafat mbi ato. Kështu që merret parasyshë në këto ligje administrative pikat që vijojnë më poshtë:
1-Të ketë heshtur sheriati rreth këtyre ligjeve, duke i lënë njeriut të drejtën e vendosjes dhe ixhtihadit në raste tilla, si nxjerrja e pasaportës, apo çertifikatës së lindjes ose vendosja e semaforeve, rregjistrimi i tokës apo shtëpisë, e kështu me radhë .
2- Të jenë të lejuara në origjinë dhe mos të bien ndeshë me sheriatin e Allahut, si shembujt që përmendëm më sipër.
3- Të merret parasyshë në vendosjen e ligjeve të tilla dobia dhe mirësia si dhe interesi i përgjithshëm i njerëzve, si shembujt që përmendëm më sipër.
4- Lejohet ixhtihadi i njerëzve në vendosjen e këtyre ligjeve, duke ju përshtatur kohës dhe vendit ku njerëzit jetojnë, pasi ato nuk janë fiksë dhe të prera me argumente sheriatik nga kurani dhe suneti.
5- Ndryshojnë ligjet e tilla sipas kohës dhe vendit dhe gjendjes së njerëzve.
Me pak fjalë, shkurtë dhe saktë, themeli: çdo ligjë administrativ që vendoset nga njerëzit dhe bie ndeshë me sheriatin e Allahut, ai ligjë quhet teshri dhe nuk lejohet absolutishtë vendosja e atij ligji dhe as punimi me të ose praktikimi tij. Dhe çdo ligjë administrativ që nuk bie ndeshë me sheriatin e Allahut, atëherë lejohet vendosja, punimi ose praktikimi i atij ligjit, por me kushtë të shihet dhe të merret parasyshë interesi dhe dobia e përgjithme e njerëzve në vendosjenë e këtij ligji si dhe gjendja e vendit dhe kohës ku ata jetojnë.
Ibrahim Zaimi
-
-
Për: Dallimi midis Ligjëvënjes dhe ligjeve administrative”
....dhe duhet vazhduar me ligjin e Muhamedit,sipas te cilit femra vlen sa gjysma e mashkullit???!
Sheriati eshte antnjerezor dhe si rrjedhoje nuk mund te jete prej Allahut, i cili eshte me i Drejti!!!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt