Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Rama tallet: "Kini vetëm 3 ditë kohë të tërhiqni shpërblimin e fundvitit"

    Zbardhen shpërblimet e fundvitit, kategoritë dhe shumat për secilën

    Duke e quajtur detyrim të qeverisë ndaj njerëzve në nevojë, pararësisht vështirësive prej reformave, kryeministri Rama ka njoftuar sot kategoritë përfituese të shpërblimeve të fundvitit së bashku me shumën përkatëse.

    Emri:  rama6.jpg

Shikime: 420

Madhësia:  21.7 KB

    Në një deklaratë për media nga kryeministria, Rama theksoi se shpërblimi nis nga 20 mijë lekë të vjetra për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, kryefamiljarët, personat që përfitojnë nga komensimi për energjinë e deri te 500 mijë lekë të vjetra për nxënësit e shkëlqyer, mësuesit e spikatur dhe 400 mijë për infermierët.

    Kategoritë dhe shpërblimi (leke te vjetra)

    84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, me 20 mijë lekë të vjetra;
    68 mijë përfitues si pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, me 20 mijë lekë të vjetra;
    372.932 pensionistë, persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, me 20 mijë lekë të vjetra;
    145.580 persona që marrin pension të kooperativave bujqësore, me 20 mijë lekë të vjetra;
    Personat që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake, 3.595 persona, me 20 mijë lekë të vjetra;
    Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, 10.660 persona, përsëri 20 mijë lekë të vjetra.
    81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë elektrike, 20 mijë lekë të vjetra.
    Shpërblimi për merita të vecanta (leke te vjetra)

    Nxënësit me dhjeta, 500 mijë leke

    Studentët e ekselencës, 500 mije lekë

    Gjithë grupi i mësuesve të spikatur, 400 mije lekë

    300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik të vendit, kryesisht infermiere, por edhe në raste të veçanta mjekë, 400 mijë të vjetra

    Rama e ka quajtur këtë një paketë që “konfirmon plotësisht vëmendjen dhe kujdesin e qeverisë përtej të gjitha vështirësive financiare edhe të këtij viti tjetër reformash dhe përpjekjesh të mëdha për të siguruar rrugën e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe për të mundësuar një të ardhme më të mirë, jo si iluzion, por si një qëllim objektiv, i bazuar në realizimin e objektivave që përcaktojnë rrugën e reformave dhe masat që i shoqërojnë reformat”.

    Miratohet shpërblimi për pensionistët, ja si ndahen paratë

    Vjet vendimi për shpërblimin e pensionistëve dhe shtresave në nevojë u mor në datë 17 dhjetor. Financat dhe ISSH kishin 13 ditë kohë për shpërndarjen e shpërblimit. Këtë vit, habitshëm vendimi është marrë në datë 28 dhjetor, dje, dhe përfituesve u ngelen vetëm tri ditë kohë për të marrë shpërblimin.

    Qeveria ka miratuar dje vendimin “Për shpërblimin dhe kompensimin e disa kategorive të veçanta për festa të fundvitit”. Shpërblimi do të jetë vetëm 2 mijë lekë, i njëjtë për të gjithë pensionistët.

    Këto të fundit do të marrin që sot paratë në sportelet e postës apo në llogaritë bankare. Edhe pse emërtohet “shpërblim për festat e fundvitit”, vështirë se 613 mijë pensionistët përfitues do të arrijnë ta marrin atë brenda tri ditëve të fundit të këtij viti.

    Më shumë se për festat, duket që qeveria ka bërë detyrën e gjendur përballë presionit dhe një viti financiar aspak të mirë.

    SHPËRBLIMI

    Shpërblimi për pensionistët nuk humbet. 2 mijë lekët e shpërblimit të miratuara dje mund të tërhiqen edhe pas datës 31 dhjetor. Por kush ka nevojë, mund t’i marrë ata edhe gjatë tri ditëve të fundit të këtij viti.

    Shpërblimi është i njëjtë për të gjithë pensionistët. Qeveria është tërhequr nga skema e vjetshme, kur kryefamiljarët e vetmuar, pra që nuk kishin persona të tjerë të familjes në punë, morën 3 mijë lekë shpërblim. Këtë vit nuk ka diferencime, janë të gjithë të barabartë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me veteranët e luftës apo ish-të përndjekurit politikë, të gjithë do të marrin shpërblim 2 mijë lekë.

    Përfitues janë edhe të gjithë shtresat në nevojë. Këtu përfshihen familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, ata që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuara, si dhe invalidët. Të gjitha këto kategori do të marrin 2 mijë lekë shpërblim.

    TË DIFERENCUARIT

    Njësoj si vjet pritet skema e meritës. Pra, shpërblim për ata që kanë punuar më mirë. Këtu përfshihen mësuesit dhe mjekët e dalluar, si dhe nxënësit e shkëlqyer. Pak ditë më parë, qeveria vendosi të shpërblejë me dy rroga policët.

    Ndërsa pjesa tjetër e administratës nuk ka marrë akoma shpërblim për festat e fundvitit. Edhe vjet administrata nuk “e meritoi” vlerësimin e qeverisë. Sipas të dhënave në total, fatura e shpërblimeve pritet të arrijë në 15 milionë USD.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama tallet: "Kini vetëm 3 ditë kohë të tërhiqni shpërblimin e fundvitit"

    Mësuesit kërcënojnë Ramën: Ndërpresim mësimin po nuk dhatë shpërblimin

    Sindikatat e Arsimit kanë reaguar ndaj Qeverisë dhe kanë kërkuar shpërblimet e fundvitit. Ata kanë paralajmëruar qeverinë se do ndërpresin mësimin në muajin Janar nëse nuk marrin pagesën që u takon.

    Reagimi i tyre vjen pas publikimit të kategorive që përfitojnë shpërblim për fundvitin.

    Emri:  rama-mesuesit.jpg

Shikime: 262

Madhësia:  121.8 KB

    Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se do të përfitojnë 40 mijë lekë të reja vetëm mësuesit e dalluar. Ka qenë ky dallim dhe kjo ndarje që ka nxitur revoltën e sindikatave, të cilët paralajmërojnë:

    “Do ndërpresim mësimin në janar, nëse nuk marrim shpërblimin vjetor. Duam shpërblim për të gjithë mësuesit”.

    Sipas tyre, e drejta e shpërblimit të mësuesve është një e drejtë e fituar prej 16 vitesh.

    “Shpërblimi vjetor jo më pak se 10 mijë lekë, kjo është një e drejtë e fituar prej 16 vitesh. Paratë janë të garantuara në buxhetin e MAS. Nuk tërhiqemi nga kërkesat, do përshkallëzojmë lëvizjen sindikale. Shpërblimi nuk merret prej 2 vitesh, kërkojmë fundin e një absurditeti. Ndihemi të diskriminuar për këtë ndarje”.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama tallet: "Kini vetëm 3 ditë kohë të tërhiqni shpërblimin e fundvitit"

    Shpërblimet, PD: Kothere sipas interesave elektorale. Rama: S’meritoni përgjjgje, po mëshirë

    Emri:  tabaku.jpg

Shikime: 241

Madhësia:  21.9 KB
    Deputetja Tabaku gjate deklarates per media

    UPDATE- Partia Demokratike ka denoncuar sot skemën, sipas saj cinike e abuzive të shpërblimeve që ka vendosur kryeministri për fundvitin.

    Sipas PD-së, kjo skemë është “kothere e ndarë sipas preferencave të tij dhe interesave elektorale”.

    Reagon Rama

    Pas denoncimit te PD-se, Rama ka reaguar ne rrjetin social Twitter, duke thënë se kjo opozitë nuk merriton përgjjgje por mëshirë.
    “Nje opozite qe u thote perdite shqiptareve sa mire keni jetuar o njerez e s’e keni ditur, nuk meriton pergjigje po vetem meshire #VajmedetPD“- shkruan Rama.

    Denoncimi i PD

    Në një deklaratë për media, deputetja demokrate Jorida tabaku tha se “në përpjekje për të larë, sadopak gjynahet e një viti në keq-qeverisje, mazhoranca po përtyp cinizmin e radhës duke shpërndarë atë që deri dje e ironizonte.

    Sipas saj, nga 2005 deri në 2012, në shpërblim janë përfshirë të gjitha kategoritë sociale në nevojë, ndërkohë që qeveria e rilindur dhe sociale pasi mori një vit pushim u caktoi vetëm 18 miliardë lekë shpërblime vetëm një kategorie të caktuar. Ajo tha se, vetëm shpërblimi i fundit i fundvitit ai i vitit 2012 ka qënë në vlerën 32 miliardë lekë.

    “Shpërblimi i premtuar nga Rama prej 2 mijë lekësh për pensionistët është lëmoshë po të krahasohet me shpërblimin prej 5 mijë lekësh që ata kanë marrë deri në 2012, ndërsa shpërblimi i administratës nga fondi i veçantë është kothere për ata që marrin fletë lavdërimi në krahasim me shpërblimet deri në 2 paga që merrnin nënpunësit civil për kontribute gjatë vitit dhe 10 mijë lekë për festat e fundit të vitit”- tha ajo.

    Sipas Tabakut, fjalimi i Rames është një autokritikë që ai dhe mazhoranca i bëjnë vetes së tyre për opozitën e djeshme duke konfirmuar se:

    “Së pari, Politika e shpërblimeve deri në 2012 paska qënë e drejtë dhe po përpiqet që ta zbatojë edhe ai; Së dyti, megjithëse një qeveri e djathtë shpërblimet e fundit te vitit nuk ishin diskriminuese si të Ramës sepse u jepeshin të gjithë pensionisteve njëlloj pa i ndarë në çifte dhe kryefamiljarë, dhe të përndjekur apo veteranë si edhe të gjithë nënpunësve’- tha ajo.

    PD i ka kerkuar Kryeministrit të shpjegojë shpërblimin me 5 mijë lekë për veteranët e luftës mbi moshën 65 vjeçare.

    ‘A është ky shpërblim si pasojë e prapashtesës veteran apo si pasojë e faktit se këto persona janë pensionistë?! Njësoj si të përndjekurit politik, që pasi i gënjeu me shpërndarjen e kësteve dhe rritjes së dëmshpërblimit të tyre vazhdon t’i gënjejë me një lëmoshë që po ua jep si pensioniste e jo si të përndjekur! Pasi rriti kuotat e Arsimit të Lartë Publik me rreth 30%, dhe pasi mori nga xhepat e familjeve shqiptare që kanë fëmijë mbi 8 miliardë lekë, qeveria ka menduar të shpërblejë cinikisht studentët më të mirë me një shumë prej rreth 5 mijë lekësh”- tha ajo.

    Sipas saj, kryeministri i cili në kohën kur qe në opozitë përqeshte shpërblimet e mazhorancës dhe evokonte pagën e 13 të, i ka hequr nga goja e nevojtarëve pagesat, kështu që qeveria të duket bujare me një pjesë të shqiptarëve, sigurisht atyre shqiptarëve që ajo mendon që e meritojnë.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama tallet: "Kini vetëm 3 ditë kohë të tërhiqni shpërblimin e fundvitit"

    Vëzhgimi i Ora News, Fluks qytetarësh në postë, radhë për pensionin, ndihmën dhe shpërblimet



    Në sportelet e Postës Shqiptare shënohet fluks i lartë qytetarësh qe duan të tërheqin pensionet, ndihmën ekonomike dhe shpërblimet e fundvitit. Personat me aftësi të kufizuar dhe përfituesit e ndihmës ekonomike thonë se ende nuk kane marre pagesen mujore. Bashke me to do t’u duhet të marrin edhe shpërblimin e fundvitit dhe mundesite për t’i tërhequr brenda vitit jane te pakta. Sipas një vëzhgimi të bërë nga Ora News në sportelet e postës në kryeqytet, pensionstet dhe kategoritë e tjera në nevojë qëndrojnë në radhë pa fund për të tërhequr pagesat dhe pensionin.
    Në sportelet e Postës Shqiptaret në kryeqytet ka nisur fluksi i qytetarëve që të tërheqin pensionin, pagesën e paaftësisë dhe shpërblimet që filluan një ore pas vendimit të qeverisë që u bë publik nga kryeministri Edi Rama.
    Përfituesit e ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar ende nuk kanë marrë pagesën e tyre të nëntorit, dhe për ta është gati e pamundur tërheqja e pagesave të prapambetura dhe shpërblimi brenda 31 dhjetorit.

    “Unë jam një invalid dhe kërkoj të marr rrogë time, e kam për ta marrë në datën 25 dhe nuk e kemi marrë”, shprehet një pensionist.

    “Marr 26 mijë lekë ndihmë ekonomike, ato nuk dalin pampers për djalin, jo më për ilacet e mia”, shprehet një qytetare.

    “Mora shpërblimin, 2 mijë lekë”, tha një pensionist.

    Të pakënaqur nga shuma e shpërblimit shprehën kryefamiljarët të cilët prisnin të paktën të përfitonin 3000 lekë dhe 2 mijë që përfitojnë.

    “Unë kam marrë 2 mijë lekë, unë jam kryefamiljare. Me këto nuk mund të bëj asgjë”

    Edhe pse Posta Shqiptare zgjati oraret e shërbimit nga ora 07:30 deri në orën 20:00, në sportele është gati e pamundur përballimi i fluksit.
    Situata më shqetësuesë është për invalidët të cilët duhet të presin për orë të tëra jashtë sporteleve në gjendjen e tyre të rënduar shëndetësore për të marrë pagesën mujore dhe se fundi edhe shpërblimet.

    Emri:  sdgf.jpg

Shikime: 215

Madhësia:  69.0 KB

    Emri:  poste.jpg

Shikime: 253

Madhësia:  77.2 KB

    Emri:  poste4.jpg

Shikime: 235

Madhësia:  111.0 KB

    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-12-2015 më 02:20

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama tallet: "Kini vetëm 3 ditë kohë të tërhiqni shpërblimin e fundvitit"

    Shpërblimet, kryeministri Rama sulmon PD-në, populli sulmon Ramën në rrjetin social /FOTO

    Emri:  rama-status-fb.jpg

Shikime: 321

Madhësia:  41.8 KB

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status në Facebook duke hedhur akuza ndaj Partisë Demokratike në lidhje me shpërblimet e Vitit të ri. Por në fakt, pas këtij statusi kryeministri Rama është “sulmuar” nga ndjekësit e tij virtualë duke u ankuar për ndarje dhe veçim të personave që do të shpërblehen.

    “Shqup mos qaj per shperblimet per te varferit e pensionistet po kujtohu: 2010 shperblime 0; 2011 prape 0; 2012 (meqe vinin zgjedhjet) 2000L!”, shkruan kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Por komentet negative nuk kanë munguar për kryeministrin, e sigurisht që nuk kanë munguar edhe komentet që e mbështesin veprimin e kryeministrit.

    Syri

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama tallet: "Kini vetëm 3 ditë kohë të tërhiqni shpërblimin e fundvitit"

    Komentet e shqiptareve:

    Emri:  rama3.jpg

Shikime: 262

Madhësia:  58.1 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-12-2015 më 13:00

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Për: Rama tallet: "Kini vetëm 3 ditë kohë të tërhiqni shpërblimin e fundvitit"

    me falni per injorancen
    Cfare eshte SH.Q.U.P.I qe thote shpeshhere ky ???
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Rama tallet: "Kini vetëm 3 ditë kohë të tërhiqni shpërblimin e fundvitit"

    Ish Shtepia Qendrore Ushtarake Popullore o diçka e tille...E mare nga vet qeveria e Berishes per seli te (se) Partis Demokratike.

    Pra, kur thot Shqup-i supozon o emerton partine demokratike.


    Sa per temen,nga shperblimet o bakshishet simbas deshires qeveritare edhe vendet afrikane kane kohe qe kan hequr dore.

    Po na e fut edhe Afrika,nuk gjejm dot vende as per krahasime
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 29-12-2015 më 19:46

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama tallet: "Kini vetëm 3 ditë kohë të tërhiqni shpërblimin e fundvitit"

    Ne kete Shqiperine Socialiste te Rilindur, duhet te jesh ose polic, ose agjent tatimesh, ose gazetar qe Qeveria e Rilindjes te te shperbleje me leke e dreka e darka lluksoze. Te gjithe ju te tjeret: 20,000 leke te vjetra qe te hani nje pjate pace nga Qeveria e Rilindjes!

    Sic tha nje plak pensionist kur degjoi lajmin: "Ore mos u qaj per 20,000 se nuk te zgjidh asgje! Por gezohu qe nuk te futi ne burg... se do ishe duke e kaluar Vitin e Ri ne birruce!"

    Gezuar Vitin e Ri te gjithe atyre fakirave qe kane mbushur burgjet shqiptare per mos pagimin e faturave te dritave!

    Albo

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama tallet: "Kini vetëm 3 ditë kohë të tërhiqni shpërblimin e fundvitit"

    Poza e fundvitit

    Emri:  Poza-e-fundvitit.jpg

Shikime: 296

Madhësia:  51.0 KB

    Bujar Kapexhiu

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •