Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,278
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes u shtron darkë lluksoze gazetarëve të vendit

    Rama me gazetarët: Tavolina më seksi dhe ca gabime ortografike

    Emri:  tavolina.jpg

Shikime: 665

Madhësia:  41.5 KB

    Ajo që dihej me siguri ishte se mbrëmja e kryeministrit Edi Rama me gazetarët do shkaktonte shumë trazim në rrjetet sociale.

    Thuajse të gjitha lajmet për këtë festë, janë ndër më të lexuarit në Mapo.al.

    Pati spekulime se përse kryeministri duhej të publikonte listën e ushqimeve që do konsumonin gazetarët, të tjerë thonë se pijet ishin tepër të lira, disa thonë se nëse do ishin më të shtrenjta, do ishte bërë lajm në media.

    I pari që reagoi pas kësaj feste, ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

    “Edi Rama mblodhi sot gazetaret ne nje darke funeber te fundvitit, pasi si neo-bllokmen, ai, ne qendrimet ndaj mediave eshte kthyer ne origjine. Bilanci i qendrimeve te tij ndaj mediave eshte ai i rekordeve te zeza. Armik i fjales se lire! Autor i projektit te kriminalizimit te shpifjes. Koka e meduzes se mafies me te rrezikshme te Ballkanit, Edvin Kristaq Rama kontrollon me mjete kriminale, presione te shumellojta e me akuza fallso, mediat e shkruara dhe elektronike, i nenshtron ato, iu dikton politika editoriale, lajmet dhe debatet si dhe mbyll, ne thyerje te plote te ligjeve te vendit, media si ne asnje vend tjeter ne Europe. Ne fjalen e tij, apoteoza e sugarit te tij Fuga apo bejtja e picirit, ai foli i shperfytyruar nga krimet e shemtuara mediatike qe ka kryer gjate ketij viti, dhe ju tha troç te ftuarve te tij se i kishte ftuar per t’u thene “grini sallate sa te doni se nuk ju lexoj as dhe shikoj, me thjeshte, per mua dhe qeverine time organizate kriminale, ju nuk ekzistoni”. Ky ishte urimi i tij i Vitit te Ri per pushtetin e katert!” shkruan Berisha.

    Në të vërtetë disa portale pranë opozitës ishin të ashpër me këtë festë, duke theksuar se ishin ftuar më shumë gazetarë pranë pushtetit.

    Gazetari Blendi Mane e cilëson si tryezën më seksi atë ku ishte ulur vetë me Anila Bashën, Lorenc Vangjelin, Mero Bazen, Endri Meksin, Ylli Patën dhe Ardit Gjebrean.

    Emri:  qafoku.jpg

Shikime: 409

Madhësia:  45.2 KB

    Kurse gazetari Roland Qafoku bën këtë postim: “Kjo është fotografi e shkrepur nga Gent Shkullaku, një prej fotografëve më profesionistë që ka gazetaria shqiptare. Është momenti i djeshëm në Pallatin e Brigadave gjatë darkës që kryeministri Edi Rama shtroi për ne gazetarët me rastin e festave të fundvitit. Në fakt, nëse ajo e vjetshmja ishte darka e gabuar, kjo e djeshmja ishte darka që të këpuste shpirtin. Kryeministri jo vetëm që nuk ironizoi, shau apo përfoli gazetarë të ndryshëm, emër e mbiemër, por uli armët në atë formë sa në një moment tha: Jeta është shumë e shkurtër për të qenë armiq të mëdhenj. Pjesa më e bukur e darkës ishte menuja e vendosur në çdo tavolinë në krye të së cilës ishte shkruar KUPONI TATIMOR. Dhe pas saj kryeministri ishte kujdesuar që i madh e i vogël të mësonte se çfarë hëngrëm ne gazetarët në këtë banket edhe pse në këtë faturë të afishuar nuk kishte asnjë çmim. Një detaj interesant ishte se në ftesën e dërguar nga kryeministri kishte gabime të tmerrshme ortografike. Fjala vjen, e diela ishte shkruar me j dhe jo me i dhe në fund po kjo fjalë ishte shkruar me ë. Natyrisht kjo nuk vlen për kryeministrin, një njohës i mirë i gjuhësisë dhe ortografisë, një shtetar që urdhrin e parë që ka nxjerrë në çdo detyrë shtetërore ka qenë e lidhur me drejtshkrimin. Por të paktën duhet të kujdeset që ata që ka përreth duhet da dinë mirë gjuhën shqipe. Gjithsesi, për etikë urimit të kryeministrit duhet t’i përgjigjemi me faleminderit për ftesën duke e shoqëruar me urmin që për vitin 2016 të bëjë sa më shumë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-12-2015 më 12:34

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,278
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes u shtron darkë lluksoze gazetarëve të vendit

    Sonila Meço: Ja pse nuk më ftoi Rama në pritjen e fundvitit me gazetarët

    Sonila Meço nuk ka qenë të ftuar në pritjen e fundvitit për gazetarë organizuar nga kryeministri, Edi Rama. Në një postim në Facebook, Meço tregon se nuk ka marrë ftesë duke dhënë dhe një arsye.

    Përveç Meços, nga gazetarët e ish-televizionit Agon Channel, tashmë i mbyllur pas nisjes së ndjekjes penale ndaj presidentit të tij, Françesko Beketi, në pritjen e të dielës në mbrëmje në Pallatin e Brigadave mungoi edhe Adi Krasta

    Emri:  12342681_10205361073813896_3745901299301949728_n.jpg

Shikime: 346

Madhësia:  43.1 KB

    Ish-gazetarja e Agon Channel e shpjegon kështu mungesë ne saj në pritjen e Ramës:

    Të kesh lirinë e pasjes së hapësirës tënde, në vendin tënd, sipas afateve të tua… nga këtu nis liria e mendimit….se përndryshe ajo e fjalës nuk zë vend me gjithë qëllimin e mirë në hapësirën, vendin dhe afatet e imponuara nga të tjerët…

    P.S e paftuar…për shkak të mungesës së energjisë elektrike.


    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-12-2015 më 12:54

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,278
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes u shtron darkë lluksoze gazetarëve të vendit

    VIDEOLAJM/ Meta me gazetarët: Mos u trembni, nuk kam fjalim…



    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta njihet për marrëdhënien e mirë që krijon me gazetarët. Në këtë frymë ka shkuar edhe pritja e organizuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me rastin e festave të fundvitit me gazetarët.

    Emri:  1919026_967612709990447_3504995440295266550_n.jpg

Shikime: 341

Madhësia:  32.1 KB

    Në fjalën e shkurtër të mbajtur me këtë rast, Meta përshëndeti në mënyrë të veçantë gazetarët e terrenit dhe operatorët si dhe gazetarët “opozitarë” që morën pjesë në këtë pritje.

    Kreu i Kuvendit uroi që vitin e ardhshëm të ketë sa më shumë lajme pozitive, por edhe kritika duke u shprehur se gjithmonë ka vend për përmirësim dhe reflektim.

    Emri:  1654284_967613793323672_3905540752246668537_n.jpg

Shikime: 336

Madhësia:  29.9 KB

    Ai e nisi fjalën e tij duke thënë “mos u trembini, nuk kam asnjë fjalim” si për parantezë për atë që ndodhi mbrëmjen e të dielës në pritjen e organizuar nga Kryeministri, Edi Rama i cili në fjalimin e tij ishte kritik ndaj gazetarëve.

    “Mos u trembni nuk kam fjalim, kam vetëm një urim për vitin që vjen të përcillni sa më shumë lajme të mira, sa më shumë lajme pozitive, por natyrisht edhe kritika sepse gjithmonë ka vend për përmirësime, ka vend për të reflektuar”, tha Meta.

    Emri:  7336_967613209990397_2512078726710394564_n.jpg

Shikime: 309

Madhësia:  38.2 KB

    Kryetari i Kuvendit uroi që Shqipëria vitin e ardhshëm të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    “Shpresojmë që vitin tjetër të kemi mundësinë që të japim dhe lajmin për çeljen e negociatave pasi besoj do të ishte një gjë mjaft e rëndësishme për vendin dhe një hap mjaft pozitiv për të ardhmen. Falënderoj dhe gazetarët e opozitës që kanë ardhur dhe shpresojmë që të çelim negociatat”, përfundoi Meta.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,278
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes u shtron darkë lluksoze gazetarëve të vendit

    E thone pastaj nuk ka leke Qeveria! Ka ore Qeveria leke plot, ua shtron gazetareve sic ua shtrojme diplomateve te huaj! Rama i organizon keto darkat, shqiptaret paguajne per to. Ku te veje me mire?

    Ju fakirat qe nuk paguani energjine, per ju nuk ka dreka e darka, as leshime! O paguani faturat, o ne burg ose te vdisni si qeni nga i ftohti!

    Po sa qeshin e gezojne edhe keta gazetaret more te keqen?

    Keta po qe jane profesioniste te vertete ne gazetari. Hane e pine me pushtetaret tane per qejf.

    Korrupsionin le ta luftoje prokuroria dhe Fiks Fare. Keta gazetaret tane te medhenj nuk merren me luftimin e korrupsionit ne pushtet. Detyra jone eshte vetem ti bejme ca moral shqiptareve se sa i demshem eshte korrupsioni dhe si te korruptuarit jane te gjithe fantazma pa emer e mbiemer.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-12-2015 më 13:45

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,278
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes u shtron darkë lluksoze gazetarëve të vendit

    Rama-gazetarëve: Dikur isha si ju, sot jam kavia kryesore e punës suaj

    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot gazetarët në një pritje të veçantë në Pallatin e Brigadave me rastin e mbylljes së vitit 2015.

    Eventi ishte organizuar me përpikmëri dhe mbarte tematika nga reformat dhe puna e përditshme e qeverisë, veçanërisht në luftën kundër informalitetit. Në mesin e tavolinave ku ishin ulur gazetarët të binte në sy një menu në formën e një kuponi tatimor, për të kujtuar se edhe mes pritjeve të veçanta nuk duhet harruar misioni i luftës kundër informalitetit.

    Kreu i qeverisë e nisi fjalën e tij duke falënderuar këshilltarin Endri Fuga, për mundimin e madh të tijin për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm.

    “Nuk presim ngushëllime, sot mund të qeshni. Një duartrokitje për Endri Fugën për disa arsye. Hoqi picirin duke kërkuar folësin në këtë pritje. Arsyeja e dytë, hoqi picirin se kush duhet të ulej me kë. Jeni ulur pa protokoll se numri i njerëzve që s’donin të uleshin me njëri-tjetrin ishte i madh”.

    Kryeministri shprehu keqardhje për faktin që sot nuk është më mes gazetarëve si dikur, kur shkruante njësoj si ta, por është kthyer në kavjen kryesore të punës së gazetarëve dhe duhet të durojë, “bisturitë, thikat, daltat e çekiçët” e tyre.

    Edhe pse Rama theksoi se ka zgjedhur që të mos lexojë çdo gjë që shkruhet e thuhet për të në medie, ai u shpreh se ka hulumtuar nëpër shkrimet e bëra për të, për të bërë fjalimin e sotëm, duke konkluduar me keqardhje që ishin thurur shumë fjalë për të provuar korruptimin e tij.

    "Po mbaron një tjetër vit në të njëjtin vend, qytet, ku njësoj si një vit më parë, jemi mbledhur për të njëjtën arsye. Më takon t’ju sajdis edhe përmes një fjalë përshëndetëse. Dikur kam qenë edhe unë si ju. Zoti na ruajt të isha gazetar si ju, por shkrimtar. Ka kohë që s’është më si më parë. Jam kavia kryesore e punës suaj që duhet të duroj bisturitë, thikat, daltat, çekiçët, zorrët me represion të lartë etj.

    Unë kam bërë një zgjedhje, një zgjedhje për të mos ju lexuar, duke u mjaftuar me zyrën e shtypit çdo ditë. Kështu edhe ju jeni më rehat dhe dora ju bën gjithçka që ju do mendja e zemra dhe unë nuk jam keq se nuk më lëndohet sqima e shkrimtarit të dikurshëm".

    Mes urimit për më shumë suksese dhe buzëqeshje, Rama iu bëri thirrje gazetarëve që të shkruajnë lajme sa më të gëzuara në këtë vit të ri, pasi siç tha ai, për “lajmet e pagëzuara ju kujdeseni vetë”.

    “Kam mësuar diçka që s’keni pasur kohë ta zbuloni ose mbase iu është bërë e pamundur ta zbuloni që përkueshmëria jonë në këtë botë është kaq e shpejtë. Ju uroj çdo të mirë që të gjithëve pasi përtej të gjithë asaj që bëjmë, e vërteta më e thjeshtë mbetet se një muaj vjen e një tjetër ikën dhe koha kalon me shpejtësi për ta humbur me gjëra që i marrim më shumë seriozisht seç duhet dhe duke harruar t’i buzëqeshim njëri-tjetrit. E di që tingëllon e vështirë që unë dua t’ju shoh të qeshur por kjo dëshirë buron nga një arsye e mirë menduar që do ta lemë për vitin tjetër. Gëzuar! Paçi shëndet e sukses dhe lajme të gëzuara se për lajme të pagëzuara kujdeseni vetë nga mëngjesi deri në darkë”, mbylli fjalën Rama.

    Emri:  addtext_com_MTQyODQ2MzY0NjI-413x620.jpg

Shikime: 338

Madhësia:  59.5 KB

    Shekulli

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,278
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes u shtron darkë lluksoze gazetarëve të vendit

    Ironitë thumbuese të gazetarëve në takimin me kryeministrin Rama (VIDEO)



    Kryeministri Edi Rama ka organizuar një darkë me gazetarët e medias së shkruar, radiotelevizive dhe elektronike. Fjalën përpara të ftuarve, e kanë marrë dy prej gazetarëve të njohur si Lutfi Dervishi dhe Iva Tiço.

    Në ligjërimin e tyre, gazetarët kanë thumbuar raportin që ka qeveria me median, ndërsa kanë cekur edhe deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili ka qenë i ashpër dhe kritik në deklaratat e tij në lidhje me dekriminalizimin e pushteteve.

    Emri:  rama-me-gazetaret.jpg

Shikime: 631

Madhësia:  43.8 KB

    “Një falenderim i vecantë për kryeministrin që sonte nuk ka ftuar ambasadorin amerikan dhe ju e dini që Donald Lu intensivisht gjatë 2015 u mor për dekriminalizimin e tre pushteteve, legjislativit, ekzektuivit dhe drejtësisë. Por druaj se po të ishte këtu, do të fliste për dekriminalizimin e pushtetit të katërt, medias, e do thoshte prova ime për korrupsionin është e thejshtë, nëse keni kërkuar ndonjëherë tendera apo leje ndërtimi në shkëmbim të favoreve për një politikë më të mirë editoriale, keni humbur besimin e publikut ose do thoshte akoma më thjeshtë, ulni kokat dhe shikoni kycet e dorës, nëse ora që mbani është më e shtrenjtë se rrogat e papaguara apo të vonuara të gazetarëve, jeni të korruptuar para ligjit dhe në shpirt. sugjerimi për kryeminsitrin do të ishte mos shko në televizionet ku nuk paguajnë rrogat e gazetarëve apo i vonojnë. Shqpiëria është një vend i NATO-s, dhe nuk shkon që gazetarët më kollaj të marrin kredi në bankë se sa rrogën në vendin e punës”,- tha Dervishi.

    Duke folur për vitin që po mbyllet, Dervishi tha se e ka ndjekur më pak se një vit më parë televizionin, sepse sipas tij ai ka qenë i pushtuar nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa fjalën e mbylli me një anekdotë, duke ngritur hipotezën sikur befas mediat do të bojkotonin fjalimet e Erion Velisë, të Edi Ramës dhe të Ben Blushit dhe do t’i pyesnin këta se cilën kanë dëshirën e fundit.

    Kryeministri Rama sakaq është treguar edhe ai ironik në fjalën e tij para gazetarëve, duke nënvizuar se përgjithësisht nuk lexon asnjë shkrim që bëhet për të, vetëm në rastet kur ia sugjerojnë. Ndërsa tha se vërtet u dëshironte cdo të mirë këtë vit të ri, edhe pse sipas tij dukej e pabesushme, nënvizoi se nga bilanci që zyra e shtypit i kishte vënë në dispozicion për raportin e shkrimeve negative dhe pozitive për të gjatë 2015-ës, ai rezultonte të ishte si një kavie për gazetarët.

    “E para s’presim ngushëllime sot kështu që edhe mund të qeshini si fillimisht doja tju kërkoja me urdhër një duartrokitje për Endri Fugën për 3 arsye, se hoqi picirin duke kërkuar folësin, njëri i thoshte, s’fas se po fola do më shajnë…njëri s’do flas se se di kush do flasi tjetër por s’do jem, një tjetër i tha po fola do i them të gjitha, kështuqë besoj se arsyeja e dytë meriton edhe kjo një pjesë të duartrokitjeve se hoqi picirin dhe kush nuk donte të ulej me kë, dhe …numri i njerëzve që s’donin të uleshin me tjetrin ishte impresionues, kshq ju njof shumë mirë…”,- tha Rama.

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,278
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes u shtron darkë lluksoze gazetarëve të vendit



    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,278
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes u shtron darkë lluksoze gazetarëve të vendit



    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,278
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes u shtron darkë lluksoze gazetarëve të vendit



    Panorama

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Qeveria e Rilindjes u shtron darkë lluksoze gazetarëve të vendit

    Faturen e shpenzimeve duhet ta paguaje secili gazetar per vete por edhe kryeministri per vete. Nuk ka berje qejfi me parate e qytetareve. Parate nga taksat jane te qytetareve e jo te qeverise.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •